Arkiv-Opinion

Qarku, njësi antikushtetuese dhe antihistorike

Postuar në 19 Shkurt, 2014 04:56

Në kuadrin e procesit të hartimit të Kushtetutës, më 1 korrik 1998, dy pjesëtarë të grupit të punës paraqitën befasisht para Komisionit përkatës në Tiranë, propozimin për ndryshimin rrënjësor të strukturës së pushtetit vendor në Shqipëri. Qëllimet e tyre mund të kenë qenë të mira, mirëpo propozimi në thelb përmbysi strukturën aktuale, duke krijuar për herë të parë qarqet dhe duke eliminuar rrethet.

BAROMETËR24: Nota mesatare për qeverinë, 5.8

Postuar në 18 Shkurt, 2014 11:37

Nga pyetja e të anketuarve në BAROMETËR24 se me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësojnë punën e derisotme të qeverisë aktuale, rezulton një notë mesatare 5.8 për të. Kampioni i BAROMETËR24 përbëhet nga 1200 votues urbanë aktivë, ndër të cilët, 57% kanë votuar majtas në 23 qershor, 39% djathtas, dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe/ose 2009, por jo në ato të 2013-ës.  Kampioni është përzgjedhur në fillim të tetorit të shkuar ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht.

A mund të jetë Pashko simboli i ekonomisë?

Postuar në 18 Shkurt, 2014 06:37

Lajmi për themelimin e një çmimi në fushën e ekonomisë me emrin “Gramoz Pashko”, nga Universiteti Europian i Tiranës, përmes Fondacionit për Liri Ekonomike, kaloi vetëm në kuadrin e dhënies së një lajmi, njoftimi, në media, dhe pa prodhuar ndonjë diskutim në mjediset intelektuale apo akademike. Kjo, ndoshta, jo vetëm për faktin se është nismë e një sipërmarrjeje private, por edhe se ne jemi të prirur t’i respektojmë dhe të mos i gjykojmë figurat publike, aq më shumë pasi ato nuk janë më mes nesh.

Gjithë fajin e ka Vaçja

Postuar në 18 Shkurt, 2014 04:47

Duhej të vinte dorë i Plotfuqishmi e të merrte pranë vetes disa prej artistëve të njohur të vendit, njërin pas tjetrit, që të hapej edhe një herë një debat mbi vlerat dhe antivlerat, mbi regjimin e djeshëm dhe realitetin e sotëm, mbi lojrat e mendjes që na bën nostalgjia e rikthyer për ca gjëra të atij sistemi etj, duke na bërë të rivëmë në kandarin e debatit publik vlerat e vërteta që kishin pasur ose jo, emra si Vaçe Zela apo Skënder Sallaku, Ibrahim Madhi apo Laver Bariu.

Mashtrimet elektorale të Edi Ramës?

Postuar në 17 Shkurt, 2014 08:55

Një nga tezat kryesore të ish-Kryeministrit Berisha për shpiegimin e humbjes së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit është ajo që Edi Rama i mashtroi votuesit me premtimet e tij elektorale, si p.sh., me atë për uljen e barrës fiskale për 97% të shqiptarëve, për mjeksinë falas, legalizimet falas etj.

Debatet për furgonat-taksi harrojnë pasagjerin

Postuar në 17 Shkurt, 2014 06:24

Ditët e fundit është folur shpesh për ndalimin e qarkullimit të furgonëve-taksi (që pastaj doli se ishte vetëm “kontroll” për patentat e dokumentet dhe disiplinim “sipas ligjit”). Ky “kontroll” ka hedhur në grevë shoferët e furgonëve me targë të verdhë, pra ata që i kanë dokumentet në rregull. Nga ana tjetër, qeveria thotë se kujdeset për sigurinë e pasagjerëve dhe se për këtë arsye do të ndërpresë transportin me furgon, për të organizuar atë me autobusë të rregullt linje, pasi ky “jep më shumë siguri dhe komoditet për qytetarët”.

Për një Tour D’Horizon Shqiptar dhe Evropian (II)

Postuar në 17 Shkurt, 2014 02:58

Në ditët e sotme gjeopolitika dhe zhvillimet botërore ushtrojnë më shumë ndikim në rajonin tonë nëpërmjet diskursit shoqëror, politik, diplomatik e fetar sesa nëpërmjet sektorit privat, ndryshe nga ç’ndodh në Islandë. Disa nga këto ndikime, së bashku me praktika monopoliste në vend, pavarësisht doktrinës ekonomike të majtë apo të djathtë që përfaqësojnë, pengojnë mirëqenien e njeriut të zakonshëm dhe zhvillimin e vendit. Mendimet në këtë shkrim të dytë janë një tour d’horizon, sic kanë parë marinarët me shekuj horizontin për të drejtuar anijen larg rrezikut dhe drejt erërave të mbara.

Për një ndryshim të teknikës qeverisëse: plani në fillim, pastaj provokimi

Postuar në 16 Shkurt, 2014 13:55

Kryeministri Rama, me të drejtë, u kujton kundërshtarëve politikë kohën kur edhe Tirana ishte në epokën e furgonit. Ka të drejtë, gjithashtu, në pretendimin e tij estetik për ta kthyer hapësirën qytetëse a ndërqytetëse në një rrafsh estetik: që Shqipëria të ketë më shumë peizazhe europiane sesa të Lindjes së Mesme. Ndoshta të gjithë jo, por disa prej nesh, edhe pse shumëve mund t’u duket pak si shumë, duam megjithë mend që Shqipëria të fillojë t’i ngjajë, deri diku e një ditë, imagjinatës që kemi për të.

Nëntë maji, dita e fitores së përbashkët

Postuar në 16 Shkurt, 2014 07:08

Në historinë e tij mijravjecare, popullit tonë i është dashur të bëjë një numër të madh luftrash për mbijetesë, Kuptohet, sejcila prej tyre mund të ketë vlerën dhe rëndësinë e saj të veçantë historike. Por, cuditërisht, për zotin Ilir Meta dhe partinë e tij të stuhishme LSI, kjo e fundit ka një rëndësi të pakrahasueshme me të tjerat.

Për një Tour D’Horizon Shqiptar dhe Evropian (I)

Postuar në 16 Shkurt, 2014 07:01

Ngaherë marinarët kanë parë horizontin ku mund të ketë det me dallgë dhe nga fryjnë erërat e mbara. Pastaj prekin anijen me vela për të kuptuar sa e fortë është për t’u qëndruar shtrëngatave. Me aftësi dhe eksperiencë u duhet ta drejtojnë anijen jo vetëm larg detrave të trazuar, por të bëjnë kujdes që të mos bllokohen në detra të qetë e të pafund, në pritje të erës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion