Përse shkruaj?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6120_george-orwell-9429833-1-4022.jpg?itok=sPNAPOc5)
Që fëmijë, mbase pesë - gjashtë vjeç, e dija që në moshë madhore do të doja të bëhesha shkrimtar. Midis shtatëmbëdhjetë e njëzet e katër vjeç provova t'a braktisja këtë ide, por e bëra me vetëdijen se po dilja kundër natyrës time të vërtetë dhe herët a vonë do t'i vihesha të shkruarit të librave. Isha i dyti në familje nga tre fëmijë, e si me njërin dhe tjetrin kisha një distancë prej pesë vjetësh e gjithashtu shihja shumë rrallë babanë tim përpara se të mbushja tetë vjeç. Për këto e të tjera arsye bëhesha po aq i vemtuar dhe kisha zakonin tipik të fëmijëve të vetmuar që të fantazoja historira dhe shkëmbeja dialogje me personazhë imagjinarë, e mendoj se që në fillim ambicjet e mia letrare qenë të paqarta nga ndjesia e të qënit i izoluar dhe i nënvlehtësuar. Bëra poezinë e parë në moshën katër - pesë vjeç, që e shkroi në letër nëna ime. Nga ajo s'kujtoj gjë, veç një tigër me thonj, por kam ndjesinë që ishte një kopjim i vjershës "Tigri!Tigri!" i William Blake. Njëmbëdhjetë vjeç, kur nisi lufta e Parë Botërore shkrova një vjershë patriotike, që u publikua në një gazetë lokale. Pak më i madh tentova të shkruaj ndonja dy herë një tregim të shkurtër që përfundoi një faliment i vërtetë e kjo ishte rezultati i punës ime në letër ato vite. Kur isha i vogël imagjinoja të isha, të themi, një Robin Hood, por shume shpejt "historia" ime ndali së qeni kaq vulgarisht narcize dhe filloi të bëhej thjesht një përshkrim i atyre që shihja e dëgjoja.

Po jap gjithë këto informacione sepse nuk mendoj që mund të gjykohen motivacionet e një shkrimtari pa njohur diçka nga formimi dhe[eksperiencat e tij të para]. Duke mbajtur mënjanë motivet për t'u ushqyer veten me bukë, mendoj se janë katër arsye të rëndësishme për të shkruar, sidomos për të shkruar në prozë. Këto janë për çdo shkrimtar në nivele të ndryshme e herë - herë sipas atmosferës në të cilën jeton. Këto janë:
1. Egoizmi i thjeshtë. Dëshira për t'u dukur inteligjent, për të qenë i dëgjuar, për t'u kujtuar pas vdekjes, për t'u hakmarrë ndaj të rriturve që të mospërfillnin në fëmijëri, etj. Është hipokrizi që të shtiresh se ky nuk është një motiv, madje shtoj, i fortë. Shkrimtarët ndajnë këtë karakteristikë me shkencëtarët, artistët, politikanët, avokatët, ushtarakët, njerëzit e biznesit të suksesshëm; më shkurt, me kulmin e kulmeve të njerëzimit. Masa e madhe e qënieve njerëzore nuk është edhe kaq egosite e shfrenuar. Pas të tridhjetave kjo braktis ambicjen individuale - madje në shumë raste kjo arsye braktis gati komplet vetë sensin e individit - dhe jeton kryesisht për të tjerët, ose thjesht është nën peshën e mundimeve të punës. Por ka edhe një pakicë që është e vendosur të jetojë jetën e saj të plotë dhe shkrimtarët i përkasin kësaj kategorie. Do të thosha që shkrimtarët e vërtetë janë shumë më mendjemëdhenj dhe egocentrikë nga gazetarët, edhe pse më pak të interesuar për paratë.
2. Entuziazmi estetik. Perceptimi i të bukurës në botën e jashtme, ose në fjalët e në përdorimin e tyre të drejtë. Kënaqësia e një trokitjes së një tingulli me një tjetër, në soliditetin e një proze ose ritmin e një tregimi të mirë. Dëshira për të ndarë së bashku një eksperiencë që provohet ndihet e një rëndësie të veçantë e s'duhet lënë të kalojë bosh.
3. Impulsi historik. Dëshira për të parë gjërat ashtu siç janë, e zbulimit të së vërtetës së fakteve dhe regjistrimit të tyre për t'i përdorur ata që vijnë pas nesh.
4.Qëllimi politik - duke nënkuptuar fjalën "politik" në termin më të gjerë të mundshëm. Dëshira për t'i shtyrë fjalët në një drejtim të caktuar, për të ndryshuar idetë e të tjerëve mbi cilën lloj shoqërie civile duhet të përpiqemi. Dhe një herë akoma, asnjë libër nuk është plotësisht jashtë influencave politike; opinioni se arti nuk duhet të ketë të bëjë fare me politikën është në vetvete një pozicion politik.
Për natyrë - duke konsideruar për "natyrë" nivelin e arritur në moshë të rritur - unë jam një person për të cilin tre motivet e para që përmenda do të kishin fituar mbi të katërtin. Në një periudhë paqësore do kisha shkruar libra të komplikuar e do të isha komplet jashtë detyrimeve të mia politike. Por në fakt jam detyruar të bëhem një tip pamfletisti. Fillimisht shpenzova pesë vjet në një profesion jo për mua (Polizia perandorake në Birmani), e pastaj pësova varfërinë e ndjenjën e falimentit.. Kjo forcoi tek mua urrejtjen për autoritetin e më bëri për herë të parë të shoh e kuptoj ekzistencën e klasave punëtore, përveç që puna në Birmani më kish ofruar të kuptoj natyrën e imperializmit, por këto eksperienca s'qenë të mjaftueshme për të më shtyrë drejt një orientimi të saktë politik. Pastaj erdhi Hitleri, lufta civile spanjolle,etj. Në 1936 - '37, lufta e Spanjës dhe ngjarje të tjera shtynë shigjetën e peshores, pas kësaj u binda nga ç'anë duhet të bëja pjesë. Çdo rresht i punës serioze, filluar nga 1936, është shkruar direkt ose indirekt kundër totalitarizmit dhe në favor të shoqërisë demokratike siç unë e konceptoj. Më duket absurde që në një epokë si kjo të mendosh se mund të evitosh argumente të tilla. Është thjesht të bindesh e të vendosësh se nga ç'krah do bësh pjesë. Dhe sa më i vetëdijshëm të jesh për pozicionin tënd politik, aq më shumë ke mundësi të veprosh politikisht, pa sakrifikuar integritetin intelektual dhe estetik. Ajo që më shumë kam kërkuar të bëj në dhjetë vitet e fundit ka qënë të transformoj shkrimin politik në art. Pika e nisjes është gjithnjë një ndjenjë partizanllëku, një ndjeshmëri ndaj padrejtësive. Shkruaj sepse ka gënjeshtra që dua t'i denoncoj dhe preokupimi im është se dua të dëgjohem. Çdo person që interesohet të shohë veprën time do shohë se ajo përmban mjaft propagandë, saqë një politikan profesionist do t'i quante të parëndësishme. Nuk mundem e s'dua që të braktis plotësisht vizionin e botës që kam kuptuar që në vogëli. Gjersa të jem gjalle e me shëndet të mire do vazhdoj të apasionuar në prozë, të dua sipërfaqen e tokës dhe të mbledh objekte e prerje lajmesh të kota në gazeta. Por s'është e lehtë! Lindin probleme të interpretimit dhe gjuhës komunikuese dhe lind në formë të re problemi i vërtetësisë. Më ndodhte të mësoja gjëra që në Angli pak njerëz i dinin, pra, që njerëz të pafajshëm akuzoheshin me të padrejtë, gjëra për të cilat nëse nuk indinjohesha, s'do kisha shkruar libra. "Ferma e kafshëve" ka qënë libri im i parë ku me ndërgjegje të plotë bëra bashkë qëllimin politik me atë artistik. Kisha shtatë vjet që nuk shkruaja një roman, por shpresoj të shkruaj së shpejti një tjetër. Mbase do jetë një faliment, sepse çdo libër është një faliment, por unë di me njëfarë qartësie se çfarë lloj libri do shkruaj. Duke parë këto faqe, vlerësoj se e shkruara ime është shtyrë veç nga veprimtaria civile. Por nuk dua që të mbetet veç ky impresioni final. Të gjithë shkrimtarët janë mendjemëdhenj dhe egoistë e në thelbin e arsyeve të tyre gjithmonë ka një mister. Të shkruash një libër është torturë, si një periudhë sëmundjeje e rëndë. S'merret dot një aktivitet i tillë nëse nuk drejtohesh nga një demon i pakuptueshëm, të cilit s'i reziston dot. E sidoqoftë, është e vërtetë që s'mund të shkruash një diçka vërtet të lexueshme nëse nuk përpiqesh në mënyrë konstante të ruash mënjanë personalitetin tënd, duke qënë se proza e mirë është transparente si xhami i një dritareje. Nuk jam i sigurt të them se kush janë motivacionet më të rëndësishme për mua, por di mirë ato motivacione që duhet të ndjek. E duke parë veprat e mia, bindem se kudo ku kam lënë pas dore qëllimin politik, tamam atje kam shkruar libra pa jetë; jam mashtruar nga hapa të padashur e fraza pa sens, nga figura të vakëta e një hipokrizi e përgjithshme.
Përktheu Besnik Terpollari nga italishtja prej librit "Në barkun e balenës dhe ese të tjera"
Comments
Edhe Besniku, si shume te

Edhe Besniku, si shume te tjere perdor permerin "kush" ne vend te "cilat".

"Nuk jam i sigurt të them se kush janë motivacionet më të rëndësishme për mua...." shkraun ai ne emer te Orwell-it.

Dhe nuk eshte lapsus. Ka mundesi te propozohet per standart ne kongresin me te afert per ceshtje te gjuhes shqipe.

e verte XY,duhet ashtu si

e verte XY,duhet ashtu si thoni ju.Por sa per sqarim,perkthimi eshte bere per deshire shperndarjeje(divulgimi)dhe sakte fare ne italisht"chi"perkthehet"kush","quali"-"cilat",ne tekst ishte"chi".Mos beni kongres per kaq gje,se po terhiqem une.Me shaka e kam,pershendetje dhe flm Respublica per mundesine.Natyrisht dhe une e kisha nje qellim per perkthimin,per ate qe Orwell e thote se te shkruarit nuk ka vleren e duhur nese nuk arrin te perçoje nje qellim.

o Respublica, pak me shume

o Respublica, pak me shume respekt per njerez si Orwell me perkthime te tilla...

jo se ka ndonje gje, po thjesht perkthimi me origjinalin jane ku e ku... s'po them gje per faktin se eshte perkthyer nga italishtja, por per shqipen e paraqitur ketu... eshte beterr dhe katastrofikisht rende si gjuhe... aman, o muç, nuk mjafton qe njerezia nuk lexojne, por duhen dhe perkthime te tilla qe t'ia veshtirosin njerezve kryevepra si kjo ese e orwell-it

Une cuditem se sa shpesh me

Une cuditem se sa shpesh me qellon qe njerezit perdorin "kush" vend e pa vend, per sende edhe kur flasin edhe kur shkruajne formalisht. Edhe pastaj thone (per fat keq edhe gjuhetare) se gjuha evoluon edhe se standardi paskerka mbetur prapa, e nuk eshte ne gjendje te mbaje hapin me ndryshimet demografike, sociale, ekonomike, terminologjike. Jo, shqip-perdoruesit po deshmojne se duan t'u bien gjerave per shkurt, e se s'kane nge te mendohen shume. Perkundrazi, s'pertojne fare e kane nge te revoltohen kur pikasin ndonje fjale te huaj te tjetri.

Perdorimi skandaloz i fjales "kush" si per njerez edhe per sende eshte nje nga treguesit e injorances, edukimit shkollor ne gjendje te mjeruar, dhe ndjeshmerise ne nivelin zero ndaj gjuhes e perdorimit korrekt te saj.

Perkthimin me siper nuk e lexova sepse te njejten ese te Orwell-it e kam lexuar ne origjinal, ne anglisht. Edhe nuk e kuptoj se perse Respublica (edhe e kam falen ketu per shtypin ne pergjithesi) nuk eshte minimalisht perzgjedhese. Po gjej te shkreten nje perkthim ne origjinal! Kaq e veshtire eshte?

O Muç, përkthyesi nuk di

O Muç, përkthyesi nuk di shqip. Se dyti, ç'na duhet përkthimi nga një gjuhë e dytë, italishtja, kur kemi plot që dinë anglisht?!

..."Perkthyesi nuk di
..."Perkthyesi nuk di rusisht...Kush nuk di?"...I.Kadare tek Dimri i madh.O perkthyes,o mavri,po pse je kaq naiv?Pse nuk nenshkrove Sami Frasheri,perkthyer direkt nga doreshkrimi i Oruellit dhe zgjidhej kjo pune.Se ke zgjedhur o i shkrete nje forum akademik,tjetri tregon Henen keta i shikojne gishtin.Po pse s'e perkthyet ju o filozofer,apo s'e lini dot bilardon ne mes?..."Cili je ti more burre qe kerkon vulat e mia?"Ooooooo,duhet te ishte Kush dhe jo Cili,nuk quhet kenga,se u prishet gjiza peshkopeve.Harroni qe shtypi duhet te shkruaje gjuhen e perditshme,ketu s'po mbrohen doktoratura.Nuk eshte shqip thote Idriz Tapa,po cfare eshte mongolishte?Ku ekziston ajo teoreme,ku perkthimi i perkthimit nuk qenka perkthim?
Per cfare flet Orwell, e per

Per cfare flet Orwell, e per cfare debatohet ketu, e pastaj hajde kerkoju shqiptareve te bien ne nje mendje per gjera edhe me te medha...Fol o Orwell fol, per artin e te shkruarit, se ketej ka plas problemi i standartit, dhe o e zgjidhim ketu ne Respublica kete pune sot, o plasim..

O RP! Citimet tuaja nga

O RP! Citimet tuaja nga Kadareja nuk janë argument dhe nuk përligjin nivelin e respublica-s dhe mëkatet / gjynahet e përkthimit të përkthimit! Xhorxh Oruelli (George Orwell) është shkrimtar i veshtirë. Përdor fjalë shumëkuptimore. Vërejta ime nuk ishte për të keq.

Idriz,tani e pashe qe kam
Idriz,tani e pashe qe kam gabuar germe,sinqerisht kerkoj falje.Perkthyesin e njoh dhe te siguroj qe di c'ka perkthyer .Thirrja z.Muci se c'po ben me portalin ha njecike logjike per edukaten,se perkthyesi ka emrin poshte.Une komentuesit qe flasin kodra pas bregut i quaj diversante interneti(te ndryshem ne shqip).Ese-ja e Oruellit eshte e gjate,ky e ka shkurtuar per te sjelle esencen.Mos i mesoni nje dashamiresi te letrsise sesi e doni gjuhen ju,Aq me keq italishten kur ky ka 20 vjet ne Itali.Eshte si puna e tapit (me fal shembullin),hiq tapin (nga shishja),je tape (i dehur-) dhe je tape fare,tap-topi(je nul).Nje perkthyes i shqipes po nuk dijti rrethanen i ben te treja tape shisheje.Kaq kisha,kush s'e lexon kete artikull e thote qe perkthyesi eshte nul,per mua eshte diversant interneti,me mire te loze biliardo.
ky komenti yt eshte kryeveper

ky komenti yt eshte kryeveper 'ciqitemizmi"...

Thote Samuel Beckett qe te

Thote Samuel Beckett qe te gjithe lindin te çmendur por disa mbeten per gjithe jeten.Mendoj se e ka pasur edhe per budallenjte.Per mua çdo veper e mire eshte kryeveper,ti çfare ke dashur te thuash?Qe je diversant edhe ti?

jo, kam dashur te them qe mos

jo, kam dashur te them qe mos boto gjera me parimin 'ciqitemen' qe edhe ju vete e keni denoncuar

Te kapen dhe te egzekutohen

Te kapen dhe te egzekutohen te gjithe diversantet! Si ata qe e respektojne standartin ashtu edhe ata qe nuk pyesin per standartin.

Eh mire, pak shaka po bej, mos u nevrikosni tani......

Edhe ne nje shkrim te tille,

Edhe ne nje shkrim te tille, ne shqipot e indoktrinuar si sederllij ballkanik,

shkojme e kapemi tek "gabimet e perkthyesit"!

A mund te kembenim argument: A e ka pasur brenda realitetin letersia jone zyrtare/e shperblyera?

A ishte realja Shqiperia letrare,

a ishte ajo e verteta, edhe ne librat e perfaqesuesve me te shquar te realizmit socialist?!

Add new comment