Arkiv-Opinion
Unë, dëshmitari okular i luftës
Para ca kohësh, anëtarët e organizatës internetore Alb-Shkenca diskutuan rreth idesë se babai dhe gjyshi i të ndjerit Ibrahim Rugova ishin ekzekutuar nga komunistët në Kosovë, ngaqë ishin anëtarë të Ballit Kombëtar, e si të tillë, i binte të ishin bashkëpuntorë të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjyqësori, politika dhe modeli “Frankenstein”
Nuk ka dilemë se sistemi gjyqësor përbën një nga plagët më të dukshme të standardit minimal të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Këtë vlerësim e citon çdo raport ndërkombëtar, e thonë institucionet tona, e pranon vetë sistemi gjyqësor dhe e vërteton çdo ditë kontakti ynë me të, informacioni në media apo lista e pafund e skandaleve korruptive dhe abuzuese. Kohët e fundit të gjithë flasin për të, e mbrojnë, e denigrojnë, e akuzojnë dhe shumica e shohin aty shkakun e mungesës së progresit. Është praktikë rutinë: e bën çdo mazhorancë në muajt e parë të mandatit.
Tre ngjarje, e njëjta krizë
Kjo javë është shenjuar nga tre ngjarje, në dukje të distancuara dhe pa lidhje me njëra-tjetrën: Arratisja zulmëmadhe nga një burg i sigurisë së lartë, investigimi i emisionit “Fiks Fare” mbi korrupsionin metastazik në gjyqësor dhe mbyllja e beftë e aktivitetit të kompanisë kryesore të fluturimeve ajrore në vend. Në fakt, këto tre episode thjesht ndodhën ose u bënë publike tani, porse ato ose i kishim mes nesh, ose kishin bërë vaki ndërkaq. Le ta nisim nga investigimi i Fiksit, që është ndjekur dhe përgatitur qysh nga gushti i kaluar.
Zemërimi i njerëzve dhe mjeshtrat e statukuosë
Tema e protestave kundër armëve kimike vazhdon të ketë një farë jehone, por duket sheshit se ajo po zbehet shpejt, veçanërisht në mediat televizive dhe shtypin e shkruar të vendit tonë dhe, ç’është më e keqja, duke u keqinterpretuar edhe kur rimerret. Protestuesit kanë heshtur tashmë. Shumica e tyre janë strukur në shtëpi apo në foletë e blogjeve të internetit, kurse organizatorët ambientalistë apo ata të AKIPI-t nuk dihet se me çfarë merren tani në zyrat e tyre të vogla.
Partia Demokratike siç (nuk) duhet të jetë
Partia Demokratike po i afrohet muajit të saj të gjenezës, dhjetorit, e shtyrë sa nga erërat e historisë e sa nga kumti i momentit për një rifillim. Quaje rithemelim, rinisje apo revizionim në daç, me lejen që të jep pika personale e pamjes së ngjarjeve, subjekteve e fenomeneve. Natyrisht konteksti politik e historik është krejt i ndryshëm dhe Dhjetori ‘90 mund të shihet vetëm si simbolikë, ose si një përpjekje për t’i lidhur me ngashnjim pikat e shpërndara në interesa, qasje e ide të protagonistëve, në skenë apo në hije, të Partisë Demokratike.
TVSH-ja, bretkoca që nuk e puth askush që ta kthejë në princ
Besoj nuk ka shumë vetë që do mohonin se ka një çakordisje mes publikes e privates në Shqipëri. Madje, çakërdisje. Nganjëherë vetë shteti më duket sikur është një biznesmen i madh, burokratik, i keqmanaxhuar dhe inefektiv. Për shembull, jemi krejtësisht të pandjeshëm ndaj një gjëje që quhet Televizioni publik shqiptar. Dëmi emocional, artistik dhe informativ që vuajmë për shkak se i vetmi TV që është vërtet i yni nuk mundet e nuk di të sillet si i tillë, më duket shumë i madh. E pra, TVSh është një institucion i krimbur në para. Se sa, nuk e dimë.
Kush, dhe sa
29 nëntori apo…9 maji?
Këto ditë janë botuar në gazetat shqiptare dokumente ushtarake të ish-komandës vendore gjermane, të cilat pretendojnë të provojnë se çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit nazistë ka ndodhur në 29 nëntor. Por togfjalëshi “çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit nazistë” ngjan si mish i huaj kur përdoret në të njëjtën fjali me datën 29 Nëntor. Në vend të tij, një togfjalësh tjetër do të ishte shumë më i natyrshëm - togfjalëshi “tërheqja e trupave gjermane nga Shqipëria”.
Korrupsioni si marrëveshje e krimit shtetëror
Po ndjek me vëmendje të gjitha skandalet në Drejtësi. Gazetaria është shumë e dobët, sepse nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis krimit shtetëror dhe korrupsionit të thjeshtë. Ngjarjet nuk merren të shkëputura kur është fjala për organet publike: Gjykata, Prokuroria dhe Policia. Këto, duke qenë të pavarura, ose janë kundër krimit, ose janë të bashkuara me të. Në Shqipëri prej njëzet vjetësh ato kanë qenë dhe janë të bashkuara me krimin.
‘Zhgënjimi’ i vërtetë fillon pas statusit, nëse...
Që në krye të herës duhet të theksojmë se Shqipëria edhe nëse e merr statusin e vendit kandidat do jetë sërish shumë larg udhës së anëtarësimit në BE. Që do ta marrim, kjo pëshpëritet ende me gjysmëzëri dhe më shumë duket si një dorë ndihmë për Shqipërinë dhe inkurajim për z.Rama në malin me reforma që ka premtuar të ndërmarrë. Anipse edhe nëse nuk do ta marrim dhe kjo ka gjasa po aq të ndodhë, me logjikën e zakonshme, autoritetet evropiane e lirojnë veten nga një ‘mëdyshje’ e madhe pas artikulimeve patetike proevropiane të zyrtarëve shqiptarë.
Ismail Qemali në kërkim të aleatëve për shtetin e ri
Jeta e personaliteteve politike është komplekse, me ngjitjet e uljet e saj, me meritat e gabimet, me të mirat e të këqijat. Asnjë prej tyre, qofshin edhe nga më të mëdhenjtë në historinë e njerëzimit, nuk mund të pretendohet se kanë qenë gjithnjë e në të gjitha veprimet pozitivë, objektivë e të paanshëm.