Karshillëk...

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 12:02
Fitim Dika

Komuna e Shkupit do të ndërtojë një kryq të lartë 56 m në komunën e saj, Aerodrom. Nuk i mjaftonte kryqi gjigand mbi malin Vodno, tani dëshiron një gjë të ngjajshme brenda qytetit. Myslimanët e Maqedonisë “hakmerren” me ndërtimin e xhamive në hyrje të Shkupit, aty ku kanë pushtetin lokal, duke ndërtuar xhami me disa minare dhe këto të fundit kanë gjatësinë dhe ndriçimin, më të madh se ato të zakonshmet.Nëse do analizonim këto harxhime dhe në anën tjetër praktikuesit e vërtetë të besimeve fetare në vend, qofshin ata krishterë ose muslimanë, mendoj se kjo ka të bëjë më tepër me vanitetin e individëve dhe korrupsionin politik sesa me besimin fetar. Figura e Zotit, dihet se është absolut. Ai nuk varet prej hidhërimeve apo dëshirave të njeriut dhe asgjë nuk mund ta madhërojë Atë më shumë sesa është Ai vet. Domethënë, objektet, simbolet e këtilla që ndërtohen nuk janë në funksion të madhërimit të Zotit për shkak se ne objektivisht nuk kemi kapacitete as intelektuale, as imagjinare ta madhërojmë më shumë sesa është Ai. Mirëpo me këto simbole, ne me një vanitet e madhërojmë vetveten, sillemi si “mbrojtës” të Zotit ose si “madhërues” të Tij.

Gjithë kjo katrahurë, më e dëmshme është përsëri te shpenzimet e herëpashershme mbi rrymën e tyre. Ne sot, në kushtet e krizës ekonomike, nuk vuajmë vetëm shpenzimet mbi ndërtimet e tyre, por edhe mbi harxhimin e rrymës së saj. Oficialisht, shpenzimet e kryqit në Vodno, kalojnë shpenzimet e rrymës së një qyteze në Maqedoni, ndërsa tjetri do dyfishonte harxhimet mbi këto projekte. E gjithë kjo, vetëm  për provokim, ku asnjëherë nuk respektohet fryma e taksapaguesve të Maqedonisë.

Edhe ndërtimi i minareve të gjata në hyrjen e Shkupit, komuna Saraj, dhe dy tjerat në komunën e Haraçinës, që ndodhen në hyrjen tjetër të Shkupit pranë aeroportit, nuk kanë qëllim shpirtëror aq sa kanë qëllim provokativ.

Mendoj se asnjë nga besimet që ekzistojnë në këto treva, nuk përmbajnë motive agresive, domethënë, janë tolerante. Feja Islame në vete përmban edhe mesazhe kundër dhunës, toleron ekzistimin e feve dhe madje tregon respekt ndaj besimeve tjera, duke pranuar profetët dhe librat e shenjtë si Testamentin e Vjetër dhe atë të Ri. Brenda në përmbajtjen e religjioneve monoteiste, nuk ka motive për mosdurim fetar apo për dhunë; feja nuk është në hapësirë apo në ndërtime milionëshe, por në shpirtin e njeriut; e kundërta me atë që po bën politika.

Përgjegjësi të madhe kanë edhe komunitetet fetare në vend, që në vend të merren me çështje shpirtërore ose gjëra të ngjajshme, ato shtojnë numrin e projekt-bizneseve në vend ose thjesht kthehen në pronë të partive politike. Te këta të fundit, ndodhet edhe mosdurimi fetar!

Comments

Submitted by Gaqo (not verified) on

(deleted) Ai ish boksieri e ka mbush Shkupin me lloj lloj bufatorishe pa lidhje me realitetin atje, me shpenzime miliona dollaresh, ti shko e merresh me minaret ne katunet perqark.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Fitimet dhe fitoret e Makedonise i ka zene halli i Kryqave dhe i minareve. Besimtaret e te gjitha aneve nuk harxhojne te ardhurat e shtetit por donacionet e dhuruara nga ndjekesit e tyre, te krishtere apo ortodokse. Ai kryq e ka vendin aty ku eshte dhe e meriton ngritjen, njesoj sic e meritojne edhe minarete. Merru me ndonje gje tjeter Fitimo ose bjeri tasit me luge e hidh nje valle po e pate bosh.

Submitted by Anonimsi (not verified) on

Sa i takon parafolsit, qe mbase jeton ne Evrope dhe se din situaten, qeveria e MK sivjet financon 250 000 euro vetem per dy manastire ne Prilep. Per me teper lexo projekt buxhetin.

Submitted by RP (not verified) on

Shkupi po i ngjan studiove te Hollywood-it qe kane statujat per filma me lashtesi kur u duhen.Pashe qe kane ngritur nje shtatore te Car Dushanit dhe askush nuk e di se kush e ngriti.Tamam gallate.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas mendimit tim ketij zjarri i ka fry Rexhep Edogan qe e quen Kosoven dhe Maqedonine Turqi. Ma perpara nuk ishin keto tendenca ndertimesh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.