Taksim progresiv apo...regresiv?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 19:17
Eduard Zaloshnja

Kryefjala e Ramës rreth politikave fiskale gjatë fushatës parazgjedhore ishte taksimi progresiv. Dhe për ta ilustruar sa më thjeshtë skemën e re të taksimit, ai thoshte se “kush ka të ardhura më shumë, do të taksohet më shumë dhe anasjelltas.” Në paketën e re fiskale që ka paraqitur qeveria në Kuvend, ky parim i trumbetuar papushim nga Rama e gjen shprehjen e vet në skemën e re të tatimit mbi pagat, që do të tatohen me një përqindje më të ulët për ata që e kanë pagën bruto në intervalin 300 mijë – 1 milion e 300 mijë lekë të vjetër dhe me përqindje më të lartë për ata që e kanë pagën më të madhe (pagat 300 mijë e poshtë janë përjashtuar nga tatimi që në prill të këtij viti).

Por a mjafton vetëm ky ndryshim i skemës së tatimit mbi pagat për të siguruar progresivitetin e premtuar të taksimit?

Le të sjellim dy shembuj konkretë për ta verifikuar këtë gjë.

Familja 1: Burri, zyrtar i mesëm në Bankën X, 1.3 milion lekë të vjetra rrogë bruto, gruaja merret me rritjen e fëmijve. Kjo familje është qiradhënëse ambjentesh zyrash në katin e parë të pallatit ku jeton – qeraja është 4 milion lekë të vjetra bruto në muaj.

Çdo muaj, kjo familje paguan 130 mijë lekë tatim mbi pagën e burrit (10% të pagës), 400 mijë lekë tatim mbi qeranë (10% të qerasë), 70 mijë lekë taksë mbi pronën (nga 35 mijë që ka paguar deri më sot), dhe 400 mijë lekë tatim mbi konsumin (1/6 e 2.4 milion lekë konsum në muaj, për të paguar TVSH-në dhe akcizat e mallrave dhe shërbimeve që blen). Pra, kjo familje i paguan shtetit drejtpërdrejt (nëpërmjet tatimit mbi të ardhurat) dhe tërthorazi (nëpërmjet tatimit mbi konsumin) gjithsej 1 milion lekë në muaj. Kështu që barra tatimore e saj është 19% e të ardhurave bruto.

Familja 2: Burri, drejtor i bankës së mësipërme, 2.1 milion lekë të vjetra rrogë bruto, gruaja merret me rritjen e femijve. Çdo muaj, kjo familje paguan 315 mijë lekë tatim mbi pagën (15% mbi pagën), 250 mijë lekë tatim mbi konsumin -- 1/6 e konsumit prej 1.5 milion në muaj (kursen diçka për të ardhmen e fëmijve). Pra, kjo familje i paguan shtetit drejtëpërdrejt (nëpërmjet tatimit mbi të ardhurat) dhe tërthorazi (nëpërmjet tatimit mbi konsumin) gjithsej 565 mijë lekë në muaj. Dhe barra tatimore e saj është plot 27% e të ardhurave bruto.

Këta dy shembuj tregojnë se familja e dytë, e cila ka të ardhura mujore më pak se sa gjysma e së parës, taksohet me një përqindje shumë më të lartë se ajo. Pra, në këtë rast (i cili nuk është i izoluar, sepse ka mijra familje që japin me qera ambjente/apartamente në kate të para e të mësipërme) kemi një taksim regresiv dhe jo progresiv, siç pretendohet.

Një premtim tjetër i Ramës gjatë fushatës elektorale ka qenë heqja e TVSH-së për barnat, me arsyetimin se kështu do të pakësohet barra tatimore për familjet me të ardhura të pakta. Dhe në fakt, në paketën e re fiskale është propozuar heqja e TVSH-së për barnat. Po a i ndihmon kjo gjë familjet me të ardhura të pakta?

Sot një familje e tillë, kur blen një ilaç që kushton 1 mijë lekë, paguan edhe 100 lekë TVSH (10%), por rimbursohet nga ISSHP-ja për 1100 lekë. Me heqjen e TVSH-së do të paguajë vetëm 1000 lekë dhe do të rimbursohet po për 1000 lekë. Pra, asgjë nuk ndryshon në xhepin e saj.

Nga ana tjetër, një familje me të ardhura të larta, ka mundësi të blejë barna cilësore, që nuk janë në listën e rimbursimit. Në qoftë se sot ajo paguan 11000 lekë për një ilaç (10000 lekë ilaçi dhe 1000 lekë TVSH-ja), nesër do të paguaj vetëm 10000 lekë, sepse do të hiqet TVSH-ja për të gjitha barnat.

Pra, familjes me të ardhura të më të mëdha i pakësohet barra tatimore, ndërkohë që për familjen me të ardhura të vogla, nuk ndryshon asgjë. Thënë ndryshe, në vend që të kontribuohet për rritjen e progresivitetit të taksimit, me këtë lëvizje, ndikohet për theksimin e regresivitetit të tij...

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Tatimi progresiv aplikohet mbi te ardhurat ne teresi e jo thjesht mbi rrogen. Dikush mund te jete biznesmen dhe nu ka rroge fare.

I ka zgjidhur bota keto ceshtje ketu e 100 vjet. Po ne kushtet e evazionit fiskal dhe dallavereve me tatimet-doganat eshte e pamundur. Pastaj kesaj i thone te nxjerresh dhjame nga pleshti. Ata qe duhen tatuar me shume jane ata qe qarkullojne gjithe parate e Albanistanit hapurazi apo fshehurazi. Dmth Naci-Nuci-Meta, me Kokedhimen nga prapa.

Submitted by arben demo (not verified) on

Ke te drejte Ndriçim !

Taksimi mbi pagat u fut ne fillim te demokrcise kur ishte evtmjae ardhur dhe vendi dilte ng varfria. Ai ishteprogresi-si kudo- dhe me shkallezime. Me futjen e takses se rafshte ne nivel t ulet(ne vendet qe perparuan ishte mbi 20%) tek ne pati rritje te te ardhurave ne buxhet nga te varferit dhe ulje te taksave per t pasuritdhe kompanit. saliu pretendonte qe kjo do sillte perparim. Kjo nuk ndodhi dhe per te mbushur buxhetin tejkaloj borxhin.

Sot    PS flet per tatim mbi te ardhurt personale dhe  na jep shembuj nga pagat. Kur pagat rrin konstante dhe ka inflacion kemi varferim. Se dyti nuk jep parashikime per te kater vitet apo deri ne 2018 si i jep FMN-ja.

Per taksat mbi te ardhurat personale (jo vetem mbi pagen) dhe  per gjithe taksat, ne se duam perparim dhe rritje te cilesise se jetes, kemi bere nje propozim qe mund ta shihni ketu (respublica) ne materialin e botuar me  7 korrik 2012.

Submitted by Billy (not verified) on

Per ilacet, nuk rimbursohet familja, por personi. Ne se paguan kontribute, pra je ne pune, ose je ne pension. Shumica nuk rimbursohet.

Ndersa per tatimin mbi te ardhurat, shumices se popullsise shqiptare nuk ja ndjen fare! Nuk jane ne pune, nuk kane te ardhura qe qarkullojne nepermjet bankave. Mund te na nxjerresh si tatohet fshatari qe vjen shet qumesht posht pallatit, apo ai qe shet vicin tek kasapi i lagjes...????  Po dyqanet e lagjeve qe i mbajne paret ne shtepi, poshte jastekut???

Submitted by tirana (not verified) on

Analiza e z. Zaloshnja eshte shume e sakte.

Do doja te shtoja edhe efektin qe mund te kete ne ekonomi ky buxhet, ne kushtet e krizes. Ekonomia jone eshte e bazuar teresisht mbi konsumin. Ne kushtet e pamundesise se ndryshimit te ketij modeli ekonomik ne afatshkurter, ky buxhet godet drejtperdrejt konsumin duke shkaktuar recesion. Shpresojme qe mos kete efekt destruktiv ne sektorin financiar per shkak te flluskave qe jane krijuar gjate dekades se fundit.

Submitted by alidemsi (not verified) on

PO mire me Zaloshnje... mire e ke ti, po ku ke pa ti naihere qe te ndahet e drejta me kanar farmacie.... ore po a jeni ne vete me keto budallaliqe qe shkruani xhanem... Kur thuhet qe mew taksimin progresiv paguan me shume ai qe fiton me shume, nuk do te thote qe qe te gjithe te paguajne ne menyre te barabarte, por ne kushte te njejta te paguajne njesoj ne parim... Po pse faji i tij eshte qe qytetari i pare ka nje biznes te vetindhe merr 4 milion leke ne muaj me shume, apo se ky i dyti ka nje pune qe merr rrreth 1 milion leke me shume se i pari... po pse keshtu behen llogarite...??? Eshte njesoj si ne krimet penale, ku ai qe ka mbushur moshen 18 vjeç denohet per nje krim me 10 vjet, dhe ai qe ka qofte edhe nje ditte mangut nga mosha 18 vjeç denohet me riedukim nepermjet punes, apo me tre vjet... pra i njejti krim eshte, por ja qe keshtu e ka ndare ligjvenesi.... Ore Zaloshnje Tan Hoxhe & co... shikoni ore parimin, shikoni ore se sa perfiton apo humbet buxheti nga kjo takse, shikoni she ndikoni ne menyyren e rritjes se performances se adminiatrates tatimore  ja ketu qendron thelbi dhe thembra e Akilit e tere sistemit tone fiskal, nuk eshte tek modeli, por tek funksionimi i administrates.... se gjithmone dhe kudo ne te gjithe boten, si me taksa te sheshta apo me taksa progresive, si direkt apo indirekt, buxhetin e mbush ai qe konsumon, ai qe ble, pra njeriu i thjeshte qe kerkon te mbuloje nevojat e tija jetike... e te tera te tjerat jane dengla....

Submitted by ema (not verified) on

I nderuar zoti Zaloshnja,

Ju besoj se e dini qe jo te gjitha ilaçet rimbursohen ne Shqiperi? Po ashtu mendoj se duhet ta dini se sa bashkevendas jane te siguruar dhe se sa jo. Po ashtu, a e dini se sa xhiro ditore (shpeshhere marramendese) bejne farmacite nga shitjet me leke ne dore per te cilat nuk vine receta dhe per te cilat nuk paguhen fare taksa?? Tani, per te folur per ate pjese derrmuese te pasiguruar, ju vertet mendoni se ulja e takses 10% nuk ndihmon apo e kam lexuar une shkarazi artikullin tuaj?

Vetem per redaksine, i.e. zotin Zaloshnja: Une jetoj ne Hollande dhe punoj si farmaciste ne Hollande. Ne Shqiperi prinderit e mi kane nje farmaci. Ne Hollande TVSH e ilaçeve eshte vetem 6%, ne nje vend ku mbulimi i sigurimit eshte 100% sepse nuk te lejohet me ligj te mos jesh i siguruar. Duke pare katrahuren ne farmacite tone mendoj se ulja e TVSH eshte diçka tejet pozitive, duke menduar per shtresat ne nevoje. Pa reforma te metejshmesigurisht qe eshte vetem nje pike uji ne oqeanin e madh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.