A mund të jetë Pashko simboli i ekonomisë?

Postuar në 18 Shkurt, 2014 06:37
Mentor Kikia

Lajmi për themelimin e një çmimi në fushën e ekonomisë me emrin “Gramoz Pashko”, nga Universiteti Europian i Tiranës, përmes Fondacionit për Liri Ekonomike, kaloi vetëm në kuadrin e dhënies së një lajmi, njoftimi, në media, dhe pa prodhuar ndonjë diskutim në mjediset intelektuale apo akademike. Kjo, ndoshta, jo vetëm për faktin se është nismë e një sipërmarrjeje private, por edhe se ne jemi të prirur t’i respektojmë dhe të mos i gjykojmë figurat publike, aq më shumë pasi ato nuk janë më mes nesh. Por, derisa tashmë me çmimin “Gramoz Pashko” do të nderohen në vazhdimësi njerëz që do t’i kushtohen politikëbërjes apo kërkimit shkencor në fushën e ekonomisë, kjo çështje ia vlen të diskutohet. Padyshim, duke e zhveshur që tani debatin nga pyetja alla shqiptare “po me Pashkon ç’keni, ai nuk jeton më?”.
Në 1990, kur në Shqipëri nisi revolucioni që çoi në përmbysjen e regjimit komunist, profesor Pashko ishte njëri prej anëtarëve të grupit të “pardesyve të bardha” që e drejtuan atë dhe më pas një nga aktorët kryesorë të qeverisë së parë demokratike në Shqipëri. Profesor Pashko, për ata që nuk janë të informuar, mbahet mend si predikues i asaj që quhet “terapia e shock-ut” në ekonomi, ose e fillimit nga zeroja, dhe autori i deklaratës, ose më saktë gënjeshtrës historike, ajo e çekut të bardhë amerikan, i cili ishte bosh dhe u ishte dërguar “pardesyve të bardha” për t’u plotësuar, sapo ata të merrnin çelësat e pushtetit.
Por çeku i bardhë ishte vetëm një gënjeshtër dhe si e tillë nuk prodhoi ndonjë pasojë në ekonominë e vendit që po përgatitej të kalonte nga ekonomia super e centralizuar, në një ekonomi të tregut të lirë. Gënjeshtra do të ishte një mall që do të prodhohej me shumicë më pas nga politika, kështu që ajo e çekut të bardhë u harrua. Ndërsa “terapia e shock-ut” nuk duhet harruar. Atë kohë, specialistët e ekonomisë me njohuri nga ekonomia e tregut të lirë, apo ajo kapitaliste, ishin të rrallë, ndaj dhe profesor Pashko kishte terren të lirë të rekomandonte recetën e transformimit të ekonomisë shqiptare dhe bashkë me të, edhe të tërë sistemit shoqëror, social e politik. Pashko trumbetoi pikërisht “terapinë e shock-ut”. Në kohën e qeverisjes së parë të PD-së, 1992, askush, apo ndoshta pakkush, mund të dinte se çfarë ishte “terapia e shock-ut”, kush e kishte shpikur dhe çfarë rezultatesh kishte dhënë. Por ajo që ndodhi ishte një fatalitet ekonomik, social e shoqëror. Doktrina e shpikur nga Milton Fridmani dhe Jefrey Sachs, profesorët e famshëm të universitetit të ekonomisë në Çikago, parashikonte një dorëzim pa kushte dhe të menjëhershëm të shtetit dhe lëshimin e ekonomisë tërësisht në duart e sipërmarrësve privatë.
Kjo teori e ekonomisë ishte zbatuar fillimisht, në kushtet eksperimentale, në vendet e Amerikës së Jugut, si Kili dhe Argjentinë, dhe ku vetë Fridmani shërbente si këshilltar ndërsa doktrina e tij nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një armë në duart e diktaturave dhe juntave ushtarake në këto dy vende, që zëvendësuan dhunshëm regjimet demokratike, dhe që nën emrin e luftës kundër ekonomisë socialiste, shtypën e varfëruan popujt për dekada me radhë, për llogari të interesave të një grushti korporatash, duke shkatërruar çdo politikë sociale. Ato u përqafuan edhe nga qeveri në vendet demokratike dhe ekonomikisht të konsoliduara, të cilat ngushtuan po në mënyrë të dhunshme, politikat sociale dhe zvogëluan në minimum rolin e shtetit, duke rritur dhe fuqizuar pozitat e shoqërive shumëkombëshe. Por, për shkak të traditës demokratike, ato nuk përfunduan në diktatura apo junta të tipit Pinoçet. Ndërkohë që, në ish-Bashkimin Sovjetik e sapo dalë nga diktatura dhe shpërbërja e unionit të republikave, perestrojkës së Gorbaçovit iu imponua zbatimi i “terapisë së shock-ut”, që çoi në krijimin brenda pak vitesh të oligarkëve të tipit Kodorkovski apo Abramoviç, të cilët sa hap e mbyll sytë blenë apo grabitën përmes korruptimit të sistemit, pasuritë kombëtare dhe u ngjitën menjëherë në majën e listës së më të pasurve të botës.
Por çfarë ndodhi në Shqipëri me “teorinë e shock-ut” ekonomik? Kjo teori u propozua dhe u mbrojt pikërisht nga Profesor Pashko dhe po zbatohej në një vend ku centralizimi kishte qenë kaq i fortë, sa ishte e ndaluar edhe pronësia mbi një pulë dhe shitja e një veze në treg. E gjithë jetesa kishte qenë e mbështetur në punësimin në sektorin shtetëror, në fabrika, uzina, miniera e ferma. Teoria e profesor Pashkos parashikonte që kjo ekonomi të kalonte menjëherë nën administrim privat, pra shteti të hiqte dorë menjëherë nga çdo e drejtë pronësie.
Padyshim që privatizimi i menjëhershëm i disa shërbimeve ishte jetik, në kushtet kur tregjet ishin bosh dhe njerëzit, në kushtet e urisë, vriteshin në radhë për të blerë bukë dhe ku kafeja jepej vetëm nëse kishe një fatkeqësi në shtëpi. Në disa vende të tjera ish-komuniste, kjo doktrinë prodhoi rezultat, ndërsa në kushtet e Shqipërisë, ajo rezultoi fatale. E tërë makineria shtetërore e ekonomisë nuk kaloi në duar privatësh, por u mbyll. Brenda pak javësh u falimentuan të gjitha fabrikat, uzinat dhe çdo sipërmarrje tjetër, nga ato të industrisë së rëndë dhe minerare, e deri tek fabrikat e agropërpunimit, ndërsa punëtorët dolën menjëherë në rrugë, në të ashtuquajturën “asistencë”, duke u paguar për një vit me gjysmën e pagës. Shumë prej tyre ishin shumë rentabël dhe me teknologji të pranueshme, në mos ishin një mundësi punësimi e prodhimi. Faza e falimentit u pasua jo nga privatizimi, por nga shkatërrimi. Shkatërrimi i industrisë çoi automatikisht në një reaksion zinxhir, në shkatërrimin e bujqësisë, pikërisht në një vend ku 75% e popullsisë punonte e jetonte në fshat. Plantacione drurësh frutorë, komplekse blegtorale dhe komplekse serash u braktisën apo iu lanë në dorë barbarisë njerëzore, që filloi të ngrohej me drurë ulliri e portokallesh. Shqiptarët morën arratinë për të punuar në fermat e Greqisë dhe Italisë, tregu u pushtua nga prodhimet bujqësore të huaja, ndërsa tokën bujqësore, nga veriu në jug, e pushtuan shkurret. “Terapia e shock-ut” kishte shkaktuar një ‘shock’ ekonomik, social e shoqëror me përmasa kombëtare, duke e kthyer realisht në vitin zero. Shteti ngriti duart dhe i dorëzoi rrënimit jo thjesht ekonominë e socializmit, por ekonominë kombëtare, atë që ishte vënë deri atë kohë nga mundi, djersa dhe gjaku i një populli të tërë, nën diktaturë. Në pamundësi për t’u ringritur nga hiçi dhe në kushtet kur shteti nuk bëri me ndërgjegje administratorin e tranzicionit, kapitalizmi shqiptar ia la vendin ekonomisë së fajdeve, që në vend të sipërmarrjeve gjigante, çoi në ngritjen e piramidave fatale të tipit Sude e Xhaferri, që grabitën edhe paratë e emigrimit deri në atë kohë, si dhe i dhanë shkelmin e fundit, si ekonomisë, ashtu dhe vetë shtetit, në vitin 1997.
U deshën më shumë se dy dekada përpëlitje që të fillonte të merrte udhë kapitalizmi shqiptar, në kushtet kur në tokë kishin mbetur vetëm gërmadhat që kishte lënë “terapia e shock-ut”. Aktualisht, edhe pse një vend me gjysmën e popullsinë në fshat, bujqësia nuk krahasohet dot as me atë të para 50 vjetëve. Tregu ende sundohet nga prodhimet e huaja, agropërpunimi është ende në nivelin e punishteve primitive dhe zëri që siguroi mbijetesën e popullit quhet sërish “remitancë”.  Ekonomia vazhdon të mbështetet tek tregtia dhe shërbimet, dhe ende nuk po orientohet dot nga prodhimi. Pas dy dekadash, qeveria u përpoq të thithë investitorë, duke dhuruar me një Euro objekte apo ndërtesa që mund të shndërrohen në prodhuese, por në tokë kanë mbetur vetëm gërmadhat e ngrehinave që nuk janë shembur ende nga skrapkërkuesit, ndërsa sistemi minerar ka rënë në duart e mafio-politikës.
Pasojat e aplikimit të teorisë së shkollës së Çikagos, janë ende të mëdha. Pa llogaritur këtu shkatërrimin e politikave sociale dhe thellimin e dasive sociale, ku të varfrit mbijetojnë me ndihmë ekonomike dhe ajo që mund të quhet shtresë e mesme, ka arritur të ketë një shtëpi dhe një makinë vetëm falë emigracionit. Kontributi i shtetit ka qenë thuajse zero. Qeveria e majtë, që mori pushtetin në vitin 2013, po tenton të ndryshojë kursin përmes “doktrinës” se taksës progresive “kush merr më shumë paguan më shumë”, për të rritur rolin e shtetit në politikat sociale si dhe orientimin e ekonomisë drejt prodhimit. Pa dyshim që zoti Pashko nuk është fajtori historik i tërë kësaj katrahure. Por ai është një nga përgjegjësit e mënyrës se si dhe përse filloi kjo katrahurë.
Pikërisht për këtë arsye, kur qarqet akademike ndërmarrin nisma të tilla për të themeluar një çmim që parashikohet të stimulojë ekspertët e ekonomisë, duhen parë edhe kontributet e personit me të cilin emërtohet çmimi.
Ne nuk kemi shumë figura të spikatura, aq më pak në ekonomi, që të dedikojmë çmime, por më mirë pa hiç sesa një çmim në emër të një njeriu që më shumë vlerësohet si politikan dhe mik i shumëkujt, sesa si njeri që ka hedhur bazat e një sistemi mbi të cilin i ngrit prosperiteti.
Gjithsesi, kjo është vetëm një përpjekje për të hapur një debat.

G.Shqiptare

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Ana tjeter e medaljes eshte qe megjithe problemet ne vitet e para post-komuniste, te ngjashme me te tere vendet e Lindjes, sot nuk do gjeje askend pervec ndonje te fandaksuri qe do kerkonte kthimin ne sistemin komunist te ekonomise.

Pra megjithe problemet dhe boshlliqet qe kishte ajo teori ekonomike, me gjithe problemet e aplikimit te saj ne rastin shqiptar, ne teresi thelbi i ideve te Pashkos e jo vetem sot ka fituar thelle ndaj alternatives tjeter.

Submitted by ina (not verified) on

thelbi i ideve te Pashkos eshte ne themel te krizes boterore financiare e ekonomike. ne themel te rritjes galopante te pabarazise, krimit, krizes sociale dhe shkaterrimit te ambientit. kushdo qe nuk e pranon kete, ose e ben nga padija ose nga keqesia, ose nga te dyja bashke.

Faleminderit autorit per kete artikull. eshte per te ardhur keq qe reflektimi ndaj projektit shkaterrimtar te "terapise shok" eshte kaq i kufizuar edhe pas kaq shume vitesh. them i kufizuar sepse te krijosh nje cmim me emrin e Pashkos do te thote te mos kesh absolutisht aftesi reflektimi e aq me pak keqardhje per cfare i eshte bere ketij vendi ne keto dy dekada e gjysme. sigurisht Pashko e dinte cfare po bente, fakti qe sajuan genjeshtren e "cekut te bardhe" eshte evidenca me e qarte qe kemi. Keshtu genjeshtra "ceku i bardhe" pati efekte shume me te forta sesa argumenton autori. Ne fakt ishte "ceku i bardhe" qe i qetesoi ata mijera njerez te ngelur pa pune me nje te rene te lapsit, ishte "ceku i bardhe" qe i mbajti Shqiptaret te mos rebeloheshin ndersa shihnin si anti-komunistet e flakte te PD-se pasuroheshin me pronat e sistemit komunist permes nje procesi te analizuar ne menyre te shkelqyer nga Stiglitz. Shkrime te tilla jane mese te nevojshme, ne fakt jane urgjente per te qene pjese e debatit publik. faleminderit edhe njehere.

Submitted by Pirro (not verified) on

Gramoz Pashko eshte autori i ligjit 7501, i teorise zero dhe çekut te bardhe. I ati i tij Josif Pashko, vetem me 1947,  me firmen e tij si zv/prokuror vari tre dhe pushkatoi 13 depuete ne rrugen e zhdukjes se demokracise.  Me ligjin 7501 argatet greke ne jug te Shqiperise moren toka qe nuk iu perkasin. Eshte liste e gjate me treguar per bemat kundra shtetit e kombit shqiptar qe ka bere fmilja Pashko me porosi te spiunazhit grek.

Submitted by ali pasha (not verified) on

Nuk te heq asnje presje. Respekt. Gramosi ishte nje spiun i qelbur qe e dogji dhe shiti Shqiperine.

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

Shoku Mentor !

Së pari, ju jeni gazetar dhe jo i paafte por ju te thoni te paverteta. Shqiperia hoqi dore nga komunizmi sepse ishte ne prag te katastrofes ekonomike. Per gjendjen e atyre fabrikave qe vetem me po.... mund te viheshin ne pune dhe qe nuk i prishi demokracia eshte mjafte shpjegues Takimi i Ramiz Alisë me studentet ne 11 Dhjetor 1990. Prej tij po japim me poshte disa pjesë mjafte kuptimplote.

Se dyti, Pashko nuk e meriton ate çmim sepse roli i tij ne transformimin e ekonomise shqiptare qe marxhinal sepse ai ne Qeverine e Partise Demokratike pas 22 marsit 1992 nuk kishte asnje rol, madje edhe vet ai nuk deshte te kontribuonte e u largua. Prej tij si veprime reale kemi privatizimin e dyqaneve nga shitsat (te privilegjuar te regjimit) sepse nje dyqan te madh administronte motra e tij; disa joint-ventures te deshtuara e asgje tjeter reale. Leksionet qe kishte Gramozi per ekonomine e tregut i kishin dhe te tjeret e Qeverise. Reforma u hartua me FMN dhe BB.

Ramiz Alia: .......... por duhet të keni kujdes edhe në këto çështjet e programeve. Do tërhiqja vëmendjen tuaj në atë çështjen ekonomike që e keni atje në program. Do të dëshiroja që të jeni pak në dijeni, se nuk jeni mirë në dijeni dhe natyrisht mund të krijoni edhe mendime të ndryshme. Gjëndja ekonomike, unë e kam thënë publikisht, publikisht edhe në mbledhjen me rininë, kur ishte në datën 23 nëntor, se është e rëndë. Edhe kjo gjëndje e rëndë ka mjaft arsye. Një nga arsyet themelore është që neve na është vjetëruar teknika dhe teknologjia e prodhimit. Përtëritja e saj kërkon investime të mëdha, investime të cilat ne po përpiqemi ti realizojmë, jo vetëm duke përdorur të gjitha rezervat dhe mundësitë tona, por edhe duke bashkëpunuar me firma të huaja, bile edhe duke kërkuar kredi. Pikërisht pse po veprojmë në këtë fushë, juve e dini që Presidiumi i Kuvendit Popullor morri dy ligje të veçanta që lejojnë investimet e huaja, kupton, dhe marrjen e kredive. Pikërisht për këtë arsye në Pleniumin e 12 të Komitetit Qendror në mënyrë specifike theksova që në Kushtetutën e ardhshme, neni mbi çështjen e kredive duhet të rishikohet. Por të mos harrojmë edhe kushte të tjera, që ndikojnë veçanërisht kur flasim për kohën e sotme. Kam parasysh kushtet atmosferike. Unë i thashë edhe mbledhjes të atyre të rinjve që ishin atje. Neve na kushtojti thatësira e sivjetshme, që dëmtoi rëndë energjinë elektrike, dëmtoi rëndë bujqësinë tonë, 150 milion dollarë. Juve nuk merrni me mend ndoshta, çdo të thotë 150 milion dollarë. Por që të bëni.... ( ndërhyrje nga salla: s’kemi faj ne). Jo jo jo. S’keni faj ju për këtë, se është relative. Nuk e merrni relativisht me çfarë, ndaj dhe nuk keni faj ju. Por unë po ju them se eksporti  jonë kombëtar në vit është 400 milion dollarë. Pra duke bërë këtë krahasim ma do mendja se del më tepër në evidencë sesa dëme kemi patur nga kjo thatësirë. Mund të thotë ndokush, siç edhe më tha se vetëm neve thatësira? Jo, s’është vetëm ne thatësira........

......Neve tashti nga ana tjetër po i bëjmë ballë dhe po kërkojmë që të fillojë mekanizmi i ri ekonomik më 1 janar të këtij viti me lëndë të parë në të gjitha uzinat dhe fabrikat. Në mënyrë që punëtorët të mos mbeten pa lëndë të parë siç mbetën tani, kupton. Se sivjet 40 mijë punëtorë kanë punuar me orar të reduktuar dhe ne jemi detyruar të paguajnë 80 përqind të pagës së tyre. Çdo të thotë ti paguash 80 përiqnd të pagës punëtorit? Do të thotë të paguash para dhe të mos marrësh prodhim. Kush është ekonomist këtu nga juve e kupton se kjo është një gjë e keqe për ekonominë, sepse është burim inflacioni, kupton. Po ne nuk mund të linim klasën punëtore, që jo për faj të saj, të mbetesh edhe pa të ardhurat. Ekonomia e tregut do të thotë të lësh lojën e lirë të çmimeve. Nëqoftë se kini durim do t’ju shpregoj pak si është situata tek ne që pastaj të shikojmë a duhet të shkojmë në këtë version? Nuk them a duhet të shkojmë nesër, por a duhet të shkojmë në këtë version? Prandaj është ajo çështja çështja që thash durimi se njerëzit kërkojnë dita me ditë. Problemi shtrohet kështu vëllezër. Shqipëria është zhvilluar në bazë të disa marrdhënieve ndërkombëtare ekonomike që ka patur. ....

Ramiz Alia: Duke filluar që nga fillimi i këtij viti, dhe pa klering. (ndërhyrje nga salla: që nga fillimi i viteve ’90?). Po që nga fillimi i vitit ’90.

Salla: Nuk po shohim rezultat?

Ramiz Alia: Më fal, më fal. S’po sheh rezultat, duhet të shikoni të keqen dhe jo të mirën. Jua shpjegoj unë tani. Kjo është për keq, nuk është për të duartrokiitur. D.m.th nuk ka më marrveshje çmimesh stop. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë shesim dhe blemë sipas konjukturës. Sot e blemë kafenë 400 dollarë, nesër e blemë 700 dollarë. E kuptoni këtë? Sot e blemë grurin 120 dollarë tonin, nesër e blemë 150 dollarë tonin.

Submitted by Arber (not verified) on

Shikoni ekonomine sot dhe mendoni se cfare ishte Pashko...

Edhe pas 23 vjetesh, Shqiperia me nje klime te perkryer e me pasuri te mjaftueshme per te patur nje mireqenie te pelqyeshme, eshte vendi me i rraskapitur ne Europe, me mbi 1 milion njerez jashte vedit dhe me nje rini qe duan te lergohen nje ore e me pare nga vendi. E pra kur themi se ekonomia eshte mbi gjithshka, nuk ka nevoje per komente. Pashko eshte vetem simbol per ata qe e ropen kete vend, per horrat qe u pasuruan ne menyre marramendese ne saje te teorise se Pashkost dhe ekzekutimit perfekt te dyshes  famekeqe Berisha-Nano.

Arber - Canada

Submitted by Ms Julian (not verified) on

të fala

A kërkojnë fonde për të paguar borxhet

Duke kërkuar fonde për të filluar biznesin tuaj?

A keni nevojë të kredive private apo të biznesit

për qëllime të ndryshme?

A jeni duke kërkuar për një kredi për zbatimin e projekteve të mëdha

Duke kërkuar financim për një numër të proceseve të tjera?

Nëse ndonjë nga problemet e mësipërme, ne mund të jetë për të ndihmuar

Ju, por unë dua që ju të kuptoni se ne jemi duke i dhënë tonë

Kredi me normë interesi prej 3%.

Palët e interesuara duhet të na kontaktoni

Ky detaj. E-mail Adresa: centralfinancee11@gmail.com

Submitted by Dr Lucas (not verified) on

NJOFTIM PUBLIK!

Urgjencës Oferta Kredi!

A keni nevojë për një kredi për të filluar një biznes, ose keni nevojë për një kredi për të paguar borxhin tuaj, të blerë ndonjë gjë të zgjedhjes suaj? nuk duken më shumë, sepse ne jemi këtu për të bërë ëndërr u bë me anë të, na kontaktoni tani në firstlookloanoffer@gmail.com

Submitted by nelly geromo (not verified) on

përshëndetje për botën në përgjithësi, emri im është Nelly geromo nga SHBA, unë nuk mendoj se unë dhe të ketë sukses në marrjen e një kredie nga interneti, unë jam aq i sigurt të them se zonja susanmunroe është një kompani legjitime kredi në botën e internetit, i lutem se Zoti ne bekojmë atë për mirësinë e tij për mua dhe familjen time, i duan për të këshilluar të gjitha kërkuesit të kredisë për t'u konsultuar ata në SUSANMUNROELOANFIRM77@HOTMAIL.COM për më shumë information.she japin të gjitha llojet e kredisë në 2%, jepni një provoni dhe pjesë dëshmia juaj për të tjera.

Submitted by sent park (not verified) on

A jeni duke kërkuar për një kredi për të filluar një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe për të paguar faturat tuaja? Ne ofrojmë kredi të lirë dhe të thjeshtë të normës së interesit 2% nëse jeni të interesuar na kontaktoni tani dhe për të marrë kredi tuaj sot, pa asnjë vonesë në mënyrë na kontaktoni tani në email tonë: sentparkloanfirm@gmail.com

Submitted by barclaysloans@o... (not verified) on

Barclays Kredi është e kufizuar në kapitalin aksionar. Ne ofrojnë kredi dhe shërbime financiare të të gjitha llojeve. Kredia jonë ndryshon nga biznesi me kushtet personale apo të gjatë apo të shkurtër afat me norma të favorshme të interesit (2%). Procesi ynë kredisë është shumë e shpejtë dhe të besueshme me garanci. Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona, ju lutem na tregoni shumën e kredisë që ju duhet dhe duan kohëzgjatjen e kredisë. Ne shpresojmë që të dëgjojmë nga ju. Ju mund të dërgoni një mesazh në e-mail adresën e mëposhtme.
barclaysloans@outlook.com

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.