Politika shqiptare po kap fundin

Postuar në 24 Janar, 2014 07:25
Mustafa Nano

Në Mapon e  para ca ditësve raportohej/interpretohej në mënyrë interesante ajo që po ndodh në Lezhë. Thuhej pak a shumë kështu: „Në PS duan që në Kuvend, në vend të ministres Mimi Kodheli që e ka lënë vendin e deputetes së Lezhës, të vijë Arben Ndoka, që në listën shumemërore të deputetëve është i treti. Para tij ish një grua, Merjeme Delishi, dhe ish kjo që mori mandatin e deputetes. Por papritur zonja Delishi dha dorëheqjen me motivacionin se është e sëmurë. I erdhi radha Arben Ndokës? Jo, pasi KQZ-së i duhet t’i bindet më së pari detyrimit ligjor të kuotave të caktuara të përfaqësimit të grave të Kuvend. Dhe kështu, vendin e Merjeme Delishit do duhet ta zërë se s’bën një grua tjetër e listës. Ajo është Mirela Neli. Është e teta në listë, por është e vetmja grua. E prandaj, KQZ-ja do t’ia japë asaj mandatin e dorëzuar prej Delishit. Pas kësaj, pritet një dorëheqje tjetër, këtë herë e Nelit, e duke qenë se nuk ka më gra në listë, radha i vjen Arben Ndokës.“

Ne e dimë, tanimë, që kjo ka ndodhur. Procedurat institucionale e parlamentare ende nuk janë mbyllur, por dimë që edhe Delishi ka dhënë dorëheqjen, edhe Neli ka bërë me dije se mandatin nuk do ta marrë. Që të dyja kanë thënë se „janë të sëmura“. Kështu që deputet do jetë Arben Ndoka. Ashtu siç do të jetë dhe Bujar Derveni për qarkun Durrës, në vend të deputetes Silvana Maksuti, e cila dha dorëheqjen pasi i zuri vendin ministrit Lefter Koka.

Deputetet e PD-së ngritën zërin dje në mbrojtje të grave, dhe i mëshuan idesë se e gjitha kjo po ndodh ngaqë në vend të deputeteve gra duan të sjellin burra mafiozë. Mund të mos jetë pa gjë ky pretendim. Por ju kujtohet se si filloi kjo histori? Ka filluar andej nga shtatori 2013, dhe i pari që dha dorëheqjen, në të njëjtat rrethana, ka qenë Vasil Bici i PD-së. Në vend të tij erdhi Mëhill Fufi. Ky i fundit mbahet si i fortë në atë zonë, dhe PS-ja, pas kësaj, po tenton t’i përgjigjet me të fortin e vet, Arben Ndokën. Dhe kështu, situata në terren balancohet përsa i takon kontrollit e dominimit fizik të territorit. Janë jek e jek. Një i fortë kundër një të forti (të kuptohemi, „i fortë“ është thjesht një eufemizëm). E kur nuk është punë të fortësh, është punë lekësh, dmth bëhet çmos të futen në Kuvend burra që kanë harxhuar shumë lekë gjatë fushatës, e këto lekë duhet t’i nxjerrin në ca rrugë që veç deputetlliku t’i mban të hapura.

E shikoni se ku kemi arritur? Dhe këtë e quajmë politikë.

Comments

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Z. Nano,

Gjithmone te kam lexuar me nje lloj simpatie dhe kersherie, pavarsisht se shume here nuk kam qene dakort me ju per ato ide dhe bindje qe keni mbrojtur. Une e di se ju jeni shume i angazhuar dhe i informuar per krejt politiken shqiptare ne pergjithesi, e vecanarisht per politiken e Tiranes. Jo thjesht si nje gazetar, por pak me pertej, me njohjet personale dhe kulisat qe luhen, te pakten prej 20 vitesh e ketej. Do deshiroja te beja disa pyetje publike per ju:

Ju Mustafa Nano, a keni besim tek kjo klase politike?

A besoni se politikanet shqiptar nuk jane (ose jane) te lidhur me krimin?

A besoni se jane pikerisht politikanet sponsore (ne kuptimin suportues, mbeshtetes dhe nxites, por edhe perfitues)  te kontrabandes, evazionit fiskal, perfitues te 10 % te tenderave publik?

A besoni se ka ndryshim thelbesor mes Partise Demokratike, Partise Socialiste dhe Levisjes Socialiste per Integrim, jo ne kuptimin programor, por ate te korruptimit, perfitimit personal, vjedhjes, lidhjes me krimin e organizuar dhe lidhjeve te shkurtera me biznesin, gjyqesorin, median?

A besoni vertet tek pastertia dhe pafajsia e Ilir Metes, pavarsisht vendimit te Gjykatave shqiptare?

Sa do deshiroja qe te kem nje pergjigje shterruese per keto pyetje, pasi sinqerisht me ka munduar qendrimi juaj: kritik, por jo me te gjithe njesoj, i qarte, por ndonjehere edhe i kamufluar, i prere, por jo edhe aq sa duhet, parimor, por edhe me shenja kompromisi! Pas pergjigjes tuaj, ju lutem me rezervoni te drejten e nje replike!

Faleminderit!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Bir Selman i nenes cfare te qaj me pare, Berishen qe iku apo Edvinin me gjithe kollovare?

Submitted by Anonim (not verified) on

Z. Nano harron kush ishte i forti i pare i futur ne listat e Rames ne qarkun e Lezhes ?? E kam fjalen per Armando Prengen. Meqe e paska harruar po ia kujtoj une. Nga nje i forte ne legjislaturen e kaluar, tani u bene dy, nga dy Prenga e Ndoka, ndersa Pd-ja ka si deputete ne qarkun e Lezhes, Bumcin, Kadelin, Albina Deden dhe Mhill Fufin. Ky eshte jek e jeku ketu i dashur Muc ??

E dyta, e kam lexuar ne shume shkrime kete shenjen e barazise midis lenies se mandatit nga Bici dhe ate te zonjave. Asnje nuk pemend faktin qe nder te tjera eshte edhe ceshtje perfaqesimi. Rrethi i Lezhes, me Bicin deputet, do te kishte 3 perfaqesues, nje rrethi i Mirdites, dhe asnje Laci. Duke patur parasysh qe pa votat e Lacit, pra te Fufit, PD-se do kishte vetem 3 deputete dhe jo 4, une e shoh si ceshtje perfaqesimi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Gabim eshte qe lsitat mbushen me emra femrash vetem pse jane femra dhe duhet plotesuar plani i % se femrave ne politike. Dhe keshtu i bejme qejfin Evropes dhe "Integrimit Evropian". Keto jane politika qesharake qe ne Shqiperi gjejne gjithnje terren. Lista e deputeteve duhet te gjenerohet bazuar ne nje votim te lire brenda partise, ne kontributin qe kane dhene kandidatet, ne CV e tyre, dhe ne mbeshtetjen ne terren. Jo sepse jane apo jo femra apo jo.

Submitted by Kurbetliu (not verified) on

O Nano floriri!

Nuk para te kam pelqyer shume (per te mos thene qe kam pasur nje fare antipatie), po sot te ADMIROJ, je gjitheçka po jo KONFORMIST dhe as OPRTUNIST, nuk kursen askend, as majtas as djthtas kur mendon se e kane hak (pak rendesi ka nese e ke sakte apo gabohesh, mjere ai qe thote se i ka SAK te gjitha ato qe thote apo qe shkruan dhe se eshte i pagabueshem).

Nese per dike themi qe "filani eshte nje cope burre" ti je 2 COPA BASHKE.

E vtmja "e keqe" qe ke, eshte se ke mbiemrin NANO megjithese dihet nga te gjithe qe Tosi eshte "KAURR" ndersa ti je "TURK" o Mustafa.

Hahahahaha!

Submitted by Albi (not verified) on

Muc une nuk te marr vesh ty, ose ti nuk di ca flet. Nga njera ane nuk e ke per gje ti quash te parendesishme perplasjet per listat, per karriget e ministrave. I quan si hatermbetje personale dhe idene se pushteti i lidereve duhet kufizuar ti as nuk e permend ndonjehere. Rama ke thene ka te drejten te zgjedh ke do ai. Tani kur abuzimet me kete pushtet duken qartazi me kandidate te tille fillon e cuditesh. Jane te lidhura me njera tjetren keto o muc.

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Nano ka harruar te na jap nje hollesi per rastin e Ndokes.

Zoti Ndoka ka qene nje zyrtar i larte i PD, i kesaj PD-je qe tani e emerton "te lidhur mer krimin".  PD-ja nuk u nda me z. Ndoka se ishte "i forte", por se Ndoka gjeti strehe tek PS-ja.

Duke perfshiere ne qasjen e tij edhe kete hollesi, z. Nano do na jepte edhe nje argument me shume se pislleku brenda partive tona politike eshte edhe me i thelle.

Submitted by P.A.B (not verified) on

“Once is nothing, twice is coincidence, three times is a moral certainty” Nje here s'quhet, dy eshte koncidence, tre behet normale. Ne forma te ndryshme, kjo shprehje gjindet ne print qe nga 1921-23 e deri sot.  Une i besoj analizes se z. Nano persa i perket "balancave territoriale" Jo se nuk ka shembuj te kundert ne historine tone te afert,  por hipokrizia mbuluar me nje cipe pergjegjesie ''sa per te thene'' nuk ekziton ne moralin politik shqiptar. Meqe institucionet balancuese mungojne ne kete arene ose jane te asfiksuar shpresa ka ngelur tek Emancipimi Shoqeror e Individual [progresi kohor] Media [kur mundet] e Gjyqsori [si individe].

Shpejt Shqiptaret do e ri-gjejne nervin. Ne nje shtet qe eshte sensibilizuar ndaj skandaleve, nuk ka si te shkojne punet me keq. Pyetja pse ''bota dhe europa'' nuk interesohen kurre s'merr pergjigje nese nuk ri-zbulojme prioritet tona. Kryeministri i Republikes thote ne Kuvend: "provojeni prape e do jua bejme me keq pas 21 Janarit" i akuzuari numer nje qe ''ose i doli forca nga kontrolli, ose ka urdheruar per zjarr'' Ne te dy rastet duhej te ishte hequr nga posti me cdo forme demokratike. Me pas: ''dhe 30 vjet jam ketu ne pushtet" para zgjedhjeve... ka dicka qe te ben te mendosh.

Tashme faji nuk eshte me i tyre por i yni.

Ne 3-4 vjetet e fundit ka nje skandal ne Bullgari ne lidhje me dosjet. Shumica e ambasadoreve  Bullgare ne EU e NATO, e gati te gjithe ne shtetet e Ballakanit, jane te lidhura me ish-punonjes a te rekrutuar nga ish-organet e sherbimeve sekrete komuniste. Nga 192 persona te ekspozuar nga Komisioni i Dosjeve, 88 jane punonjes se Ministrise se Jashtme. Nga keta 33 ambasadore. Ka deputete e zv/ministra etj. Por Media, organizma sociale, populli e presioni i gjithanshem e bene te marre permasa nderkombetare. Te pakten u eshte prishur qetsia, e kush nuk thote ''jemi ketu dhe 30 vjet'' Tek ne u vrane 4 vete, e bere katrahure per 4.000.000 te tjere e sheh nje artikull te vogel ne media te huaja, e aty mbaron.

Dje pashe ne Youtube nje video per SHIK [apo SHISH, nuk jam i sigurte]  Degjoja gazetarin me nje ze te thate qe lexonte: Pa karte verifikimi, pa kualifikim, pa u bere ''security checks'' hequr nga nje pune [pushuar] vene tek tjetra, precedent penal, ish agjent nga 1992-1997 kapur nga policia me karte agjenti fallco ne 2005, marre ne pune ne Gusht 2013. Eksponent pas eksponenti, sikur degjoje per personazhe naziste te fshehur ne Argjentine; jo ne mes te Tiranes! Nese kjo nuk eshte skandal...''pjestare te pakontrolluar te sherbimit sekret'' me kaq pikepyetje... atehere cfare eshte?! Deputetet e kontaktuar nga kjo media, ''pjestare te komisionit te sigurise kombetare'' kishin refuzuar te flisnin ''nuk na duhet ne kjo''.  Parlamenti Shqiptar e ka humbur besimin, nga organizimi, forma, eksperiencat qe ka lene, drejtuesit ne vite, mungesa e autoritetit ne publik, e tek partneret e huaj; me e rendesishmja tek Populli.

Shoqeria nuk duhet ta humbe besimin tek vetja!

Submitted by artur ahmeti (not verified) on

E kam thene dhe here tjeter. Se kur ka doreheqje procesi I vetem dhr femokratik eshte perseri zgjedhjet ne ate zone. Nuk ka kuptim ky mandatim te fortesh nga bosat..perseritje zgjedhjsh dhe populli vendos.

Submitted by Fatos Nano (not verified) on

Mustafa, ju ia keni gjet emrn ketij fenomeni qysh prej afro nje viti.  Ju e quajtet aleacen e Rilindasve me LSI-stat  "Aleanca e Qelbesirave"

Bile ju i bete edhe nje zbrthim termit qelbesire ne ate kohe.

Ajo qe ju nuk po thoni tani eshte ne se i rri per shtat Shqiperise sone kjo aleance apo jo.

Pra ju duhet t'u thoni shqiptareve, ose me mire lexuesve apo ndjekesve te tu,  (sepse ti e di, shqiptaret qe kane nje rol per te luajtur ne familje, shoqeri, kulture, art, shkence, administre publike, bisnes, etj etj. as qe duan t'ia dine ne se merr fryme apo jo Mustafa Nano) arsyen sublime te votes tende te deklaruar per aleancen e qelbesirave.

Ne te kundert, shporru nga gazetria  dhe nga jeta publike e shqiptareve sepse po behesh nje barre po aq e besdisshme dhe neveritese sa edhe ai ministri me xhel qe ngrefet ne TV se po vendos rendin ndersa krimi e mafia  po bejne kerdine si asnjehe ne keto 25 vite.

Submitted by RP (not verified) on

Ky sistem perdorej nga boss -et e Cosa Nostra per tu zgjedhur pjese vendimmarrese e Kupoles.Identik!Bej pyetjen,ku gjeni ndonje diference ndryshimi,se ne vija te trasha parlamentin e listave me fufa e ndoka e shoh ekzakt fotokopje te Cosa Nostra

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Mendoni se jetoni ne Shqiperi??? Jo, mblidheni mendjen se jeni ne San Luca, Palermo, Napoli. Nuk ka vend dyshimi nese kemi kapur fundin, kjo eshte kristal e qarte tashme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.