Hashim Thaçit: Sutor, ne ultra crepidam

Sikur të mos kisha frikë, do të thoja që Hashim Thaci është një katundar parekselancë. Do të thoja se është një njeri përsosshmërisht i papërsosur.
Sikur të kisha guxim, do thoja se Katundari Hashim erdhi në qytet dhe (drejt) në pushtet, që assesi nuk arriti të “integrohej”. E gjitha që arriti të bëjë si kryeministër, është se arriti të shndërrohet në një Katundar të Karamelizuar, për shijen e ndërkombëtarëve.
Kryeministrin Katundar të Karamelizuar të Kosovës (4K) e zgjodhëm ne. Ai është produkt i vendimeve tona. E ne jemi këta që jemi.
Sikur të kisha guxim, do citoja Xhaxhain tim që thoshte: katundarët janë të mirë nganjëherë, por e kanë një të keqe, shtohen shumë.
Ashtu dhe e sotmja qeveri, u shtua me fshatarë shumë. Rezultati: sundimi i rurales mbi qytetaren.
(Sado që të tentosh, është e vështirë që katundarin ta marinosh. Ka diç refuzuese në përbërjen e tij. Ka një përbërje të cuditshme që nuk lejon t’i depërtojë marinimi. Dhe për pasojë, vazhdon të mbaj erë. Erë, që e bën lehtësisht të identifikueshëm.)
Më tej, sikur të mos kisha frikë, do thoja atë që në ka mësuar historia, se katundarit i është ndaluar të mendojë, madje edhe me kushtetutë, edhe me libra fetarë edhe me cdo gjë…Çdo kush përpos katundarit, ka të drejtë të mendojë. Po ne ç’menduam kur Katundarin votuam?
Sado që nga (shumë) larg dallohej shtresa e fshatarizmës në fytyrën e tij, ai njeri i gjatë, i butë, na u duk krejtësisht i papërshtatshëm dhe i padenjë për krim. Dhe me ardhjen e tij në pushtet, një epokë e errët mori fund. Dhe filloi një epokë edhe më e errët; sundimi i asgjësë pa fund, sundimi i kategorisë së rëndë të katundarizmës. Dija u shndërrua në dhimbje.
“Elita politike” Hashim-iane erdhi nga farma ose thënë më mirë, “elita politike” në Kosovën e Hashimit na erdhi nga bagëtia e bujqësia (por jo nga ajo e Naimit).
Inferioriteti është një e keqe që shumica e shqiptarëve duan ta shërojnë me sasinë e parave (dhe me pushtet). Por askush s’është aq i pushtetshëm dhe aq i pasur sa ta blejë të shkuarën e tij. E pozita s’të jep dije. Dija nuk mund të blihet me para. As nuk është sëmundje ngjitëse. As nuk merret me grip nga të diturit.
Lidership-i i ri i Hashimit me shokë shumë, na dëftoi se është e vështirë ta ndash luftën për pushtet nga ajo për liri. Lufta për pushtet paskësh qenë më ambicioze dhe me doza më të forta të fanatizmit se ajo për liri…
Fillimisht instaluan anarkinë. Pastaj i erdhi radha sundimit institucional (me absolutizëm). Për pasojë morali u shndërrua në sifiliz, që s’e donte askush. Korrupsioni lulëzoi nën patronatin e “Gjarpërit”. Ndërsa Gjarpërinjtë e shumuan dhe u pasuruan nga dështimet.
Sikur të mos kisha frikë, do thoja se të tëra mediumet dhe të tërë gazetarët (le të më falin dy-tre gazetarë që bëjnë përjashtim) u shndërruan ”në një”. Të tërë u shndërruan në evnuhë dhe invalidë (të guximit foljor dhe të shkruar). Për pasojë, edhe mediumet u shndërruan “në një” (po lexove njërën gazetë, i ke lexuar të gjitha; po lexove njërin portal ke lexuar të gjitha…).
Prandaj, kur dëgjojmë lajmet, pra kur dëgjojmë Hashimin të na flasë me një lumturi lope dhe ne duhet ta adhurojmë si një yll filmi, në këtë botë perfekte të ndërtuar me fjalë, kemi përshtypjen se ne jetojmë në vendin ku lumenjtë rrjedhin mjaltë, ku lopët bëjnë “Milka-n” e gatshme…
Së paku një e drejtë na është dhënë, e drejta për të heshtur. Ndërsa nervi ynë për t’u rebeluar e për të kundërshtuar (e protestuar) padrejtësitë, ka kohë që na ka vdekur.

Sikur të kisha guxim, do të kisha thënë se ai ka shterpësi mendore dhe nuk pranon ta riparojë mentalitetin (e tij). Se është një i paditur me “autoritet” (pushtet).
E karakterizon një servilizëm i paparë (deri në dhimbje) ndaj të huajve, ndërkohë që përdor metoda skajshmërisht primitive për ta luftuar e neutralizuar tjetrin (shqiptarin) për të qëndruar në pushtet…
Sikur të kisha guxim, atij dhe bashkëkatundarëve të tij në qeveri, do t’ia numëroja të bëmat, por do të ishte sikur të tentoja të numëroja çdo yll.
Sikur të mos kisha frikë, këto do të ishin disa nga arsyet pse do doja që Hashim Thaci të bënte vetvrasje.
Ti ke instaluar papërgjegjësinë, që është kryekrim. S’ke koshiencë elementare mbi atë që është publike, njerëzore, kombëtare…
Me sukses e shndërrove Kosovën në vilajetin e fundit (ekzistues) Otoman. Sepse nën tutorizmin tënd po e shkul kombëtaren dhe po e instalon fetaren.
Ti me sponsorimin e vëllait tënd Erdogan, instalove myslimanizmin ekstrem, që do duhet kohë për ta çrrënjosur (nëse s’na ç’rrënjos ai neve përpara). Për ca para dhe ca vota, ti, vëllait tënd turk (se vëllezër shqiptarë s’të kanë mbetur), i privatizove çdo gjë të mirë dhe fitimprurëse në Kosovë (për para qesharake), në emër të - vëllazërisë myslimane.
Po arrin me sukses ta barazosh fenë me kombin. Kjo është gjëja më e frikshme për kombin tonë. Liderët fetarë, analfabetë dhe jobesimtarë, e kanë nuhatur mundësinë për dominim, sundim e pushtim përmes fesë. Jo se e duan fenë (fundja ky soj as që e kuptojnë religjionin dhe as që i besojnë) por se e duan dominimin. Dhe ti po ua mundëson dhe sponsoron dominimin udhëheqësve religjiozë për të mbetur në pushtet. Ju (të dyja palët) po e keqpërdorni Demokracinë që ta shkatërroni Demokracinë.
Ne, në këtë Kosovën tënde, nga shqiptarë të robëruar u shndërruam në myslimanë të liruar.

Trajton marrirat si emergjenca kombëtare. Lejon, insiston dhe sponsoron konvertimin nga Shqiptar në Kosovar. Lejon dhe sponsoron tentim ndërrimin e standardit të gjuhës Shqipe (kërkesëbërësit e kësaj keqdashjeje, janë koshientë se mund të pasurohen duke shfrytëzuar situatën anarkike që mbretëron nën udhëheqjen tënde të paditur, që shitet për votë).
Kosovarët e tu apo shqiptarët e mi nga Kosova, s’kanë problem me gjuhën standarde por me leximin, as me gegërishten e as me toskërishten por me rrugaçërishten, se e gjitha që arrijnë të lexojnë sot në KS janë meny-të e restoraneve dhe buletinet sportive (në kërkim të rrugëdaljes nga varfëria, të parët janë soji yt).

…Dërgon në Ambasadat e Kosovës fshatarët e tu, nga fshati në Paris, Bruksel, Londër…që Europianët ta kuptojnë saktësisht (atë që tashmë e dinë) se sa primitivë që jemi.
Caktimi i ministrave qesharakë dhe katundareskë (përfshi Ministrin e Katundarëve M.K.) që financojnë jashtëqitjet artistike e kombëtare.
Asnjëherë të vetme nuk i ke përdorur e as shqiptuar fjalët art, kulturë apo krijim. Dhe as që ke shijuar një krijim arti apo kulture. Ti shijon vetëm“Sopranot”, por në realitet. Ti je ende në fazën e shijimit të gatimeve të restoranteve. Shijimi i artit nuk të ngop. Arti është diç e huaj për ty. Ti vetmjaftohesh duke bërë para për veten, familjarët dhe bashkëkatundarët (ky është arti yt), do ti thoja sikur të kisha guxim.

Ke stimuluar për interesa vetanake dhe të bashkëkatundarëve të tu, masovizimin e masterizimit. Prodhimi i magjistrave nëpër shkollat private është shndërruar në industri dhe është masovizuar aq sa është shndërruar në gangrenë kombëtare…
Në atë qeveri tënden mbushur me magjistra, të mungon vetëm Ministria e Korrupsionit (e legalizuar, se ekzistenca e saj nuk vihet në dyshim). Kështu, do hapeshin vende të reja legale pune, punëtorët e së cilës ministri, do të pagonin taksa ashtu sikur që paguajmë ne. Fundja ne rrojmë nën pushtimin e qeverisë sate, vetëm që të paguajmë taksa dhe gjoba.
Në këtë depresion kolektiv që mbretëron, të gjithë (me profesion) jemi shndërruar në pesimistë profesionistë.

Buxheti i Kosovës është aq i ulët, sa mund të krahasohet me vlerën e një futbollisti europian.
Ende s’arrij të kuptoj se si, Kosova është prodhuesi më i madh në botë i thashethëmeve, analistëve politikë, analistëve ekonomikë, analistëve…, intelektualëve, OJQ-ve e OJQ-istëve, shoqërisë civile dhe projekteve të tyre…ka ngritjen më të vogël ekonomike në galaksi…
Kosova yte është bërë prodhuesi më i madh i kicit, i patriotizmit folkloriko-tallavaistë, i tallavasë, i teksteve të këngëve, i këngëve dhe i këngëtarëve…
Injoranca, është bërë pjesa jonë më e shquar kombëtare e njerëzore (ku më shumë vlerësohen defektet se cilësitë).
Lejimi i qetë i instalimit të mediokriteteve dhe metastazimit të marrisë e primitivizmit.
Prodhimi i tradhëtarëve dhe armiqve të qeverisë sate është shndërruar në industri.
Prodhimi masiv i pohuesve (apo “Po Shef”) është shndërruar në industri.
Prodhim masiv i pasaportave që na mundësojnë të udhëtojmë lirshëm vetëm në dy “vende fqinje”, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prodhimi masiv i “heronjëve të gjallë” me poste dhe varfërimi masiv i luftëtarëve “të rëndomtë “ për liri.
Nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë në thellësi të paimagjinueshme të dëmtimit kombëtar, është klimaksi i të arriturave tua (pasojat e së cilës kemi filluar ti ndjejmë).

I dashur ThaQi (kështu ta shkruajnë mbiemrin gazetarët e gazetave që ti kontollon),
ti instalove pandëshkueshmërinë në këtë vend. Eshtë krimi më i madh që i ke bërë vendit.
Sikur të kisha guxim, për në fund, do të të thoja:
Kryedështak: nëse ke merita për të shkuarën, ku e merr të drejtën ta dëmtosh të ardhmen?
Si të zhbëhet kjo situate? Ja propozimet e mia:
Një: “Sutor, ne ultra crepidam” (Kundraxhi, merru me kundrat).
Dy: Kërce nga lartësitë e egos tënde (do mbetej në vend).
Për një gjë jam i sigurt, në epitafin tënd do të shkruhet: “Shikoni veprat e mia dhe dëshpërohuni”. Ndërsa, është marria ajo do të të bëjë të pavdekshëm.
P.S.
Sikur të kisha guxim, do të arrija ta dëftoja edhe të vërtetën time, se dy herë e kam votuar Hashimin. Për herë të parë e votova që ta rrëzoja atë tjetrin dhe për here të dytë që të mos arrinte të vinte sërish në pushtet ai tjetri. Se isha i bindur, se ai (dhe ata) që kishin luftuar për lirinë e vendit, do të luftonin dhe për zhvillimin e vendit.
Dhe kjo logjikë më bën bashkëfajtor. Më bënë - kryekatundar.
Comments
Lexo komentet dhe do te

Lexo komentet dhe do te marresh pergjegjen se pse Hasha eshte ne qeveri. As gjysma nuk e kane kuptuar qe autori ska asgje kunder fshatareve si te tille....

Te vetmen kritike qe do t'ia

Te vetmen kritike qe do t'ia kisha bere ketij artikullit, eshte zevendesimi i fjales "katundar" me "njeri i prapambetur", se fjala katundar eshte nje fjale qe thjeshte tregon se nje person jeton ne katund, çka domosdoshmerisht nuk do te thote se duhet te jete njeri i prapambetur, sidomos tani qe ne çdo katund ka televizor, internet, burime te informatave. E pa katund mos na lashte Zoti, se pastaj te gjitha produktet bujqesore duhet t'i blejme ose te maqedoneve ose te serbeve, ose te tjereve.

Arben Shkrimi është pak

Arben

Shkrimi është pak racist, se po më bën të turpërohem që kam lindur në fshat dhe të mos ndjehem i barabartë me qytetarët që kanë lindur në qytet.

Hipokritët është ndoshta zëvendësimi më i mirë për fjalën katundar në këtë shkrim.

Me të tjerat për Hashimin e Hashimat jam krejt dakord!

BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO. Si

BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO.

Si duket shumica nuk e kuptojn shkrimin e e shofin si racisem, Une krejt po e shof si nje te vertet mbi Thaqin qe mbas luftes nuk pat 20 Marka ne gjep ndersa tash ka Milionat edhe qka me qudit ma se shumti qe gjith ju qe komentoni ketu e mbroni e shifni si rasizem jeni Ulur dikun neper zyre me barkun plot File Mignon.

Bravo Arben me mujt e kisha shtyp gjitha gazetat e ja kisha qu Gjarpnit nje te shpija me ja lexu Fmit se qfar babai kan.

Pajtohem me ju... Bravo

Pajtohem me ju... Bravo Arbenit per kete artikull....

I nderuar shkrimtar dhe te

I nderuar shkrimtar dhe te nderuar komentues, une deri ne nje mase e kuptoi kete shkrimtar sepse sic kane thene to vjetrit, eshte mbushur KUPA, dhe besoi qe secili do kishte shume fjate te keqija per Hashim Thaqin dhe shume te tjere qe sot jemi duke e vujtur te gjithe shqipetaret, sepse vetem njerez si Hashim Thaqi te pa dijeshem kur jane ne pozite bejne gjera qe vetem prapanicen e vet e shef, se po te ishte nje njeri si duhet ky dhe shume te tjere qe shkojne bashke me te do i kishim punet me mire, por njerez si ky e qojne vendin ne humnere sepse e kane humbur ndjenjen e patriotizmit dhe te ruajtjes se vendit tone.

E sa i perket shkrimtarit eshte dashte qe ti kategorizoje katundaret e padijeshem si Hashimi dhe te tjere qe jane Dr. Shkence dhe jane ne rruge te mire dhe qe do benin shume per vendin dhe kane bere shume per kete vend, keshtu qe eshte dashte ti fut nenthojza "Katundare i pa tru". sepse nese marrim dhe bejme statistike me shume ka katundare qe shkollohen dhe arrijne sot se sa qytetare, dhe me shume ka Dr. Shkence qe jane lindur ne katund dhe tash jetojne ne qytet se sa te lindur ne qytet!.

Shpresoje qe vete shrimtari dhe te gjithe ju komntues do ta kuptoni mllefin e secilit prej nesh sot sepse na kane sjelle ne dite te veshtira!.

o boll mire djali tha,ktu nuk

o boll mire djali tha,ktu nuk te vyn mu kon doktor shkenc me kuptu,kujna i dhem reagon ,osht normale,po nven selak mi than e ka qujt ma but katunar,se ka katunar tmire e me fjal tmira e te sjellshem burr ode ,fjal pak e burr,edhe jepja doren,,poooo nket rast selak edhe pushtet auuu kukuu.kta gzohen se thojn qe ktyne shkive (qytetarve-prishtinalive)mire jau bonem se pishin kafe nkoh lufte,po kto veq duhesh me kon koprrac edhe jo shqiptar me bo e me menu,po leni more a skeni sy e vesh a qa o puna......!ej valla,shkrim me ven

Te lumte!!!! ke perfaqesu

Te lumte!!!! ke perfaqesu mendimin e shume qytetareve te kosoves,,, Posht Hashimat me vjedhjet e tyre...

Shkrim me real e me Te bukur
Shkrim me real e me Te bukur nuk kam lexuar moti! Te lumte se e ke pershkruar aq bukur gjendejen dhe mjerimin qe po na qon Hashimoviqi.e sidomos me pelqeu kur thua:"Trajton marrirat si emergjenca kombëtare. Lejon, insiston dhe sponsoron konvertimin nga Shqiptar në Kosovar. Lejon dhe sponsoron tentim ndërrimin e standardit të gjuhës Shqipe (kërkesëbërësit e kësaj keqdashjeje, janë koshientë se mund të pasurohen duke shfrytëzuar situatën anarkike që mbretëron nën udhëheqjen tënde të paditur, që shitet për votë)."
Unë e përgëzoj Arbenin për

Unë e përgëzoj Arbenin për guximin për të shkruar një shkrim të tillë. Unë e kuptoj Arbenin pse ai është i mbushur me kaq mllef. E çmoj Arbenin për aftësitë e tij prej artisti. Nëse të tjerët reagojnë, sepse u pengon fjala katundar, pajtohem, sepse Arbeni e ka thënë vrazhdë. Arbeni shpreh gjithë mllefin me fjalën 'katundar' pikërisht ndaj Hashim Thaçit dhe qeverisë së tij, kështuqë unë shoh se ai ka shumë të drejtë në gjithë ato që thotë për udhëheqjen e Hashimit... Askush nuk duhet ta marë personalisht për vete si nënçmim fjalën 'katundar'. Arbeni si qytetar i Kosovës, ku ai jeton çdo ditë ka të drejtë ta shpreh mendimin e tij, sepse si të gjithë ne edhe ai ka shpresuar për një Kosovë të zhvilluar më shumë pas një lufte çlirimtare. Arbeni jeton në Kosovë, ku ballafaqohet për çdo ditë me parregullsi dhe moszhvillim, si dhe ka familje të cilën ai don ta shoh të lumtur në vendin e tij. Ai dhe bashkëqytetarët e tij nuk kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kontribuar në vendin e tyre, sepse pengesa kryesore është qeveria e cila nuk investon aspak të zhvillojë kulturën dhe vetëdijen e popullit. Hashimi është i vetëdijshëm se nuk ka aq shumë vlera për të qenë në krye të vendit. Ai gjatë këtyre viteve të ushëheqjes së tij, as nuk ka mundur të zhvillohet në nivelin e duhur për kryeministër, e as nuk ka dashur të ndihmojë të tjerët të zhvillohen në nivel të lartë, sepse pastaj i del më shumë telashe. Edhepse në Kosovë ka njerëz shumë shumë të ngritur momentalisht saqë munden dhe janë më të aftë të udhëheqin më mirë vendin.

Më pëlqeu thënia e Arbenit: "Kryedështak: nëse ke merita për të shkuarën, ku e merr të drejtën ta dëmtosh të ardhmen?

Pra, nëse Hashimi ka merita në luftën për çlirimin e Kosovës, nuk do të thotë se ai ka të drejtë të ketë monopol mbi qytetarët e Kosovës. Ai është dashur me 'elegancë' të tërhiqet dhe t'ia lërë qeverisjen atyre që janë më të aftë dhe punojnë më me përkushtim për Kosovë.

Mjaft është pasuruar, kështuqë le të shijojë kapitalin (që nuk e ka hallall!), bashkë me familjen e tij!

Pajtohem me tegjitha qe jan

Pajtohem me tegjitha qe jan than ketu per Thaqin dhe "pronto" mafijen, por mendoj se asht gabim nderlidhja e te gjitha te keqijave me fshatarizem. Mungesa e vlerave etike dhe morale asht e dukshme ne secilin segment te shoqeris Shqiptare.

Ke te drejt Arben kur thuash

Ke te drejt Arben kur thuash per fene dhe per çështjen kombëtare. Këta dojnë me çdo kusht me na be një komb të ri - kosovar. Zot mos e ban kurr e kurr. E para, ne do te bashkohemi në një shtet shqiptare. E dyta, keta me kurr nuk do te fitojne. E treta, heronjët e vertete u vranë në luftë. E katerta ka fshatare te dinjitetshem, por, keta qe po na udheheqin jane metrapaz , te paditur hajna dhe nuk e dojne atdheune e vete. Pas lufte te gjithe keta u pasuruan duke e shitur pasurine kombetare per 350 milion EU. Secili nga keta ka miliona EU ne banka. Secili nga keta i kane ozurpuar te gjitha tokat e kryeqyteteve. Te gjithe keta me mundin e popullit dhe pasurine e popullit kane bere para edhe per sternipat e tyre. Edhe Ivo Sanader ne Zagreb veproi si keta ketu por tani ku eshte ne BURG

Krasimi i yt eshte dmth " Kur
Krasimi i yt eshte dmth " Kur magjupi e shan gabelin" pytja ime eshte po ti i Parisit na qenke?
Arben Kastrati, hallall te

Arben Kastrati, hallall te qoft, se e verteta dhem. Une qe rrjedhi prej nje fshati te dukagjinit nuk e mar aspak personale qe i ke sha Katunart se une nuk mendoj si Katunart, ata qe se kishin kuptu shkrimin tend e paskan mar personale.

Per Katunart : O Shqiptar, nuk osht Katunar ai qe jeton ne katun, po ai qe menon si Katunar.

i bashkohem

i bashkohem "kryekatunarizmit" tond-

cili prej juve i mohon keto te verteta qe Arbeni pati 'topa' me i thone, pernime i'u vje era!!

e sa per termin 'katunar'- qe e quani fashist a racist a cka do tjeter- tashme duhrt me hy ne fjalor si fjale me nji konotacion pak ma te sofistikum, pak ma te emancipum, pak ma te kultivum (sigurisht ne farverine e permbajtjes te tij) qe definon ma shume njerz qe si vendbanim kan qytetin sesa fshatin---

Prandaj, Shqipetare (Kosovar- sipas thaQit), nese 7 dite rresht- kurdo qe zgjoheni- mshoni murit me koke---

mbase zgjoheni naj here!!

Ky shkrim nuk eshte veq per

Ky shkrim nuk eshte veq per Hashimin por eshte per shumicen e vendit tone keshtu kur i jepet rasti te shkruaj nje nje drogaxhi, alkolist,mjeran,psikopat etj sic eshte Arben I.Kastrati mbi te gjitha i deshtuar ne profesionin e tij e flet per politik.Aman breeee....

Arben, s'di qysh thuhet

Arben, s'di qysh thuhet latinisht 'give me five'! ;) E keqja ma e madhe osht qe s'e lexon Hashimi kurre kete leter kur t'e sheh sa e gate osht...e kape paniku. Po, nejse, ia lexon nashta Vlora (me ca eufemizma aty-ketu) para gjumit.

E dhimbeshme por vertet e
E dhimbeshme por vertet e qelluar.
Te lumte, se ma freskove

Te lumte, se ma freskove shpirtin me kete shkrim qe pake bere!

E vetmja dobesi, qe ma merr

E vetmja dobesi, qe ma merr mendja e ka ky artikull eshte fjala katundar. Me e drejte do te ishte nese do te perdorej termi presnjak per te peshkruar kete kategori njerezore, sepse presnjaket i ke kudo.

te lumt per te gjitha keto te

te lumt per te gjitha keto te verteta qe edhe i verberi po i she se ku eshte katandisur shoqeria kosovare e fajtor kryesor eshte ky sistem i instaluar sot ne Kosove , ky me vrasje dhe krime ka marr pushtetin andaj me mire nuk pritet prej tij pra sa me heret te zgjohet kjo shoqeri nga kjo amulli me mire eshte per ne ......por druaj se ne flejme gjate

Pergezime, ky eshte

Pergezime, ky eshte nje manifest i vertet !

Edhe une jam nje katundar (jetoj ne Suhareke) po nuk u ndjeva fare i fyer nga perdorimi i termit katundar nga Arbeni.Konteksti i fjales nuk po kuptohet drejte nga lexuesit e shumte- thelbi eshte per injorancen qe po na ngulfat perdite e me shume.

Jam krenar qe jam katundar si Arbeni

Qysh me i thane nje njeri qe,

Qysh me i thane nje njeri qe, tuj e pase krejt shtetin ne duer: policine, prokurorine, fsk-ne, gjykatat, forcat speciale, shikin e dekteri te higjienotekniken, nuk ka mut ne bothe me i ba asni sen nje njeri te vetem qe ka qillu ma azgan, po qohet dhe merr me u pajtu me to naper oda te katunit?

- Katunar, shka tjeter?

Kane thone: katunar he burre,

Kane thone: katunar he burre, me t'i hjeke 7 lekure, qytetar nuk behesh kurre ...

Edhe me zier katunarin ne sheqer, prap katunar, zalloge, shputak mbete ...

S'ka marinim per katunarin, se vec lodhesh ... Keta katunaret tone ne Kosove kane pesuar evulim tu nejte ne katun pa e pa driten e qytetit para lufte, kane mbete katunar edhe 100 vjet duhet me i kalu ne qytet per me ja nise evoluimi me u bere pak me u bo njerez ...

Katunar he burre, me t'i

Katunar he burre, me t'i hjeke 7 lekure, qytetar nuk behesh kurre ....

TE LUMTE. SHUME E VERTETE.

TE LUMTE. SHUME E VERTETE. Duhet te kete edhe ma shume kesi lloj shkrimesh dhe jo vetem shkrime, kunder ketij grupacioni kriminal qe po e "qeverise" kete shtet te brisht.

Bravo Ben, te lumt. Duhet me

Bravo Ben, te lumt. Duhet me ua thene ketyre jashtqitjeve troq! Bravo per guximin se zagaret e thaqit, si mentor shala, rrahman paqarizi, Halil matoshi, Migjen kelmendi dhe gebelsa te tjere po kerkojne afrimin e kosoves me serbi dhe largimin me nga shqiperia, duke u be kosovar si komb dhe duke lyp qe gjuha e drenices mu be gjuhe kombetare e kombit te ri te kriminalizuar kosovaro-thaqiane.

Ky "Qytetari artist" nuk

Ky "Qytetari artist" nuk paska mund te marre asnje LEK nga qeveria ne 15 vitet e fundit ( me mire thene ne 8 vitet e fundit sepse sigurisht qe ka marre fonde nga qeveria ky, per disa projekte te deshtuara ), e tash fillon dhe ndergjegjesohet dhe vendose te ankohet dhe te shkruan! Sigurisht edhe xhaxhain e ka (nese ende e ka?) "qytetar" pasi i paska njohur se cfare jane katundaret.

Ciftat tuaj jane mesuar me puthe duar te pushtetit deri te arrijne objektivin e caktuar, e kur e shohin qe nuk ka me cfare te mjelet atehere dalin dhe "publikisht" e shajne "lopen" qe i ka ushqyer sepse tani ajo "lope" nuk u jep me sasine e "qumeshtit" qe jane mesuar ta kene dhe qe ata e deshirojne....

Artin qe e permend ti e kemi pare!!! Ato projekte i quan ART ti? Ato projekte qe i keni realizuar pas luftes i quani art ju??? Me bere te qesh!

Mesohu, o "qytetar"!!!!

Sikur te kisha guxim ti thoja
Sikur te kisha guxim ti thoja edhe une te gjitha keto dhe jo vetem une po gjithe kosovaret...bravo autorit. Kosovar mos rri po duku kosovar!
Shprehja e pakenaqesise

Shprehja e pakenaqesise pasqyrohet ne shum menyra. Autori me menyren e tij paksa extreme dhe per ata qe e lexojn artikullin siperfaqesisht, e kuptojn si raciste por, ne te vertete eshte nje klithje ndihme ne menyren e tij direkte dhe origjinale. Duke i tejkaluar disa mllefe qe behen personale (gje qe nuk pajtohem), fakt i vertete eshte qe ne raport me popullsine qe kemi duhet ta mbajm vendin e pare ne bote per numrin e magjistrave qe posedojm...gje qe do te ishte shum pozitive per nje shtet te vogel nese ata edhe ishin te afte. Fakt eshte qe edhepse jemi popull magjistrash, i kemi shkollat me te dobeta ne evrope edhe me se e vertete, fakt eshte qe kemi shum magjistra por kemi prezantues diplomatik shteteror qe mbajn tituj diplomatik neper bote e qe pasqyra personale e edukimit te tyre eshte shum jo transparente dhe e dyshimte. Keta "diplomat" na prezantojn neve neper tavolina me reprezentuesit diplomatik te shteteve te tjera. Ne shum raste (jam deshmitar okular) as qe e zoterojn (sadopak) gjuhen e shtetit ku gjinden ne nivelin qe eshte i duhur per titullin qe e "pergezojn". Nuk cuditem qe ka ngecje ne njohjen e pavaresise se kosoves.

Nuk pajtohem plotesisht me menyren e mllefit te shprehur nga z. Kastrati por ne fund te fundit, ne demokraci eshte e lejuar shprehja e lire dhe sot per sot askush nuk u degjua nga te tjeret nese nuk "bertiti" shum. Me mire keshtu te shprehet frustrimi sesa te orientohet (dorezohet) ne kanalet e fundamentalizmeve fetare qe asesi nuk i takojn as kultures e as regjionit ku jetojm.

Dija (si thot Autori), si ajo e shkolluar e sidomos ajo e edukuar (kush ka tradita te mirefillta) nuk zevendesohet me para e as me pozite (po themi) diplomatike. E ne mungesen e te dyjave mbeten vetem parametrat e mentalitetit dhe diapazonit personal per ta "apliku detyren". Rezultatet e deritanishme jan sie Dielli. Nuk mbulohen dot me dore.

Z.Arben me nje mendje

Z.Arben me nje mendje mediokre dhe nje mllef te madh ndaj katundarve .paske gjetur menyern me te ult qe ta shprehsh kete mllef duke e share nje Kryeminister qe qenka katundar por qe me ket artikull nuk ke share nje katundar po ke shar nje popull. se e besoj qe edhe rrenjet tua para se te "qytetroheshin" kan kundermuar dikur at eren qe smund te marinohet .me vjen shum keq qe mund ta quash veten intelektual dhe ke nje paragjykim kaq te rrept ndaj gjakut tend dhe pak a shum perardhjes tende. nese ke dashur te shkruash nje artikull ku shpreh paknaqsi ndaj qeverisjes shpreh ashtu siq duhet dhe e shohim te gjith nje qeverisje e keqe dhe qe po na demton ne shum aspekte POR ASNJEHERE ME NJE SHARJE TE MLLEFOSUR PER KATUNDARET, gjeje at burrecin brenda teje dhe drejtohu me JU ndaj kryeministrit duke shar at per ato qe ben E JO DUKE THEN KATUNDARET sepse pergjithsimi na dergon te rrenimi dhe sharja e vetvetes .

Sikur do te guxoja, ama ne
Sikur do te guxoja, ama ne fakt edhe e kam kete guxim: Arben, nuk je kryekatundar! Je nje kryeidiot! Dhe po se gati ta harroj: Redaksi, jeni po ne te njejten kategori qe botoni nje artikull te tille me pikepamje kaq perqarese, disfatiste e mjerane! Shkurt: Marre u qofte!
Te lumte te lumte vetem

Te lumte te lumte

vetem edhe dicka duhet te shtosh, qe Hashim Thaci, Xh Haliti, A Syla etj

jane punetor te UDB-se dhe rrjedhimisht Tradhetar.

Pershendetje

Mjerim qe mban emrin Arben

Mjerim qe mban emrin Arben dhe qe shkruan ne gjuhen shqipe sepse urrejtja e shprehur ne kete artukulle eshte taman serbe e nji niveli te Qosiqit. Une beje pytje vetes se a jeni ju shqipetar ne te vertet, por qe jeni balte njerezore nuke dyshoj. Te mnjeret ata "Katundar " qe vdiqen per lirine e njerzve si ti. Qe nga ky momente une ju urreje po aq sa edhe armiqet tjere te popullit time shqipetare te cilite ju nuke i takoni ne asnji pikepamje. Ju jeni vete mjerimi ne konture njerzore.

hashim
bravo
sahara.m @ hotmail.com
I nderuari Arben I. Kastrati !
Ju keni thene mu ate qe skenini guxuar ta thuani,Ju pergezoi
per mosguximin e shprehjes se juaj te guximshme.
Like e ke pershkrim tipik I
Like e ke pershkrim tipik I paster gjarperinjet nuk duhet Te udheheqin me kosoven
Shprehja e pakenaqesise
Ky zotëria qe ka shkruar këtë kritik dhe kjo media qe kane publikuar një gjë paskan te përbashkët thjeshte nuk janë servil te katundarëve(klikës politike te Hashimve), po pe shprehin mllefin ndaj kësaj klase politike e cila e ka katandisur Kosovën si mos me keq.
Ky aktori ne rolin kryesor te këtij shkrimi(Katundari) aq shume e ka katandisur keq Kosovën sa qe një Kosovare(shqiptare) thoshte qe as vet serbet nuk kishin dita ta katandisin ne këtë mënyrë Kosovën si ky katundari, mirëpo si duket tashti ne si popull kemi filluar te evoluojmë e besoj se pas evoluimit do te vie edhe revolucioni pasi qe thjeshte jemi çliruar nga mos shprehja e mllefit dhe fal iniciativës se OPOZITES populli kane filluar te shprehin haptas dhe te tregojnë te vërtetat e këtyre kriminelëve qe për 15 vite ja kane bere këtij populli duke e zhvatur ne te gjitha mënyrat qe ata kane ditur, me një arsim te degjeneruar, me një shëndetësi zhvatëse, me një polici servile ndaj pushtetit me nje kulture te zhdukur, me shërbime publike te korruptuar deri ne palce, me një izolim total sikur te jetonim ne një galaksi tjetër te këtij universi e si pasoj nuk kemi mjete te udhëtoj për tek pjesa tjetër e njerëzimit, një nepotizëm te pa pare, servilizëm deri ne universin tjetër, ekonomi te shkatërruar totalishte, privatizim te pafund te pronave publike me çmime qesharake, ndërtim i Autostradave me çmim enorm sa trefishi ne vendet tjera etj etj ky është KATUNDARI i cili nuk ka len gjë pa i bere këtij vendi deri te tradhtia kombëtare qe për hir te mbetjes ne pushtet me atë KATUNDARIN tjetre falin tokat shqiptare dhe japin te drejta një komuniteti qe nuk është as 6% e popullsisë se Kosovës me tepër se vet shqiptareve te Kosovës.
Andaj ju zotëri qe kritikoni autorin fillimisht ejani ne Kosovë edhe jetoni nja një vit dhe e shihni se sa ka te drejt ky zotëri qe ka shkruar këtë artikull
Gazetar idiot
Valla gazetar ijorant sikur ty skom pa po shiqo ka me mbyte urtejtja e ato terma per katyndar po njerez ja te gjithe po kush ta ka mbjelle gjhithe ate urrejtje .....
...sikur te mos kisha frike..
...sikur te mos kisha frike...
Pages
Add new comment