“Ushtari i Zanit” dhe Sali Berisha si ushtar i gënjeshtrës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6791_andrea-stefani-.jpg?itok=dA22Afma)
“Sot jam këtu për të denoncuar një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie në këta 4 muaj”. Kështu e nisi Edi Paloka, zëdhënësi i PD, një deklaratë në të cilën akuzohej qeveria “Rama” se kish punësuar në Policinë e Shtetit një ndër ish-anëtarët e bandës famëkeqe të Zani Çaushit. Një deklaratë dhe presion politik që duket nuk ka kaluar pa sukses, sepse i ka detyruar drejtuesit e policisë të pezullojnë nga detyra Adrian Liçajn, oficerin e akuzuar se ka qenë “ushtar i Zanit”. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe hundën e gjatë. Nuk kanë kaluar pak ditë dhe “skandali i madh” i denoncuar nga PD, është provuar të jetë një gënjeshtër, një flluskë. Dhe maskën e saj e ka çjerrë përsëri Artan Hoxha, i njëjti gazetar që ua çori maskën mashtrimeve të Sali Berishës edhe më 21 janar, duke e shpëtuar edhe opozitën e asaj kohe nga një kurth fatal për demokracinë. Prandaj edhe ky shkrim bëhet, duke perifrazuar zëdhënësin e PD, për “të denoncuar një nga skandalet më të mëdha të kësaj opozite në këta 4 muaj”, rikthimin e saj te gënjeshtra dhe vazhdimësinë e gënjeshtrës.
Nuk ka sesi opozita e PD, e komanduar nga Sali Berisha, të mos i kthehet gënjeshtrës dhe shpifjes, armës më të dashur të politikanit Sali Berisha. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e oficerit të antidrogës Ardian Liçaj, i akuzuar se ka qenë “ushtar i Zanit”. Në qëllimin për të përbaltur policinë, e cila po lufton ashpër me botën e krimit, që deri dje kish gjetur qiej të sigurt nën “diellin” e qeverive Berisha, PD ka publikuar një video të manipuluar të vitit të mbrapshtë ‘97. Në të shfaqet Zani Çaushi me bandën e tij që kanë bllokuar urën e Mifolit si dhe Ardian Liçaj, që komunikon me kreun e bandës. Videos i mungonte zëri, prandaj duket sikur Liçaj po merr urdhër nga Zani Çaushi. Por gënjeshtra nuk ka mundur të ecë gjatë. Gazetari investigues Artan Hoxha i ka ardhur prapë në ndihmë së vërtetës dhe mirinformimit të publikut. Në emisionin e tij “Xhungël”, Hoxha ka publikuar videon në fjalë. Por këtë herë të pamanipuluar dhe me zë. Investigimi bën të qartë se Liçaj ndodhej atje në detyrën e oficerit të policisë, i urdhëruar nga eprorët e tij, për të mundësuar kalimin e një veture me gazetarë vendas e të huaj (mes tyre edhe Frrok Çupi) që ishte e ndaluar nga banda e Zanit. Dhe dëgjohet e shihet mjaft mirë se mes Liçajt dhe Çaushit zhvillohet një debat për të lejuar gazetarët të kalojnë, por që Çaushi e refuzon me arrogancë. Provohet kështu katërcipërisht se PD po mashtron përsëri shqiptarët. Dhe ky është një skandal shumë i madh për një parti që pretendon të marrë në dorë qeverisjen e vendit. T’i japësh në dorë fatet e së ardhmes një partie që gënjen?! Shqiptarët do të ishin të marrë ta bënin një gjë të tillë. Jo vetëm të marrë, por edhe të papërgjegjshëm për të ardhmen e vendit, që do të thotë, për fatin e fëmijëve të tyre.
Nuk është as i pari dhe as i fundit rast që PD, nën drejtimin e Berishës, gënjen e mashtron. Berisha e ka përdorur mashtrimin dhe gënjeshtrën për t’i shpëtuar përgjegjësisë dhe për të dalë nga situata të vështira si ato të krizës së piramidave financiare, të konfliktit civil në vitin ‘97 që vetë e përkeqësoi me gjakimin e çmendur për pushtet, të grushtit të armatosur të shtetit në vitin 1998. Akuzoi opozitën për piramidat financiare që jo vetëm i toleroi për vite me radhë, i promovoi me sloganin “Me ne fitojnë të gjithë”, por edhe pengoi, sikundër provojnë dokumente të Bankës Botërore, ndërhyrjen në kohë të ligjit për mbylljen e tyre. Organizoi rezistencë militantësh dhe paramilitarësh, që vetë i armatosi, kundër protestave paqësore që u bënë të dhunshme pas dhunës së qeverisë. Dhe më pas, akuzoi opozitën për revolucion me armë. Nxiti grushtin e shtetit të 14 shatorit ‘98, duke akuzuar Fatos Nanon, në atë kohë kryeministër, për vrasjen e Azem Hajdarit gjë që, siç e pranoi vetë më vonë Berisha, nuk kish qenë e vërtetë pra, ishte një gënjeshtër. Por gënjeshtra më e madhe është ajo e 21 janarit e organizuar në disa skalione. Gënjeshtra numër 1 ose skalioni i parë: Protestuesit u vranë nga opozita me pistoleta që nuk përdoren nga policia. Por kur një video e gazetarit Artan Hoxha, tregoi qartë se vrasësit ishin në anën e gardistëve të Berishës, ky i fundit kaloi në gënjeshtrën numër 2 ose në skalionin e dytë, atë të “puçit”. Për ta paraqitur si kushtetuese dhe ligjore vrasjen e protestuesve, akuzoi jo vetëm liderin e opozitës Edi Rama, por edhe Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren, shefin e SHISH madje, edhe disa gazetarë, për organizimin e një puçi. Një gënjeshtër që, bashkë me bllokimin që i bëri prokurorisë dhe zhdukjen e provave të masakrës, e ka shpëtuar Berishën nga ndëshkimi i ligjit. Gënjeshtra e ka ndihmuar të mbesë përsëri në politikë për t’u treguar shqiptarëve, edhe 24 vjet pas hyrjes në politikë, se si duhet të ecë “përpara” Shqipëria. Dhe të gënjejë e gënjejë, e të shpifë për kundërshtarët duke vazhduar të mashtrojë shqiptarët! Siç bëri edhe me “ushtarin e Zanit”, ky ushtar i palodhur i gënjeshtrës.
Nga gazeta "Shqip"
Comments
Epiteti genjeshtar per

Epiteti genjeshtar per Berishen eshte teper perkedheles. Me sakte mund te thuhet hipokrit, Arturo Ui, ngaterrestar profesionist, vrases profesionsit, politikan makiavelist, te gjitha keto ne funksion te qellimit te tij per te sunduar

Berisha - Bari isha- Bari

Berisha - Bari isha- Bari jam-Qefin tim kam-Deri sa te sosem-Nuk merakosem.

Andrea, jo ushtar,por
Andrea, jo ushtar,por gjeneral.Gjeneral i genjeshtrave dhe arkitekt i dezinformimit.Babai i nekrofilise,ky vret edhe veten po qe nevoja,vetem te humbe kundershtari...hahahaaaa,do thene qe Rama do jape doreheqjen,me kusht qe Sala te vrase veten,shikoni po s'e beri!eshte k ..qe fare e me k..qe do behet, k..qe kandari ne katror.
"T'i japesh fatet e vendit ne

"T'i japesh fatet e vendit ne dore nje partie qe genjen?"---Te lutem Z.Stefani, specifiko per cilen partie ke fjalen. Se, qe te kuptohemi, rrena nuk eshte perjashtim per ndonje partie te veçante ketejpari ne atdheun tone, eshte rregulli baze i funksionimit, pavaresisht se ty , per kushedi çfare leverdish apo ç'lloj miopie ne te shikuarit te gjerave kerkon t'ia veshesh vetem njeres.

Mos mer, qenka merzit Andrea

Mos mer, qenka merzit Andrea per dezinformimin e publikut??? A me me mos u tallni!

Ky e ka sqaru nqs PS-ja ka genjyer per Meten/LSI-ne para apo pas 1 prillit apo akoma?

Edi Paloka, zëdhënësi i PD,

Edi Paloka, zëdhënësi i PD, “Rama”,  Policinë e Shtetit, Zani Çaushit. Adrian Liçajn, qenë “ushtar i Zanit, nga PD, i Artan Hoxha, ë Sali Berishës, PD,. e PD, nga Sali Berisha, politikanit Sali Berisha. Ardian Liçaj, “ushtar i Zanit”, të mbrapshtë ‘97. Në të shfaqet Zani Çaushi, dhe Ardian Liçaj, Zani Çaushi. Artan Hoxha , Hoxha , të qartë se Liçaj (edhe Frrok Çupi) e Zanit. mes Liçajt, dhe Çaushit që Çaushi  që PD, nën drejtimin e Berishës, të Bankës Botërore, akuzuar Fatos Nanon, e Azem Hajdarit, Berisha, e gazetarit Artan Hoxha, të Berishës, Edi Rama, Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren, shefin e SHISH.  (Skeleti, i ketij atikulli, emrat ne forme konsekutive)

Z Stefani me sa dime futet tek gazetaret e ndershem, prape kjo s'mjafton per gazetari moderne ne sherbim te shoqerise.

Rubbernecking (Ngeli Koka Pas)  Megjithese policia porosit per te kunderten, ne ulim shpejtsine per te pare c'ndodh ne aksidente, e duke kaluar na ngelet koka pas. Eshte natyre njerezore te jesh kurioz por kjo krijon aksidente te tjera e bllokon trafikun normal. Berisha nuk eshte ''aksident'' e as nje ''aksident ne pritje'' por fakt i kryer. S'ndryshohet me, as konkluzionet e analizat nuk kane vlere. Ne Gazeta e Internet, debatet mbarojne me argumentin: po s’te pelqeu mbyll faqen, mos e shif. Media jone s’ta jep kete mundesi. Mund ta bejme ne nje teme, ne nje postim, artikull, nje gazetar, dhe nje gazete; pastaj?

The Default Readers. (Lexues te Mbajtur Peng) Ka pak cilesi, s'kemi ku t'shkojme. Ne, nen vitutin e te folurit Shqip rrotullohemi ne nje pike rrethi vicioz i te shkuares-se-perditsuar. Kur merresh me kujtime atehere ke vdekur- thone Greket e lashte, a mund te kete vdekur nje popull? Jo! Jemi para nje pasqyrimi t'jetes ne menyre atrofike. z.A. Licaj, officer i policise se shtetit s'ka rendesi per 1milion shqiptare jashte, as 3 milion brenda. Ndoshta per rajonin ku punon e familjen, per ne lajm perfunktor (sic) Sigurisht e kane cenuar ne dinjitet, ka pak shance te fitoje ndaj nje Deputeti (nuk persekutohet per c’ka thote ne Parlament por ato abuzojne me to) Te shkoje te deputeti i zones, qe depositon nje Ankese Formale ndaj z Paloka, Kuvendi vendos per vrejtjen e masen qe merret. Kaq.

Si Dje Dhe Sot Berisha humbi, qofte nga mosha pas 4 vjetesh nuk do ngjirret ne mitingje, harrojeni. Eshte e shkuara, e vjetra, e ikura, e mykura; pa asnje utilitet. Ne 2005 e mbajtet non-stop ne Lajme, dhene cdo gje te tij’’ eshte penduar, maturuar, ndryshuar; u bête “komplicit” ne shnderrimin e imazhit. Flakur nga dera, e ndihmuat te hyje nga dritarja.

Thashetheme, Muhabete e Emra. Jo vetem Berishes por Rames e Metes, Topallit e Topit; -isherve e te tanishermve, u keni cimentuar nje ‘’sense of entitlement’’. Humbin zgjedhje, prape aty. Politika ka rotacion; rotacion s' behet me ‘’hiq rucin, ve mucin’’ Nese do isha i huaj me deshire te mesoj per Shqiperine, e motorri te me kape kete artikull... nga moria e Emrava mendohet se eshte Gazetari investigative qe zgjat 6 jave apo 8 muaj. Dhe tabloidet nuk i bien kaq rrotull, 55 emra ne nje vend. Permend 97 ‘vjen dhe Zani’’ Imami, Meksi, Arbnori, Brokaj, Pellumbi, Hajdari. Ne keto emra ca jane, ca ne pension, ca kane vdekur; ne flasim per ta sikur ti kemi perballe. Shqiptaret ne shume vende s'njohin Ministrin i Mbrojtjes, ju nuk lini qytetarin tuaj te harroje asgje, e asnje. Dhe moda ka rrotullim, nje here vitet 90-te me pas ri-kthim tek 70-ta, asgje nuk jeton perjete. Si arrini ta beni kete?

Super-Politizimi i nje Populli, Nese ky qenka cmimi i lirise ta dime se po paguhet shtrenjte, me ‘’skllaverim te vemendjes’’. Shqiptari eshte ‘’indoktrinuar ne cdo ind’’, ka harruar te mendoje per vete e kushdo flet me emra. Menyra e te shprehurit na eshte percudnuar; ‘’ky eshte i forte, ai legen, ja futi shk*****a, mire ja boni, prit ti kur Berisha, Meta? Eshte S.O.B ai’’ . Analizat krahasimore, s'kane vend. Sa jane te ardhurat krahasur me 10 vjet me pare? GDP? Sa % buxheti ka per shendetsine, mbrojtjen, arsimin etj. Sa ambasada kemi? Sa harxhojme per ta? C'bejne per ne? Sa % e popullates Rome kane pune, sa i ndihmon shteti? C'behet per gjakmarrjen? Ato duan vemendje. Jo z. Caushi ne qeli, nje kriminel ordiner me vendim gjyqsor; zPaloka, nje politikan mese ordiner me konsent popullor; as i nderuari z. Berisha i certifikuar si i pa-afte per post publik nen vendim nderkombetar. Fakte te pasqyruara nga gazetat boterore te 97-tes, arkivat e kancelarive nderkombetare, viktimat e deshmitaret okulare Shqiptare. Ketu ndodhemi pas gati 25 vjetesh. Emra-emra-emra-e-vetem emra, asgje tjeter vec emra.

Po Jeta Normale? Truri ka kujtese por dhe harrese, si balance per jete normale. Ndryshe kalojme ne over-load. Jemi topitur e asgje nuk ben me pershtypje. Ne nje vend me skandale politike pa fund, me nen-grupe te shoqerise ne varferi ekstreme, nje imazh ne bote qe do pune te ndryshohet; ‘’si foli frroku e c’that jozefina’’ duhen flakur nga jeta jone. Akoma s'kam arritur te pjesa Normale e Jetes. Miq te mire, shume shqiptare e lane kete jete te tej-politizuar te tjere ne vend se ti mbyllin vite e fundit ne paqe flasin-shohin Politike Emrash!! Ne po na dalin thinjat... e Ju? Ju nuk po lini nje bazament, as nje tradite. Keshtu vazhdojme, keshtu keni humbur te drejten per ‘’civilitet e normalitet’’. U be cu be, ishte kush ishte, s’na intereson me. Pa referenca me Berishen sot a Ramen neser, por me llogjiken e jetes. Asnje nuk thote: Qeveria e Koalicionit ka 4 vjet mandat, nese nuk punojne e rrine urte neser i heqim. Njeriu i zakonsem duke pare Ramen e Meten, mendon: po tu ecin planet, a do kemi rrokade per 12 vjet te tjera?

Jemi shume mbrapa ne Mendim te Lire e Pragmatizem.

Ne nje vend qe akoma s'ka ''varrosur arbnorin e hajdarin'' [me respekt per te keta zoterinj] nuk eshte e lehte te kuptohet se Paloka/Topalli/Meta/Topi/ Berisha s'duhet te jene lajm i perditshem.

Nuk vazhdohet me keshtu.

Add new comment