Pasqyra jonë e Dorian Greit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1553_dorian_grei.jpg?itok=j9Lq9BUT)
Kur vjen dhjetori, si pa dashje na vë para sprovave të vështira. Përballemi me shtetin, tymin, ata që kthehen, dhe me shpresat që viti tjetër do të jetë ndryshe. Dhjetori (e përsëris: pa dashje) na bën të përballemi me veten tonë. Në dhjetor para na del një pasqyrë që ne përpiqemi ta shmangim. Nuk duam ta shohim veten tonë. E para gjë që shohim janë ata që vijnë nga jashtë.
Ata që nuk jetojnë këtu
Përballem çdo dhjetor me ata që nuk jetojnë këtu. Vijnë për 1 javë, 2 javë ose dhe 15 ditë. Kam bindjen që e mendojnë dy herë. Kam bindjen që i merr malli për vendin, për njerëzit, për të shkuarën. Më duket se, pasi rrinë ca ditë, nuk dinë ç'të bëjnë më. Kaosi ynë i brendshëm është ngazëllyes për pak ditë, por të rrish shumë të sëmur. Shoh në dhjetor fytyra të reja, të freskëta. Shoh fytyra të harruara që dikur merrnin frymë e nxirrnin ëndrra në rrugët e Tiranës. Nuk i di hallet që kanë në vendet ku jetojnë e shkollojnë, por kur kthehen ata kanë një lloj vezullimi që përmban të ardhmen e të shkuarën tonë. Serendipity. Por, ata nuk kanë shumë lidhje me të tashmen tonë. Ata që vijnë në dhjetor në Tiranë janë një shëmbëllim i largët i asaj që ne mund të ishim bërë dhe i asaj që ne kemi qenë. Qytetarë të botës, dhe shqiptarë të humbur në botën e madhe. Nëse mendoni se i idealizoj, po ju kujtoj që dhjetori na vë para pasqyrën e rinisë.
Pasqyra e rinisë së '91-shit
Nuk ka ditë më të lodhshme sesa Dita e Rinisë. Për aq sa mbaj mend, Dita e Rinisë është një ditë e caktuar nga një grup njerëzish që assesi nuk ka qenë të rinj. Nuk mbaj mend të kishte debate, as që një grup ta kërkonte këtë ditë përkujtimore, as debat, ia vlen apo nuk ia vlen. Ca mesoburra u mblodhën, e caktuan, dhe aq. U duhej. Tani çdo 8 dhjetor jam i detyruar të dëgjoj retorikën boshe të atyre njerëzve që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me 8 dhjetorin 1990.
Nuk ka asgjë rinore në fjalët e Berishës, Bashës, Topallit, Metës, dhe sigurisht tashmë as Ramës. Kjo nuk i pengon të përfitojnë nga rasti e të vjedhin skenën. Ruaj ende ca kujtime të dhjetorit '90. Pak dekadencë, pak Teodor Keko e Kongol, pak hapje kishash, pak bulevard, ikja e Kadaresë, shpresa dhe ëndrra, plenume. Asgjë nga ato nuk ka mbetur. Këta burrat që më flasin për idealet e dhjetorit janë ca derra e dosa të majmura me pushtet e para të pista. Ky është dhjetori i tyre. E gjitha çfarë kanë me vete nga këto 23 dhjetore janë paratë e pista dhe epshi i pafund i pushtetit. Ndaj lodhem kur i shoh të dalin të palodhur me fjalime e kujtime për ditën e rinisë. Më duken si fjalime të pacipa mbi varrin e një fëmije që nuk u bë kurrë i ri - e kam fjalën për dhjetorin 1990.
Këta karizmatikë të parasë më kujtojnë që dhjetori, ka të bëjë dhe me paratë. (Shumë prej tyre do ikin jashtë kaosit të Tiranës për të shijuar paratë e këtyre 23 viteve në Zvicrat, Dubajtë (e dreqi e di se ku) të tyret.
Dhjetori i parasë
Dhjetori është i bukur në Tiranë. Shoh njerëz që dalin nga guaskat e vendosin të shpenzojnë ca. Kuptoj se paraja, në të vërtetë sillka gëzim. Rroba, njerëz që lëvrijnë si milingonat duke kërkuar ku e si të shpenzojnë ca më shumë se kursimi normal. Çmimet që rriten, importet që shtohen, njerëzit që bubrrojnë. Gjithçka e veshur me një vello konsumizmi të pafajshme e njerëzore. Të blejmë diçka që ja kursyem vetes tërë këtë vit.
Dhjetori është tym
Dhjetori mban era tym në pedonale. Pedonalja e Tiranës mbushet me kioska e me jetë. Pastaj nisin zgarat, tymi. Lokalet janë plot me njerëz që tymosin duhan. E di që nuk lejohet. Ministra, zv/ministra, djem e vajza të reja të promovuar nga fryma Rama, pijnë duhan lirshëm në vendet e ndaluara të bindur që ky shtet nuk e lufton dot duhanin. Rrobat mbajnë era tym, flokët mbajnë era tym, femrat mbajnë era tym. Kompromisi është i thjeshtë: Ose rri në shpi, ose jeto në tym.
Dhjetori i gajdeve
O Bella Donna... muzika e vjetër luan në radio, ndërsa shkruaj këtë shkrim. Te tavolina ngjitur janë një grup djemsh që flasin “mo plako” dhe dikush “o bos”. Miksimi i të ardhurve. Janë artistë që flasin për gajden. Pastaj flasin për një koncert në Mitrovicë. Pastaj për metrotë. Pastaj për Vodkën e Fërnetin (para se të dilnin në skenë). Pastaj për Krishtin. Pastaj për një shokun e tyre. Pastaj një kitarë që kanë parë në një dyqan në Paris. Pastaj për lokalin ku do shkojnë më pas. Pastaj për një bjonde që kanë parë. Ka kaq shumë bjonde në Tiranën mesdhetare. Janë biseda që nuk i gjen në asnjë muaj tjetër të vitit në Tiranë. Vetëm në dhjetor. Janë kaq të “lehtë” në komunikimin e tyre sepse nuk kanë qenë këtë vit në Shqipëri.
Viti i mbrapshtë
2013-a është ende një vit me bilanc të paspecifikuar qartë. Mua më duket tragjik, të paktën përsa i përket shifrave. Ndryshe nga ç'prisnim, pas ri-qeverisjes, krimet ende vazhdojnë. Shoh në rrugë duke u ngrirë nga të ftohtët fëmijë-skllevër. Ministri Tahiri duhet të jetë në zyrë me kondicioner. Ose duke marrë veten nga lodhja bri zjarrit. Nuk do ndonjë vështirësi për të kapur tutorët e për të sistemuar fëmijët-skllevër. Por, kanë qenë të zënë duke kapur të arratisurit nga burgu. Sa herë kaloj pranë këtyre fëmijëve, më dhimbsen aq shumë sa mezi përmbahem pa u dhënë lek. Janë lakuriq, në trotuar, dhe qajnë. Por, e di që lekët që jap unë i mbajnë ata skllevër. Ç'të jetë duke bërë vallë ministri im? A ecën më në këmbë? A u jep më lek lypësave? A ka ndonjë projekt? Apo, nuk është puna e tij? Mos jam kapur me ministrin e gabuar? Këto janë pyetje që vijnë në dhjetor. Sidomos, kur kalon bri trupave që dridhen lakuriq, herë 8 e herë 12 vjeç mbi trotuar. Bukuria që vret, thoshte Migjeni. Por, KËTA kanë vrarë dhe Migjenin. Pak kush ankohet.
Njerëzit që ankohen
Jeta është bërë shumë bazike. Njerëzit kërkojnë gjëra të thjeshta. Për shembull, dhjetori na dha shansin të shohim nxënësit e ekselencës, dmth, më të mirët e më të zgjuarit në vend në një përballje me Kryeministrin. Ndoqa nga larg pyetjet e tyre. Pyetën për veten e vet. Pastaj, e pyetën për kuriozitete kalamajsh. “Cili ministër të ka ndihmuar më shumë? Po më pak?” Ose, “A janë të vërteta atë që thuhen për taksën mbi rrogën?” Unë, do kisha dashur që nxënësit e ekselencës të kishin pyetur se pse taksohen rrogat e jo dividentët? Pse bosët e mëdhenj të parasë mund të marrin rrogë 0 lek e të mos taksohen, ndërsa rrogëtarët me rroga të mira do taksohen një më një? Por, është e tepërt të presësh pyetje reale nga një brez virtual. Shkollim virtual, rini virtuale, jetë virtuale, zotime virtuale. Sepse, (theksoj: pa dashje, instinktivisht) në dhjetor të tërë ndjejnë nevojën për të marrë një zotim.
Viti i zotimeve
Dhjetori, është një muaj kur të gjithë besojnë se mund të marrin një zotim për të ardhmen. Në fakt, mua më ka ndihmuar për të kuptuar ku jam. Tashmë e di. Tirana është një njeri i bukur e i ri, por portreti i vet është i kalbur e i plakur. Rama e të tijtë nuk kanë për ta thënë e as për ta kuptuar. Berisha e të tijtë s’e kanë kuptuar kurrë. Këta që erdhën për festa, do ikin prapë duke marrë me vete kitarat, verën e mallin. Pastaj do jemi ne, përballë portretit tonë veshur me letër mbështjellëse ngjyrë kafe. 2014-ta duket si një tjetër vit ku unë do duhet të rri në trotuar përballë shtetit, politikës, vanitetit e mjerimit. Edhe në 2014, do jem i detyruar t'u them “jo”.
Revista KLAN
Comments
shkrim shum i

shkrim shum i qelluar,komplimente! do doja te shkruanit me shpesh ju lexoj me kenaqesi

pak a shume keshtu eshte

pak a shume keshtu eshte jeta.Nje fabul,ku ti kerkon fatin dhe mbledh zhgenjime.Kalon stacion me stacion me pishmanllek,gjithmone duke i thene vetes se stacioni i ri qenka me pak interesant nga i meparshmi,por meqe te kthehesh prapa e ke te pamundur,pasi pedana ka rene,atehere shkon pa entuziazem perpara,me shprese se diçka do ndryshoje,ne mos per mire,te pakten per keq.Gjersa arrin ne fund pa e ditur qe eshte fundi.Hemingway tregon njehere kur ishte me Francis Scott Fitzgerald(ai qe ka shkruar Gatsby i Madh)dhe duke ngrene ne restorant Scott i thote qe e shoqja e nençmonte duke i thene se nuk ishte burre tamam ne ate pike...Hemingway i thote te shkojne ne banjo dhe atje i ben"ekzaminimin" dhe e siguron shkrimtarin e famshem qe tek"vendi"i burrit ishte supernormal,ndersa e shoqja Zelda ishte e çmendur e mos ta degjonte.Scott i rikthehej serish argumentit e keshtu Hemingway e çon ne Luver,se ishin aty afer,te shohin monumentet e pikturat me nudo per te pare proporcionalitetin,pasi gjykohej se ne lashtesi e mesjete ishin shume rigoroze ne proporcione.Perseri Scott nuk bindej,kerkonte t'i jepte te drejte te shoqes.Hemingway me shume seriozitet e bindte qe asgje nuk ishte anormale e ne fund shfrehet duke i thene se mire gruan e kish te çmendur,por ajo po e çmendte dhe ate.Analogjisht ne tere keto vjet,23,kur 30 eshte nje gjenerate,ne jemi marre me nje legjende te ngjashme me ate qe sapo thashe me siper.Jo ishte dhjetori,jo s'ishte,jo Sigurimi,Ramizi,jo po Enveri,jo Azemi qe doli apo e nxorren,Spartaku,gladiatoret,etj;ne kafenete shqiptare,ato te vertetat me kafe e raki dhe ne ato mediavizive me"kanoçe"akoma nuk e kemi shkoqitur se Dhjetori e kishte te vogel apo normal domethenien.Ishte revolucion apo thjesht nderrim sistemi?Natyrisht ishte nderrim sistemi,sepse revolucionet behen me barrikada,lufte ne qytete.Edhe Evropa ne '68 pati me shume rremuja dhe viktima,kur tek e fundit ishin levizje feministe e liberiste.Por sidoqofte,me heronj bronxi apo plasteline historia keto vite do t'i shkruaje sikur te ishin legjenda dhe sikur protagonistet legjendare.Ndersa Shqiperise do t'i ngjaje si me Odiseun,10 vjet te shkuara per te djegur nje qytet dhe 10 vjet te tjere per t'u kthyer atje ku ishte.

Bej me shume seks,

Bej me shume seks, Koloreto!

Dhe, po munde dhe po qe me fat, bjer ne sashuri.

Mbase te cliron pak nga pesimizmi dhe nga tisi i trishte qe sjell ne shpirtrat e ndjeshem padrejtesia, pabarazia, mjerimi dhe boshesia e kotesise njerezore.

Eshte kudo keshtu, i dashur, ne Shqiperi, ne Europe apo ne Amerike.

Dhe ka qene kurdohere keshtu, ketej dhe andej pari.

Dhe keshtu do te jete gjithmone.

Jeta dhe gezimi i rendomte qendron ne gjerat e vogla qe shijojme, ne simbolet dhe festat qe i sjellin ato ne jetet njerezore, ne ritet qe njerezimi i ka shenjuar dhe ruajtur si nje psikoterapi e pazevendesueshme per dilemat e brendeshme.

Dhe, gjykoj, keto gjera i shijojne njelloj dhe i "lumturon" njelloj, te pasur dhe te varfer, te bardhe e te zinj, te rinj e te moshuar.

Pastaj, sikur qofte edhe per gezimin qe u sjell femijeve, per driten ne fytyrat dhe syte e tyre, ja vlen te ngreme nje skene, te bejme pak theater dhe te shtojme nje molle, nje gote vere a shurup, apo nje embelsire ne tavoline.

Dhe fal dicka, jep lemoshe, Koloreto.

Bej "charity", sic i thone ne perendim.

Edhe sikur ta dish qe lemosha jote do shkoj ne xhepat e abuzuesve te viktimave qe lypin ne rruge apo te atyre qe e nekuptojne lypjen thjesht me ekspozimin e gjendjes se tyre.

Kjo do te te bej te ndjehesh me mire, me se paku, jo aq pa shprese, i trishtuar dhe i zhytur ne kotesi.

Sepse lemoshen nuk e kane shpikur lypesit, por dhenesit e saj.

Per tu ndjere me mire, ne paqe me veten e tyre. Dhe e kane fare sinqerisht dhe seriozisht.

Eshte si nje miklim i ndjesise se keshtu zbuten ato plage qe shoqerojne gjithmone jeten sociale dhe ate njerzore.

Eshte nje fare vetshperblimi per dhenesit e lemoshes, qe ne disa shtete, si ne amerike pershembull, e kane bere edhe ligj, duke u reduktuar taksat ne perputhje me masen e lemoshes qe kane dhene.

Nuk tingellon dhe aq kristiane, apo jo?

Po sa a sa gjera, nuk tingellojne me si kristiane, sapo del nga dera e kishes dhe zhytesh ne luften e perditeshme per mbijetese.

Te falenderoj, megjithate, per perthyerjen e njerezores ne prozen tende tqe sapo lexova.

Kisha pasur nevoje per te.

Nuk po merrem me fluturimet

Nuk po merrem me fluturimet tuaja mbi fluturimet e Koloretos e as me fluturimet e Koloretos vete, e pranoj qe nuk kam kapacitet intelektual t'ju ndjek neper keto lartesira. Dua vetem te ve ne dukje dicka qe me duket si gabim i vogel (i bere nga padija, ose nga deshira per te argumentuar hipokrizine dhe mos kristianizmin e atyre qe japin lemoshe). Juve thoni: "Eshte nje fare vetshperblimi per dhenesit e lemoshes, qe ne disa shtete, si ne amerike pershembull, e kane bere edhe ligj, duke u reduktuar taksat ne perputhje me masen e lemoshes qe kane dhene."

Ky pohim eshte i pasakte, taksat NUK reduktohen ne perputhje me masen e lemoshes qe jepet. Masa e lemoshes konsiderohet tax-deductible, qe do te thote qe parate qe jepen si lemoshe i zbriten te ardhurave, pra eshte njelloj si te mos i kesh fituar. Ku eshte vetshperblimi ketu? Pra ti fitove 100, 000 $ ne vit, 5000 i dhe "charity" fisku te kerkon te paguash taksa mbi 100,000 - 5000 = 95,000 $. Kjo eshte thjesht "fair" po sic e thashe nuk ka asnje vetshperblim.

Pershendetje Plaku

Pershendetje Plaku Xhuxhumaku,

Dhe faleminderit qe konsiderove te beni verejtje ndaj reflektimit tim per shkrimin e Koloretos.

Edhe pse, si rregull, nuk replikoj ne komente, mu duk me interes dhe zbavitese, te bej nje sqarim ne lidhje me thelbin e verejtjes tuaj se, ne Amerike, taksat nuk reduktohen ne perputhje me masen e dhenjes se lemoshes (charity), por ato (dmth taksat), jane "tax-deductible", duke nenkuptuar se sasia monetare e dhene per charity i zbritet shumes se te ardhurave qe taksohen.

Ne fakt, eshte e njejta gje.

Dmth, te heqesh/perjashtosh nje shume (charity) nga shuma qe taksohet, dmth nga te ardhurat e pergjithshme qe duhet te taksohen sipas ligjit, do te thote te reduktosh ( te paksosh), masen e takses qe duhej te paguhej.

Le ta konkretizoj me shembullin qe ju vete keni sjelle.

Dy qytetare, A dhe B, kane te ardhura vjetore te njejte, $ 100,000 dhe le ta zeme se shkall e taksimit eshte 20%.

Qytetari A, i cili nuk jep charity, ne fund te vitit, paguan per shtetin/shoqerine taksat $ 20,000 dhe i kane mbetur te shpenzoje per vete $80,000.

Qytetari B, ka dhene gjate vitit $5000 dhe prandaj, megjithse ka fituar po aq sa qytetari A shumen $100,000, i zbritet nga shuma qe taksohet $5000 dhe taksohet vetem per $95,000 dmth paguan per shtetin/shoqerine, 20% te $95,000 qe eshte $19,000.

Pra, taksa e qytetarit B, zbriti, u paksua, u reduktua, nga 20,000 ( aq sa pagoi qytetari A qe nuk ben charity), pra zbriti ne $19,000 dmth $1000 me pak. Kjo ndodhi per shkak te lemoshes $5000 qe ai dha si charity.

Pra ligji, i dha nje kompesim material $1000 per shkak te veprimtarise/dhenies se lemoshes qe qytetari B ne fjale ka kryer.

Ja pra, pikerisht ketu, qendron shperblimi/ apo veteshperblimi te cilin une e permendja ne komentin tim.

Ju zoti Plaku Xhuxhumaku, me te drejte mund te thoni: Pa dale pak, ne fakt qytetari B, ka paguar per shoqerine $19,000 taksa dhe $5000 charity, dmth gjithsej $24,000 dhe i kane mbetur per vete vetem $76,000; ndersa qytetari ka paguar per shtetin/shoqerine vetem $20,000 dhe ka mbajtur per vete $80,000. Dhe kjo eshte vertete.

Por, duke qene brenda dhe ne rregull me ligjin, edhe qytetari A edhe qytetari B, a eshte ky lloj reduktimi i takses per qytetarin B, per shkak te charity-se, sic thoni ju, "fair" qe do te thote, i drejte, ne te drejte te zotit, i ligjshem, i moralshem, i pa anshem etj?

Varet si e sheh dhe se tek kush zbatohen efektet e tij.

Me se pari, zoti Xhuxhumaku, une mendoj se, te dhenet/ lemosha/charity eshte nje akt personal, i brendshem dhe i thelle qe lidhet sa me humanizmin aq edhe me religjionin dhe anen sociale e psikologjike te njeriut, me nevojen instiktive per te gjetur ekuilibra shpirterore, per tu cliruar nga "mekatet", per tu ndjere "superiore" dhe, sidomos per tu plotsuar.

Dhe e gjithe kjo, nuk duhet perlyer me prapa, me nje fare shperblimi, lehtesimi, favori, qofte ne taksa, qofte ne pozita sociale, sepse e humb vleren e vertete nga e cila duhet te buroje akti i dhenjes.

Se dyti, ne u morrem me nje akt te thjeshte dhurimi monetar ne llogarite e mesiperme dhe me nje efekt te thjeshte te se drejtes per lehtesim ne taksa.

Por ne fakt, tablloja eshte mjaft me e komplikuar ne gamen e charitive jo thjesht me para, por edhe me prona dhe sende te tjera materiale me vlere, me llojon dhe institucionet marrese e dhenese qe gezojne te drejten ligjore per tu konsideruar ne reduktimin e barres se taksave etjere etjere.

Por, ne menyre te thjeshtezuar, mund te them se, pervecse kontestimit moral dhe religjioz qe vjen ne vemendje per nje shperblim apo vetshperblim material per aktet e charitise, ka edhe nje aspekt social dhe efekt denigrues te saj.

Po spjegohem shkurt, duke marre edhe njehere shembullin e qytetareve A dhe B.

Qytetari B, i dha shtetit, per shkak te charitise $1000 me pak taksa se sa dha qytetari A.

Perfytyro, qindra milione qytetare dhe, sidomos korporata dhe institucione qe u reduktohen taksat per shkak te charitive.

Behet fjale per qindra mijera miliarda dollare me pak ne buxhetin e shtetit, qe presupozohet te jete rregullatori i nevojave sociale te te gjitheve, perfshire edhe ata qe kane nevoje jo thjesht per charity, por per shkolla, kopshte , leje te paguara lindjesh dhe cerdhe, bursa studimi, spitale, shtepi te moshuarish etj etj.

Ja pse, se fundmi, edhe Presidenti Obama, ka bere thirje per nevojen e ligjeve te reja qe te paksohen reduktimet e taksave per shkak te charitise, qe ne Amerike eshte si nje industri e tere, kostoja e funksionimit te te ciles, shpesh thith pjesen me te madhe te fondeve te dhena per charity.

Dhe se fundi, zoti Xhuxhumaku, duke pranuar se ky eshte nje problem i madh dhe une jam vetem nje amator modest ne kete leme, me lejoni tju them se ne komentin tim une e solla keshillen time ndaj Koloretos per te dhene charity ndaj lypesve edhe kur ke dyshime te bazuara se ata abuzohen dhe se atyre ju mbeten vetem therrimet e lemoshave, me bindjen e thelle se lemosha e vertete ju ben mire dhenesve te saj dhe jo aq, marresve te saj.

Megjithse, sinqerisht, Koloreto nuk futet ne kategorine e atyre zoterinjeve te Migjenit, tek skica e tij klasike "Zoti te dhashte", prape me duhet te them se "zoterinjte" e rinj shqiptare, qe kane filluar me aq pervujteni madheshtore te rishkojne neper kisha e xhamia, e kane ne zhargonin e tyre te brendshem pergjigjen: Hajt, shko tani, zoti te dhashte!

Bukra e "Portokallise" te Top Channel, eshte vetem surrogatoja seksi e harremev te tyre.

Thelbi i komentit tim eshte

Thelbi i komentit tim eshte kapur prej jush kur thoni:

"Ju zoti Plaku Xhuxhumaku, me te drejte mund te thoni: Pa dale pak, ne fakt qytetari B, ka paguar per shoqerine $19,000 taksa dhe $5000 charity, dmth gjithsej $24,000 dhe i kane mbetur per vete vetem $76,000; ndersa qytetari ka paguar per shtetin/shoqerine vetem $20,000 dhe ka mbajtur per vete $80,000. Dhe kjo eshte vertete."

sepse eshte egzaktesisht kjo qe une desha te ve ne dukje per sa i perket "vetshperblimit". Ju keni dhene edhe detajet te llogaritura. Pra nese jemi dakord qe duke dhene charity njeriu nuk vetshperblehet ne kuptimin monetar, (te gjitha te tjerat qe thoni ju mund te jene ashtu sic thoni ju, une tashti jo vetem pertoj te mendoj rreth tyre, por po u mendova nuk e di a mund te jem dakord apo jo) ky eshte fundi i diskutimit. Falemnderit per pergjigjen.

Sinqeriteti ben mire, keshtu

Sinqeriteti ben mire, keshtu thone, Koloreto!

Ajo qe mbajme mend nga e shkuara -nga Dhjetori, ne kete rast- rrefen ate qe kemi qene ne ate moment te jetes

private, te vendosur ne mjedis me te gjere, social, politik.

Ka ca qe, qysh ne fillim, e quajten Pluralizmin e ketij Dhjetori si Te Parin pluralizem shqiptar!!!

Mund te mos e dinin historine, pra qe ne vitet '30 e kemi pasur nje te tille, dhe Intelektualet e Vertete prej asaj kohe i kemi patur, aq sa shoku Enver nuk i mbaroi dot kurre, por midis tyre kish edhe nga ata qe "kerkonin ta harronin qellimisht" kete eksperience. Zaten, tek ne gjerat gjithnje nisin nga e para, madje se fundi duhet doemos te rilindin!!!

Ti, me lejo te drejtohem ne njejes, ze n'goje Teodor Kekon apo Kongolin, okay, ky eshte veshtrimi juaj (eshte me mire ne shumes, mbase ne kete moment, se ky shenim behet publik), por as njeri e tjetri nuk kane lidhje me ata qe e kishin pergatitur Dhjetorin e Deshiruar. Dhjetorin qe ndodhi po, ata e pergatiten, atyre u duhej! Berisha ishte njeriu qe me se miri ushtroi pushtetin qe sajoi Dhjetori si Vazhdim i Nentoreve!

Se, Levizja Studentore, packa se tonet ja dhane ata qe ndjeheshin te "siguruar shpinash", (Spiro Curri ka qene shume i sinqerte kur eshte shprehur se "ne, bij komunistesh ishim, pushtetin e eterve tane deshironim ta benim me te mire, me njerezor!") shtysen reale e kishte prej atyre qe e kishin vuajtur dhunen mbi shpine, e kishin ndjere ne shpirt dhe e kishin perceptuar ne aresyen e kultivuar prej kultures se para Luftes. Pra, besoj, gjerat nisin se paku ne vitet '30.

Padyshim, ke te drejte te dyshosh tek cfare ben ministri ne zyren e ngrohte, teksa lypesit dhe populli e femijete e tij ne shkollat jane atje jashte, ne te ftohte, por kjo nuk erdhi befas. ne te gjoret shqiptare, edhe me tej do na duken ministrat e brendshem si Kadri Hazbiu, thjesht pse nuk kemi analizuar si u krijua ai portret. Ne sot e kesaj dite kerkojme hapjen e Dosjeve, pa kerkuar me pare: Kush i hapi Dosjet?

Ndaj Dhjetoret, kurre s'kane per te shpetuar dot nga kronologjia: ata vijne fill pas nentoreve!

ps.

Keto e te tjera shenime jane fragmente te nje libri te aktualizuar.

rrofsh, Marvixhan...! do

rrofsh, Marvixhan...!

do kisha dashur ta kisha nenshkruar (edhe) une mesazhin tuaj miqesor/njerezor,

me bindjen se Koloreto ka per ta shijuar ne monologun e tij...

E ka pershkruar ne menyre

E ka pershkruar ne menyre shume te sakte depresionin ne te cilin kane rene qytetaret e Tiranes.

Cdo gje duket boshe, asgje nuk jep shprese!

Add new comment