Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 06:03
Gjergj Meta

Me qëllime të mbrapshta në këto ditë ka gjarpëruar në Shqipëri ideja se mosmarrja e vendit kandidat nga Europa është bërë për shkak të pranisë së myslimanëve në Shqipëri. Një demagogji më djallëzore se kjo nuk ka. Në fakt është artikuluar në publik nga ndonjë politikan, por unë e dëgjoj edhe jashtë bisedave publike në rrethe më të ngushta. Para se të hyj në analizën e këtij fenomeni, dua menjëherë të them se për mendimin tim dy janë faktorët thelbësorë që nuk morëm statusin kandidat.

E para, janë atavizmat komuniste që vazhdojnë ende të udhëheqin mendësinë e shumë shqiptarëve, qofshin në bazë e qofshin në udhëheqje të vendit, dje edhe sot. Së dyti, faji i faturohet, absolutisht dhe pa asnjë negocim, faktorit politik shqiptar, me vendimet e tyre dje dhe opozitën sot e me bojkotimet e opozitës dje e vendimet e tyre sot. Por për këtë do jetë historia ajo që do të analizojë më mirë se unë gjithçka e do t’i japë meritën apo turpin gjithsecilit. Sa i përket faktorit religjioz si përcaktues për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është një demagogji jo vetëm e dobët, por edhe konfliktndjellëse e nxitëse. Në përgjithësi e bëjnë njerëz që me religjionin apo me përcaktimet i krishterë e mysliman nuk kanë të bëjnë, pasi fenë e shohin me lupën e ideologjisë marksiste apo e masin me metrin e pragmatizimit për ndonjë vend të mëtuar në administratën shqiptare kinse përkatësia e tyre është kusht për anëtarësimin në BE.

Sa për Europën, historia e konflikteve fetare nuk është diçka që ka ardhur tani. Në Europë antisemitizmi ka bërë kërdinë. A nuk është ky një konflikt me ngjyrë religjioze? Të krishterët nuk kanë pasur nevojë t’u shfaqeshin “ezmerët” në brigjet e Gjibraltarit për të bërë luftë, pasi ne të krishterët kemi dëshmuar se dimë të luftojmë e të shqyhemi ndërmjet protestantësh e katolikësh. A nuk vazhdon sot e kësaj dite kjo histori në Irlandë? A nuk kanë qenë të ndaluar e të padëshiruar për treqind vjet katolikët në Angli nga “vëllezërit” e tyre të krishterë anglikanë? A nuk e dimë se sot në Greqi katolikët nuk kanë të drejta të barabarta me ortodoksët? Por ne në Shqipëri kemi dëshirë të shmangim gjithmonë problemet dhe përgjegjësitë e t’i hedhim te të tjerët. Nuk janë myslimanët që na pengojnë në integrimin tonë në BE. Nëse myslimanët kanë probleme me veten, sikurse edhe të krishterët kanë, kjo është një çështje tjetër që ata do ta zgjidhin vetë edhe ndoshta me shumë sakrifica, sikurse po ndodh në shumë vende me shumicë myslimane, në Lindjen e Mesme e në Afrikë, në të cilat një pakicë integraliste e fundamentaliste po dikton jetën e popujve. Ajo që harrojmë ne është se në Shqipëri nuk ka vullnet për t’u bërë pjesë e traditës europiane të kulturës së takimit midis të ndryshmëve për një çështje të përbashkët. Ne nuk duam të mendojmë (dhe as të pranojmë) se Europa ka nisur nëpërmjet shtrëngimit të duarve të dy popujve armiq, Francës dhe Gjermanisë në mbarimin e konfliktit të dytë botëror. Atëherë kur mendohej e pamendueshmja, atëherë ndodhi në Europën që ne sot aspirojmë. Por këtë ne nuk e duam, sepse atëherë do të ishin të detyruar të shtrëngonin dorën pozita e opozita edhe në Shqipëri, do të thoshte të takoheshin gjakësit me njëri-tjetrin, të bënim debate më të civilizuara në televizor politikanët dhe njerëzit e mediave e të kulturës etj., etj. Ne jemi në mendjen tonë ende komunistë, mendojmë në mënyrë hegjemonike dhe integraliste. Ne mendojmë: “nuk duhet të ekzistojë i ndryshmi” apo “integrimi i Shqipërisë duhet të ketë emrin tim e jo edhe emrin e kundërshtarit tim bashkë me mua”. Sa herë në këto vite kemi prishur punë, kemi bojkotuar, e vazhdojmë ta bëjmë, sepse nuk duam që dikush të marrë meritat, pasi nuk duam t’i ndajmë meritat. E atëherë kur mungon kjo kulturë e takimit, pse duam t’ua hedhim fajin myslimanëve? Kjo do të thotë të lash duart nga problemet dhe mangësitë. Do të thotë ta kthesh besimin edhe një herë në problem e të krijosh një mendësi të ’67, por të kamufluar me modernizëm laicist. Europa kërkon standarde ligjore, vullnet për luftën kundër korrupsionit, sistem edukues në përputhje me vlerat që kanë bërë Europën. Ajo nuk kërkon certifikatën e pagëzimit e as nëse je rrethprerë apo jo. Kërkohet t’i vëmë krahët punës, të përvjelim mëngët, të ulim hundën e të punojmë së bashku megjithë dallimet tona. T’i japësh mosintegrimit në Europë ngjyra fetare, do të thotë të shmangësh problemin nga vetja e ta gjesh diku tjetër ku nuk ekziston. Do të thotë të mos jesh as deri në nivelet e një kulture mesjetare, e cila njohu takimin e krishterimit me filozofinë pagane, por edhe takimin e krishterimit me islamin, sikurse ndodhi që shën Françesku takoi kalifët, e Avicena e Averroeu, dijetarët islamë të Persisë, na rikthyen në vëmendje Aristotelin që për shekuj ishte harruar. Të mos harrojmë se Europa para së gjithash nuk është më e krishterë, e nga ana tjetër, Shqipëria nuk është e gjitha myslimane. Nëse dikush në Europë sot (apo në Shqipëri) do të shkojë kundër myslimanëve, nesër (por edhe sot) do të çohet peshë kundër katolikëve e kështu me radhë. Megjithatë, unë dëshiroj ta mbyll duke thënë se, nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën.

Mapo

Comments

Submitted by Polli (not verified) on

me fal: prania muslimane ne shqiperi? fjali e mbrapshte... muslimanet jane shumice statistikore dhe ideore ne Shqiperi dhe ne shtet-formim....

Submitted by ganiu (not verified) on

Duke u marre me teza te hamendesuara por ppopuliste,  Zoti Gjergj Meta nuk ben gje tjeter veçse deshmon etjen e tij per protagonizem. Me duket se kjo nuk i ka aspak hije. Por mbi te gjitha me vjen keq qe populli im te manipulohet keshtu, nuk e meriton.

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Une lexova vetem fillimin dhe me mjaftoi qe te njxerr konkluzionin se zoteria  eshte komplet gabim....dhe c'eshte me e keqja ka nje konceptim bardh e zi ne te arsyetuar si nje vazhdimesi e mendimit antikomunist te periudhes se luftes se ftohte ....
Mirpo duke ecur me kete mentlaitet tregon se nuk jeton me kohen tone, por me kujtimet e te kaluares

Ky zoteria thote se dy faktoret qe ne nuk morrem stasuin jane ;trashegimia komuniste dhe politka jone, Po t eishin keto arsyet qe thote ky, atehere mbi 30 shtete te EU-se me Austrine ne krye nuk do benin lutje qe te jepej  statusi per Shqieprine....shto ketu qe edhe perfaqsuesit e EU-se te cilet kishin nen vezhgim Shqiperine bene thirje te forte qe Shqiperia e meriton statusin ne menyre absolute ----Nuk besoj se Fule dhe Vuljanic bejne politken e Shqieprise , apo jane me budallenj se zoteria qe ka bere shkrimin .

Mosmarja e statusit nuk ka lidhje me ne, por me EU-ne dhe me konkretisht me Angline
Eshte Anglia ajo qe nuk na lejon te futemi dhe nuk do na lejoje perseri .........

Ne kete jete more zoteri njerezit jane produkte te hsitorise se tyre, dhe Anglia sic duket nuk  ka hequr dore nga politikat e vjetra te cilat deri ne 1950 kishin devizen :...Great Britain for Greater Greece ........

Ndersa tani anglezet ecin sic duketper inerci te asaj politike,, nese nuk kane ndonje hile tjeter ndermend  , sepse kane dhjetra vjet qe kane krijuar nje psikoze negative per ne , se na donin te mos ekzistonim....dhe  e shprehin ate antipati te akumualuar ne vite, kunder nesh , duke na lene jashte EU-se ........Dhe kesaj radhe dolen shume zbuluar sa cuditen gjithe EU-ne,

Edhe po te vesh re ne media , shtypi anglez kalon ne sharje raciste kunder shqiptareve, biles ahrijne deri atje sa ne gazetat e tyre fyejne edhe femren shqiptare ......

Prifti kerkon te behet protagonist , por  behet protagonist qesharak sepse ne opinionet e tij tregon se udhehiqet nga Intrasinjecna ne arysetim , pasi sic thashe me siper ka ngelur peng i  mentlatietit te luftes se ftohte ....

Submitted by Tirana (not verified) on

Shume analize e sakte. Me behet qejfi qe ne Shqiperi intelektualet e vertete po ja perplasin ne fytyre klases politike shqiptare.

Submitted by Bajo (not verified) on

Pater Gjergj !

Ju thoni : "Të mos harrojmë se Europa para së gjithash nuk është më e krishterë...", ndërsa unë ju them se ajo është më e krishterë se kurrë. Gjithë fetë e kombësitë e tjera jo të krishtetra që jetojnë në Francë e Britani (ish kolonët e tyre) dhe Gjermani (ish dhe janë punëtorët me mëditje, halepastruesit turq e shqiptarë) as janë dhe as do i lejojnë të integrohen. Ata do mbeten minoritet në getot e tyre të pista.

Ju thoni: "...Sa për Europën, historia e konflikteve fetare nuk është diçka që ka ardhur tani. Në Europë antisemitizmi ka bërë kërdinë...", ndërsa unë ju them: antisemitët më të egër në gjithë kohrat ka qenë kisha katolike dhe posaçërisht papati me kreun e saj, Hirësitë e Tyre, Papët. Hidhu një sy veprave të tyre se flasin vetë.

Ju e shihni qendrimin te dogmat e ideollogjisë marksiste, ndërsa unë të vetmin njeri nën efektin e dogmave e shoh...te ju.

Submitted by alidemsi (not verified) on

Bravo Gjergj Meta... Nje evropian dhe shqiptar i vertete....

Submitted by Aron (not verified) on

Nje artikull mjeran. Ndoshta per arsye te moshes, autori tregon nje papjekuri politike te skajshme. Ne kete rast, autori dhe kushdo tjeter, duhet te kuptojne se perkatesia fetare ka nje rendesi te jashtezakonshme. Duam apo nuk duam ne, bota muslimane dhe ajo e krishtere jane krejt te ndryshme ne psikologji. Autori rreket t'na mbush mendjen se arsyet qe perendimin e bejne te detyruar te mbaj kete qendrim ndaj nesh jane jofetare. Kjo do te thote qe nga padija, ne mos qellimisht, autori shmanget nga arsyeja e vertete. Dhe arsyeja e vertete, pa me te voglen medyshje eshte ajo fetare. Si ne, Kosova dhe Bosnja klasifikohemi si vende muslimane, nje bote jashte qyteterimit kristjan.  Tani ceshtja qe duhet t'na shqetesoj, ne radhe te pare vet neve eshte, nese ne realisht jemi nje vend musliman, apo klasifikohemi  si te tille per force te zakonit?  E them qysh ne fillim, se ne realisht nuk jemi nje vend me shumice muslimane. Qysh ne fillim te viteve 2000 zoti Fatos Nano, ne nje deklarim te tij ne 'Koriere della Sera', ka bere deklaraten me serioze te bere nga ndonje politikan yni gja gjithe ketij shekulli te mevetesise, se "Shqiperia me pa te drejte klasifikohet ne nje vend musliman. Ne jemi nje vend jo me shumice muslimane." Dhe ka shume te drejte.  Pa u zgjatur, mendoj se ne duhet te hedhim nje hap vendimtar per qartesimin e perkatesise tone fetare. Nen drejtimin e OSBE, por vetem nen drejtimin e saj ama, ne duhet te shkojme ne nje referendum per te deklaruar individualisht perkatesine tone fetare, ose mosbesimin ton ne asnje fe. Ky duhet bere para Qershorit 2014. Kjo eshte nje domosdoshmeri edhe per faktin, se pas nje nderprerje me shume se cerekshekullore, neve na u ndalua e drejta e besimit fetar. Ndaj referendumi eshte nje domosdoshmeri. Modalitetet e mbajtjes se tij le te diskutohen. Dhe po ashtu, politikanet tane duhet te perserisin ne menyre te perditshme ftesen per nje vizite te Papes ne Shqiperi. Kjo ka nje rendesi te jashtezakonshme. Efekti i ketyre dy ndermarjeve  politike do te ishte vendimtar. Kjo, mendoj se do te thote te merresh seriozisht me politike, kete duhet te bejne politikanet tane sa nuk eshte vone. Apo zoteria artikullshkrues mendon se duhet qe Europa tja thot troc, se thjesht nuk ju pranojme si nje vend me fe dhe psikologji krejt tjeter nga ajo e jona. Kete ata nuk mund ta deklarojne kurre. Kjo eshte ajo qe ne duhet te kemi te qarte dhe te mos hallakatemi ne probleme te perditshe qe jane prezente ne cdo vend, si korrupsioni, krimi, etj.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Pavle Tedeschini, e lexove meshen e Dom Gjergj Metes? Ne rradhe te pare te drejtohet ty. Prandaj vere vath ne vesh e kije parasysh kur flet per myslimanet dhe Evropen.

Submitted by lavdrimi (not verified) on

E bukur shume kur nje prift klasifikohet si kripto-islamik. Perrallat me "feja e shqiptarit eshte shqiptaria" kane qene te dinjitetshme e te dobishme ne shekullin XIX, por tani, demi duhet kapur nga briret, por me sa duket Dom Gjergji s'e ka mendjen tek njerezit, as ne Kamze, as ne Durres. Mire do te ishte qe sa te mundej, ai te bente modelin se shqiptaret jane evropiane, bash prej modelit mbijetues te komunitetit katolik, e keshtu t'i ndihmonte te gjithe shqiptaret te integrohen ne BE, pa per solidaritet qe te ngjan me ulemate e me panislamizmat, Shqiperise nuk i duhen. Njeriu i Rrok Mirdites ben mire t'i kthehet proselitizmit, per te cilin edhe grigja e vlereson, pa per numrin e gotave te veres, "shoqeve" te reja ne klub a ne famulli, ky eshte nje rendiment qe s'e nderon as Dom Gjergjin e as pasardhesit e Pater Fishtes.

Submitted by RP (not verified) on

shkrim shume i mire dhe njerezor.Bravo Gjergji

Submitted by Ilir (not verified) on

Nje nga artikujt me te mire qe kam lexuar ndonjehere ne mediat shqiptare. Dom Gjergji eshte nje shqiptar i mire dhe nje njeri i mire. Faleminderit shume per kete shkrim. (Nga nje shqiptar, qe shumica e shqiptareve historikisht, nuk pranon qe feja te na ndaje, pavaresisht se c'thone fashistet dhe ekstremistet e kujdo kahu).

Submitted by Anonim (not verified) on

Jma ne nje mendje me ju. Gjergj Meta eshte nje shqiptar i mire. E shkruan shume mire shqipen, si nje akedemik.

Petku qe ka veshur ia kushtezon ta paraqes argumentin ashtu si i shkon frymes qe na ka mbajtur te bashkuar si komb. Edhe kjo eshte ne sherbim te kombit tone.

Natyrisht qe ne Evrope, si dhe ne SHBA, ekzistojne paragjykime fetare, por me te buta dhe me te maskuara se ne rrajone te tjera te botes. Por rruga qe duhet ndjekur nga besimtaret, per ti luftuar paragjykimet, eshte kjo qe predikon  z. Gjergj Meta.

Submitted by arjan Zoga (not verified) on

prifti e din se jemi shumice derrmuese 70%musliman dhe cfar thot Ai nuk ka vler sepse nuk ndahet kombi dhe katoliket nuk ikin nga shqiperia sepse jetojne ne harmoni me muslimanet jemi shqiptare dhe i kemi dashte dhe i duam 500 vjet nen perandorine osmane nuk i trazoj njeri kush me dhune nuk i bani musliman
europa eshte e poshter dhe e pa bes dhe na shqiptaret musliman kurre nuk e ndryshojm fene dhe prifti e din mire se cfar eshte feja islame dhe ska cfar te thojn por po ben kot si patriot sepse ska cfar te thojn
jemi popull me intuide dhe e kemi marre islamin pa dhune
europa nuk ka deshire qe ne te bashkohemi me Kosoven ashtu si nuk kan deshire shume katolik e ortodoks sepse edhe sot Vatikani nuk njeh Kosoven

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Shqiptaret duhet te shohin te bejne shtet, shtet per se mbari, shtet te se drejtes, me politika sociale, me ekonomi dhe ushtri sic duhet.
Sa te behet kjo, per 20 a 25 vjet po u be, BE edhe mund te mos jete me. Shteti duhet ndertuar para se te futemi ne BE, sepse duhet jo sepse e kerkon BE. Mos kujtojme se po u futem ne BE mbarojne hallet dhe rregullohen gjerat.
Ne duhet ta shohim shtetin si dicka e jona, ndersa BE na sheh si si nje pjese e BE, si treg, dmth nje treg 3 millionesh. Jo se ju hap barku per Serbine apo Rumanine. Pertej dogmave si "fryma evropiane", "vlerat perendimore" e te tjera kesisoj, thjesht jane treg me i madh. Rasti me i mire eshte Kosova, ku 5 shtete dhe shumica e instancave evropiane nuk e njohin, megjithate e mbeshtesin dhe e inkurajojne per ne BE!?

BE ben llogarite e veta, ne te bejme tonat. Qellimet dhe platformat e BE dhe Shqiperise kane prerje, jo doemos jane apo duhet te jene te njejta.

Nuk besoj se nuk na pranuan se jemi "myslimane", as qe problem qenkan ca ligje qe duhen miratuar.
Do ta mbyll me nje shprehje te Der Spiegel, qe keta "analistet" tane (jo te gjithe) te frymezuar nga vrulli i papare revolucionar i Integrimeve Evropiane qe e karakterizon Shqiperine Euro-Atlantike keto 2 dekada, duket se e harrojne: " Shqiptaret ne masen 95% perkrahin Integrimin Evropian, po nuk dine te thone pse".

Submitted by Anonim (not verified) on

une more- tha ai

ajo -tha ai

dhe ata-tha ai

u beme tre?

ne duhet te udheheqim boten -tha ai .ta bejme me nje qeveri ku qeveria qendrore te jemi ne treshja e mesiperme

te tjeret tu binden urdherave e deshirave tona.

do te vije koha kur edhe ne shqiperi ky akt te mos mbetet pa u publikuar dhe shqiptaret

te bejne zgjedhjen me te mire per veten e tyre.kjo nuk eshte pune fesh o prift por rrefehu

Submitted by Petrit (not verified) on

Eshte nje shkrim qe rrezaton tolerance. Po edhe pjekuri. Me pelqen.

Submitted by Bashkim Pitarka (not verified) on

Me vleresim te larte lexova dhe perhapa(ne facebook) shkrimin e At Gjergj Metes per mesazhin e tij te fuqishem te vellazerimit dhe bashkjeteses mes motrave e vellezerve shqiptare te feve te ndryshme.Shprehja e tij e vendosur per miqesine e pandare me fqinjet  e tij myslimane eshte nje pasqyrim i hapur e i ciltert i kesaj pervoje dhe ketij shembulli te madh te shpirtit paqesor e njerezor te shqiptarit ne te gjitha kohrat,konfirmim e faktit se ne Shiperi besimet fetare kane bashkjetuar e bashkjejetojne ne harmoni e paqe te plote.Per kete na vlereson mjaft edhe bota.Per kete parim e virtyt te larte,qe eshte shembull por edhe kontribut aktiv ne ruajtjen e paqes e  te stabilitetit ne rajonin tone e me gjere ,kur njihen boterisht pasojat e renda te mungeses se bashkeekzistences paqesore, urrejtjes dhe luftes nder-etnike e nder-fetare ne rajone te tjera te botes,bota e zhvilluar na vledreson e na afron ne gjirin e vet.Me nje shembull te tille e virtut te larte njerezor kemi te drejte te hyjme e te marrim pjese me kontributin tone ne organizma,aleanca e bashkesi nderkombetare,sic jane NATO,Europa e Bashkuar,Levizja Islamike Nderkombetare ,ne OKB e ne organizata te tjera te rendesishme te bashkepunimit shumepalesh.

Nuk i kam besuar e as nuk i besoj  asnjehere teorite me  "dordoleca myslimane" apo "fundamentalista islamike",qe perdorin armiqte e Shqiperise,te Kosoves dhe ne pergjithesi te kombit shqiptar,se gjoja per shkak te fese myslimane nuk na u dha nga BE statusi i kandidatit per antaresim.Aresyet e shkaqet duhet t'i gjejme ne vete ne shqiptaret,ne vendin tone,ne ruajtjen e nje shkalle te konsiderueshme te varferise,ne mungesen e  zhvillimit ekonomiko-financiar,sidomos ne fushat e industrise e bujqesise;ne rritjen galopante te papunesise por edhe parazitizmit(mbeshtetja kryesisht ne ekonomine informale e vecanerisht nga emitancat financiare prej emigracionit shqiptar);ne rritjen galopante te krimit e korrupsionit ne vend deri ne shkallet me te larta te pushtetit,organeve ligjvenese e ligjzbatuese te vendit dhe per pasoje ne mungesen e theksuar te sigurise dhe sundimit te ligjit e rendit;ne sundimin e kultures se pandeshkueshmerise se krimeve;ne rritje  galopante te krimeve te renda dhe te trafiqeve ne rritje te drogave,armeve,emigracionit ilegal te huaj e vendas,te trafikut te prostitucionit dhe emigracionit te grabitesve dhe vjedhesve ne vendet perendimore,etj.Reformat ne ekonomi e financa,ato ne drejtesi e polici e diplomaci dhe ne fusha te tjera,si dhe zbatimi me konsekuence i tyre dhe i ligjeve te vendit  dhe per pasoje rritjen e investimeve te huaja,do te ndihmojne mjaft rritjen e potencialit tone ekonomik por edhe aftesine tone shtetformuese e per bashkim me komunitetin e vendeve te zhvilluara e demokratike te Bashkimit Europian.Nje te dobet e pa kellqe e aq me shume me gjithe ato semundje te rrezikshme "ngjitese" askush nuk e don jo vegtem ta fuse ne shtepi por as edhe ta shohe ne pragun e saj!Shqiptaret  le te shkojne ne xhami e kisha ne harmoni te plote se bashku,por po se bashku le t'i vene krahet rrotave e ta nxerrin nga balta karron e tyre para se t'ia hipin trenit per ne Europe.Te mbeshtesin konkretisht reformat e planet e qeverise se re per shendoshjen e gjendjes ne vend,krahas forcimit te besimit e ndihmes ndaj saj,te rritin frymen e rezistences,kontrollit te rrepte dhe kerkeses se llogarise ndaj qeveritareve dhe parlamentareve qe zgjodhen vete me voten e tyre plebishitare te 23 qershorit 2013!

Submitted by Leomardo (not verified) on

Zoti Meta do ishte me mire te shikonit punet e Zotit . Nuk me thoni po para 50 cfare mendesi kishim dhe komentusi i me siper ka te drejte kur thote se europa eshte e krishtere dhe myslimanet nuk mund te inkuadrohen ne shoqerine e tyre sepse jane dy mentalitete te kunderta dhe kur nuk u afruan deri me sote nuk ka per tu afruar kure

Submitted by Stefan H (not verified) on

Artikulli i Dom Metes eshte i argumentuar. Mendesia perjashtuese e opinionit apo identitetit te tjetrit eshte mendesi me se shumti e kultivuar gjate regjimit monist dhe ne nje fare menyre mbartet  nga klasa politike ku me shume e ku me pak.  Te duash te jesh pjese e Europes e se pakti duhet te pushoje retorika nacionliste e shtypit dhe e televizorit qe i konsideron armiq fqinjet, ashtu sic beri dhe Gjermania me Francen. A eshte e lejueshme qe te filtet me urrejtje per serbin dhe grekun kur asipron per te bashkejetuar me ta? Dhe bashkejetesa me se pari fillon me fqinjin. Mos kujton ndokush se do bashkejetoje me anglezin apo gjermanin dhe do refuzoje fqinjet? Faktikisht me shume se gjysma e popullsie realisht e ka arritur ate, flas per emigrantet ne Itali e Greqi se pari e madje ne Gjermani, France apo Angli.  Ngelet qe pjesa tjeter e popullsise dhe politikanet qe qeverisin te clirohen nga vargonjte qe i mbajne lidhur me marredhenie armiqesore (te supozuara ) qe kultivohet nga nje shumice e dallueshme gazetaresh.

Sigurisht nuk mund te mohoet se egzistenca e nje pjese musilmane te konsiderueshme kerkon adoptimin e asaj pjese me konceptet europiane te jeteses dhe Europa synon pikerisht kete gje dhe jo te kunderten

Submitted by Milano (not verified) on

Pergezime autorit, per shkrimin dhe mesazhin!

Rrespekte.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Paragrafi i fundit ku behet thirrje per mirekuptim dhe tolerance fetare eshte mjaft i mire dhe i arrire. Sa iu perket shkaqeve te mospranimit ne BE mendoj se eshte nje hallakatje dhe largim nga realiteti. Te thuash se jane " mendesite komuniste " qe na pengojne don te thote te imitosh propaganden e dikurshme komuniste qe thoshte se pengese e zhvillimit jane bere " shfaqjet e huaja, te trasheguara nga e kaluara ". Ne kete menyre, njeriu genjen veten dhe te tjeret. Shkaqet e mospranimit jane krejt te tjera.

Submitted by arjan Zoga (not verified) on

vatikani nuk njeh Kosoven edhe sot e kesaj dite
europa eshte rraciste dhe ne kulture ka pabesine degjenerimin e cfar na duhet ne europa tash 30 vjet vec po na vjedhin sabotojn degjenerojn po na fusin ligje te semuresh mendore mu martu mashkulli me mashkull
ata po prishin kulturen tone me tana menyrat
por ne do triumfojme sepse jemi popull otokton dhe kemi besimin ne Allah qe atyre i mungon
ne do e sundojm europen duke u shtu popullata neper europe muslimanet e marrin pa lufte europen edhe 100 vjet
xhamiat po ndertohen edhe ne rrome

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.