A sa bukur, a!

Postuar në 23 Janar, 2014 04:27
Sokol Shameti

Gjatë gjithë ditës së djeshme, fejsbuku u pushtua nga qarkullimi i një teksti që na vinte në dijeni të një ngjarjeje të rëndë. Në mes të Tiranës, një grup prej 4 personash ishin shoqëruar nga forca të shumta policore ngase kërkonin drejtësi për 21 janarin. Personat, të sajuar në mënyrë piktoreske që kamerat ta kishin kollaj t’i identifikonin në rast tollovie, kishin dashur të protestonin pranë kryeministrisë pa gardh, por milicë agresivë (tashmë ua kanë lënë atyre ta bëjnë punën e gardhit inteligjent lëvizës), i kishin shtypur me brutalitet. Disa prej tyre madje i kishin zvarritur drejt birucave. “Lironi shokët tanë”, përfundonte plot indinjatë teksti i kësaj ndodhie që u përfytyrua, u sinjalizua, u shpërnda, u përjetua dhe u hiperbolizua sigurisht nga një lap top në tjetrin e nga një smartphone tek pasardhësi. Situata dukej që ndonëse vetëm virtuale, ishte vërtetë e rëndë. Terminologjia, edhe ajo të ngjethte mishin. Gjithë dynjaja u mor dje me këtë skenar të detyruar. Studentët shqiptarë në perëndim lanë shkollën dhe rrinin me zemër të ngrirë para kompjuterëve duke pritur ndonjë lajm nga strukturat e agitprop-it. Veprimtarët në Kosovë u bënë gati të marshonin drejt qelive të komisariatit numër një për të kërkuar lirimin e bijve dhe bijave më të mira të atdheut. Bashkimi profesional i nënave të fyera të revolucionit përgatiti shamitë që do të valëviste në stacionin e trenit kur trimat do t’i nisnin për internim. Telegrame solidariteti u dërguan edhe nga kolektivat punonjëse pararojë të zonave të thella. Deri këtu, fare normale. Problemi i vërtetë fillon tani. Puna është se dje, duke u marrë të gjithë me këtë katçen e “heronjve” të rinj revolucionarë, si pa dashur u harrua ajo që do të duhej të ishte ngjarja që do të duhej të na vinte në reflektim të thellë shoqëror. Emrat e katër “të arrestuarve” iu mbivendosën dje një dite që iu vodh katër emrave të tjerë: katër njerëzve që nuk janë më mes nesh pikërisht sepse sfiduan pushtetin. Falë spektaklit të sforcuar të “shokëve tanë”, 21 janari u kthye në një ditë kur ne nuk u morëm dot me këta katër dëshmorë, por me lavdinë e kërkuar të ca kullerëve që e kërkojnë dëshmorizimin me zor (po sigurisht pa efektet më ekstreme të tij). Jam i sigurt se dikush ka qenë duke thirrur me gaz “a sa bukur, a” teksa shihte nga ekrani këtë episod që realisht ishte edhe ai produkt ekrani. Edhe pse në ekran gjithçka ngjante më banale se heroika e terminologjisë – përtej çerekorëshit të sqarimeve gojore me policinë, përtej të shtyrave vajzërishte me duar – prapëseprapë ai koktejli viziv gjakndezës “uniformë blu–shall palestinez proteste” ishte atje dhe nga ekrani, ta pranojmë, ngjante deridiku emocionuese. Deri dje paradite përshtypja se qeveria demeksocialiste kishte dështuar qëllimisht të bënte drejtësi për rastin e 21 janarit ishte gjëja më e zakonshme që i shkonte ndër mend çdo shqiptari. Pas aktit vetëflijues të vojokushëve përkatës, tashmë kërkesa për drejtësi e ka më kollaj të duket si një kërkesë utopike e një grupi të vogël ekstremistësh që i bien akoma legenit të marksizëm-leninizmës. Por kjo është vetëm gjysma e historisë. Edhe pse nuk shfaqet haptaz, në zyrat e qeverisë së pas 23 qershorit ka tension. Ky tension vjen nga rivaliteti me LSI-në, i cave që Partia Socialiste i kishte desantuar në radhët e shoqërisë civile si agjentë të maskuar dhe që dolën hapur pas 23 qershorit kur u rehatuan të gjithë si drejtorë drejtorish, agjencish, bordesh e më the e të thashë. Këta janë të mërzitur që LSI-ja po u ha nga pjesa e tyre e pushtetit dhe përdorin çkamos për t’ia vështirësuar jetën kësaj të fundit: postera në facebook, artikuj të porositur në shtyp, hackerime faqesh interneti, barceleta me Like – gjithçka për t’i kujtuar partnerit të vogël në qeveri se ai është me njollë në biografi dhe se oreksi i tij i shëndoshë nuk përputhet me siluetën e vet të errët. Së fundi, mjeti i radhës i shantazhit të tyre është edhe grupimi i kuq revolucionar që shërben si presion që vjen nga bulevardi. Përmes amplifikimit mediatik ai shërben për t’i kujtuar Metës se ai është përgjegjës për 21 janarin dhe se fajësinë e tij “siç e shihni, e kërkon populli”. Loja është bërë e bukur dhe trajnerët po shterojnë në të edhe rezervat e fundit. A do të ketë më në fund drejtësi për 21 janarin? Nga dita e djeshme, kjo ngjan edhe më e largët. Çka është e sigurt është se luftës së brendshme për pushtet në qeveri iu shtua edhe një kobure me saçme të kuqe që shtin nga jashtë.

Nga Gazeta "Mapo"

Comments

Submitted by Askushi (not verified) on

I kemi pare te gjithe refugjatet ne Lampeduza qe zbarkojne kufoma, qe jane te shtrire kadavra ne rradhe. qe te mbijetuarit i trajtojne si skllever duke i poshteruar dhe qe kane nxjerrur ligj qe asnje anije peshkimi te mos i shpetoje! Pse? Se duan ti vrasin shpresen. Duan ti vrasin te ardhmen. Dhe shpresen ja kane vrare. Dhe te ardhmen ja kane vrare. Dhe te ne eshte po e njejta gje: vrasja e shprese filloj me mega mashtrimin Rilindje. Dhe une nuk kam as qejf dhe fuqi te ulerinj te te gjithe ne veshe te secilit qe ne fillim vritet shpresa, dhe shpresa eshte nje fashe drite, nje ure drite qe na jep besimin per te adhmen, qe na ndricon rrugen ne te panjohuren. Politikanet shqiptare nuk jane armiq me njeri tjetrin. Jo. Ato jane armiq dhe vrases te shpreses. Po ka nje ndryshim qe te tjerve ja vrasin shpresen te tjeret, kurse ne na e vret shpresen shqiptari shqiptarit. Eshte fakt i tmerrshem po ky eshte realiteti. A sa bukur,a!

Submitted by anticensurë (not verified) on

shum i fort ky djali!!

të bëka telef me kritka e kushedi se çfar,por duhet me u lexu ngadalë për të kuptu ndonjë fill në këtë shkrimtë lëshuar rakapjekthi në një shtrat të tharë lumi malor!!

Submitted by Denis (not verified) on

Ky koli qenka nje kokerr hajvani, fodull po e po. Gjths nuk e kuptoj ku ka dash me dal me kete shkrim.
Nuk eshte e vertete qe po punove te Top Channel je domosdosmerisht i zgjuar.

Submitted by alfred (not verified) on

Ku do të dali ? Me dy fjalë mund të përmblidhet : "1 . Unë di t shkruaj; 2. Mos trazoni 21 janarin (sidomos jo për drejtësi); 3. Jemi që jemi t'i shtojmë dhe një teori komploti ku e gjitha bëhet për të gricur LSI-në"
Pervers po jo shumë efikas

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Neqoftese drejtesia per 21-shin u be me e larget pas ndodhive te fundit, kjo do te thote qe drejtesia per 21-shin ishte sakaq larg, vetem se me pare dukej afer vetem ne menyre iluzive.

Submitted by Sokol Kaqol (not verified) on

O Zotnija juaj Sokol,

Po marr mundimin me komentu ne ket opinion publik tendin qe nuk merret vesh se kujt publiku i sherben pervec qenies suaj. Ju lutmi mos beni hajgare dhe gjeni nje legen kujt ti bini edhe ju, se me fllucka ne ajer nuk i sherbeni kerkujt.

Nderkohe po i kerkoj falje vetes sime qe harxhova keto minuta me komentu.

Submitted by Anonim (not verified) on

i njejti koment debil ishte edhe tek faqja e MAPO. kushedi i prodhojne ne seri ne ndonje organizate p... prodhuese... p... propaganduese.

Submitted by Bard (not verified) on

Keta revolucionaret qe dalin cool te Arjan Cani dhe qe qarkullojne ne bllok me ML te fundit dhe qe ne cdo sentence qe belbezojne citojne pa pas lexuar asnje faqe Zhak Lakanin, e meritojne nje kritike si shkrimi me siper. Elitarizmi i tyre ta shpif, paradoksi i nismes se tyre revolucionare qe u kerkon qytetareve te dalin te hane shkopa shpines nderkohe qe keta shijojne me rrethin e tyre te ngushte e te shumeditur mohitot e pordheve qe grisin breket e veta, ngelet ende pa zgjidhje. Po te ish gjalle Guevara do ia kishte shkrepur vetes me kobure, duke pare ne c'qenie te squllet ka evoluar njeriu revolucionar ne Shqiperi.

Submitted by Socius (not verified) on

Ti Bard nga i njeh keta te mesipermit, apo edhe ti si Koli i jep rruge te lire imagjinates? Duhet t'i njohesh mjaft mire per te ditur qe e citojne Lakanin pa e lexuar. Besoj se duhet te jesh edhe i mirinformuar per veprimet e tyre politike te herepashershme per t'i ballafaquar pastaj me cegevarizmin. Keshtu qe je qe je, ndricoje publikun kureshtar edhe me ndonje fakt a parashtrim dhe jo thjesht me zhargon sokolshametist.

Submitted by Albi (not verified) on

Learto, ti je? A ke lexu Zizekun keto kohe se aq di ti?a

Submitted by sara (not verified) on

po ti me Albi e paske zon me Leart-in. ke na i gjo personale apo cfare? personalet coja ne email; ne na ler me idete e tua per shkrimin ne fjale pasi duhet te jene me te vertete shume te vyera.

Submitted by Albi (not verified) on

Qe te kesh personale dicka duhet ta kuptosh ca shkruan. Keta pseudo-marksistet nuk dine ca shkruajne, as nuk i kundershton dot se paragrafet e tyre nuk kane asnje ide te mirfillte. Keta jane thjesht per gallate.

Submitted by The po-mo boxer :P (not verified) on

s'ke çfarë u bënë... kështu janë po-mo-të në përgjithësi... :D

Submitted by Bard (not verified) on

Me thene te drejten nuk e kam lexuar Lakanin, por di qe njeriut revolucionar nuk i lejohet ajo qe bente Schopenhauer: predikonte spiritualizmin, perkorjen, solidaritetin, nderkohe qe vete ishte nje kurnac i pashpirt, plak zevzek qe u nxinte jeten komshinjve me tekat nga me te ndryshmet. Pseudorevolucionari ndodhet ne te njejtin pozicion te dekonspirueshem lehtesisht: ai ose duhet te vere ne jete ato qe predikon, dhe keshtu te bjere theror per popullin qe aq shume e do, ose automatikisht te hyje ne rreshtin e demagogeve e mashtruesve qe i kane hypur ketij mileti kalaqafe qysh ne fillimet e shtetit shqiptar. Ju revolucionaret shqiptare te shkaktoni rrudhje buzesh ngaqe perpiqeni te shisni ne publik nje elitizem fallso, jeni aq te pakuptueshem e siperfaqsore ne tezat qe mbroni sa edhe kur beni ndonje aksion nuk mblidhni dot njerez as sa Leke Plepi. Dhe ky nuk eshte problemi juaj, se ju coku gjeni ndonje pune te mirepaguar OJF, por problemi i zemerates qytetare qe i duhet te mbyse vetveten ne pamundesine qe i jepni ju si demagoge profesioniste.

Submitted by Vaska (not verified) on

E kanë kap me teorinë konspirative që t'i mbyllin gojën miletit gja.

Bukur fort, po si t'ia bëjmë me ata që mjerisht i mbajnë mënd akoma qartë fare skemat luftës brenda llojit me Mjafte e Velina.

E bukura fare fare pastaj, që i vë kapakun e artë muhabetit, është se përdoret e po njëjta dorë robsh për këto punë fiks 10 vjet më vonë.

Barqet ndërkaq janë rritur me bukë lepurushi ojqëshë, e vrapi imagjinar Che-sh me Lakan e Zhizhek në dorë është i rrezikshëm për shëndetin.

Po vuxhud paçin se i garantojnë hilaritet miletit. Është bo keq edhe për gallatë.

Submitted by alfred (not verified) on

Bard, ka një biletë hyrjeje ky lloj argumentimi e s'qorton dot për demagogji për sa kohë bën më pak se personat në fjalë. Aq më mirë nëse s'është ndonjë gjë dhe e ke biletën të lirë. Kjo për aq kohë sa përdorim logjikën tënde, sepse vetë s'kam asnjë problem me kë tjetër bën, e tjetër predikon; më intereson logjika e asaj që thotë. E konkretisht ajo e Shametit më duket se bie, po, hej! kush tha që duhet të flasësh për drejtësinë e 210111, apo të drejtën e fjalës në 210114, kur mund të hapërdahesh me Lacan e Schopenahauer. 'Welcome to Masturbia', - hap portën Shameti.

Submitted by alfred (not verified) on

Ky nga logjika qenka fiks për t'u çuar e integruar në Iran; i shkan dhe gjuha me `nënat e revolucionit`.

Kush ka mend të kuptojë ku i rreh retorika mirë, të tjerët ju paçim në qafë bashkë me gjuhëtharin

Submitted by Vas_la (not verified) on

Janē bērē tē lodhshme kēto shkrimet me stil alla-Fahri Balliu.

Por pērveç stilit nuk bie dakord me disa hamendēsime. E para,  nuk iu dha kaq shumē vēmendje episodit tē arrestimit.

E dyta, edhe sikur ti kishte dhēnē media vēmendje, logjika e shkrimit, se ky veprim e ka bērē kërkesēn për drejtësi utopike, nuk qendron. Nēse ju, apo kushdo, dēshiron ta çojē pērpara e ta ngrejē pa reshtur kērkesēn  pēr drejtēsi pēr 21 Janarin, nuk ka veprim qē t'ju pengojē.  O burra, ja sheshi! Do tē vij edhe unē t'ju bashkohem. Edhe besoj shumē njerēz tē tjerē.

Nē shtypin shqiptar dhe nē botēn e internetit komentuesit bējnē shpesh analizēn psikologjike tē autorit pēr tē kuptuar ç'e ka shtyrē pēr tē thēnē atē qē ka thēnē. Po e kursej kētē analizē pēr respekt tē inteligjencēs sē lexuesve. Do i thoja vetēm kētē autorit, sikur energjitē tuaja t'i drejtonit drejt ndērtimit tē diçkaje, ngritjes siç duhet tē njē çēshtjeje (p.sh. faktit qē viktimat e 21 Janarit nuk kanē gjetur ende drejtēsi) dhe jo vetēm sulmimit tē aksioneve tē tjerēve do ju respektoja mē shumē. Po s'qenka e thēnē. Dhe ēshtē ok kēshtu.

Submitted by ZigZag (not verified) on

a sa bukur a e ka shkruar. tamam nje pasqire e bukur ku Narcizisti Shamet knaqet tu pa veten . Po konkuro dhe Kaq Myftarin me kto teorite konspirative.

Submitted by Zapbone (not verified) on

U dogjem jo vetem per nivelin po dhe per burrnine qe ndremjet pese genjeshtrave te na thone dhe pese te verteta. Por jo nuk qeka e thon. Njeriu behet prej zorit genjeshtar aq sa eshte e provume shkencerisht qe njeriu rrejka 200 here ne dite. po puna eshte mos behet mashtrues. Se ka ndryshim shume genjeshtra nga mashtrimi. Mashtrim esht te besh para dhe ta kthesh ne zanat genjeshtren. Pra nepermjet genjeshtres te fitosh para. Kush e ben kete: politikanet tane jane mashtrues dhe jo genjeshtar, se nepermjet ganjeshtres jane bere te pasur. Po genjeshtra per politikanet tane eshte nje SH.P.K.  per gazetaret eshte nje dyqan si nje mall qe duan ta shesin. Po ku e shesin? Ke ne trapat qe kur i do bytha na thone qe klienti eshte mbret dhe, kur nuk i do bytha nuk len gje pa na shajt. Nje genjeshtar i mir shquhet dhe per fantazi te mire, per retorike e sofizma plot me efekte e fjale goditese e shpotitese se eshte baza fantazia, sygjestioni me llogje duke ju larguar te se vertetes e duke kercyer dege me dege. E fillon lojen direkt ne sulm frontal, te bombardon me gjuajtje e topin nuk e heq nga kemba dhe, e gjthe loja luhet ne gjysmen fushen e kundershtarit. Gazetaret tane kane nje problem per te jetuar e mbijetuar keshtu qe genjeshtra nuk eshte e pa justifikueshme. Po te thone gazetaret te verteten kane probleme, keshtu qe genjeshtra eshte kthyer ne norme e model dhe gazetaret jane kthyer ne horra qe dhe kur deshmite jane me ze e me figur ato genjejne. E ne duhet te shujme dhe duhet te miremi me shkrimin/genjeshtren, dhe nuk duhet te perdorim fajle si bythqime, po bythe shpume qe te na e kaloje moderatori.

Submitted by RP (not verified) on

Cfare ka dashur te thoje autori lexohet lehte.Nga njer ane Ben snobin e tallet me ca revolucionare sikur te jene 4 eremite te rizgjuar si Zarathustra (Zarathustra eshte nje i rizgjuar,c'kerkon aí tek ata qe flene?-thote Nice)e nga Ana tjeter i paraqet si rrezik serioz per LSI.Mua me duket si nje orvatje e paqellimshme ne dukje per te futur nje molle sherri brenda koalicionit qeverises,ndaj i ka pelqyer edhe Mapos,sesa nje ceplendisje gazetareske me nja 4 revolucionare te parrezikshem ose te parendesishem.Nejse,autori e ka humorin te veshtire per tá ripertypur,ky duket sikur e ka lexuar me pare dhe pastaj e ka shkruar.Se fundi,megjithese nuk e kaperdij dot aleancen e 1 oprillit,qe de facto rrezoi kauzen e 21 janarit,mendoj se kjo e keqja me e vogel sesa te kishim prape ne pushtet xhelatin e 21 janarit Dora vete,edhe pse besoj qe atij i ka ardhur urdhri te humbte nga pertej oqeanit.

Submitted by The po-mo boxer :P (not verified) on

Koli më duket se po pëson të njëjtin transformin të njerzve me mend... nga marksist revolucionar, kalon në mjatist.. pastaj të qendrës dhe së fundmi ose apolitik, po gjithsesi konservator, ose i qendrës së djathtë e gjithsesi liberal. është e pashmangshme. jo sepse e ka thënë Çurçill beu... e të tjerë... por sepse ashtu ka ndodhur me shumë burra të zgjuar! të tjerët janë demagogë që nuk i besojnë vërtetë ato që thonë...

Submitted by The po-mo sucker (not verified) on

Ndersa ti po transformohesh nga Shameti me emer te anonimi the po-mo boxer/koman. Rast i pashprese gjithsesi.

Submitted by It's-PoMo-Man! (not verified) on

Vuani edhe nga komplotomania...

Submitted by Socius (not verified) on

Eh Sokol djali, sa i mireshoqeruar je bere. Te boton Cili dhe te mbrojne idhtaret e Churchilli-t, qe me nje batute ta sintetizojne historine e njerezimit. Tani mbetet te te dale ne krah edhe Kac Myftari, se edhe si konspirativist nuk mbetesh prapa. :)

Submitted by It's-PoMo-Man! (not verified) on

Jam ai boxeri. Dhe dua vetëm të them se nuk jam fare shok i Sokolit. Po ai i di vet punët  e tija. Nga ana tjetër nuk mund të mos vë në dukje se si më drejtohesh, duke më quajtur "idhtar të Çurçillit". Po nga më nxorre ti mua idhtar të Çurillit, hë zogu? Apo ngase ti vetë je idhtar i ndonjërit apo i disave, edhe të tjerët janë patjetër idhtarë të dikujt? E shikon sa pallë që je... vetëm pse unë përmenda një thënie të Çurçillit dhe faktin se shumë njerëz të shquar pasi kanë provuar të jenë aktivistë komunistë janë kthyer në anti-komunistë të përjetshëm më nxore imperialisto, borgjez, reaksionar a ku di unë çtjetër? Apo e kam gabim, dhe ky komenti yt është një tjetër akt revolucionar që ikën për dhjam qeni? E shikon botën me llogore, duke stigatizuar ata që nuk e mendojnë si ti... Revolucionar i leshit!

Submitted by Socius (not verified) on

Po s'eshte turp me qene idhtar i Churchill-it mor burre, se fundja, pavaresisht se kokrra e imperialistit (mos u tremb nga fjalet, por merri germe per germe, dmth i vlonte zemra per te ruajtur dhe shtrire imperiumin britanik), ishte mendje serioze. T'i ngjaje pak menderisht, s'do shkruaje si me siper. Gjithsesi, fryma e batutes ne rini te mos jesh komunist je pa zemer, e ne maturi te vazhdosh te jesh je pa mendje eshte batute cercilliane, dhe me gjere akoma (nese e ke zakonin e te lexuarit me shume sesa portalet online) e konservatorizimit, dhe jotja eshte krejt ne sintoni me te. Po prapeseprape mbetet vetem nje batute e goditur estetikisht, por hic me teper, se e anasjellta eshte ku e ku me e vertete: sa e sa e kane nisur veprimtarine apo mendimin si konservatore, reaksionare, liberale etj. dhe kane perfunduar si komuniste. Po c'rendesi ka per zotrote kjo pune?! Ja e lave shpirtin perpara te gjithe shenjtoreve me antikomunizmin heroik te radhes. S'po te ngacmoj per pune leshi se me duket se prekesh menjehere emocionalisht, dhe aman se kush te mban ne ndergjegjen e "revolucionarit prej leshi".

Submitted by Po-Mo-Po (not verified) on

lere lere... e paske qendis.... lol

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.