Lustracioni, a po mbetet i pamundur?!

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 15:38
Ben Andoni

Nuk kishte konglomerat më të habitshëm sesa grupi i mbledhur në një tryezë pak ditë më parë për të asistuar në një takim që Lustracioni të futej në axhendën evropiane të integrimit të Shqipërisë në BE. Të përndjekur të cfilitur, përfaqësues të dhjamur nga ish-pronarët, shoqata, Institute dhe patetikë. O Zot, sa patetikë! Edhe pse shumë syresh e dinin mirë se forca e tyre shprehëse për Lustracionin tashmë nuk mjafton për asgjë dhe se shtrimi i problemit prej tyre do ishte gjysmak, ata vazhdonin e tirrnin fjalimet e tyre, që më të shumën e herës i ngjanin justifikimeve personale.

Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, që e kishte organizuar tryezën për Lustracionin, më shumë përpiqej të menaxhonte këtë kakofoni që e shpaloste hapur se mosmiratimi i Ligjit çalon fillimisht tek vetë këta njerëz që mëtojnë se janë gati ta përfundojnë e ta përcjellin në Parlament. Nga folësi në folës bindeshe se misioni i Ligjit është i pamundur hë-për-hë në Shqipëri. Paradoksalisht, drafti është fare gati dhe hartuesit e vet thonë se duhet vetëm pak gadishmëri për t’u përcjellë drejt kanaleve të duhura, kurse në një fletë volante të takimit, shkruhej se do akoma një konsultim më të gjerë. Gjithsesi, folësit e ndryshëm duke filluar nga kreu i GSHDNJ-së dhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe të tjerë vazhduan retorikën antikomuniste, ku sipas Tufës, periodizimi i kohës së persekucionit duhej të shtrihet që nga viti 1943, si fillesë kohore! Të tjerë vazhdonin e shumë flisnin për persekucionin në mënyrë paradoksale, sesa çfarë duhet të bëhet teknikisht. E megjithatë, për një gjë takimi e arriti qëllimin: tubime të tilla të bëjnë të kuptosh se pse njerëzit që po merren me Lustracionin ua kanë humbur krejt besimin qytetarëve që gjërat do mund të ndryshojnë. Kjo, qoftë nga retorika e boshtë por edhe shikimi shumë i ngushtë i problemit. Kurse, ajo që e shqetëson publikun e zakonshëm dhe shumë të lodhur shqiptar është një dhe i vetëm një: Kur do mundësohet Ligji i Lustracionit ose si thuhet trashë: kur do hapen dosjet? Këtë shumë nga njerëzit, që ishin atje jo vetëm që s’kishin tagër dhe fuqi, për të mos thënë se u mungonte shumë edhe kredibiliteti i mjaftueshëm, pas asaj që ndodhi me grevën e të persekutuarve dhe ku syresh justifikuan fjalët e ish-kryeministrit Berisha.

Ca më keq akoma, ngushtimi i problemit po shkon vetëm në identifikimin te ish-bashkëpunëtorët e dikurshëm të ish-sigurimit të shtetit, që për hir të së vërtetës kanë qenë nga më të fundmit hallka të strukturës së dhunës komuniste për gati 4 dekada. Nuk përmenden askurrë shërbyesit e agjenturave të huaja? Kolaboracionistët? Të mos harrojmë se shumë nga njerëzit që i shërbyen kësaj strukture vrastare vinin nga vetë klasa e persekutuar, të detyruar në kushte të tmerrshme presioni psikologjik. Kurse, roli kryesor që e mbante aparati qeverisës, i cili e kishte sigurimin e shtetit si një instrument të vet, shmanget me shumë dinakëri. Aqsa pas 23 vitesh, me ndihmën që i ka dhënë politika e dy krahëve, duke e shtyrë Ligjin e pastërtisë në kalendat, shumë e kanë marrë dënimin (nëse mund të quhet e tillë vdekja për ta) thjesht prej natyrës. Kurse akuza që njërëza palë politike i bën tjetrës, se nuk e duan Lustracionin është kryekëput demagogji.  Se bëri PS-ja dikur, nuk e bëri PD-ja, dhe tashmë topin për pak do e ketë sërish PS-ja, për ta pasuar.

Ligji mund të ketë nevojë për pak qëndisje të vogla, por ajo që të shqetëson është vullneti për ta paraqitur dhe më vonë miratuar. Ky është shqetësimi. A do mundej vallë që qoftë GSHDNJ, Instituti i Krimeve të Komunizmit apo kushdo tjetër t’i linte këto mbledhje koti dhe t’ua linte dorë më dorë politikanëve, ndërsa publikut të mund t’i bëheshin më të njohura ligjet respektive të Lustracionit në vendet e Evropës Lindore. Në këtë lloj mënyre, do mbylleshin ankesat dhe përçartjet e lloj-lloj kinseve që kapur mbas sintaksave të gjata e konfuzojnë të gjithën me ankimin patetik për shkelje të të drejtave të njeriut!

Për hir të së vërtetës ligji është, e përsërisim, por tashmë i duhet dhënë një e shtyrë e fundit që Lustracioni të futet realisht në axhendën evropiane për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ai është hartuar me asistencë gjermane nga një grup i zgjeruar, por deri më tani askush, as ndonjë OJQ, as ndonjë parti politike dhe asnjë deputet i vetëm, nuk merr iniciativën për ta paraqitur. Si model, ky projektligj është më i butë në kufizimet dhe në qortimin që i bën të shkuarës sesa, fjala vjen, modeli bullgar apo maqedonas. Por ai zgjidh në përgjithësi dhe krijon barrierën që mëkatarët e djeshëm, urdhërues dhe zbatues, të mos bëhen pjesë e politikës së ditës dhe të mbartin mëkatet e tyre të djeshme sot”, shprehej një nga hartuesit e vet, ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Ku do gjendet vullneti? Mbase opinioni publik do të inicializojë një fushatë. Pasi sesa të zotët janë të dy krahët e politikës ta bëjnë Lustracionin, të mjafton të shikon sfondin e shumë prej njerëzve të PS-së dhe atyre të PD-së. Janë ende në parlament, por edhe në politikë, njerëz që kanë pasur lidhje hapur me regjimin në funksione të larta dhe që vazhdojnë ta dominojnë si protagonistë skakierën politike shqiptare. Kurse angazhimi i strukturave të ndryshme të huaja me shpresë se do gjenerojë një debat duket se deri më tani ka rezultuar i pamjaftueshëm, pasi njerëzit që i kanë dalë këtij problemi në krah, thjesht po llakaçiten. Dhe, në më të shumën e herës, po prishin punë.

Fillimi s’është i vështirë. Gjatë marrjes në dorëzim të Arkivit të Ministrisë së Brendshme nga SHIK-u në vitin 1993 rezultoi, shkruante dikur Meksi,- se: në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekret (rezident, strehues, agjent, informatorë) u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje(nga të cilat 29453 në tre vitet e para të ‘90)!!! Kjo të bën të mendosh se procesi është pak i vështirë dhe se struktura që do të merret nëse ligji do të kalojë do ketë një punë jo të vogël, ku morali duhet të shkojë paralel me të drejtën. Dhe, për rastin që shkruam, kjo mund të bëhej duket u kërkuar llogari fillimisht ish-ministrave me radhë të kohës së Demokracisë. Kush i fshiu emrat? Kush i eliminoi dosjet? Kush i prishi procesverbalet? Është kaq e thjeshtë dhe jo aq ‘e ndërlikuar’ sa me dënimet e byroistëve pas viteve ’90, që morën shfajësimet pastaj. Edhe pse nuk “e dimë akoma” se cilët janë të interesuar për status quo-në e sotme? Historia pret me durim kurbanët e saj, si në rastin e Pribkes, qoftë edhe pas dhjetëra vitesh. Emancipimi shoqëror duhet të jetë një hap i madh i shtetit shqiptar për të treguar se fotografitë deklamative të Enverit, që po dalin shpesh e më shpesh, nuk janë fare rastësi. Kuptohet se këtë nuk mund ta bënin dot njerëzit që atë ditë ishin mbledhur në tryezë dhe shanin komunizmin si qëmoti. Tashmë luftën ndaj komunizmit, agjentëve të huaj, shërbëtorëve kundër vendit, duhet ta ketë ligji, ai që është i barabartë për të gjithë.

GSH

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Lustracioni nuk behet sepse  kunder tij jane mekataret dhe njerezit e dhunes gjate regjimit komunist dhe ata qe sot i perdorin ata.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

JA DISA NGA SPIUNET:

Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)

Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

(* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/20Blendi Fevziu (KORANI)

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ja disa spiune te tjere, po aq te njohur:

Edvin Rama (PALLOSHI)

Niko Peleshi (PULOVRI)

Fatos Nano (QORRI)

Mimi Kodheli (PROFESIONISTJA)

Anastas Angjeli (BANANJA)

Gramoz Ruci (ASHIQARJA, ky nuk kishte nevoje per pseudonim)

Ilir Meta (SHTANGISTI)

Pandeli Majko (SLLAVKO)

Kico Blushi (DIARREJA)

Shkelqim Cani (SHILINGA)

Kastriot Islami (KORROZIU KUANTIK)

Bashkim Fino (I HUTUARI)

Arta Dade (KOLLAJLLIKU)

Ka edhe te tjere, por tashme ata nuk jane me te rendesishem......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.