Shoferë arrogantë, qaramanë dhe shkelës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1474_rrugore-1024x678.jpg?itok=KjuihO03)
Befas, kemi një hall të madh kombëtar: policia rrugore po vë gjoba. Emisionet TV dhe shkrimet në gazeta e blogje u mbushën me njerëz të indinjuar. Befas, nuk po kuptoj më ku jetoj. Deri dje isha i bindur që jetoja në vendin ku shoferët janë raca më arrogante ndaj më të dobtëve (këmbësorëve, biçikletave), më kanibale (në dhunën asgjësuese brenda racës) dhe më shpërfillëse ndaj shtetit. Sot, po shoh që jetoj në një vend ku shoferët qenkan viktimat. Viktima e sistemit. Zëdhënës të tyre janë bërë figura publike, politikanë, gazetarë, aktivistë. Kushdo që ka një makinë, është ndjerë sot viktimë e sistemit.
Viktimat e sistemit dhe vrasësit e rrugës
Le të kthehemi në rrugë. Më kujtohet vajza me mercedez që përplasi te sheshrrotullimi i Shqiponjës një fëmijë, përdore me të ëmën. Nëna dhe fëmija po kalonin te vijat e bardha. Vajza me mercedez, doli nga vetura dhe gjëja e parë që bëri ishte të kontrollonte mos i qe gërvishur mjeti. Pastaj, kur u sigurua që nuk kishte gjë, hipi në makinë e tentoi të ikte.
Me njerëz të tillë janë plot rrugët tona.
Personalisht nuk njoh askënd, as edhe një person të vetëm që të mos bëjë një shkelje në ditë. Jemi, një komb dhunues në rrugë. Atëherë, pse ankohemi?
Ata që nuk hipin në autobus (por i zënë korsinë autobusit)
Në shumicën e emisioneve TV, perceptohet indinjatë e qartë ndaj gjobave të policisë rrugore. Në bisedë dëgjon njerëz që ata paskan vite pa paguar gjoba, e dinë që i kanë marrë, madje e pohojnë që i kanë grisur a hedhur, dhe prapë ankohen për orët që po detyrohen të presin për të paguar. Pra, njerëz që janë shkelës dhe e pohojnë në TV, kanë prioritetin e vet të qaravitjes, kundër prioritetit të shoqërisë.
Personalisht, do doja të diskutoja më parë për shkeljet e tyre, pastaj për dëmin që kanë pësuar. Janë ata që ankohen më shumë, ata që deri dje kanë përfituar më shumë nga sistemi. Gazetarë, politikanë, këngëtarë e artistë, kushdo që kishte një njohje lart, deri dje ishte një arrogant i pandëshkuar në rrugë.
Nëse do duhet një balancë mes vënies nën fre arrogancës së shoferëve ligj-shkelës dhe kohës (së vyer) që ata humbin për të paguar gjobat nëpër sportele, unë do zgjidhja të parën. Besoj, dhe të gjithë ata mijëra qytetarë të thjeshtë e të trembur në rrugë, që përdorin përditë, pa u ankuar, autobusin.
Dita
Comments
Natyre shqiptare, HIPOKRITE.

Natyre shqiptare, HIPOKRITE. Keshtu ka qene, keshtu eshte. Ankohen per ligj, kur ligji ben punen ankohen me ligjin. Mos u lodh kot. Eshte si rasti kur shqipot shkojne ne boten e civilizuar dhe atje respektojne rregullat. Kur kthehen ne shqiperi gjith tangerllik me makinat e tyre (madje ka gomere qe jetojne ne amerike dhe marrin makinat me vete ne shqiperi per te shitur p.....) jane si ujqerit e leshuar, te marre e moskokcares. Ecin si te cmendur.

Le qe patologjia e shoqerise se shqipove ecen me tej. Perdorimi i makinave. Qesharak, idiotesk. Hajde de te marresh makinen kur ben nje udhetim jashte tiranes. Por brenda ne Tr??? Nga Tirana e Re tek Medreseja me kembe e ben per 45 min. Madje te ben edhe mire se ecen e mban trupin ne forme, ne krahasim me ca barderra qe po u llas barku ngaqe gjithe diten ulen ne bencat e tyre te shpifur e qe pertypin nafte te piset. Shqipot injorante marrin makinen e dalin tek blloku, vertiten ne vorbullen e ekstazave seksuale teksa shohin ndonje cope shale te zbuluar. Shqipot do marrin makinen edhe per te bere pazarin tek tregjet e fshatareve qe sot ndodhen ne cdo cep. Shqipot pastaj do marrin edhe makinen per te shkuar tek TEGU se ui duket vetja qe Tegu eshte misherimi i qentrave tregtara boterore.

Ah te mjere!!!

Dritan, disa konstatime i ke

Dritan, disa konstatime i ke te drejta, por nuk kuptoj perse duhet te jesh kaq cinik dhe i tharte. Ka edhe menyra me te lezecme per te kritikuar, per te mos shkuar ne ekstrem dhe shkruar:

"Le qe patologjia e shoqerise se shqipove ecen me tej. Perdorimi i makinave. Qesharak, idiotesk. Hajde de te marresh makinen kur ben nje udhetim jashte tiranes."

Ti e thua sikur psh ne Korce, ose ne Durres mund te shkosh edhe me vrap, po hajde se kesaj rradhe po ta fal, keshtuqe po deshe merr makinen.

Megjithate, mos e merr per verejtje a kritike, ishte thjesht nje mendim.

Oh, te me besosh, une nuk jam

Oh, te me besosh, une nuk jam aspak afer ekstremitetit, ndryshe shkrimi nuk do ishte publikuar :). Edhe pse mendoj qe per nje shoqeri kaq te rene poshte si shoqeria jone, qendrimet kritike ekstreme jane mese te mirepritura. Nganjehere, njerezve duhet t'ua besh 'MUUUUUUUUUUUUUU" me ze te larte ne fytyre, ndryshe nuk kuptojne.

Ate shprehjen time: Perdorim i makinave per udhetime jashte Tiranes. Por brenda ne Tirane me duket nje absurditet, dhe aq me teper qe 99% e individeve qe perdorin makinen e bejne pa ndonje arsye te forte.

Nuk kam ndonje respekt per

Nuk kam ndonje respekt per ata qe marrin gjobe me te drejte.

Pooooor ka dy gjera qe duhen thene:

1) Ka plot individe qe po u shfaqen gjoba te cuditshme ne llogarite e tyre qe as nuk mbajne mend ti kene marre ndonjehere. Akoma me keq, po u shfaqen ne dite kur nuk e kane levizur makinen fare nga parkingu apo neper qytetet qe nuk i kane vizituar se fundmi.

2) Makinat e te forteve vazhdojne e ecin per qef te tyre. Cdo dite mund te dalesh ne nje nga akset kryesore te Tiranes e te shohesh se si gjithe makinat lluksoze shkelin cdo lloj ligji qarkullimi. Keto jane burimet kryesore te aksidenteve dhe te ngaterresave ne trafik. Polici i gjore i shef dhe nuk u ben gje. Me pak fjale nuk kane ca ti bejne samarit e bien gomarit.

Keto Koloreto trajtoi ne temen tjeter.

Vllazen, a ka mundesi per pak

Vllazen, a ka mundesi per pak normalitet?

Me pelqen nervi qytetar i z.K. C e syri qe ka per detaje. Ja lexoj shpesh artikujt per tematikat pershkruese por dhe analizuese. Megjithese ja kuptoj hallin, ne kete rast nuk jam dakort me artikullin, sidomos par., e fundit. "Nëse do duhet një balancë mes vënies nën fre arrogancës së shoferëve ligj-shkelës dhe kohës (së vyer) që ata humbin për të paguar gjobat nëpër sportele, unë do zgjidhja të parën." Kjo na sjell tek nje problem tjeter, ne cdo fushe te jetes si dhe ne trafik, nuk ka perparim duke dale nga nje ekstrem ne tjetrin. Kujdes nga ''aksionet mediatike'' apo dhe ''dora e forte'' . Normaliteti nuk vjen nga "dhuna apo fushatat" Zgjidhjet nuk duhet behen me kete apo ate, No1 apo 2. Shteti ligjor e rendi publik nuk vendosen duke i hyre ne hak nje pale - per kohen/mundimin - qe ti veme fre gabimeve apo arrogances se tyre. Kjo linje llogjike sjell 3 gjera, sic i shoh une:

1) I jep leje te pakualifikuar autoritetit; te vazhdoje i pa kritikuar, i pakontrolluar dhe i patrazuar.

2) Ka shume rrezik te shtohet arbitrariteti, shtohet pakenaqesia tek qytetaret.

3) Pa perkrahjen e nje pjese te madhe te qytetareve -qe shohin permiresimet e ndjeshme, nepermjet bashkepunimit e ndergjegjesimit - nuk ka sukses ne rendit publik.

Ku behet fjale per: pront publike, pronet private, te drejten e qytetarit, rregulla qarkulli/parkimi, kohen e shpenzuar, parate qe paguhen; nuk duhet te kete vend per Emocione.

Do ripostoj dicka qe vura dite me pare dhe u zhduk shume shpejt. Shkrimet ne krah te majte bejne ping e shkojne poshte e me poshte, shume shpejt. Me ndodhi kjo ne nje shkrim ''per ko,spiracine e vrasjes se Olldashit'' e postimi doli pas 24h. Eshte krijuar ideja se nuk ja vlen te postohet aty. Me qellim bera kete post:

A mundet qe dikush te postoje nje gjobe per N,e ne forum? Pasi te keni fshire detajet personale: emer/mbiemer, targe makine, ref e gjobes, numrin e oficerit te policise. Do kisha deshire te shoh:

- Formulimin ligjor

- Menyrat e pagesave, e sa kushton nje gjobe.

- Afatet per pagese dhe apelin/te drejten per apel.

- Kundravajtjen apo No. perkates ku bazohet gjoba.

Kjo s'ka te beje me ''gjobat CD'' por te qytetareve te thjeshte; shtypi eshte mbushur me aksione dhe ankesa pafund, e une jam kurioz te shof nje Flete Gjobe [flm, ne advance]e procedurat se si veprojne Qytetaret ne Shqiperi kur i paguajne apo kundershtojne ato.

Qeveria e drejtuesit a policise kane filluar nje pune, aksionet kane dhe viktima, e keto duan zerin e gazetarve ne mbrojtje te tyre. Mbrojtje objektive, konkrete, me fakte dhe normale. Nese nje ane eshte krejt ne perkrahje [te Policise] dhe ana tjeter i quan policet rrugace/ gangstere/ e te papergjeshem; kjo tingellon mire [apo keq] per nje ane tjetren, por Publiku nuk do partizanllik. Atij i duhet Normalitet dhe Funsionalitet.

Ja ta shpjegoj postimin ne shkronja korsive, pa pasur iluzione dhe naivitet se punet ne Tirane duhet bere si ne Londer. Por nje fillim normal nuk ka pse mos te arrihet. Une po jap ''modelin tim'' te tjere mund ta bejne per shtetet ku jetojne. Ndergjegjsojme njeri-tjetrin, e shtetin. Personalish e meqe udhetoj shume, ne vitin 2013 kam marre 9 Gjoba parkimi. Te gjitha nga ''policia bashkiake'' [traffic wardens, kompani private qe veprojne per llogari te mini-bashkive (Councils) te ndryshme, ky qytet ka mbi 30 te tille] ne gjobe sqarohet gjithshka me detaje te plota. Oficeri i trafikut ben fotot e kundravajtjes, rregistron rastin ne bllokun e tij. Kur kthehet tek zyra, detajet kalojne ne website. Gjoba niset tek shoferi dhe i shkon ne shtepi. Procedura.

1) Council te ndryshem kane afate te ndryshme [gjobe/apel etj, por nje linje eshte] dhe duhet te vije tek qytetari brenda 14 diteve. 2) Gjoba mund te paguhet brenda 28 diteve. 3) Aty parashikohet mundesia qe nese paguan brenda afatit, gjoba te pergjysmohet, p.sh. nga £120 ti paguan £60. 4) Cdo gjobe nga pas ndahet ne seksione te ndryshme. a) Si e ku behet pagesa. b) afatet ligjore. c) format/drejtimet per Apel.

Tani fillojne te drejtat e qytetarit, te cilat cdo gjobe ne cdo qytet/ bashki, duhet shprehur qarte. Ne jo, kjo flete gjobe bie si dokument ligjor.

A) Kundershtimi jo-formal.

Pasi ke marre nje PCN [penalty charge notice] brenda 28 diteve e kundershton tek Bashkia. Me fakte apo jo, mund te cosh 3 faqe leter ose nje rresht: " Nuk jam dakort me kete gjobe". Cdo faze apeli behet me Shkrim, online ose me poste. Cdo leter qe nis, ti mban faturen Postale, shteti / bashkite bejne abuzime kudo, e fare mire te thone se ke nisur. Kjo i ben gjobes "freeze" [ngrin] e ti ke treguar se nuk do paguash deri ne fund te apelit. Rezervon te drejten qe po humbe ne cdo shkalle, prape gjoben e paguan me gjysme cmimi.

B) Kundershtimi Formal.

Nese nuk paguan -me apo pa apel- apo kur pika A te refuzohet, atehere te nisin nje NTO (notice to owner) duket te dhene mundesine te paguash a te besh nje Perfaqesim Formal te metejshem, tanime jo tek Bashkia. Ketu te jepen:

i) shkaqet e kundravajtjes, e refuzimi qe qendron.

ii) per arsye teknike, te besojne dhe mendojne se nuk ja vlen te harxhojne kohe me nje ceshtje qe e kane humbur dhe/apo eshte faji i tyre [makina qe jep biletat eshte prishur, shenjat e trafikut nuk jane te qarta etj] kur i detajon pse-te, e con materiale shtese apo fotografi.

Nese B-ii, gjoba fshihet e ti njoftohesh per kete. Nese B-i, njoftohesh perseri dhe shkon ne stadin e fundit.

C) PATAS [parking & traffic appeals service]

Tashme vendimi ka dale nga duart e bashkise, te dy palet shkojne tek Adjudicator [nje forme gjyqi civil, arbitrazh, qe vendimet i ka ''binding'' pra te dy detyroheni ta zbatoni. Adjudicators nuk varen nga shteti e Bashkia (nuk ka institucion ekuivalent tek ne) e jane plotesisht te pavarur. Ne kete shkalle te fundit apeli, nuk ka detyrim paraqitje por eshte mire te shkosh e te japesh arsyet ne person. Vendimi merret dhe te postohet. Nese e ke kopsitur mire ceshtjen dhe i njeh ligjet/tabelat etj, zakonisht ne kete faze Council ben fold [terhiqet] pak a shume si ne poker...ato si kudo ne bote, i shohin Gjobat si forme taksimi ekstra, ''to raise revenue" dhe ne-motoristet- jemi me te lehtit per tu gjetur, kapur e cvatur.

Shume gjoba vihen dhe paguhen direkt [gati 85% e tyre] se qytetari [dhe ne UK] mendon se eshte gabim, shteti ka te drejte, nuk i njeh ligjet mire, ''kush merret me keto pune'' shkallet e apelit do i japin te drejte shtetit [jo, 76-78% e gjobave te kundershtuara me argumenta shkojne ne favor te qytetarit] e me mire paguajne. Ka nje katergori qe nuk e di dhe paguan e pastaj ben apel; por kjo s'ka kuptim e as vlere. Adjudicator-i i PATAS, ka fuqi te madhe, kur ai te jep te drejte ne nje zone te caktuar qe ka ndikuar shume persona, ka pasur raste qe Council eshte detyruar te jape refund [ri-ktheje parate] qofte dhe per 30.000 motorriste qe jane gjobitur ne kundershtim me ligjin.

Ne Londer per 2013, jane vene 4,895,252 gjoba,

nga keto vec 1.36% jane apeluar nga qytetaret,

ne disa raste fitimet tona ne apel shkojne gati ne 78%!

Sa pak apelojne? Sa shume apelues fitojne? ne cdo 4 gjoba, 3 te tilla jane vene gabim.

Kur kjo ndodh ne Britani, kush garanton qe Shteti Shqiptar i ka te gjitha gjobat korrekte?

Veme Re - se deri ne kete moment askush nuk ta merr dot makinen [!] kjo eshte ceshtje e thjeshte civile dhe Policia s'ka pune ketu. Ato merren me trafikun, kur parkon ne double-red [dy vija te kuqe] flet ne telefon duke ngare makinen, thyen nivelet e shpejtesise apo ne aksidente. Parkimet jane detyre e bashkive. Ka dhe dy forma te tjeta gjobash qe vijne nga a) CCTV cameras - close circuit televison - kur nje operator Live, te shikon qe parkon gabim, thyen semaforin, ngel ne katrorin e verdhe, futesh ne linje autobuzi jashte orarit te lejuar etj. b) kamera standarte shpejtsie, qe te filmojne e te heqin pike, a vazhdon persekutimi ne varesi te ofezes.

Neper apele ka mjaft metoda per te mbrojtur te drejten, kam fituar 7 prej tyre. Disa here bashkia me ka falur gjoben, disa here u thyen para se te shkojne PATAS e nga vendosmeria ime te vazhdoj. 2 here fitova me PATAS. Po jap disa raste, se po lexoj qe eshte nje problem i madh ne Shqiperi e njerezit duhet te ndergjegjesohet per te Drejtat e Tyre, e sa thjeshte eshte ta kerkosh te drejten.

1) Ndalova ne Tesco-supermarkate pas ores 6.30 PM duke menduar se eshte parkimi falas. Gjobitem. 4 dite me pas kur mora letren shkova ne te njejtin vend, te njejten ore. Behej furnizmi. Shoferi i maunes kthente tabelen (qe ishte lart ne shtylle per te mos e demtuar) 90 grade per sa kohe qe parkonte aty. Bera 3 foto, i cova ne apel e fitova. Tabelat duhet te shihen qarte, nuk ishte faji im.

2) Ndaloj per 3 minuta te blej nje ilac ne farmaci. Nuk dija se sapo kishin vene nje kamera. Jo si rregull por si "norme'' [guidelines] qytetarit i duhet dhene nje ''grace period' per 5 minuta. Kundershtova bazuar ne kete, e per ''arsye humane'' u refuzova. Humba.

3) Gjobe se hyra ne korsi te gabuar. Bllokova trafikun i hutuar, kur shenjat ishin te qarta sipas tyre. Islington - veri i Londres. Kerkova ne internet per te pare vendin -nuk e dija se kisha bere kundravatje - kete e kish pare operatori me kamera. Ne nje seksion rruge ku dilje nga kthesa e hyje direkt ne semafor brenda 12metrave. [!] ne kete pike kaq te shkurter kish 14 tabela e shenja trafiku. Truri ben overload, e eshte i pa-afte ti procesoje. Shume kishin kundershtuar e fituar. Fitova dhe une.

4) Gjobe per parkim pa bilete. Nuk kishte si te paguaje me telefon ne ate zone, e makina e biletes nuk punonte. Bej nje foto te mesazhit ''this machine is out of order" e nuk kishte tjeter afer saj. Kthehem, gjej gjoben ne makine. Shoh Oficerin e parkimit dhe ja tregoj kete. Pranon dhe mban shenim ne bllok [nuk ka mundesi te anulloje pas printimit] me jep fjalen qe do e paraqese kete tek bosi i tij, u postoj dhe foton - e gjoba ra. Mirembajtja e funksionaliteti i makinave jane pergjegjesi e tyre, jo e jona.

5) Isha mbi-limit ne nje zone 20Mph (miles-per-hour) Gjobe standarte nga kamera. 3 pike ne patente dhe £90. Kjo ishte gjobe Policie [city of london police, nje polici e vecante brenda policise metropolitane] i vetmi apel ishte Gjyqi. Aty mund te lije 6 pike dhe gjobiteshe deri ne 1000£ ne se humbje. Mesoj ne internet se ka nje alternative [per te Piret e dija, kete jo] dhe i shkruajta City of L. Police: Kerkoj falje per gabimin. Ishte 6 e mengjesit, shikueshmeri shume e ulet, nate, shi i holle e mjegull. E di limitin ne trafik, me keni regjistruar me 27 mph [gjithe qyteti eshte 30] pra nuk jam joy-ridder e as nuk ka ofensa qe kam thyer limitin e shpejtesise. Tower Bridge eshte ''heritage site'' [monument kulture] dhe kamera me ka kapur 200metra me pare, neper te kurre s'do kaloja me me shume se 20Mph. A mund te me kaloni ne kursin alternativ?

3 dite me pas vjen letra: e shqyrtuam kerkesen, kursi te aprovohet, zhgjidh zonen/daten, e paguaj 120£. Gjysma e te keqes, shpetova piket e patentes. Ne kurs-qe behej nga nje kompani private AA, ne bashkepunim me shtetin- ishin gati 40 vete. Te gjithe kapur me kamera ne Tower Bridge. Nga 25-35 Mph, ne nje zone qe eshte 20. Teknikisht ne ishim gabim, por jo nam i madh...shteti/privati mori £5000 nga ne!

Ka 000 menyra per qytetarin per te kundershtaur shtetin, do kohe-vullnet, te lexosh ligjin e te lidhesh me komunitetin. Ka mjaft faqe ne internet -qofte dhe njerez qe i kane dedikuar shume kohe ketij problemi, falas apo me pagese- ku ti merr keshilla. Ne keto forume ka eksperte Policie, inxhiniere qe bejne kalkulime te sakta te shpejtesise, juriste, e motoriste qe s'kane haber nga kjo pune. Kerkon keshille, e te ndihmojne me sa dine, ti me pas ndihmon te tjere. Muhabet e keshilla e secili gjen perkrahje, ne perputhje me Ligjin. Shteti mund te jete agresiv, jo gjithmone te ndihmon e njerezit shpesh stepen -kudo ne bote- e ndjekin c' thuhet, paguajne cfare tu kerkohet...e kur kundershtojne e bejne me sherr e mallkime. Ruaj gjakftohtesine, meso dhe kerko te drejten tende, ''stand your ground'' bazuar ne nje edukate persistente, e ne parim. Flas nga pervoja personale, nese ben pak kujdes e ''di te lexosh'' ... ti si qytetar ke me shume mundesi ta kapesh shtetin ne gabim, sesa shteti-ty.

Qytetaret, media e gazetaret, duhet te jene ne nje front; per Rend e Mbarevajtje kolektive, duke eksploruar te gjitha menyrat e kontrollit per te mbajtur shtetin ne fre. Indinjimi e tifozlleku, kurre nuk japin rezultat!

Kultura jone juridike nuk eshte e mjaftueshme, po ashtu qendresa-ne-parim. Ne shume vende te botes shihen familjare apo nje person i vetem qe ja ve vetes qellim e per muaj a vite me rradhe, fillon nje fushate ... te vogel a te madhe. Humbje t te dashurit, humbje te ardhurash, burgim me pa te drejte etj. Kontaktojne dreqin-e-te-birin, shoke e kusherinj, rrugen, qytetin e gazetat...derisa Politika/Policia/gjithe Shteti, fillojne e i degjone. Keshtu kemi Amber alert [grabitje e femijeve ne USA], Jessica's Law [florida] ne UK e kudo. Per cdo ceshtje. Ka njerez qe per te mbrojtur idene, pronen, familjen apo parimin e kane bere kete per dekada me rradhe; kane humb shtepine dhe kane falimentuar, ndoshta ne kosto personale humbin por parimin e ruajten, kjo behet precedent e kujdes per te tjeret. Shteti nuk e shtyp dot me tjerin sic beri me ty. Duhet kuptuar Qytetaria e Pergjegjsia Publike, te jemi te sinqerte e te themi: ne Shqiperi sot ka adhur koha ti largoheni ankimores e thirrores.

Nuk eshte per fajin tone qe ne e shohim Shtetin me frike. Historia jone e dhunshme dhe e dhimbshme na ka mesuar se shteti te shtyp, te humb, te flak, te rreh, te dhunon, e se fundmi te vret! Raporti Shqiptar-Shtet, per 100 vjet ka qene komplet i njeanshem. Bazuar ne demagogji, autokratizem, servilizem dhe persekutim. Shqiptari e di se te kerkosh te drejten shume ''perfundon ne burg'' prandaj nuk ''luftojme ne parim ne'' per vete apo tjetrin. Prandaj nuk degjohet ne mjedisin Shqip koncepti ''lufte qytetare'' megjithe mijra histori te dhimbshme e ekstreme. Ka plot qe ''shesin shtepine'' per 1) kurim ne spital 2) burg 3) te marrin nje prone 4) te ikin jashte shtetit, por s'degjohen raste kur Qytetari Shqiptar... u ''rrenua, e shiti shtepine" ne lufte per te drejten, per te vene nderin ne vend apo per nje padrejtesi qe i prek te gjithe!

Kultura juridike eshte induktive. E njejte me ''harbuterine'' kur te gjithe e thyjne semaforin e te ''shtyjne'' ta besh dhe ti. Pak e nga pak, ne mesojme nga njeri tjetri. 5 vjet me pare, duke qene i parkuar e jashte makines [po paguaja per karburant] nje plak 85 vjecar godet makinen time duke u terhequr mbrapsh. Dal, me kerkon falje, nderrojme detajet e mendova se ishte e thjeshte. Sa hyj ne makine, nje djale i ri Polak me jep nje cope leter te vogel "ky eshte numri im i telefonit mund te hyje ne pune'' E mora automatikisht, thashe se nuk me duhet. Hm. Plaku i kish thene siguracionit te tij: Faji ishte i imi. Megjithe shpjegimet qe pata dhene une. Incidenti ishte i gjithi ne kamera ne karburant, e pashe vete ate, por kaseten nuk ma jepnin se vec Policia ka te drejte ta marre. I telefonova Polakut, beri nje deklarate. Kaq u desh per ti provuar dy kompanive te siguracionit qe e drejta ishte me mua. 2 jave me pas erdhi pagese per demtimin, sipas fatures se mekanikut. Vjet shoh nje aksident ne semafor, perpara meje. Makina e ndaluar me sinjalin ndezur djathtas goditet nga makina me pas. Dola dhe i jap numrin shoferit te pare, gati instinktivisht, " faji ishte i ketij nga pas nese te duhem, jam deshmitar." Me falenderoi. Shembuj-shembuj edukohemi te gjithe. Ne Kodin Rrugor Britanik thuhet: Konsidero tjetrin, te gjithe jemi per nje destinacion ne fund te dites.

Se fundmi, flas perseri per interesin e madh qe ka ngjallur ''gjobvenia ne Shqiperi'' nje rast me ekstrem per fuqine e individit. 3-4 vjet me pare, ne 2 te mengjesit po coja femijet ne nje koncert, dreqi e di [kengtar i famshem per kalamanjte] e u ngrime duke pritur ne rradhe. Parkova pa problem por ne ora 9 puna ndryshon, duhet bilete. Dola nga rradha [kengetari erdhi ne 12 te drekes] e kerkoj, ne 8:55. te treja makinat e biletave nuk funksiononin. Rruge e gjate, afer White City tek selia e BBC-se, kur kthehem ne ora 9:02, cdo makine kishte marre Gjobe. Me shpejtesi rrufeje oficeri i trafikut kish gjobitur 4-5 makina [te gjithe qelluan Disabled, bile me leje parkimi] me to dhe mua. Fitova ne shkalle te 3-te. Kisha fotografuar makinat e biletave, orarin, gjobat tek makinat e tjera. Council me qellim me bezdiste. Ne PATAS humbi e prape me conte letra duke me kerkuar te paguaj gjoben. Ishin terbuar. Ne telfonin ne thonin ''ke te drejte'' me letra me kercenonin per mos-pagese gjobe e do vinin permbaruesit per te marre parate. Hammersmith & Council eshte nje nga me agresivet e me te pa-arsyeshmit ne Londer. Kam marre gjithe dosjen qe ishte bere 5cm e trashe e postova tek Shefi Ekzekutiv. Me vendimin qe kisha fituar, me te gjitha shkallet e apelit. Duke ja bere te qarte qe kishin kaluar ne ''harassment' e po me ngacmonin pa te drejte. Po ashtu nen ''Freedom of Information Act'' [e drejte e cdo qytetari, kundrejt nje shume £10-15 per shpenzimet administrative, mund te kerkosh cdo dokument shteti ka per ty; rekord mjeksor/policor/politik/ekonomik, etj, nga cdo zyre] i kerkova: aktet e trafikut, sinjalistiken perkatese per ate rruge, pse makinat jane prishur, a eshte lajmeruar kjo, sa her ndodh kjo, sa te ardhura ka ky Council ne vit nga gjobat, sa gjoba vihen ne kete rruge, sa gjoba ve ky officer trafiku -qe me gjobiti mua, sa vjet eshte kontrata me kompanine private, kur perseritet, si eshte tenderi, kushtet per tender, kush miremban makinat dhe sinjalet, sa apele jane bere per kete rruge; sa jane humbur, e sa kane fituar. etj-etj. Gati 2 faqe A4. Brenda javes mora nje leter ku kerkohej falje per keqkuptimin dhe se kjo do zgjidhej, Gjoba s'do me kerkohej me dhe ''Council po nxirrte mesime nga kjo' me shume falenderime te perzemerta etj. Nje faqe e plote se i kisha terhequr vemendjen tek ky problem e per angazhimin qytetar [dihej se jane furca] e deri sa te arrihej funsionimi i plote rruga do mbyllej. Nese doja pas kesaj cdo dokument po behej gati te me percillej. Nuk e zgjata me, meqe besdisja mbaroi. Por 2 jave me pas pashe se e gjithe Kjo rruge, [e nga ''fushata' ime] tashme nuk kishte parkim me fare, shkova te parkoj vete e ngela :) se nuk lejohej. Makinat e parkimit ishin hequr. Zoti e di sa gjoba jane vene aty, sa here jane prishur makinat, dhe e mbyllen urgjent per te mos hapur me probleme. [rruga ku hyn eshte hopgood street, rruga e bllokuar eshte Mac Farlane Road - ka nje vit qe ne disa pjese e kane rikthyer parkimin,pervec atij te residenteve]

Nuk po kerkohen qiqra ne hell, pasi standarti Britanik natyrisht eshte i ndryshem..." gjoba bie ne 100 teknikalitete" e njerezit qe duan e shikojne me lupe, per nje germe, nje afat apo shprehje te kontestueshme, POR...kthehemi tek Shqiperia:

Qeveria/Policia

- Duhet te punoje paralel, bashke me gjobat te jape dhe mundesite per apel.

- Formulimi juridik duhet te jete i qarte.

- Prova e kundravajtjes duhet dokumentuar, me mundesi per qytetarin ta shohe ate.

- Koha e qytetarit ka shume vlere! Nuk lihet nje zyre pagese per nje qytet 1 milionesh!! Organizo pagesa telefonike, online, me poste [cek] etj.

- Makina te mos merret e as leja e qarkullimit, nese kjo ndodh. Ne nje sistem te sapo-filluar, te paqarte ne organizim [disa qytetare ankohen se nuk e dine se u eshte vene gjobe] Shteti po shkel Ligjin ne menyre arbitrare pa krijuar lehtesine me komunikim [pagese/apel etj] Makinen e bllokon policia per gabime te renda [e permbarimi me vendim gjykate] pasi eshte konsumuar cdo shkalle apeli e kur qytetari akoma refuzon te paguaje.

- Te sensibilizohet opinioni e te kerkohet bashkepunimi [jo alienimi] i qytetareve. Fushate ne media, keshillime per gabime te lehta, oficeret e trafikut -bashkise e policise- te jene tolerante duke stresuar se gabimet e mepasshme nuk do tolerohen.

Me rrogat e vogla, politike te pasakte rrugore, cmimet ne ngritje te karburantit, sinjalistike te dobet, mbeshtetje hurrja-burrja juridike, konsumim kohe e pamundesi pagese, Qytetaret Shqiptare vuajne pa te drejte, e nuk jua mban xhepi te paguajne 3-4 gjoba ne muaj. Nese vazhdon ne kete menyre populli do e shohe Policine si armike dhe jo aleate. Policia dhe Shteti, mos ta largojne komunitetin nga ligji, mos te shtyjne ne revolte e dyshim. Qytetaret i duhen per bashkpunim, qe nga denoncimi i krimeve, pagesa e taksave, e kultura rrugore ne rritje.

Qytetaret Shqiptare

- Te kundershtojne gjobat, duke edukuar veten dhe njeri-tjetrin, me cdo menyre qe ekziston.

- Te ruajne qetsine perpara Policit apo nepunesit-civil, nuk duhet lejuar qe nje ceshtje e thjeshte civile me emocione e te nxehura nga '''rrugac e brrylat' te kalojne ne fyerje, pranga, e ceshtje penale. Kur ndjen se ke te drejte, rri gjakftohte e kerkoje te drejten me pas. Ai Polic, ne te shumten e rasteve, nuk ka faj.

- Hapni faqe dhe forume ne internet, beni bashkepunim. Shikoni pepipoo. Nje qytetar Britanik ndalohet ne 2008, zbatues i ligjit dhe i duhet gati nje vit ta gjeje te drejte. ''I terbuar'' hap nje forum dhe mijera vete perfitojne nga eksperiencat e te tjereve. Kompjuter keni, dhe internet...ne FB rrini se rrini, 10-20 minuta per te mesuar si refuzohet nje gjobe eshte me mire se kjo pafuqi qe shfaqin te gjithe!

- Kontaktoni perfaqesues ligjor, inxhiniere te sinjaleve, police, profesioniste; ne detyre apo pension ..shpejt do shikoni diferencen kur eksperti hyn ne cdo ceshtje.

- Shumica e gjobava vihen per 5-10 kundravajte te caktuar, ka zona te nxehta qe jane gati-te-njejta; mjafton njeri ta fitoje ate e te tjeret bejne te njeten gje ... gati copy & paste.

- Paritet Standartesh. Kembe-per-kembe ti kerkoni llogari shtetit e bashkise. Nese sinjalet nuk jane te qarta, nese rruget nuk jane te hapura, nese ka vec nje zyre ku paguhet gjoba...faji eshte i shtetit. Une besoj se sot, ne kete moment sikur nje person te shkoje ne gjykaten Shqiptare, e te provoje qe ai ka ndermarre hapa te arsyeshme [humb nje dite ne sportel e nuk paguan dot gjoben] Gjoba bie. Nese humb me teper, kerkon dhe konsim per humbje te ardhurash. Po, arrihet kjo dhe ne Shqiperi! Eshte detyra e shtetit te mirembaje rruget, parkimet, e pagesat, jo e juaja.

- Kontaktoni me deputetin e zones, keshilltarin bashkiak,me ato persona qe ju kerkojne votat. Kur letrat e ankesat tuaja te behen ortek, nuk kane rruge tjeter po do ju degjojne. Do bejne presion tek Qeveria, kushtet do ndryshojne medeomos! Ankimet me shoket e ne kafene, nuk sjellin gje :) Mjafton dy gisht leter/ 2 rreshta email. Beni nje Former standarte ne internet, e tjerti vec ve emrin e asgje me teper.

- Nese Shteti ''Rilindes' po mundohet t'ju edukoje ju, Perkraheni. Ne anen tjeter, Edukoni dhe ju Shtetin duke e kundershtuar kudo ku ju duket se mundte fitoni te drejten tuaj. Permiresimi eshte i dyanshem. Nese lejoni te trajtoheni si dele, do ju mjelin. Nese rrine te qullet, do ju shkelin. Nese si mbroni te drejtat....do jua marrin!

Sens mase, bashkepunim dhe Ligj! U desh 23 vjet, nuk kemi pse presim 230.

Shpesh shume gjera jane me te lehta se i mendojme ne... . Shqiperia dhe Shteti Ligjor nuk jane as te Edit, as te Lulit e as Saimirit, jane te te gjitheve Ju.

Zbritini nga piedestali, jane po ato te ''pervuajtur" qe ju kerkonin voten me pergjerim ne 23 Qershor! Nuk jane as supermene e as mos prisni mrekullira. Te njejtet njerez, te njejtet police, i njejti vend. Ndryshimi vjen dhe nga Ju.

U zgjata pak me qellim te ndaja disa eksperienca, besoj se askujt nuk i vjen mire te gjobitet. Permbi dy jave me ka bere shume pershtypje Fataliteti ne shume artikuj sikur Qytetaret nuk kane asnje mundesi e shprese per te drejten e tyre. Do lexoja me deshire cdo ceshtje personale -nga Shqiperia a jashte vendit- te postuar ketu, ne raport me kete problem. Flm.

Add new comment