Islami ynë...

Postuar në 26 Shkurt, 2014 04:30
Dritan Hila

Që kur feja është lejuar në Shqipëri, besimi islam dhe përkatësia e një pjese të shqiptarëve në të, ka nxitur në mënyrë spazmike debate. Me vonesën tonë në anëtarësimin në BE, dhe së fundmi pjesëmarrjen e kontingjenteve shqiptare në luftën civile siriane, problemi bëhet më akut dhe ngre shumë pyetje: A është islami një fe e prapambetur që ka sjellë regres? A e pengon modernizimin tonë? Europa është refraktare ndaj nesh, pasi shumica jonë është e besimit islam? A ishte gabim aderimi ynë në Organizatën e Kooperimit Islamik (OKI)? Përgjigjja se fajin e ka islami, është e barasvlershme me atë që jep injoranca si shpjegim për bubullimën si kollitje e Zotit, apo sëmundjen si ndëshkim i tij.
Islami, si një nga tri besimet e mëdha monoteiste, nuk është as më i prapambetur dhe as më gjakësor se ato. Nëse Kurani do të lexohej nga një kokënxehtë, do të gjente justifikimin për të rrëmbyer shpatën; nëse do të lexohej nga një mendimtar, do të gjente një burim më shumë mençurie. Në kohët e sotme, shpesh islami është politizuar dhe kthyer në ideologji që shërben për të marrë pushtetin, grumbulluar pasuri, vendosur sundimin e një kaste apo grupimi të caktuar. Sa u takon fytprerësve që dalin në videot e propagandës, ata janë fanatikë që i ka çdo lloj lëvizjeje militante. Mendje të ndezura ka edhe në kafkat e zbuluara ashtu si në ato me çallmë. Ajatollah Khomeini, ai që e zbriti islamin në fushën e politikës së përditshme, thoshte: “Nëse islami nuk është politikë, atëherë ai nuk është asgjë”. Është mjaft për të kuptuar sa politikë është bërë në emër të islamit këto dekadat e fundit.
Një ndër atributet që i vishte këtij besimi, është prapambetja dhe intoleranca. Asgjë më pak e vërtetë. Islami ka qenë po ai që ka promovuar matematikën, mjekësinë, urbanizimin, e të tjera, në kapërcyellët e mijëvjeçarëve të parë e të dytë. Perandoria Otomane, ishte një risi për shekullin e 15-të në raport me besimtarët e tjerë. Hebrenjtë që shpëtuan nga turra e druve të inkuizicionit spanjoll, gjetën strehë në Perandorinë Otomane. Myslimane janë edhe turket, egjiptianët, Benazir Buto, Tansu Çiller, apo Shirin Ebadi.
Kur zbresim në planin kombëtar dhe vijmë tek anëtarësi ynë në OKI, atëherë ka mjegulli dhe keqkuptim. Organizata e Kooperimit Islamik ka 57 vende anëtare dhe 6 vëzhguese. Identiteti fetar i saj shërben si sigël, pasi më shumë shërben si organizëm diplomatik, në të cilin lobohet për politika të ditës, apo strategjike. Vende me shumicë ortodokse si Serbia apo Rusia, fuqi si India, kërkojnë të jenë pjesë me të drejta të plota të saj, si një ndër rrugët për të shtrirë ndikimin e tyre dhe të jenë prezentë në qendrat vendimmarrëse. Në mos të ndikojnë, të paktën të neutralizojnë goditje që mund t’i dëmtojnë në planin diplomatik nga iniciativat që vijnë nga OKI. Anëtarësia në OKI, është një mundësi e artë për të bërë politikë në rrafshin global. Hamendësimet se anëtarësimi të kushtëzon të veshësh benevrekë e të mbash çallmë, nuk ka lidhje me realitetin. Nëse kjo organizatë nuk ka qenë aktive në njohjen e Kosovës, kjo nuk është arsye që të lëmë fushë të lirë për kundërshtarët tanë, por të mundohemi të korrigjojmë gabimet. Kur edhe një superfuqi si SHBA ka të dërguar special pranë saj, ne nuk e kemi luksin ta shpërfillim.
Pas 23 vjetësh tranzicion, shqiptarët janë të dëshiruar të quhen zyrtarisht europianë, dhe vonesa ngjall padurim. Kriza e vlerave dhe ekonomike, shtyn të rinjtë të besojnë në idhuj të rremë. Por vonesa jonë, nuk është faji i islamit por yni. Janë mbi një miliard njerëz që besojnë në islam, që kanë zbuluar anën njerëzore të tij. Rruga për të qenë pjesë e Europës, nuk është deislamizimi i popullsisë, dhe as demonizimi i saj. Duhet vetëm të bëjmë detyrat që na cakton Brukseli. Dhe kjo, nuk ka lidhje me fenë, por me ndershmërinë në plotësimin e kritereve civile për të qenë pjesë e Europës. Kush përdor fenë për të justifikuar politikat e gabuara, nuk bën asgjë më pak se kush një mijë vjet më parë, nxiste turmat që të pushtonin Jerusalemin në emër të Krishtit, apo Evropën në emër të xhihadit. Me rezultat final, shkatërrimin e vetes.

"Gazeta Shqiptare"

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Plotësisht dakot!

Analize me vend, dhe dua te shtoj qe një njeri qe nuk vlerëson veten, nuk mund te pretendoj qe ta vlerësojnë te tjerët.

Me bëri përshtypje ne nje takim me nje amerikan para disa kohesh qe me tha se kur takonte shqiptar, ne shume raste, nje nga gjerat e para qe i thoshin ishte qe ata ishin te krishtere. Efekti qe kjo i jepte ishte cudija, sepse përkatësia fetare ne vendin e vete trajtohet si një informacion personal.

Nevoja qe kemi per te treguar diçka irrelevante me shpresën se mos kjo na ve ne nje pozit me te mire me nje te huaj eshte e mjerueshme, dhe per te ardhur keq...tregon nje inferioritet te rrenjosur thelle.

Mendoj qe kjo është edhe arsyeja qe nuk e kemi marre atë status....mungesa e respektit per veten dhe marrja e përgjegjësive për veprimet tona.

Submitted by ou (not verified) on

po behu dhe ti mysliman, o burre, se s'ka gje te keqe... provoje nje here, se ku i dihet, te pelqen...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Jo, jo, nuk e kam me ata qe jane musliman. Ata ashtu e mendojne dhe ashtu le ta besojne, nuk ka asgja te keqe, por ky autori NUK KA TE DREJTE TE FLASE NE EMER TE GJITHVE.

Submitted by Ferhat Draga (not verified) on

Megjithatë edhe ti Paul je i yni. Pa ty Paul nuk e kuptojmë dot limitin e të qenit shqiptar. Ti na duhesh i dashur Paul, jetë të gjatë e 100 vjec e ca muaj u bëfsh!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Megjithe ate edhe ti Ferhat edhe i yni je. Ha,ha,ha.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Erdhi edhe kjo ditë që, pa u hapur dosjet e komunizmit e të lexojmë se çfarë krimesh kanë bërë Ylli Hila me shokë, Dritani të na japë mësime evropjane? Për çfarë mësimesh flet, more Dritan, për ato që t'i ka mësuar Ylli?

Submitted by Harmonia, prej ... (not verified) on

Alpinist,

supozojme sikur Ylli, i ka mesuar Dritanit te kunderten. Athere cfare?!

Cfare te keqe ka qe Dritani shprehet ndryshe? Duhet respektuar qe arrin e kapercen pikepamjen e paraardhesit, madje duhet treguar si shenje e mrekullueshme civile.

(E kam ndjekur edhe ne nje bisede televizive, kur dikush me mbiemer te njejte, e inkurajoi te ishte sa me realist ndaj se djathtes, asaj qe eshte, se ku ta gjejme ate qe s'eshte dot? Dritani edhe ne ate rast u tregua i sinqerte, i hapur: "Duhet te jete nga kusherinjte e mi, tha. Ata kane vuajtur ne ate kohe, une nuk e mbaj veten nder ata qe kane pasur probleme nen komunizem...

Edhe une e kisha paragjykuar Dritan Hilen, por paskesaj po e degjoja me qetesi dhe ja, shkrimi sotem, me tingellon shume paqetes, harmonizues, pse jo: memedhetar)

Pali (pal tedeskini, jo pal vata) shkon ne te kunderten e atyre qe shkruan qartesisht Dritani

Duket sikur nuk e ka lexuar fare, e paragjykon thjesht pre titullit, pra me keq akoma se ta

paragjykosh prej mbiemrit! Pse kaq mendjengushte o Pal?

Dritani nuk ben thirrje per tu bere musliman, o Pal! Ai thote se ne te gjithe jemi sic jemi dhe do na duhet te pranojme kete realitet qe eshte. Hila nuk i ndan syte nga Europa, por s'ka pse i mbyll syte ndaj asaj qe realiteti shqiptar eshte: maxhorance emrash muslimane (ver re, i nderuar Tedeskin Pal: maxhorance emrash, kaq! Nuk ka islamizem klasik ketu, aq me pak radikal, nga ato qe shohim tv-ve dhe propagandave ekstreme!), qe nuk ka pasur as ka probleme harmonie me religjione te tjera.

Lexoje me vemendje Dritan Hilen, te lutem, dhe ke nje rast te bashkohesh me te dobishmen!

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Me kujtohet nje koment i Dritan Hiles ne lidhje me Ylli Hilen, ku e cilesonte ne menyre te zbukuruar si punonjes te larte te sherbimit informativ te asaj kohe. Thoshte Dritani gjithashtu per Yllin si sigurims: 'nje burre per te cilin ndihem kremar'. E per c'ndryshim mund te flasim nga Ylli tek Dritani?!
Komenti i Dritanit qe permenda u publikua para disa muajsh tek Respublica nen nje shkrim te vete Dritanit dhe pas nie komenti po mbi Yllin. Nuk kaloi ora dhe te gjitha u fshine, shkrimi mbeti pa komente. Kjo per te treguar se Dritani s'e ka kapercyer aspak Yllin por vazhdon te mendoje ne hijen e tij. Nuk me habit aspak kujdesi i Respublicas me shoke per t'i zbardhur Dritanit dhe Yllit te partise biografine. Me shume ne lidhje me Yllin shih tek 'Divorce Albanian Style": "S'jam penduar. Une per kete paguhesha".

Submitted by Stefan H (not verified) on

Nje apologji e shkelqyer e Islamit. Jemi ne nje moment qe atentate me veteflijime njerozore duke marre jete te pafajeshme kryen pikerisht nga musilmane, ne nje moment qe shqiptaret shkojne per te luftuar ne Siri dhe Hila yne gjen rastin te thure lavde per fene musilmane, kurse ajo qe do te ishte ne rendin e dites eshte aktivizimi i fundemantalisteve musilmane edhe nga Shqiperia si problem . Nuk eshte aspak vendi ketu per te kujtuar djegjen e xhordano Brunos dhe mekateve te tjera te kishes. Nuk egziston ndonje koalicion i sigluar Lidhja e krishtere ashtu sikurse Lidhja islamike ku shqiperia merr pjese, pamvaresisht se 40 % e saj jane te fese se krishtere.  Dhe nuk eshte islami ai qe ka zhvilluar mate matiken sic perpiqet te na thote Hila, pamvaresisht se te tilla zhvillime jane verejtur ne nje kalifat me sundim te islamit. Menyra e jeteses qe ofrojne vendet islamike eshte e tille qe e vendos gruan ne pozita inferiore, dhe sidoqe te na thote Hila, kjo nuk ndryshon, aktualisht ka dhe shume gjera te tjera me natyre sociale qe feja islame i ka inkorporuar ne kodin e saj fetar te cilat jane te papajtueshme me syrin e nje perndimori  apo te krishteri ne teresi ne themel te se ciles eshte meshira kristjane, krejt e kunderta me ate te musimanizmit qe ketu e 1000 vjet theret per  SHFAROSJEN E TE PABESEVE, DMTH ATYRE QE NUK JANE MUSILMANE. Prandaj me mire le te merret me ndarjen e fese musimane nga diktimi i menyres se jeteses qe sidoqofte eshte e papajtueshme me menyren perendimore ku supozohet se shkon vendi yne

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne se nji sistem socio-ekonomik asht i drejte ose jo, nuk ka nevoje te shkruhen artikuj, por te shifet efikaciteti i atij sistemi. Kjo vlene edhe per Islamin si sistem socio-ekonomik qe sundon ne shoqnite islamike.

Kashtu psh 600.000 (gjashteqindmij) shiqptar me shumice muslimane kan emigrue ne Greqi dhe jo ne Turqi o vende analoge. Kete zgjedhje e kan ba shqiptart vete e jo se ua ka imponue kush.

Nji shembull tjeter asht edhe ky lajm i publikuem ne nji gazete kosovare ku mijra musliman ikin nga vendet muslimane dhe emigrojne ne vendet prendimore:

Itali-Brenda 24 orëve shpëtohen 800 emigrantë ilegalë

26.02.2014 - 14:58

--- Refugjatët janë kapur para se të mbërrinin në Sicili. Policia detare ka shoqëruar me helikopter refugjatët, njoftuan mediet italiane. Rreth 800 refugjatë nga veriu i Afrikës ishin duke lundruar në  shtatë anije dhe barka. Fluksi i emigrantëve në drejtim të Mesdheut për shkak të kushteve më të mira atmosferike është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Vitin e kaluar 42'925 refugjatë erdhën me anije dhe barka në Italia,  duke shënuar rekord. Kjo paraqet një rritje prej 325 për qind më shumë në krahasim me vitin 2012.

Në mesin e emigrantëve kishte edhe 3818 të mitur që nuk ishin të shoqëruar nga të rriturit . 88 për qind e emigrantëve vitin e kaluar zbarkuan  në Sicili të Italisë . 14'753 sish në Lampedusa .

Këtë vit mund të ketë një rekord të ri . Në janar  tashmë arritën 2157 emigrantët në Italinë e Jugut . Kjo është dhjetë herë më shumë se në të njëjtën periudhë vitit 2013. (sda)

Submitted by ou (not verified) on

mos i shif gjonat per 24 ore, o Poli, shifi per nja 24 shekuj, pastaj fillo e fol...

Submitted by Harmonia, prej ... (not verified) on

Ende nuk jam dakord me Stefan H,,

Pal Tedeskini duket si njeri me sherbim, ende,

por me duhet ta degjoj me vemendje zoterine Alpinisti...

Nuk dija asgje per Ylli Hilen, nuk do ishte mire ta kaloja ne heshtje sugjerimin e Alpinistit.

Shqiperia e gjore, pikon lote e krim...

Mjerisht, te tera jane bere ne Emer te Popullit...

Krimi eshte aq i rende, sa zbatuesit e tij duket se nuk duan te ndahen nga zoterinjte e krimeve!

Femijeve te tyre u duhet te bejne shume per tu larguar qytetarisht prej Eterve te tille,

po kjo eshte e vertete Alpinist...

Submitted by Alban (not verified) on

Nuk di media shqiptare apo të huaj sot në botë -me aq sa kam parë- ku feja që do përflitet më teper të mos jetë Islami! Jo vetem kaq por artikujt që marrin më së shumti komente qofte pro apo kundra janë artikujt që flasin apo cekin Islamin dhe muslimanët! Islami pra dhe muslimanët, qoftë për mirë apo për keq, qoftë me të drejtë apo pa të drejtë është bërë çështje globale dhe shpesh bëhet rend i ditës ngado! Edhe atyre qindra apo mijera veteve  që e shajnë dhe e mallkojnë Islamin fakti që kjo fe po u merr atyre kaq shumë kohë tregon se jemi përballë një fenomeni të çuditshëm që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen! kurrë më parë pas triumfit të sekularizmi në Evropë, Amerikë dhe në Lindjen Komuniste nuk ka pasur një preokupim për fenë kaq të madh sa sot dhe këtë preokupim duket se ua ka ngjallur Islami!

Cili do të jetë fundi i kësaj "epoke të politizimit dhe mediatizimit të Islamit'?

Cili do qoftë ai, është fakt se Islami është bërë një çështje globale që nuk mund të injorohet dhe ndoshta njohja e tij dhe fenomeneve që derivojnë prej tij kërkojnë më tepër studime objektive për të shpalosur më qartë të vërtetën rreth tij, që  shumë shpesh humbet mes tumnajës që shkaktojnë kakofonia e zërave pro dhe kundra.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.