Arkiv-Opinion
Prej Vaçe Zelës mbetet pak; por kjo “pak” është “shumë”
Këtë shkrim po e bëj në një nga kompjuterat e Ora News-it, dhe nga dera e hapur e zyrës ku po përgatis programin ‘Jamais Vu’ më vjen zëri i Vaçe Zelës. Tek anekset e montazhit afër meje, me sa duket, dikush është duke bërë tok copa pamjesh filmike të këngëtares sonë që sapo është ndarë nga jeta pas një lëngate të gjatë jashtë vendit. Teknikët janë duke zgjedhur këngë të sajat të cilat më pas do të vishen me tekstin e thatë të reporterëve për t’u bërë gati për transmetim në edicionet informative, dhe zëri i saj më bie butë e ledhatueshëm në membranën e hollë të timpanit të veshit.
Bjerrja e fjalës dhe llogaritë elektorale
Ditët e fundit, deputeti Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë bërë akuza të forta publike për lidhje familjare të Ministrit Saimir Tahiri me Ilir Karçinin, i cili është i pandehur për porosi-vrasjen e një konkurenti të tij. Sipas akuzave të opozitarëve, ishin pikërisht këto lidhje që shkaktuan mosmarrjen parasysh të denoncimit që bëri një anëtar i bandës porosi-marrëse në lidhje me porosi-vrasjen për të cilën akuzohet Karçini.
“Ushtari i Zanit” dhe Sali Berisha si ushtar i gënjeshtrës
“Sot jam këtu për të denoncuar një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie në këta 4 muaj”. Kështu e nisi Edi Paloka, zëdhënësi i PD, një deklaratë në të cilën akuzohej qeveria “Rama” se kish punësuar në Policinë e Shtetit një ndër ish-anëtarët e bandës famëkeqe të Zani Çaushit. Një deklaratë dhe presion politik që duket nuk ka kaluar pa sukses, sepse i ka detyruar drejtuesit e policisë të pezullojnë nga detyra Adrian Liçajn, oficerin e akuzuar se ka qenë “ushtar i Zanit”. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe hundën e gjatë.
Fushata kundër rektorit Ibrahim Gashi
Qe gati dy javë po zgjat fushata kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi.
Shqipëria, skenar si Ukraina!?
Para dy ditësh dëgjuam një deputet të PD dhe ish- ministër në kohën e qeverisjes së fundit të kësaj force politike, i cili bëri një deklarim në lidhje me mungesën e funksionimit të sistemit tonë politik dhe posaçërisht me dobësimin e funksioneve të Kuvendit për të kontrolluar qeverinë, duke lënë të nënkuptuar se Shqipëria ishte kthyer nga një Republikë Parlamentare në një Republikë Qeveritare dhe, kësisoj, kishte premisa që vendi të rrëshqiste në autoritarizëm dhe autokraci të krahut qeverisës.
Erdogani viziton Berlinin
Gjatë vizitave të tij në Gjermani kryeministrit turk i pëlqen të luajë rolin e xhaxhait të dashur që kujdeset për të afërmit e tij jashtë vendit dhe mbron të drejtat e tyre. Në rast se ka ndonjë problem me bashkëjetesën mes gjermanëve dhe turqve këtu Rexhep Tajip Erdogan i fut qeverisë federale ndonjë shkelm në kërci. E paharrueshme mbetet thënia e tij se asimilimi është një krim kundër njerëzimit dhe se fëmijët me origjinë turke në Gjermani duhet që së pari të mësojnë turqisht.
Gazetari bythologësh!
Inercioni i uikendit të shkuar kishte ndikuar të mos jem në rrjedhë me ngjarjet, por sot mjafton edhe një paudhësi që të bëhet lajm për ta prishur uikendin.
Midis Turqisë, Berishës dhe Ukrainës
Turqia është kohët e fundit kryefjalë në lajmet që përcillen prej medias ndërkombëtare. Është një situatë që lidhet me një kapitull të ri, i cili nuk dihet ende se si do të vijojë në raportet e brendshme politike të partisë së Kryeministrit Erdogan. Përballja është mes dy protagonistëve dhe kryesuesve zyrtarë të politikës aktuale në Ankara. Presidenti Fethullah Gulen po kryeson jo organizativisht, por thjesht përmes mendimit dhe frymës, lëvizjen e re në shërbim të ruajtjes dhe frymëzimit të demokracisë islame.
Qençe nuk studiohet më
Disa organizata studentore vendosën të bllokojnë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, në datën 28 janar. Mes parrullave binte në sy përshtatja e një vargu të Ali Podrimes që u pru nga studentët në formën “Qençe nuk studiohet më”. Pse “qençe” mund të pyesë dikush? A nuk është ajo “qençe” metaforë për jetesën nën thembrën e pushtuesit, pra a nuk e ka vendin në muze tani që pushtuesi ktheu majat nga thembrat? Studentët nuk mendojnë kështu. Të studiuarit në UP meriton madje edhe etiketa të tjera, si akronimi që ata kanë “shpikur” për këtë universitet: “UPrish”.
Fëmijët e leukoplastit
Ata janë të imët e trupvegjël, por thuajse të pamposhtur. Nuk i tremben as shiut, as erës, as ofendimeve, as urisë, as ngricës dhe as zhegut. Vazhdojnë me durim të bëjnë me dhjetëra kilometra rrugë në ditë për të shitur mallin e tyre. Përballen shpesh me indiferencën dhe ofendimet? Ani! Ata e kanë të qartë punën e tyre. Ata janë biznesmenët më të durueshëm shqiptarë të kohëve moderne. Nëse u ngrit apo ra vlera e lekut? Kjo për ta nuk ka asnjë kuptim. Nëse qeveria e re po bën reforma të thella ekonomike? Atyre aq u bën! Nëse tendencat e tregut shkojnë drejt hapjes apo drejt mbylljes?