Arkiv-Opinion
Përballja me të pamundurën
Në historinë e tyre (jo edhe aq) të shkurtër të tranzicionit postkomunist, shqiptarët kanë të ngulitura në mendje disa data, të cilat përbëjnë pika të rëndësishme kthese në rrafshin politik, social, ekonomik e kulturor. Mbajnë mend shumë mirë 22 marsin e vitit 1992, kur për herë të parë në qeverisje u ngjit një parti jokomuniste. Mbajnë mend gjithashtu vitin 1996, kur një ndër parimet bazë të pluralizmit politik, vota e lirë, u shkel brutalisht me këmbë. Kujtojnë edhe vitin pasardhës, vitin e mbrapshtë 1997, kur shteti ra dhe vendin e tij e zuri anarkia.
Nëpër kurthet “patriarkaliste” të leksikonit shqip
Në shkrimin e vet të fundit, të publikuar fillimisht në blogun ‘Peizazhet e Fjalës’ e të marrë më pas nga ‘respublica.al’ (shih linkun tonë: http://respublica.al/opinion/2013/11/23/si-te-zgjerojme-leks...), Eda Derhemi ish ngacmuar nga termi ‘çiqitëmizëm’ që unë e përdora në dy raste, duke e marrë hua nga Aurel Plasari, që nga ana e vet e kish coin-uar në një rrethanë të shkujdesur, në një shënim që kish bërë në profi
Katër mrekullitë e zgjedhjeve
P { margin-bottom: 0.08in; }
Zonjës Bregu, për informacion
Ju dëgjova të enjten (5 dhjetor 2013) të flisni dy herë për arsimin dhe shkollën, zonja Bregu. Së pari, folët për analfabetizmin funksional; herën e dytë, u ankuat në Kuvend se po keqtrajtohen mësuesit dhe drejtuesit e shkollave. Folët si deputete, e zgjedhur për të përfaqësuar. Keni, kështu, gjithë të drejtat të informoheni dhe të kërkoni t’ju sqarojnë për sa shihni të arsyeshme. Prandaj, fillimisht, më duhet t’u informoj; sakaq, mbetem i gatshëm t’ju qartësoj gjithë sa do të quani të arsyeshme.
Një homazh për Nelson Mandelën
ILIR HASHORVA*/Pas Gandit dhe Martin Luter Kingut, vjen përnjëherë Mandela, si një nga personat më të rëndësishëm e më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, si një prej atyre që, pasi emancipuan popujt e tyre, emancipuan dhe vetë botën.
Peticioni i yjeve dhe kultura e mëshirës
(Drejtuar edhe Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Inva Mulës, Tedi Papavramit, Luljeta Lleshanakut, Rudolf Markut)
E nis ditën duke dëgjuar titujt e shtypit të ditës nga Bashkim Hoxha. Dhe sot u hodha nga shtrati, kur dëgjova për peticionin e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Inva Mulës, Tedi Papavramit, Luljeta Lleshanakut e Rudolf Markut. Më në fund disa shqiptarë me emër në botë u bënë bashkë për të kërkuar prej pushtetit shqiptar të ndreqë diçka. Po u trishtova, kur mësova çfarë kërkonin në peticionin e tyre këta yje botërorë të kulturës!
Rreziku i “të parëve për lajmin e fundit”
Cila është e përbashkëta e Vaçe Zelës dhe e Paul McCartney? Sigurisht që janë të dy këngëtarë. Por tani, ata i bashkon edhe një rastësi fatkeqe. Të dy këngëtarët, mediat i deklaruan të vdekur në të gjallë. Në vitin 1969 revista “Life” hapej me titullin e bujshëm “ Paul McCartney is dead”. Sipas një thashethemnaje, këngëtari britanik kishte vdekur më 1966 gjatë një aksidenti me makinë dhe, anëtarë e Beatles, për ta ruajtur suksesin e grupit, e kishin zëvendësuar atë me një sozi. Merret me mend se ç’gjah u kishte rënë në dorë gazetave të asaj kohe…!!!
Të udhëtosh pa biletë
Kur studioja në Romë, si pasuniversitar, merrja nga shteti italian një bursë fare modeste: 600 mijë lireta në muaj (në atë kohë, rreth 400 dollarë). Kombinimi i këtyre pak liretave me nevojat e një shqiptari të lëshuar nga zinxhirët e Shqipërisë autarkike kish efekte veçanërisht toksike – sidomos për një person të vdekur kulturalisht urie, si puna ime. Mes përpjekjeve patetike që bëja në atë kohë për të kursyer para, ajo që më ka futur në mendime më pas ka qenë që hipja pa biletë në urban.
A do të paguajnë më pak 95% e shqiptarve?
Pasi qarkulloi në media një tabelë me skemën e re e tatimit mbi të ardhurat personale, Ministri i Ekonomisë Ahmetaj deklaroi për Top Channel se ende nuk ka një draft të paketës fiskale për 2014-ën. Por ai siguroi se “pasi të kemi përfunduar programin me FMN-në dhe Bankën Botërore, sistemi fiskal do të bëhet i tillë që 95% e shqiptarëve të paguajnë më pak se sa sot”.
Hipokrizi
ILIR HASHORVA/Në garë për të shprehur sa më dramatikisht shqetësimin dhe indinjatën maksimale për shfaqjen e fotografisë së Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve më 29 Nëntor, “Ditës së Çlirimit”, drejtues të PD-së u shprehën në këtë mënyrë: Mersila Doda – “Ajo që ndodhi ishte skandal”; Jozefina Topalli – “Rama-Meta fyejnë e provokojnë shqiptarët”; Lulzim Basha – Rama-Meta po luani me zjarrin, ish-të përndjekurit... nuk do t’ua falin...”