Arkiv-Opinion

Vjehrra dhe mullixhinjtë

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:23

“E di unë ç’duan këta të Brukselit. T’i fusim një të lidhur me Rusinë a me Kinën, apo me arabët, dhe të vijnë e të na kërkojnë pastaj!” Deklaratën e nervozuar ma bëri këtë javë një djalosh, student, me të cilin pas kalçetos ulemi për muhabet dhe për “shkëmbim pikëpamjesh”. E shoh gjithnjë e më të hasur këtë farë qëndrimi protestues mes të njohurve pas shtyrjes së statusit të vendit kandidat, prandaj dhe solla shembullin e mësipërm; e has në biseda të lira por edhe mes internautëve.

Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 06:03

Me qëllime të mbrapshta në këto ditë ka gjarpëruar në Shqipëri ideja se mosmarrja e vendit kandidat nga Europa është bërë për shkak të pranisë së myslimanëve në Shqipëri. Një demagogji më djallëzore se kjo nuk ka. Në fakt është artikuluar në publik nga ndonjë politikan, por unë e dëgjoj edhe jashtë bisedave publike në rrethe më të ngushta. Para se të hyj në analizën e këtij fenomeni, dua menjëherë të them se për mendimin tim dy janë faktorët thelbësorë që nuk morëm statusin kandidat.

Karshillëk...

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 12:02

Komuna e Shkupit do të ndërtojë një kryq të lartë 56 m në komunën e saj, Aerodrom. Nuk i mjaftonte kryqi gjigand mbi malin Vodno, tani dëshiron një gjë të ngjajshme brenda qytetit.

Statusi dhe enigma e qëndrimit britanik

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 07:25

Mosprononcimi i Foreign Office-it, Ministrisë së Jashtme britanike, pas kërkesës për të sqaruar paraprakisht, zyrtarisht pozicionin britanik për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, më la të nënkuptoj ditë më parë, atë çka pritej të ndodhte me qëndrimin e Londrës zyrtare, parandjenjë e cila tashmë është konfirmuar, ku qeveria britanike e Kryeministrit Kameron tashmë u është bashkuar korit të të pavendosurve dhe skeptikëve, krahas Holandës, Gjermanisë dhe Francës.

Efekti i akcizës së karburanteve: Diku mes Berishës e Ramës

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 12:21

Berisha ka disa ditë që po flet e po shkruan mbi efektin shkatërrues që do të ketë në inflacionin e përgjithshëm rritja e akcizës së karburanteve me 10 lekë për litër. Ndërsa Rama iu përgjigj sot se në 8 vite cmimi i naftës u rrit nga 600 në 1800 lekë  (pra, është trefishuar) dhe asnjë apokalips nuk ndodhi.

Le t’i referohemi shifrave të INSTAT-it për të parë se ku qendron e vërteta.

Pasqyra jonë e Dorian Greit

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 03:45

Kur vjen dhjetori, si pa dashje na vë para sprovave të vështira. Përballemi me shtetin, tymin, ata që kthehen, dhe me shpresat që viti tjetër do të jetë ndryshe. Dhjetori (e përsëris: pa dashje) na bën të përballemi me veten tonë. Në dhjetor para na del një pasqyrë që ne përpiqemi ta shmangim. Nuk duam ta shohim veten tonë. E para gjë që shohim janë ata që vijnë nga jashtë. 

Taksim progresiv apo...regresiv?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 19:17

Kryefjala e Ramës rreth politikave fiskale gjatë fushatës parazgjedhore ishte taksimi progresiv.

Ukrainasit proevropianë mund të zhgënjehen me BE-në

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 06:20

Populli i Ukrainës është ndeshur me një sfidë të re për sovranitetin e shtetit të tyre, për sigurinë e vendit dhe për zhvillimin e demokracisë. Nën shantazhin e Rusisë në momentin e fundit, pas një procesi katërvjeçar, qeveria e këtij shteti relativisht të madh, ka hequr dorë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian. Qeveria ka vlerësuar se më mirë është të mos acarohet Moska, të sigurohet vazhdimi i furnizimit me gaz sipas çmimeve të favorshme, sesa të nënshkruhet Marrëveshja e Asociimit me Bashkimin Evropian.

Negociatori i madh

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:00

Refuzimi i krerëve të porsazgjedhur të nëntë komunave “serbe” për të njohur sovranitetin e Prishtinës, dëshmon edhe njëherë se sovraniteti i Republikës së Kosovës po është i kërcënuar së brendshmi, krahas kërcënimit të jashtëm që i vjen nga Serbia. Për më tepër në Kosovë ekzistojnë disa burime sovraniteti, që e ndërlikojnë praktikën e tij.

Meqë ra fjala te Teatri

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 07:51

Pas rrotull tetë vjetësh në qeverinë shqiptare ra edhe një herë fjala te Teatri. Po bukur fort!
Duhet thënë që në krye se fjala për Teatrin në qeveritë tona bie sa herë që kujtohen për drejtorin e Teatrit Kombëtar. Kështu që njëfarësoj, edhe kësaj here, fjala për Teatrin u lidh me emrin e drejtorit të TK, për të cilin tashmë është shpallur edhe një konkurs publik. Drejtori i vjetër, apo ai në detyrë, i emëruar nga një dashamirës i Teatrit, solitar, por edhe stoik, nuk e njeh institucionin e dorëheqjes. Bukur! Puna e tij!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion