Prej Vaçe Zelës mbetet pak; por kjo “pak” është “shumë”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4520_images_17.jpg?itok=c4uiiDA0)
Këtë shkrim po e bëj në një nga kompjuterat e Ora News-it, dhe nga dera e hapur e zyrës ku po përgatis programin ‘Jamais Vu’ më vjen zëri i Vaçe Zelës. Tek anekset e montazhit afër meje, me sa duket, dikush është duke bërë tok copa pamjesh filmike të këngëtares sonë që sapo është ndarë nga jeta pas një lëngate të gjatë jashtë vendit. Teknikët janë duke zgjedhur këngë të sajat të cilat më pas do të vishen me tekstin e thatë të reporterëve për t’u bërë gati për transmetim në edicionet informative, dhe zëri i saj më bie butë e ledhatueshëm në membranën e hollë të timpanit të veshit. Teknikët e montazhit, nën sugjerimet e reporterëve, kanë zgjedhur këngë të tilla, si “Në shtëpinë tonë” (Ju kujtohet? Është kolona zanore e një filmi didaskalik soc-realist me të njëjtin titull), “Djaloshi dhe shiu”, “Moj e shtrenjta Arbëri”, “Valsi i lumturisë”, “Natën vonë”, “Mesnatë”, e ndonjë tjetër.
Ka kohë që ekziston një marrëveshje e heshtur mes nesh për t’mos u marrë me të gjithë repertorin e saj, ku ka dhe këngë të natyrës propagandistike (ndoshta këto janë të shumtat). Dhe kjo është arsyeja që tanimë i njihen veç këngët e mësipërme e ca të tjera të kësaj tipologjie; e duket se – po e them këtë, por jeni të lutur të ma merrni si një ndjesi timen krejt të papërpunuar, e jo si një konsideratë teknike – këto janë këngët e saj më të mira edhe në pikëpamje stilistike. Janë kompozime, të cilat e tradhëtojnë qartazi muzikën e stereotipizuar të atyre kohëve totalitare. E tradhëtojnë dhe me tekstet mendjelehta, e aspak pretencioze, e prandaj interesante, siç janë vargjet gjenuine të “Lemzës”.
Vaçe Zela nuk mund t’u bënte bisht këngëve që ia jepnin për t’i kënduar nëpër festivale e olimpiada muzikore, të cilat sot nuk i këndon askush (duke përjashtuar ndonjë që, për shkak të appeal-it muzikor, kanë dashur t’ia përjetësojnë me tekst tjetër, apo me tekst të ndryshuar). Dhe kështu, i kanë mbetur veç një duzinë me këngë. Por specialistët thonë se kjo nuk është ndonjë dramë. Përkundrazi. Është kulmi i suksesit. Ndoshta dhe i fatit. Edhe artisteve të mëdha si Edith Piaf, Cesaria Evora, etj (dhe në këtë mes, afërmendsh, nuk më shkon mendja të bëj ndonjë paralele të pavend), ndonëse kanë interpretuar shumë këngë – e asnjëra sosh nuk është e skualifikueshme për motive jo artistike – në instancë të fundit u mbeten pak krijime.
Një vëzhgim i fundit: Te Vaçja, përveç artistes, të bënte përshtypja dhe njeriu. Nuk mori poza e nuk shiti dëngla në asnjë rast. Është një nga shumë pak personalitete shqiptare që diti t’u shpëtonte grackave të tranzicionit që nuk ishte vetëm politik, që ia doli të ruante krejt të paprekur integritetin e vet moral e që u pa deri në fund, e nga të gjithë, thjesht si artiste. Artiste par excellence.
Dita
Comments
Te nderuar, kisha ndermend te

Te nderuar, kisha ndermend te bej nje koment ketu per Vacen e shkrimin e z. Nano, por sajti doli of-line e tani dhe deshira iku. A mund ta mendoni dhe nje here kete ''kompozimin e forumit''

- Ishte e thjeshte, dhe e lehte ne orientim. Por rremuje kishte. Ana e djathe nuk ikte per dite te tera, e majta te zhdukej dhe brenda dites. Nje koment i bere dje ne 18.30 sot ka pak vlere te dale ne mesdite postimet po iknin dem.

- Tani qe e ndryshuar e bete rremuje. Une se kuptoj akoma se cfare eshte, ''you can't be all things to all people'' Mendohuni dhe nje here.

Dy fotot e thithin oksigjenin aq shume sa te dhemb koka. E para majtas, sa 1/3 e krejt faqes...eshte gati Goditje. Dhe e dyta me mes-fund te faqes. Hugh Grant nje aktor i dores se 2-3-4 ne britani e hollywood (me besoni me shume eshte i njohur per shkuarjen me liz kurley, jemima khan etc, sesa per rom-com pathetike qe ben) e modelja Candice, por dhe Beyonce, s'kane si te pushtojne nje faqe. Shume media i bejne ''thumbnail image'' jo 20-30% te faqes.

A jeni media serioze a projekt shkolle? Progami ne TV. nese mendoni se eshte domosdoshmeri, vihet ne fund/cep etc////jo ne piken qendrore.

Artiujt serioze (kur do kombinim trashy tabloid e ca artikuj) ndahen qe lexuesi di ti gjeje. Keshtu i keni

Top Majtas

Bottom Djathtas

Bottom Majtas,

e all over the place....

Miq po na dhemb koka, jo vec per orientim se dikur mesohemi, por ne lexim e ''rremuje'' E keni masakruar faqen, ne nuk dime ku te shkruajme e si.

Ju lutem shiheni dhe nje here kete ide, se te pakten per mua..ja keni bere Naften! Me falenderime.

thënja "skuadra që fiton nuk

thënja "skuadra që fiton nuk ndërrohet"nuk ka funksionuar në kohët mëtë mira e jo më sot!!

sot është kuptuar gabim principi i të prurit të të resë!!në vënd që ta përmirsojnë fusin gjithnjë gjëra të reja që ta sjellin mëndjen vërdallë!!

që kur kam filluar unë të shkruaj,'09,shekulli ka qënë perfekt!!

nuk mund të përdorej i njëti pseudonim nga dy persona,nqs të shkurtonin diçka ose të gjithë shkrimin,dilte një shkrim i moderatorit për të shpjeguar mospranimin e komentit!më pas u ndërruan e nuk e di se kush shkruan dhe në ka mundur të kalojë shkrimi!ok dihet që këta mbijetojnë me rreklama,por në krahun tjetër nuk duhet të këthehet në "rreklamë"esenca e gazetës!këtu shkrimet janë këthyer në "rreklamë" për të parë rreklamat!

plotësisht në një mëndje me ty për këto që shkruan!!

I dashur mik, ndoshta dhe jam

I dashur mik, ndoshta dhe jam une gabim por faqja me duket ''si trazitore'' qe akoma se ka vendosur rolin e saj, por kjo eshte dicka qe ne nuk kemi efekt. Ate qe shoh une eshte:

- ka marre pamje psikedilike, 2-3-4 artikull (top) and middle left, jane te njejte. Kjo s'eshte pare ne asnje media, dy here i jejti autor/artikull.

- TV kudo ne bote eshte ne fund fare- ose faqe suplementi ne evisten e shkruar -qe vjen me gazeten. Ketu une shoh ''Blendi, Ilva, Sokoli sonte'' me fal por eshte ''teper familjare per mua'' pasi nuk vi ketu te degjoj pikerisht ate qe nuk me pelqen ta shikoj.

- Fotot, ne fillim e mes, video-foto ne fund jane aq te medha sa ja kane hequr Ajrin e estiken te gjith faqes.

- Interaktivitet nuk ka, ose del teper vone, pas gjysme ose nje dite te tere. Cdo gazete e platforme sot ka qellim te lehtesoje komunikim lexues-autor, lexues-lexues.

- kur i ve rendesi me shume ''foto-lajmit'' e ''blendit me ilven'' atehere harron gjera te tjera,

Per keto arsye, e me respekt per cunat a Re.Pu, e meqe une nuk orientohem dot ketu [sinqerisht me ze dhimbja e kokes nga ky Design] e c'e bejme ( nje hibrid i dickaje te reja, dhe be ''gropa boshe te bardha'' me te vjetren, nga formati i shkuar) pra nuk vij dot me. Te pergjigjem sepse me erdhi larmerimi me email, por s'kam si postoj me ketu. Jo se ndihet qe mendimet/kerkesat tona kane efekt apo merren parasysh. Do postoj tek Dita kur mundem.

[shtoj, mediat serioze ne ndryshime te platformes, lajmerojne me muaj te tera lexuesit e regullt, hapin faqe me pyetje/keshilla interactive, kerkojne mendime per permiresimin dhe gjithmone mbajne nje back-up nese gjerat shkojne gabim]

Kalofshi mire.

p.a.b.

muço i ke bërë kritikë të

muço i ke bërë kritikë të fortë realizmit socialist!telef e ke bo!!
muço vaçja u largua faktikisht nga skena në '82,'83 por zyrtarisht u largua në '90!largimi ishte me dëshirën e saj!si thua dhe ti ajo ishte njeri,si në kohën kur i rrini të gjith pas dhe atëherë kur ajo preferoi të rrinte në hije!!sepse e tillë ishte!ndryshe nga këto "artiste" të sotme që nuk kanë asgjë të mbuluar!nga këto që shkojnë me ose pa brekë në koncerte për të bërë rreklamë për zhurmën e tyre!!vaçja ishte e thejshtë në madhësinë e saj dhe e tillë mbeti!!

sa për atë paçavure që ke shkruar për shumicën e këngëve të vaçes,nuk ja vlen as për në plehëra!sado propagandistike që ishin ato këngë,ishin shqiptare!!ngrinin shqipërinë tonë,atë që ju përpiqeni ta ulni sa më shumë!!

këto i quani propagandë kurse 90% të filmave hollivudian që kanë si temë "zoti bekoftë amerikën",i quani normalë!

muço ndonjëherë them se duhet të jesh nga berati me origjinë!!

thjesht mistrec berati!!

Add new comment