Bastardimi i gjuhës nga librat tek gazetat
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9500_hqdefault_18.jpg?itok=rMr6oZZT)
Vendosja pluralizmit demokratik në Shqipëri pas gati 50 vjetëve të diktaturës komuniste, nuk do të thotë që edhe në gjuhën shqipe të vendoset një “pluralizëm demokratik” ashtu si, për fat të keq, e perceptojnë shumë nga mediat e të gjitha ngjyrave, TV-të, si edhe nga shtëpitë botuese në Shqipëri. Ky biçim pluralizmi…gjuhësor”, i cili ka nisur pas vitit 1991, ka sjellë si pasojë që gjuha shqipe, e shkruar dhe e folur në këto institucione, të ketë gabime, të cilat mund të viheshin re gjatë periudhës ‘20-‘40 të shekullit të kaluar, kur në Shqipëri ende nuk ishin vendosur normat e drejtshkrimit. Në këtë shkrim do të ndalem në gabimet më tipike që vihen re në shtypin tonë:
1) Mënjanimi thuajse i plotë i kohës së kryer e thjeshtë të mënyrës dëftore të foljes:
“Dje presidenti Nishani ka deklaruar…”, kur duhet shkruar dhe lexuar edhe në mikrofon ose kamera: “Dje presidenti Nishani deklaroi…”.
Dhe kjo, sepse e kryera e thjeshtë tregon një veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit, ose një gjendje a veprim të kaluar. Kurse e kryera tregon një veprim, a gjendje të kaluar, në mënyre të tillë që rezultatet janë të pranishme edhe në çastet e ligjërimit. (“Fjalor i gjuhës shqipe”faqe 897,1981).
Mendoni për një çast sikur ky shtrembërim të bëhej normë në veprat letrare!..
Po shkëpus një dialog të shkurtër nga vepra “Përballë pasqyrës së një gruaje” të Ismail Kadaresë, (faqe 148).
-Është krejt ashtu, -i thashë…
-Bëjnë sikur na kanë harruar, po mendjen e kanë te ne,- përsëriti ai ngadalë… .
Shkrimtari ynë i madh, si çdo shkrimtar tjetër shqiptar, ka përdorur foljet them dhe përsëris në kohën e kryer e thjeshtë, pra ai shkruan: thashë dhe përsëriti.
Mendoni se sa do të qeshnim, sikur Kadarea të shkruante:
-Është krejt ashtu, – i kam thënë.
-Bëjnë sikur na kanë harruar, por mendjen e kanë te ne, – ka përsëritur ai.
2) Zhdukja e pjesëzës “të” në kohën e ardhme e tashme të mënyrës dëftore të foljes:
“Do shkojmë…” dhe jo: “Do të shkojmë..,.ose: “Do e bëjmë…” dhe jo: “Do ta bëjmë..” Madje edhe në tituj artikujsh! Sikur në shtypin anglez ose amerikan e ardhmja e mënyrës dëftore të foljes të shkruhej:”I’m going work” dhe jo: “I’m going to work”, pra, sikur të hiqej pjesëza “to”,(!?), kjo do të ishte me të vërtetë skandaloze.
3) Mënjanimi i trajtës së shquar të emrit, madje edhe gjatë lakimit:
“Bush bisedoi me Putin”-kur duhet shkruar- “Bushi bisedoi me Putinin.”(Pas parafjalës “me” duhet të përdoret rasa kallëzore).
4) Përdorimi ndajfoljes “pavarësisht” si parafjalë në rasën rrjedhore:
Pavarësisht rezultateve të arritura…”, kur duhet shkruar: “Pavarësisht nga rezultatet e arritura…” Çuditërisht kjo dukuri po bëhet vitet e fundit normë në mediat tona dhe përbën një gabim të pajustifikueshëm.
5) Shkrimi i fjalëve, termave, titujve, emrave të personaliteteve të huaja etj., sipas drejtshkrimit të këtyre gjuhëve:
“The New York Times”, George Bush, Ollbright, kur sipas rregullave të drejtshkrimit emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen:” Nju Jork Tajms”, Xhorxh Bush, Ollbrajt…
6) Nuk po ndalem në një dukuri të shëmtuar, që vazhdon të mbetet plagë në gjuhën tonë:
Vërshimin pa asnjë arsye të fjalëve të huaja në media, për të cilat është shkruar vazhdimisht, shumica e të cilave zëvendësohen fare mirë me fjalë të gjuhës shqipe, si dhe mosrespektimin e shenjave të pikësimit.
7) Gabime të rënda në titujt e organeve të shtypit ose të TV-ve:
Dy revista javore kanë titujt: “Klan” dhe “Spektër”, disa gazeta,”Metropol”, “Standard”, “Start”, tituj, pra, në trajtën e pashquar të emrit, të cilat duhet të shkruhen në trajtën e shquar: “Klani”, ”Spektri”, ”Metropoli”…,ashtu siç shkruhen, për shembull, titujt e dy gazetave të tjera: “Panorama” dhe “Tema”…Pra, jo; “Panoramë”. ”Temë”….
Mendoni sa për të qeshur do të ishte sikur dy nga revistat më popullore para vitit 1992, ”Hosteni” dhe “Nëntori”, të titulloheshin “Hosten” dhe “Nëntor”.
Do të ishte gjithashtu absurde, sikur gazeta italiane “Il Corriere della Sera” të shkruhej: “Corriere della Sera”, gazeta franceze “Le Monde” të shkruhej: “Monde”, gazeta amerikane “The Boston Globe”- “Boston Globe”, pra, pa nyjet e përparme përkatëse “Il”,”Le” dhe “The”, përkatësisht në italishte, frëngjishte dhe anglishte.
Në shqip këta tituj do të duhej të përktheheshin: “Korrier i Mbrëmjes”, “Botë” dhe “Glob i Bostonit” dhe kështu do të tingëllonin në mënyrë krejt të panatyrshme.
8) Duke imituar në mënyrë dogmatike titujt e marrë nga gjuhë të huaja, sidomos nga anglishtja.
Janë krijuar emërtime që nuk i përshtaten natyrës së gjuhës shqipe. Kështu kemi emërtime të tilla “Tirana Bank”, kur ky institucion duhet titulluar “Banka Tirana”, aq më tepër që funksionon në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të huaj.
Një qendër televizive zgjedh titullin “Shijak Televizion” dhe jo “Televizioni Shijak”. Si sëmundje ngjitëse ka, ose ka pasur emërtime të tjera absurde: ”Rozafa TV,” Skampa TV”, “Apollonia TV”…..Për pasojë, mos ndoshta ndonjë ditë u dashka thënë Tirana Radio, Shqiptar Televizion…(!?).
Gabim të rënda gjuhësore në vepra të shtëpive botuese
Por e keqja më e madhe vërehet në botimin e librave, ku me përjashtime të rralla, mungon emri i redaktorit dhe korrektorit letrar. Si rrjedhim, librat botohen me gabime gjuhësore. Pronarët e shumë shtëpive botuese, pa përjashtuar, natyrisht as ata të gazetave, siç duket, duan të kursejnë në kurriz të gjuhës dhe kështu parapëlqejnë që librat e të gjitha llojeve t’i botojnë pa ua nënshtruar redaktimit dhe korrekturës letrare dhe gjuhësore. Madje rastis që në një vepër letrare mund të gjesh vetëm emrin e recensuesit(!?). Për redaktor a korrektor letrar, as që bëhet fjalë. Gabime gjuhësore vërehen sidomos në veprat e përkthyera dhe botuara nga disa shtëpi botuese. Ka përkthyes që njohin mirë gjuhët nga të cilat i përkthejnë ato, por nuk njohin mirë gjuhën shqipe. Si pasojë, gjuha e këtyre veprave paraqet dobësi të theksuara. Me këtë rast do të përmend vetëm një rast: Romani “Kodi i Da Vincit”, i shkrimtarit të njohur amerikan Dan Broun, me sa di është botuar nga dy shtëpi botuese. Në njërën, përkthyer nga një krijues i talentuar, fatkeqësisht ka gabime të mëdha gjuhësore dhe logjike. Duket se libri nuk ka kaluar fare në procesin e redaktimit gjuhësor dhe korrekturës letrare. Është e çuditshme si e ka lejuar një dukuri të tillë botuesi që ka studiuar për gjuhë-letërsi shqipe. Por edhe më e rëndë kjo dukuri vërehet në “Fjalorin Frazeologjik Italisht-Shqip”, vepër e autorëve Naim Balla, Eshref Ymeri, Irena Ndoci (Lama). Gabimet në këtë fjalor janë shumë të rënda. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur njëra nga korrektoret letrare, Viola Grillo, ka mbaruar studimet për rusisht, madje në kohën kur është botuar kjo vepër me vlera, ka punuar korrektore letrare në një nga shtëpitë botuese të librit shkollor dhe do të ishte skandal po të vazhdonte të punonte përsëri aty. (!?)..Është e habitshme se si drejtuesit e kësaj shtëpie botuese kanë mbyllur sytë para këtij veprimi, kur e kishin për detyrë të gjenin plot redaktorë që kanë mbaruar studimet për gjuhë-letërsi shqipe në UT ose universitete të tjera. Dhe madje shumë të mirë!… Kanë dhe një rast shembullor: korrektorin dhe pastaj redaktorin gjuhësor Loredan Bubani, veç të tjerash, edhe autor tekstesh gjuhësore për shkollat tona, që ka punuar në njërën nga këto shtëpi botuese të librit shkollor. Ndodh, gjithashtu, edhe një dukuri tjetër: ribotohen vepra të përkthyera, që janë botuar dekada më parë, sidomos para se të vendoseshin përfundimisht rregullat e drejtshkrimit (shtator 1972), por pa kurrfarë redaktimi, a korrektimi. Si pasojë, vende-vende, ndonëse këto vepra, të përkthyera nga shqipërues të njohur dhe me përvojë, kanë nivel të lartë artistik dhe gjuhësor, çalojnë nga ana drejtshkrimore…Nga këta pak shembuj del në pah një dukuri shumë shqetësuese: gjuha e shkruar, ose e folur edhe në mediat elektronike, si dhe gjuha e librave, jo vetëm nuk është përmirësuar, por, mjerisht, po shfaq të meta që kurrë nuk janë vërejtur në botimet e të gjitha llojeve gjatë periudhës komuniste.
Mapo
Comments
Me pelqeu shume ky shkrim.

Me pelqeu shume ky shkrim.

Artikulli i zotit Skifter

Artikulli i zotit Skifter është më se me vend. Vërtetë që në një artikull të tillë nuk mund të trajtoheshin të gjitha problemet e shformimeve të Gjuhës Shqipe, të folur e të shkruar, por edhe këto mjaftojnë për të treguar se ku po shkojmë me këtë “turr” pa fre.

Megjithatë dua të shtoj një gjë, të cilën i nderuari Skifter nuk e ka trajtuar, por që në të vërtetë duhej trajtuar para shumë të tjerave: ndërtimi i gabuar i fjalisë. Në të gjitha televizionet dhe në të gjitha gazetat mund të lexosh pa fund dhe që nuk mund t’i kuptosh asnjëherë.

Ne pergjithesi Sqyfteri e ka

Ne pergjithesi Sqyfteri e ka mire dhe drejt, edhe pse ca here ja mbyt kot.

Verejtja e vetme qe qendron, dhe do te mbetet e vlefshme sa te jete gjua shqipe gjalle, eshte ajo e pikes se pare lidhur me perdorimin pa kuptim te kohes se kryer te plote ne vend te te kryeres se thjeshte.

Te tjerat lidhen me dukuri normale qe po i ndodhin te gjitha gjuheve ne kete epoke globalizmi dhe do sdo Sqyfteri emri i pijes se famshme do te vazhdoje te shkruhet Coca-Cola dhe jo Koka-Kola.

Nderkohe, a ka kuptim qe nje shkrim si ky, me shqetesime per shendetin e gjuhes shqipe, fjala e pare ne krye te titullit te jete "bastardim"?

Skifteri ka shume te drejte

Skifteri ka shume te drejte dhe jo ne disa raste. Shembulli qe u soll ketu me koka-kolen (coca-cola) nuk perfshihet ne kategorite e siperme qe klasifikon autori, markat e produkteve apo kompanive nuk jane diskutuar ne kete artikull. Psh "Pegeau" nuk tha gjekundi Skifteri qe te shkruhet "pezho), apo "Philips" te shkruhet "Filips" e per rrjedhoje te ndryshoje marken coca-cola. Por jam curioz te di se si e lexoni ju kete (koka-kola apo coca-cola).

Ndoshta verejta qe i behet diku me lart Kellicit qe ndersa merret me tendencat, nuk ngurron qe te kritikoje dhe emra te vecante, qe nuk do te ishte ketu vendi perderi sa nga fjalori qe ai kritikon nuk sillet as edhe nje shembull i keqperdorimit te shqipes. Dhe me te drejte ABC ironizon Kellicin e moshuar 10000-km larg qe gjen kohe te merret me nje emer te vecante gruaje te nje ish kolegu. Kellici duhet ta dije se nje shqiptar, qe te jete njohes i mire e nje gjuhe te huaj, presupozon automatikisht te kete njohje te thelle edhe per gjuhen shqipe, perndryshe ai nuk do arrite te mesonte mire gjuhen e huaj ku ai eshte ekspert sepse zanafilla e mesimit vjen nga nje korespodence e cdo fjale shqipe me ate te huajen dhe cdo shprehje e huaj me shqiperimin e saj korrekt ne shqip. Keshtu personalisht une nuk shoh ndonje veshtiresi qe nje profesor i gjuhes ruse apo frenge te kete veshtiresi per te qene korrektor letrar i nje teksti shqip.

une si lexues mendoj se

une si lexues mendoj se autori ka te drejte ne pergjithesi,por ne kete sistem te dendur lajmesh dhe kryqezime gjuhesh doemos qe pesojme influencim.Psh,eshte mire te thuhet"New York Times",sepse kjo eshte marke e regjistruar,nuk ben mire ta shkruash ndryshe.S'muynd te shkruash Samsungu,BeMeVeja, Airbusi,Merkeli,biles as Respublika...Ka nje domethenie pse e ka ResPublica.Une do preferoja Bush-i dhe Putin-i,sepse mbiemri i tyre mbetet i pacenuar ne formen origjinale.Jam dakord me shembullin e shqipes se shkruar nga Kadare,nuk ka pse zgjatet fjalia kur shqipja i bie me shkurt e me sakte.Por"pavaresisht rezultateve te arritura"me tingellon mire nga"pavaresisht nga rezultatet e arritura",eshte nje prej trajtave,nese nuk gaboj,trajta dhanore.Pavaresisht(kujt?)rezultateve.Meqe lexoj me deshire vjersha,eshte normale qe ka vargje poetikisht te bukura qe dalin nga disiplina gjuhesore,por poezia e ka kete leje me pashe,se ndryshe do ishte fjalim zyrtar.Ne fakt une shoh tjeterkund problemin e gjuhes,ate te"linguazhit"te perditshem ne massmedia.Kjo ka te beje me standartin e komunikimit,qe eshte e pafalshme,sepse nese ne qarqet akademike kuptohet domethenia(sinjifikati)i disa shprehive,keto perdoren ne massmedia si te mireqena,psh kur perdoret"Meta eshte kali i Trojes ne qeverisjen Rama"(e morra si shembull,nuk e kam aq seriozisht kete argumentin e fundit..).Kete deklarate Berishe apo ndonje Shabani ne televizion populli nuk e kupton,aq me keq kur e thote ndonje drejtues emisioni,madje drejtuesat flasin me shume aluzione,a thua se kane mesuar permendesh qe ne vogeli kodet mafioze te komunikimit.Populli i thjeshte nuk e kupton ku eshte fjala,nuk e di sinjifikatin e sakte te kalit te Trojes,qe eshte ne aparence nje dhurate,per ti vene pastaj zjarrin kundershtarit.Si ky shembull ka shume,psh lexoj qe kur diskutojne ne panele politikane e zyrtare e kane lehte te komplikojne e hiperbolizojne fjalet,duke dashur me dashje te behen te pakuptueshem.Kjo jane forma te manipulimit,nga me te rrezikshmet ne artin e komunikimit,ndoshta te thena per tu dukur te formuar si profesore e intelektuale.Tani jam duke lexuar nje autor qe ka nje kapitull te tere per kete argument e nuk me pelqen te hedh idete e tjetrit per te miat,por ketu qendron hileja e vertete e linguazhit,te flasesh shume per tu dukur orator dhe i paarritshem duke mos thene realisht asgje konkrete.Ah,se harrova,komplimente stafit per panelin e ri.E shoh me funksional dhe me te kapshem e te thjeshte.Shyqyr qe hoqet Kaptchka,se u beme per okulist.

Kot u kape me mua o Stephan

Kot u kape me mua o Stephan Heitch, se nuk thashe asgje te keqe pervec so doja te terhiqja vemendjen qe jane ca gjera qe nuk mund te albanizohen nese duam te merrememi vesh me pjesen tjeter te botes.

E nese ti e perjashtove rastin e emrave te produkteve (si Coca-Cola) une doja te te kujtoja qe edhe emrat e njerzve jane si ato te produkteve. Nuk mund te shkruhen ndryshe nga si i shkruan i zoti, edhe pse shqipja e ngateron pak punen me lakimet. Per shembull per te shmangur deformimet dhe per te respektuar shqipen, nje shkronjes i afte ne vent shkruante "Bushi i telefonoi Putinit" mund te shkruaje "Presidenti Bush i telefonoi Presidentit Putin". Kjo e rregullon disi situten edhe pse ti tani mund te fillosh te diskutosh nese fjales president i takon apo jo te shkruhet me shronje te madhe (mire qe nuk thashe "kapitale" se do me ishe qepur perseri").

Dhe per ta mbyllur, emrin ta kam shkuar ashtu aty siper per ta bere konkrete se si mund te transformohej emri yt po te hynte ne mokrat gjuhesore te shkruesve shqiptare dhe anglo-saksone. Nuk do ta merrje vesh as vete qe do behej fjale per ty.

Nuk me duket se shkrova dicka

Nuk me duket se shkrova dicka te ashper ndaj jush zoti XY. Sidoqofte mendimi im eshte qe ne se gjuha ka nje sistem rregullash gramatikore, nuk ka arsye pse te mos zbatohen. Skifteri eshte njohes i mire i shqipes dhe ka mjaft artikuj te tij qe shprehin shqetesimin e tij per kete gje pas viteve 90. Po qe se do te thoshim qe keto rregulla jane te ngurta dhe nuk pasqyrojne dinamiken e saj ne kohe, atehere duhet te pranohet nje sistem i ri pjeserisht apo teresisht i korektuar gjuhesor.

Kam mendimin qe emrat e njerezve nuk kane te njejten rregullsi gramatikore me markat e produkteve. Meqe more ne shqyrtim emrin tim, vertet, kur shkruhet ne frengjsht apo anglisht e sakte do te ishte Stephen sic thoni ju, por ne gjuhen shqipe eshte Stefan.

Gjithashtu dicka lidhur me lakimet, ka gjuhe qe nuk e kane sistemin e lakimit sikurse frengjishtja apo anglishtja psh, kurse gjuhe te tjera qe kane lakimin sikurse shqipja, rusishtja apo greqishtja. Dhe si gjuhe e tille emri i pervecem i njeriut zakonisht lakohet si ne shqip-kete thote Skifteri. Kjo vertet sjell kofuzion. Nqs themi psh Putini (rasa emnore), i, e Putinit (rasa gjinore), Putinin (rasa kallezore) etj. aq me teper qe emri Putin lakohet edhe ne rusisht ka nje fare deformimi. Kurse emri Clinton nuk lakohet ne orgjinal dhe po te shkruash " pergjoje Clintonin" duket sikur flet per nje cun te lagjes tende e jo per nje personazh amerikan. Gjithashtu emrat greqisht lakohen gabimisht ne shqip, meqe marin rasen emnore te emrit ne greqishte dhe e lakojne ate ne rasa te ndryshme ne shqip duke e tjetersuar krejt emrin, ndonse emra te tille homologe egzistojne dhe ne shqip.

Zgjidhja ?: u lihet gjuhetareve.

Nesje Stefan se dhe une nuk

Nesje Stefan se dhe une nuk ta pata me te keq. Por qe ti japin vlere praktike diskutimit teorik, pikerisht seps nuk jemi gjuhetare, a mund te me thuash se si do duhet te shkruheshim nje nje kallzim te ketij lloji qe po e degjon nga kasete magnetofoni:

- kishin mbetur vetem dy te fundit - tha ai me zerin qe i dridhej

- po pastaj si vajti puna, e pyeti ajo gjith ankth

- s'kisha cbeja - ja theu ai - ai mori Sonin dhe mua me mbeti Filipsi

Do te qeras me nje Fjalor Elektronik te Gjuhes Shqipe, po ma shkruajte ashtu si mendon ti se eshte me mire. Dhe le te vendose ResPublica nese e ke fituar basti apo jo.

Ajt Tung

S.H.,me fal qe po nderhyj,se

S.H.,me fal qe po nderhyj,se kam ngaterruar dhe une trajten me rasen,por keto kane mbetur qe nga koha e tetevjeçares.Une po e lakoj keshtu Putin-in_

1.emerore; kush?(po ben si i forte) -- Putin-i

2.Gjinore; i,e kujt?(eshte kjo raki) --- e Putin-it

3.Dhanore; kujt?(po i çajme veshet) ---- Putin-it

4.Kallezore; ke?(po perflasim) ----Putin-in

5.Rrjedhore; prej kujt?(po drejtohet Rusia) ---- prej Putin-it

Zoti Skifter, problemi eshte

Zoti Skifter, problemi eshte shtruar me vend dhe une nuk kam asnje verejtje per kete. E vetmja verejtje eshte se shoh qe anglishtja t'i paska mbyllur portat edhepse ke nja 15 a 20 vjet nen muret e saj. Shembulli i heqjes se pjesezes "te" te calon pikerisht se e krahason me shembullin ne gjuhen anglishte, ku ia ben muuu, qe nuk ia thua. Nuk eshte aq skandaloz informaliteti kur thua "do shkoj ne pune" por eshte e llahtarshme te heqesh "to" ne fjaline "I'm going to work" Ne rastin shqip "te" nuk ka ngarkese kyce, kurse "to" ka jashtezakonisht shume. Po eshte e kote te zgjatem me teper se nuk do ta kuptosh dot, Skifto...

Zoti Skifter, problemi eshte

Zoti Skifter, problemi eshte shtruar me vend dhe une nuk kam asnje verejtje per kete. E vetmja verejtje eshte se shoh qe anglishtja t'i paska mbyllur portat edhepse ke nja 15 a 20 vjet nen muret e saj. Shembulli i heqjes se pjesezes "te" te calon pikerisht se e krahason me shembullin ne gjuhen anglishte, ku ia ben muuu, qe nuk ia thua. Nuk eshte aq skandaloz informaliteti kur thua "do shkoj ne pune" por eshte e llahtarshme te heqesh "to" ne fjaline "I'm going to work" Ne rastin shqip "te" nuk ka ngarkese kyce, kurse "to" ka jashtezakonisht shume. Po eshte e kote te zgjatem me teper se nuk do ta kuptosh Skifto...

goxha shume fair

goxha shume fair problemshmeria qe anuncon ky artikull, frazacioni i distorcionuar prevalon ne konceptualitetin e diskursit... do thoshte grida duma

A e perktheni dot komentin

A e perktheni dot komentin tuaj ne shqip!? Faleminderit

Per kete duhet te pyesni

Per kete duhet te pyesni Grida Dumen, if you know what I am saying......

Add new comment