Hashim Thaçit: Sutor, ne ultra crepidam
Postuar në 07 Janar, 2014 16:02
Arben I. Kastrati
Sikur të mos kisha frikë, do të thoja që Hashim Thaci është një katundar parekselancë. Do të thoja se është një njeri përsosshmërisht i papërsosur.
Sikur të kisha guxim, do thoja se Katundari Hashim erdhi në qytet dhe (drejt) në pushtet, që assesi nuk arriti të “integrohej”. E gjitha që arriti të bëjë si kryeministër, është se arriti të shndërrohet në një Katundar të Karamelizuar, për shijen e ndërkombëtarëve.
Kryeministrin Katundar të Karamelizuar të Kosovës (4K) e zgjodhëm ne. Ai është produkt i vendimeve tona. E ne jemi këta që jemi.
Sikur të kisha guxim, do citoja Xhaxhain tim që thoshte: katundarët janë të mirë nganjëherë, por e kanë një të keqe, shtohen shumë.
Ashtu dhe e sotmja qeveri, u shtua me fshatarë shumë. Rezultati: sundimi i rurales mbi qytetaren.
(Sado që të tentosh, është e vështirë që katundarin ta marinosh. Ka diç refuzuese në përbërjen e tij. Ka një përbërje të cuditshme që nuk lejon t’i depërtojë marinimi. Dhe për pasojë, vazhdon të mbaj erë. Erë, që e bën lehtësisht të identifikueshëm.)
Më tej, sikur të mos kisha frikë, do thoja atë që në ka mësuar historia, se katundarit i është ndaluar të mendojë, madje edhe me kushtetutë, edhe me libra fetarë edhe me cdo gjë…Çdo kush përpos katundarit, ka të drejtë të mendojë. Po ne ç’menduam kur Katundarin votuam?
Sado që nga (shumë) larg dallohej shtresa e fshatarizmës në fytyrën e tij, ai njeri i gjatë, i butë, na u duk krejtësisht i papërshtatshëm dhe i padenjë për krim. Dhe me ardhjen e tij në pushtet, një epokë e errët mori fund. Dhe filloi një epokë edhe më e errët; sundimi i asgjësë pa fund, sundimi i kategorisë së rëndë të katundarizmës. Dija u shndërrua në dhimbje.
“Elita politike” Hashim-iane erdhi nga farma ose thënë më mirë, “elita politike” në Kosovën e Hashimit na erdhi nga bagëtia e bujqësia (por jo nga ajo e Naimit).
Inferioriteti është një e keqe që shumica e shqiptarëve duan ta shërojnë me sasinë e parave (dhe me pushtet). Por askush s’është aq i pushtetshëm dhe aq i pasur sa ta blejë të shkuarën e tij. E pozita s’të jep dije. Dija nuk mund të blihet me para. As nuk është sëmundje ngjitëse. As nuk merret me grip nga të diturit.
Lidership-i i ri i Hashimit me shokë shumë, na dëftoi se është e vështirë ta ndash luftën për pushtet nga ajo për liri. Lufta për pushtet paskësh qenë më ambicioze dhe me doza më të forta të fanatizmit se ajo për liri…
Fillimisht instaluan anarkinë. Pastaj i erdhi radha sundimit institucional (me absolutizëm). Për pasojë morali u shndërrua në sifiliz, që s’e donte askush. Korrupsioni lulëzoi nën patronatin e “Gjarpërit”. Ndërsa Gjarpërinjtë e shumuan dhe u pasuruan nga dështimet.
Sikur të mos kisha frikë, do thoja se të tëra mediumet dhe të tërë gazetarët (le të më falin dy-tre gazetarë që bëjnë përjashtim) u shndërruan ”në një”. Të tërë u shndërruan në evnuhë dhe invalidë (të guximit foljor dhe të shkruar). Për pasojë, edhe mediumet u shndërruan “në një” (po lexove njërën gazetë, i ke lexuar të gjitha; po lexove njërin portal ke lexuar të gjitha…).
Prandaj, kur dëgjojmë lajmet, pra kur dëgjojmë Hashimin të na flasë me një lumturi lope dhe ne duhet ta adhurojmë si një yll filmi, në këtë botë perfekte të ndërtuar me fjalë, kemi përshtypjen se ne jetojmë në vendin ku lumenjtë rrjedhin mjaltë, ku lopët bëjnë “Milka-n” e gatshme…
Së paku një e drejtë na është dhënë, e drejta për të heshtur. Ndërsa nervi ynë për t’u rebeluar e për të kundërshtuar (e protestuar) padrejtësitë, ka kohë që na ka vdekur.
Sikur të kisha guxim, do të kisha thënë se ai ka shterpësi mendore dhe nuk pranon ta riparojë mentalitetin (e tij). Se është një i paditur me “autoritet” (pushtet).
E karakterizon një servilizëm i paparë (deri në dhimbje) ndaj të huajve, ndërkohë që përdor metoda skajshmërisht primitive për ta luftuar e neutralizuar tjetrin (shqiptarin) për të qëndruar në pushtet…
Sikur të kisha guxim, atij dhe bashkëkatundarëve të tij në qeveri, do t’ia numëroja të bëmat, por do të ishte sikur të tentoja të numëroja çdo yll.
Sikur të mos kisha frikë, këto do të ishin disa nga arsyet pse do doja që Hashim Thaci të bënte vetvrasje.
Ti ke instaluar papërgjegjësinë, që është kryekrim. S’ke koshiencë elementare mbi atë që është publike, njerëzore, kombëtare…
Me sukses e shndërrove Kosovën në vilajetin e fundit (ekzistues) Otoman. Sepse nën tutorizmin tënd po e shkul kombëtaren dhe po e instalon fetaren.
Ti me sponsorimin e vëllait tënd Erdogan, instalove myslimanizmin ekstrem, që do duhet kohë për ta çrrënjosur (nëse s’na ç’rrënjos ai neve përpara). Për ca para dhe ca vota, ti, vëllait tënd turk (se vëllezër shqiptarë s’të kanë mbetur), i privatizove çdo gjë të mirë dhe fitimprurëse në Kosovë (për para qesharake), në emër të - vëllazërisë myslimane.
Po arrin me sukses ta barazosh fenë me kombin. Kjo është gjëja më e frikshme për kombin tonë. Liderët fetarë, analfabetë dhe jobesimtarë, e kanë nuhatur mundësinë për dominim, sundim e pushtim përmes fesë. Jo se e duan fenë (fundja ky soj as që e kuptojnë religjionin dhe as që i besojnë) por se e duan dominimin. Dhe ti po ua mundëson dhe sponsoron dominimin udhëheqësve religjiozë për të mbetur në pushtet. Ju (të dyja palët) po e keqpërdorni Demokracinë që ta shkatërroni Demokracinë.
Ne, në këtë Kosovën tënde, nga shqiptarë të robëruar u shndërruam në myslimanë të liruar.
Trajton marrirat si emergjenca kombëtare. Lejon, insiston dhe sponsoron konvertimin nga Shqiptar në Kosovar. Lejon dhe sponsoron tentim ndërrimin e standardit të gjuhës Shqipe (kërkesëbërësit e kësaj keqdashjeje, janë koshientë se mund të pasurohen duke shfrytëzuar situatën anarkike që mbretëron nën udhëheqjen tënde të paditur, që shitet për votë).
Kosovarët e tu apo shqiptarët e mi nga Kosova, s’kanë problem me gjuhën standarde por me leximin, as me gegërishten e as me toskërishten por me rrugaçërishten, se e gjitha që arrijnë të lexojnë sot në KS janë meny-të e restoraneve dhe buletinet sportive (në kërkim të rrugëdaljes nga varfëria, të parët janë soji yt).
…Dërgon në Ambasadat e Kosovës fshatarët e tu, nga fshati në Paris, Bruksel, Londër…që Europianët ta kuptojnë saktësisht (atë që tashmë e dinë) se sa primitivë që jemi.
Caktimi i ministrave qesharakë dhe katundareskë (përfshi Ministrin e Katundarëve M.K.) që financojnë jashtëqitjet artistike e kombëtare.
Asnjëherë të vetme nuk i ke përdorur e as shqiptuar fjalët art, kulturë apo krijim. Dhe as që ke shijuar një krijim arti apo kulture. Ti shijon vetëm“Sopranot”, por në realitet. Ti je ende në fazën e shijimit të gatimeve të restoranteve. Shijimi i artit nuk të ngop. Arti është diç e huaj për ty. Ti vetmjaftohesh duke bërë para për veten, familjarët dhe bashkëkatundarët (ky është arti yt), do ti thoja sikur të kisha guxim.
Ke stimuluar për interesa vetanake dhe të bashkëkatundarëve të tu, masovizimin e masterizimit. Prodhimi i magjistrave nëpër shkollat private është shndërruar në industri dhe është masovizuar aq sa është shndërruar në gangrenë kombëtare…
Në atë qeveri tënden mbushur me magjistra, të mungon vetëm Ministria e Korrupsionit (e legalizuar, se ekzistenca e saj nuk vihet në dyshim). Kështu, do hapeshin vende të reja legale pune, punëtorët e së cilës ministri, do të pagonin taksa ashtu sikur që paguajmë ne. Fundja ne rrojmë nën pushtimin e qeverisë sate, vetëm që të paguajmë taksa dhe gjoba.
Në këtë depresion kolektiv që mbretëron, të gjithë (me profesion) jemi shndërruar në pesimistë profesionistë.
Buxheti i Kosovës është aq i ulët, sa mund të krahasohet me vlerën e një futbollisti europian.
Ende s’arrij të kuptoj se si, Kosova është prodhuesi më i madh në botë i thashethëmeve, analistëve politikë, analistëve ekonomikë, analistëve…, intelektualëve, OJQ-ve e OJQ-istëve, shoqërisë civile dhe projekteve të tyre…ka ngritjen më të vogël ekonomike në galaksi…
Kosova yte është bërë prodhuesi më i madh i kicit, i patriotizmit folkloriko-tallavaistë, i tallavasë, i teksteve të këngëve, i këngëve dhe i këngëtarëve…
Injoranca, është bërë pjesa jonë më e shquar kombëtare e njerëzore (ku më shumë vlerësohen defektet se cilësitë).
Lejimi i qetë i instalimit të mediokriteteve dhe metastazimit të marrisë e primitivizmit.
Prodhimi i tradhëtarëve dhe armiqve të qeverisë sate është shndërruar në industri.
Prodhimi masiv i pohuesve (apo “Po Shef”) është shndërruar në industri.
Prodhim masiv i pasaportave që na mundësojnë të udhëtojmë lirshëm vetëm në dy “vende fqinje”, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prodhimi masiv i “heronjëve të gjallë” me poste dhe varfërimi masiv i luftëtarëve “të rëndomtë “ për liri.
Nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë në thellësi të paimagjinueshme të dëmtimit kombëtar, është klimaksi i të arriturave tua (pasojat e së cilës kemi filluar ti ndjejmë).
I dashur ThaQi (kështu ta shkruajnë mbiemrin gazetarët e gazetave që ti kontollon),
ti instalove pandëshkueshmërinë në këtë vend. Eshtë krimi më i madh që i ke bërë vendit.
Sikur të kisha guxim, për në fund, do të të thoja:
Kryedështak: nëse ke merita për të shkuarën, ku e merr të drejtën ta dëmtosh të ardhmen?
Si të zhbëhet kjo situate? Ja propozimet e mia:
Një: “Sutor, ne ultra crepidam” (Kundraxhi, merru me kundrat).
Dy:  Kërce nga lartësitë e egos tënde (do mbetej në vend).
Për një gjë jam i sigurt, në epitafin tënd do të shkruhet: “Shikoni veprat e mia dhe dëshpërohuni”. Ndërsa, është marria ajo do të të bëjë të pavdekshëm.
P.S.
Sikur të kisha guxim, do të arrija ta dëftoja edhe të vërtetën time, se dy herë e kam votuar Hashimin. Për herë të parë e votova që ta rrëzoja atë tjetrin dhe për here të dytë që të mos arrinte të vinte sërish në pushtet ai tjetri. Se isha i bindur, se ai (dhe ata) që kishin luftuar për lirinë e vendit, do të luftonin dhe për zhvillimin e vendit.
Dhe kjo logjikë më bën bashkëfajtor. Më bënë - kryekatundar.
Comments
Submitted by Gentinan Rama (not verified) on
Redaksi e nderuar e Respublica.al , si eshte e mundur te postoni ne faqen e Juaj nje shkrim kaq idiot? Cfare eshte ky shkrim? Ky autori lere qe qenka katunar, por me merakos gjendja e tij psiqike, e them kete thjesht per ceshtje humane. Ju lutem, redaksi e nderuar, vazhdoni te  mbani nivelin qe keni pasur dhe pretendoni. Ju flm!
Submitted by AnonimDeli (not verified) on
Habitem, meinteligjencen e autorit si ka mund te jete aqe i verbet, vetemohues ndaj Katundarit dhe te tillet qe i pa ne vepra gjate lufte, dhe mbas.Autorit ju deshten 15 vite te zberhen primitivizmin e "clirimtareve". Njiherit eshte per cdo admirim guximi dhe sinqeriteti intelektual, moral dhe qytetar i ti.
Submitted by une (not verified) on
Shkrim i guximshem qe  rendit pa hezitim anomalite e Kosoves. Shpresoj te mos mbeten keto kritika te nje personi po te ndertojne vetedijen tone kolektive ndaj politikaneve dhe qeverise e cila shkaterron mireqenien e shqiptarit.
Te faleminderit per kete shkrim te guximshem.
Submitted by Anonim (not verified) on
redaksi e nderuar paragjykimet jane anomali e nje vendi primitiv dhe shpresoj se e keni kuptuar nga komentet ,mirpo aftesia e ketij burrshteti eshte dicka tjeter ,marri ju qofte e ketij shokit i uroj sherim sa me te shpejte se ky paska kaluar ne trans e babai i tij me siguri paska qene i qmendur .
Submitted by XY (not verified) on
Po me "tranon" fakti qe ka plot 523 vete qe e paskan lexuar kete shkrim, per te cilin un enuk po guxoj te bej ndonje koment te drejtperdrejte, e nuk ka asnje koment.
Vertet cudi. Si asht puna? Kush e di?
Submitted by Anonim (not verified) on
Une, sa per dijeni nuk jam perkrahese e Z. Hashim Thaqi, por ky eshte artikulli me racist qe kam lexuar ne portalet shqip, dhe me habit Res Publika qe nuk ka politike anti-diskriminim dhe kunder gjuhes se urrejtjes. Ky zoteriu, autori i ketij shkrimi ka huazuar qendrimet e veta nga Vioslav Sheshelin e ndjere (to be).
Submitted by Salko Llapi (not verified) on
Shkrim i thukët, i qëlluar dhe, nuk do koment. I nevojshëm si buka e përditshme për të hapur sytë.
Submitted by Anonim (not verified) on
Une nuk jam ndonje adhuruese e Hashim Thaqit, por jam e shokuar me permbajtjen raciste dhe gjuhen e urrejtjes te shfaqur ne kete artikull. Me befason, me shume se autori dhe adhurimi aparent i tij i teorise se prof. Voislav Seselj, fakti qe portali juaj nuk ka politika mbi anti -diskriminimin dhe antiraciste.
Submitted by guximtarja (not verified) on
Ah sikur tkisha pas guxim me bo 'share' :D te lumte
Submitted by Kastrioti (not verified) on
Shihet qe ke nje urrjejtje kafsherore ndaj nje njeriu. Ti je racist. Sepse thua se ka ardhur nga fshati dhe rrjedhimisht nuk e gezon te drejten per te qene kryeminister. Koha jote e bashkim-vllaznimit me Serbine ka perfunduar moti. Dhe njeri prej shkaktareve eshte Hashim Thaci qe ti e urren. Kjo eshte ndoshta arsyeja qe ti e urren.
Submitted by Anonim (not verified) on
Se pari edukohu reth termit racizem, qe do te thoe urrejtje ndaj nje race te njerzve: te bardhe, te zi etj.
Une nuk pash urrejtje raciste ketu. Keshtuqe nuk mund te marr komentin tend seriozisht e mire te menduar.
Submitted by agimi (not verified) on
Reagim pa lidhje ti mbeshtetes i thaqit se autori me te drejte thote se hashim thaqi kerkon vellazerim-bashkimin jugoslav se bashku me halil matoshin, mentor shalen dhe rrahman paqarizin dhe surrogatet e tjer.
Submitted by Samir (not verified) on
Te gjithe ata qe nuk e kan kuptuar dhe nuk e kuptojne permbajtjen e ketij artikulli nuk pajtohen dhe e ofendojne autorin , perndryshe autori  i tha te gjitha marifetlleqet e flliqta te Thaqit.
Submitted by Anonimaida (not verified) on
Kastrioti kjo eshte pergjigja e duhur per kta serbofila,kerkun ne bote nuk  urehet populli jot aq shume nga benjaminet e serbis,katundar edhe me te rende ka edhe serbia po kur nuk degjon ndonje serb te levdon shqiptarine katundarin e vet nenqmoj
Submitted by Anonim (not verified) on
Mvjen keq se ka ende ksi njerz si ti Arben Kastrati sjam me Hashimin as kurr skam qen po ti them nja dy tri fjal per tere kete urrejtjen tende ndaj "katundarve", nese se din o ti njeri i pa shkolle kete urrejtje e ka instaluar regjimi Serb e nese ti e konsideron veten serb qe po shihet se ashtu je at'her urime dhe urrej krejt katundaret. Une per vete jam i rritur ne qytet babai im vjen nga nje fshat i Gjakoves, per fat te keq kemi dal pa deshire prej aty edhe pse me shume deshire do te doja te isha aty, po ti o Kryeserb, marre le te vjen nga fjalet qe i thua marre le te vjen per veten tende po te isha sikur se ti do ta vrisja veten perderisa i shane vellezrit tu nfakt nuk je ka i shan se ti nuk je mas pari shqiptar po je SERB, ata katundar qe ti po i shan ata kan dhene gjithcka per Kosove o injorant, Hashimi eshte i njohur per korrupsion, per krim te organizuar, edhe bashkepuntoret e tij por ti nuk ki drejt me i shajt katundaret tjere qe ka shume qe as buk me hanger nuk kan o KRYESERB. E sa i perket fese nese nuk e din ne rinia jemi pasi qe jam 20-vjecar, jemi shum pro fese une e dua fene time Islame une i respektoj krejt fete tjera, skam problem me asnje njeri te feve tjera e as me njerez qe nuk besojne aspak ne Zot, kam miq katolik por kurr si kam share per besimin e tyre e as ata mua dhe kurr skemi pas mardhenie te keqia kam miq edhe ateist por edhe me ta kaloj mir se pari duhet ta njohesh nje njeri o KRYESERB, e jo vetem te pallesh si nje GOMAR si nje njeri i pa shkolle, njerezit sikur ti nuk i duhet Kosoves ti o KRYESERB asgje ske bere per Kosove, nese Hashimi i ka bere tere keto te keqia Kosoves ai te pakten edhe ka luftuar por ne populli jemi vetdijesuar dhe ai Thaci sdo te vije me ne pushtet, do te vije kushdo tjeter ndoshta edhe KATUNDAR por do te jete njeri i mire vetem te mos jete nje sikur ti nje serb ti je vetem shqipfoles dasht zoti qe kurr mos te kemi njerez sikur ti se njerezit sikur ti smeritojne te jetojne ne kete Kosove qe KATUNDARET kane luftuar(pa ua humbur qytetareve sidomos qytetit te Gjakoves ky ishte vetem sqarim skam asgje ndaj qytetareve apo katundareve ne jemi NJE ne jemi SHQIPTAR) ne skemi nevoje per njerez sikur se ti KRYESERB.
Submitted by aida (not verified) on
po kqyrja facen e takllagjynit e veshte si llapoq so gomarit na e shan Thaqin qe neser fmija do te msojn ne shkolle per ismajl qemajlin e ky na paraqitet si sheherli,edhe mu babgjyshi me ka thon qe sa kam qef em vra qaq edhe qesi takllagjyna si ky qe ta qojn tugin e te paraqitet shehrli me ni kusht duhet shajt thaqin e katundart,skom votu per thaqin po per keto zgjedhje e ka nje vote te madhe prej meje
Submitted by Saimiri (not verified) on
Kur tera Kosova qenka e mbushur me njerez idiote dhe te pamende, si i bie qe vetem ky artikullshkruesi ka dale i "mencur" nga analfabetizmi? Ai i perket kesaj shoqerie? E nese thote "NE", ke perfshin? "Grumbullin" e aktoreve qe u ka marre koka ere e kujtojne se vetem ata e kuptojne boten dhe vetem ata jane "shenjtoret" e moralit! Ku e bazon se te gjithe fetaret ne Kosove qenkan te pa sinqerte? Kush ia tha kete? Zoti? Kam dyshime te forta se ky nuk e njeh Zotin, si i perndritur qe eshte? Cfare eshte teatri? Shkurt: mungesa e asaj qe njerezit kane ne Jete, dhe jo "Esenca" e jetes ne teater? Katundar? Ky eshte diskrimin i hapur dhe mos harro se edhe presidenti i pare i SHBA-ve ishte nje fermer! Etj, etj... Duhet te kete qene ne ndonje gjendje deliri e sigurisht me nje urrejtje te theksuar "otomanizmi", qe nenkupton muslimanet e sotem. Po ky nuk i di dhe nuk i njeh aleancat e shumta midis grupeve muslimane, te krishtere, cifute etj. Ky mbase nuk e di qe Turqia e Erdoganit eshte partner strategjik ne rajon e SHBA-se se Obames, demokracise qe ky vrerendjellesi shkruan ne kete artikull. Me sa duket, kishte kohe qe teatri nuk po e permbushte me dhe vendosi t'i jap vetes nje emer ne ate qe e quan publike, vecse me sa duket ka ne mendje publiken klasike, ku vetem "qytetaret" duhet te jene ne skene. Kohet kane evoluar kaq shume, por me sa duket jo te gjithe njerezit i nenshtrohen ketij procesi, e per fat te keq kesaj here, as "qytetari" artikull shkruesi nuk qenka perfshire ne kete "afere" te kohes se magjishme te teknologjise.
Submitted by zana nga pr (not verified) on
Nje artikull i tmerrshem! Fashizem kaluar fashizimit! Si duket "tekstshkruesi" (me nje shqipe te cale) beson pernjemend ne 'eliten urbane'' te Prishtines. Mendo sikur dikush nga "qyetateret" e kohes se prinderve te Zt. Kastrati te ndante mendimin e ketij te fundit dhe t'ua ndalonte ''katundarve'' te atij brezi ''zbarkimin" ne qytet, c'rrjedh do te mund te kishte jeta e tij...!!! A thua, Zt.Kastrati do te kishte guximin per t'u ndesh me ''eliten urbane'' te nje qyteti ku me se paku mund te gjesh urbanizem?!
Submitted by Arber (not verified) on
Cfare eshte ky "gazetar" idiot. A duhet njeriu te ndjehet inferior se ku ka lindur dhe nga ka origjinen. Duke mos dashur te futem ne shkrimin e nje njeriu qe s'ka asgje te perbashket me gazetarine, do t'i kujtoja se Arshim Thaci dhe shoket e tij, ashtu si mbeshtetesit e tyre derdhen gjakun e bene sakrifica te papara, qe edhe surrati jot te ishte i lire e te "shkruant" i lire, por fatkeqesisht plehra si ti abuzojn me lirine.
Arber - Canada
Submitted by Anonim (not verified) on
Cilin Gjak e ka derdh Hashimi me SHok more shulan.
Ik se qenke nje fundrin si vet Hashimi
Submitted by bedri (not verified) on
pershendetje arber baba ma ka lan amnet mos me shku ne luft edhe jo qe me u livdu po kom pas aftesi diversante qe kisha qen nj ushtar i njohur,se me ka thon djali jem shkiet sjon problem se ehde ashtu pi hup zoti po pjella e tij ta fut thiken mas shpine ,e me te vertet i pas shpirti rahmet e paska pas me drejt qifti i tij me quan mu katundar e shihja suratin e magarit
Submitted by BRAVO (not verified) on
Eh po edhe po i shoh tash do "katundare" apo nese me mire do te ishte ti kategorizoj si selak, sepse per katundarin nga katundi, njeriun bujar dhe zemergjere, trim dhe fjale pak, i ndershem dhe njeri qe din te mbaje fjalen, e respektoj - e respektoj pa mase. (kete edhe autori ka dashur te thote me siguri). Te gjithe ata qe kan nje fije truri ne koke, dhe jane pa pune, pa perspektive, pa asgje ne kete Kosove, e mendojne te njejten me Arbenin. Te gjithe ata te cilet jane ulur ne kolltuqet e buta te zyrave te ministrive te rregulluara ne nje pa-shije post modernistike, e shpallin Arbenin tradhetar, udbash, person qe e don bashkimin me serbine. Jo te nderuar. I bashkangjitem Arbenit. Hashim, HUP... e ty Arben, edhe pse "nuk guxove" ti thush krejt keto, pirrola te qofte per GUXIMIN.
Submitted by Anonim (not verified) on
te lumte
Submitted by hy (not verified) on
Ky far bali per deshtimet e veta kqyr me ia hedh fajin tjeterkuj.
ALLAHU ia dhashte hakun qysh e meriton.
Submitted by Arben.I:Kastrat... (not verified) on
Një keshillë miqësore per Arbenin!
“Sutor, ne ultra crepidam” (Kundraxhi, merru me kundrat).
Nderro profesionin, se si gazetar ja fut kot!
Submitted by tung (not verified) on
Muci dhe Koloreto jane bere si Edi Rama e nga kompleksi i mosnjohjes se Kosoves marrin superxhiro sa per te thene se dicka po bejne per Kosoven.  Keshtu Edi thote Sami Lushtakun e kam mik te shtrenjte kurse kta botojne  shkrime titonostalgjike si ky ketu pa e kuptuar as se per cfare behet fjale ne shkrim.  Me mire provoni ta kuroni kompleksin duke e njohur pak me mire Kosoven sesa te merrni poza gjithperfshirese.
Submitted by Anonim (not verified) on
Qenka ngritur e gjithe zyra per komunikim me publikun e Hashim Thacit per te postuar ketu!
Submitted by Anonim (not verified) on
Arben, mos ia bej qejfin vetes qe po merret dikush nga Qeveria me ty. Po te ishte Hashimi i mencur, do te bente nje padi private per ofendimet. Kur futesh ne loje amatoreske per te kritikuar nje Kryeminister, se paku merru me performancen e tij e jo prejardhjen.
Perndryshe ai xhaxhai yt brengosej per shtimin e katundaret e vet apo atyre katundet perreth Karaceves se eperme?
Submitted by Ilaz (not verified) on
Njerezit qe e njohin Arbenin, nuk revoltohen. Sepse e dine qe ai  eshte parazit i paskrupullt, pseudo-shkrimtar dhe aktor i deshtuar. Rrenacak dhe mashtrues. Artistet e njohin sepse te gjitheve u kerkon borgj dhe gjithnje per te njejten arsye: sepse ka blere nje frigorifer dhe nuk i kan qelluar para ne xhep.
Submitted by albania (not verified) on
Edhe ju qe e pasket kritiku qenkeni katunar ne soj te Hashimit se hiqbse keni kuptu autorin. Nuk ka pase ketu qellim nençmimi per katunaret por nje gje eshte e vertete. Katunari dmth nje njeri i paqyteteruar nuk mund ta udheheqe shtetin. Sa ma shpejte ta kuptojme aq me shpejte e zhvillojme kete shtet. Injorantat si ju hala e votojne çiftin e Hashimit.
Submitted by Adhuresja e art... (not verified) on
Rrofsh per guximin Arben!
Shoqerise tone ne pergjithesi ju duhen kundershtime. Nese dojme demokraci kjo eshte nje pjese e saj, liria e te shprehurit. Nuk e di se sa eshte e integruar kjo shprehi ne trurin dhe trupin shqiptar. Eshte koha me thone dicka ndryshe se pasivizmi i shoqerise po shendrohet ne cmenduri te heshtur e depresion kolektiv.
Kurre nuk kam nerva me lexu artikuj shqip sepse jane aq bajat dhe te zakonshem. Artikulli yt eshte interesant sepse e shkruan te kunderten ne nje menyre qe askush nuk guxoj ta shkruaj.
Sa i perket qe i ke gjenerlizu "katundaret" dhe i ke shti me nje thes me Hashimin, aty e kam nje mendim por nuk eshte relevant ne kete rast. Ti je relevant sepse e ke thy tabun kunder nje krimineli te glorifikum.
Edhe per redaksine BRAVO!! Duke i falenderuar ketij artikulli une do te jem me e interesuar per publicitetet e juaja.
Edhe juve qe e quani autorin racist apo fashist, shiqojeni edhe njehere se cfare domethenie kane keto fjale. Nuk e kam dite qe Hashimi i perket nje race tjeter apo nacionaliteti tjeter.
Edhe njehere Arben te falenderit per kete shkrim.
Submitted by Femra shqiptare... (not verified) on
I nderuari Z. Kastrati,
une shume rralle lexoj shqip fatkeqesisht se shkrimet ne mediat shqipe jane jo udherrefyese dhe plotesisht te censuruara. Por Artikulli i juaj eshte fenomenal dhe plotesisht goditje e drejtperdrejte per politiken (apo prapambeturine) kosovare.  Shume me te drejte shpreheni ju se sikur te guxoja, sepse si duket e ndjeni ne palce rrezikun e katundareve kosovare qe na udheheqin Kosoven e vetepushtuar nga ata. Se ata dijne te perdorin tere mjetet korruptive per te qendruar atje ku jane. Por si ngushellim po ju kujtoj edhe nje here ,,se koha eshte e maskarenjeve po Atedheu i Shqipetareve`` i nderuari Kastrati. Ju me ngjallet nje Shprese jetesore qe ishte veq para vdekjes se dikush po zgjohet nga gjumi shekullor dhe po proteston gjendjen e katatndisur kosovare. Por jo jo nuk mjaftojne nje a dy Persona si ju per Proteste o i nderuari Kastrati, se shiqo Reagimet e shumices kosovare ndaj Artikullit Tuaj, dhe vlereso se katundarizmi veq na ka kapluar dhe verbuar. Kosoves po i vjen era ,, bagla Lopesh``... ne kete Rast nuk kam me fuqi te komentoj apo t´i pergjigjem Komenteve te te verbuarve me sy te shendoshe por qe nuk done te shohin a ndjejne me veveten e tyre por barten nga Katundaria drejt ferrit. O Shqipetare ,,feja e Shqipetarit eshte Shqiptaria``. mos harroni te madhin Skenderbej e Ismail Qemalin.  Edhe nje feja Islame kurre ska qene feja jone por helmi qe eshte hudhur mbi ne te na zhduke si popull. Zgjohuni nga gjumi ,,se nje Popull qe fle vdes`` tha i madhi Ismail Qemali.
Submitted by Realisti (not verified) on
Po ky eshte realiteti o te nderuar. A keni sy , a po e shihni se qka ka bere Hashim THaqi. Dje ngreu dolline me shkije te Deqanit me ata qe kane dhunu motrat tona !!!
Submitted by Ardiani (not verified) on
Portat e Kullave tona ka kohe qe kane fillu me u mbylle per Krye(mini)strin dhe s'po i mbtet vend pos me shku te shkijet!
Submitted by Rina (not verified) on
Ne   fakt  ju  qe  paskeni  shkru  kunder  ketij  shkrimi,  kisha  than  qe  e paskeni  mizen  mas  veshit.
Per  ata  qe kan lexuar  qarte  ketu  termi  katundar  nuk  ka  te  bej  me vendin  ku  eshte  rritur  kryeminstri  po  ka te beje  me  aspektin mendor, pra  katunar  me  mend,  jo  me vend.
Edhee  pom  vjen  keq  qe  po  ju  dhem  kaq   shume realiteti...
Perveq  ceshtjes  se  Erdoganit  qe  e   ka  permendur,  gjithe  tjerat  jane  realitet  i  hidhur  i  vendit  tone......
Submitted by Anonim (not verified) on
Ky shkrim po qe i ka meshu nje vule faktit se katunaria  na ka mberthy ka te sillemi.
Submitted by Anonim (not verified) on
Urime autorit, eshte shkrimi me i bukur qe kam lexuar nga ndonje kosovar.Kjo eshet republika e kosoves sot...
Submitted by dea (not verified) on
une dhe familja ime jemi me prejardhje nga fshati,pr ne Gjermani askush nuk pyet, madje jemi te punsuar ne spitalet me te mira, tre nga anetaret e mije te familjes time katundare jane mjek shume te vlersuar dhe respektuar. Me kete shkrim ju ne Gjermani do hyshit ne radhet e nazistve. Mund te jesh i mllefosur me politiken e kryeministrit, por nuk ke te drejt te fyesh njerez pse vin nga katundi sepse ti je i tilli
Submitted by BESI (not verified) on
Po pra aty eshte dallimi, ju keni investuar ne arsim, punoni me nder, paguani taksat dhe repektoni ligjin. Eshte e plotesisht e kunderta me Hashimin me shoke. Ai ka shperdoruar dhe perdhosur cdo vlere, cdo sakrifice te ketij populli. Nuk ka njeri te ndershem ne Kosove qe ai ose zagaret e tij nuk i kane ba zullum. Pse Hashimi nuk shkon ma ne kulle te Jashareve? Pra si ka mbet vend as ne fshat as ne qytet. Mos e kupto termin 'katundar' si reference gjeografike po si pershkrim mentaliteti. Ndoshta term ma adekuat kishte me qene 'cub post-otoman' ose 'kacak'. Per dallim nga pjesa derrmuese e qytetareve dhe fshatareve te Kosoves qe duan nje te ardhme europiane per vendin e tyre. P.S. Per te tregu qe nuk eshte pune racizmi edhe une kam votuar per te kur thirrej ne vlera te luftes dhe atdhe. Tash me pa ne maqine qeneve pak me duket. Keshtu mendojne shumica e qytetareve se paku ne qendrat urbane.
Submitted by Prizren (not verified) on
Po sikur të mos kishte frikë, të gjitha do ti thoshte me vend! Kundragji meru me kundra.
Pa pasur frikë të them se shkrim me vend, të lumtë.
Submitted by Ajo (not verified) on
Shkrim i guximshem sidomos nga nje aktor,...
Vetdijesim popull..po fillon koha e vetdijesimit...me mire von se kurr
Submitted by Arjeta Krasniqi (not verified) on
Ky eshte shkrimi me me shume urrejtje qe kam lexuar ndonjehere, shkrim racist, marre i koft keti njeriu qysh mundet te bej keto ndasi. Si guxon te publikoj kesi lloj menshimet dhe si ka mundesi qe kjo redaksi e ka publikuar kete shkrim.
Turp...
Ky njeri paska nevoje per ndihme mjekesore, ky qenka psikopat, e paska votuar 2 here Hashim Thacin dhe tani vjen dhe fyen 98 % te popullates shqiptare, si guxon ore??? nuk te paska dhene Hasha ndonje vend pune, aty shihet deshperimi i yte, depresioni i yte. Por pavaresisht te gjithave , ti nuk guxon te ofendosh 98 % te popullit shqiptar o bal, o njeri i maleve...
Ik zhduku dhe mos nxit urrejtje, ti edhe "ti" me shkronja shume te vogla duhet te kerkosh falje o katunar . Mjer ai vend qe qenka duke te mbajtur, nese je dikund ne perendim, nganjehere cuditem sa te hapur jane keto vendet perendimore, ju paraqisni rrezik te madh per shoqerine dhe ambientin....
TURP
Submitted by Prishtina (not verified) on
Paj, unë mendoj që këtë punën e katunarizimit, autori i këtij teksti e ka perdorur si mungës të edukates për kryekatunarin Hashim Thaqi dhe të njerezve të tij (që mund të jenë edhe katundarë edhe qytetarë – nëse ka të tillë). Por kjo pak rëndësi ka, e ajo që ka rëndësi është që këta njerz me në krye Hashimin apo Gjarprin (nofkë tashmë tmerruese) e kanë katandis këtë vend. Sa që edhe liria, për të cilën kemi jep aq shumë në gjenerata të tëra, është zbehë dhe i ka humbur kuptimi, fatkeqësisht!
E nëse përpjekjet për liri kanë qenë të mëdha dhe me plot dhimbje, po ashtu edhe reagimi qytetarë është një detyrë e jona, kundër të keqes që quhet Periudha Hashimiane.
Submitted by E Verteta e hidhur (not verified) on
Sa shkrim i sinqerte, provokues dhe debat-nxites. Me shume pak modifikime ( po ta artikulonte me mire fjalen katundar apo edhe ta zevendesonte ate me nje term tjeter), ky do ishte shkrimi me i mire qe kam lexuar se-fundmi. Sa te palara te ketij regjimi i thot troq, c'fare guximi!
Kryeprotagonisti i artikullit (Shima), duke mos vepruar drejt, apo duke mos vepruar fare, e ka sjell vendin buze gremines, kush mund ta mohoje kete?
Tash dua ti kthehem ketij shkrimi per ta lexuar edhe nje here...
Submitted by Katundari Krenar (not verified) on
Ky eshte njeri i semure dhe pa mundesi sherimi .
O Zot qfare urrejtje patologjike ka ky njeri jo vetem ndaj nje njeriu por nga nje populli ?!!!
Nese krahasohet sa qytete dhe sa fshatra ka Kosova jone del se ky njeri qmendurisht urren 90 % te Kosoves .
Desha te mos komentoj por s'munda ta ndal veten .
Sa forma jane ne kete bote te behet i famshem njeriu?!!!
Te shaje katundarin ?!!!
A e sheh veten ne pasqyre njeri qe me teper i ngjan nje Jashte(qitje) tokesori se nje njeriu .
MBETURIN E QYTETIT
Submitted by Haser Gashi (not verified) on
Kesi turpi ende nuk kam lexuar, cmeduri e pashoqe. Po shoku jugosllav, te ka vdekur nana, edhe pis axha qe paske pase. shkrim neverites. as cvijiqi e skota shovene serbe kesi kacamaku nuk do te gatuante ne kohen e internetit. pije hapin! kushdo qe ndjehet i rrezikuar nga katunaria ne Prishtine, le te shkoje ne Beligrad, eshte i lire!
Submitted by Hajdar K. Shtimja (not verified) on
Submitted by Ujku (not verified) on
E ke rroke ne 10-she me koment sikur Arbeni me shkrimin e vet. Po ketyre shokeve te vellaut te Erdoganit ju paska djege fort e spo nalen tu dhene komente pa kripe.
Submitted by amiri (not verified) on
qfare gazete antikombetare po si lejoeht ky shkrimi i kti takllagjyni qe ne koft met qytetarisimi ne to ma mir po e  kemi qenvrasem veten,kti takllagjyni pi thom edhe une qka thon bagjyshi im,me syqel do te shkoj qe skam luftu kunder shkaut e une i ja pata kthy qe babush kerkush stka ndalu pse sje shku edhe stkihs met marak,jo me tha djali jem se jom tut prej pjelles shkaut qe ka lon ne kosov se mos ma futin thiken mas shpine,ky taklalgjyni qe kur spasna ndegju per ta koka thik mas shpine per shqiptaret,o takllagjan po Thaqi eshte i pari qe ka bere koalicion me fatos nanon e per at pun e isalmistat e kan shpall kundershqiptar vetem qe ehste nanoist,o taklalgjyn korupcion ka po sa ka pas ne serbi e ner ldk kun ne bot ska pas ashtu,e Thaqi spo thom qe e ka udhehe q ma se miri po ska me dal pn qe ka me shpall kosoven shtet me ndertu e me asfaltizu,parameno qfar ironie taklalgjyni e quan katundar e baronesha qe i jepet titulli ne angli e quan burreshtetas thaqin,ktu ne kosov ka aq shum  njers me shpirt te zi sa qe sdi sheri i tyne na man kjo toke
Pages
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.