Qasja dhe përqasja

Postuar në 26 Mars, 2014 07:20
Adrian Beshaj

Kohët e fundit kam vënë re jo pa njëfarë kënaqësie se disa fjalë të huaja, të hyra kryesisht nga anglishtja në shqipe, kanë filluar të zëvendësohen natyrshëm nga gazetarët, sidomos ata televizivë, dhe folës të ndryshëm në ligjërimin e përditshëm. Është folur dhe stërfolur, dhe s’është fjala të bëhemi patjetër puristë fanatikë, por le t’i përdorim fjalët e shqipes sonë të pasur atëherë kur nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të përdorim fjalët e gjuhëve të huaja, qoftë edhe në ligjërime të ngritura stilistikisht. Një nga këto fjalë të huaja që po fillon të zëvendësohet gjithnjë e më shpesh, në mënyrë të rrjedhshme dhe pa kurrfarë “stërmundimi” nga gazetarë, politikanë apo shqiptarë të zakonshëm është fjala akses, apo edhe sinonimi i saj që tingullon edhe më e shëmtuar në shqipe, aproç. Vendin që kjo fjalë e kishte zënë padrejtësisht në ligjërimin formal dhe joformal, po e zë fjala shqipe qasje. Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme (Tiranë, 2000) folja qas në shqip do të thotë “sjell më pranë, afroj, pranoj, fus, si edhe largoj apo mënjanoj në një të folme krahinore” dhe në mënyrën e duhur sot po përdoret psh: qasje e drejtë (apo e gabuar) ndaj një çështjeje, një problemi etj. Atëherë pse duhet të përdorim një fjalë të huaj kur kemi tonën që nuk çalon askund në fushën semantike dhe i shpreh të gjitha kuptimet e fjalës së huaj? Është edhe më e papranueshme kur fjala e huaj përdoret vend e pa vend nga shqiptarë të lindur, të rritur dhe banues në Shqipëri.

Mirëpo në këtë kontekst dëgjohet aty-këtu e përdorur gabimisht, duke u pandehur si sinonim i emrit ‘qasje’, edhe fjala shqipe përqasje. Pikërisht edhe kjo qe një nga arsyet e shkrimit të këtyre radhëve. Po sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme (Tiranë, 2000), folja përqas në shqip do të thotë “krahasoj, ballafaqoj”. Pra, vë përballë njëri-tjetrit dy apo më shumë sende ose frymorë për t’u gjetur atyre ngjashmëritë dhe ndryshimet. Kështu që përqasje, sipas veprimit të foljes përqas, do të thotë krahasim, ballafaqim, dhe nuk e shpreh kurrsesi veprimin e afrimit, avitjes, futjes. Të paktën gazetarëve s’u kushton asgjë ta shfletojnë herë pas here Fjalorin e Shqipes me qëllim që të mos bien në kurthet e ngjashmërive fonetike të fjalëve me kuptime të ndryshme, si edhe për ta pasuruar më tej fjalorin e tyre vetjak.

Bëjmë shumë mirë, sipas meje, që përdorim fjalën shqipe ‘qasje’ në vend të fjalës së huaj “akses’ apo ‘aproç’, por gabojmë kur përdorim po me këtë kuptim fjalën ‘përqasje’ që do të thotë ‘krahasim, ballafaqim’. Ne mund t’i qasemi një problemi, por për ta përqasur atë duhet edhe një problem tjetër përballë të parit.

Dikush thotë se janë të bekuar ata që kujdesen për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së tyre amtare. Le të jemi të gjithë ne shqiptarët të bekuarit e këtij planeti ku gjallojmë!

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Fjala qas ne shqip mund ti mbarte te dy kuptimet e access dhe approach, por ne anglisht keto dy fjale nuk jane sinonime dhe nuk mund te kembehen me njera tjetren pa ndryshuar kuptimin. Prandaj folesi i shqipes mund te perdore fjalen qas ne te dy kuptimet, por nuk mund te perdore fjalen akses kur ne perkthimin anglisht te fjalise do te duhej approach, dhe anasjelltas.

Nje prove qe mund te behej per te zgjedhur fjalen e sakte eshte psh, nqs ne shqip fjala qas mund te zevendsohet me pranoj, pranim, pranohem, kam te drejte te futem, atehere ekuivalenti anglisht do te ishte akses, ne te kundert nese do te ishte me i pershtatshem zevendsimi i qas, qasem me afroj, i afrohem (jo ofroj, ofrohem) atehere ekuivalenti anglisht do te ishte aproç.

Submitted by Adi (not verified) on

O plaku! Kam degjuar shqiptare te perdorin pa vend akses dhe aproc, kur do te duhej te perdorej emri shqip 'qasje'. Ky i fundit shpeshhere zevendesohet gabimisht nga 'perqasje' ne te folur. 'Ofroj' dhe 'ofrohem' s'e kam perdorur asgjenkundi ketu (ne italishte: offrirsi, prestarsi ecc.).

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Adi po avash mor bir, hold the horses, komenti im nuk kritikon asnje gje prej asaj qe ke shkruar ti, perkundrazi eshte nje plotesim i metejshem, per te sqaruar faktin qe edhe pse ne shqip qas mund te perdoret ne te dy kuptimet ne anglisht access dhe approach nuk jane sinonime (per t'u bindur per kete mjafton te konsultosh cdo fjalor anglisht sinonimesh). E dyta, sqarimin per ofroj e kam bere qe te mos keqkuptohej komenti im, jo se e kishe permendur ti. Come on boy, take it easy.

Submitted by Adi (not verified) on

Nuk kam thene per asnje cast qe ne anglisht ato jane sinonime, por qe perdoren ne shqipe ne vend te fjales 'qasje'. Ashtu si edhe ne italishte, approccio e accesso. Vetem se abuzohet me perdorimin e tyre ne shqip dhe nganjehere ne shqip perdoret pa vend 'perqasje'. Shkruaje te plote emrin dhe mbiemrin dhe bej ndonje shkrim shume me te mire dhe atehere mund te bisedojme. Ketu s'kam shkruar per te treguar se e qaj shqipen, italishten apo anglishten...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti qenke nga ata qe i thone sherrit lepe mer bir, sa here duhet te ta them qe nuk po te kritikoj asgje nga ajo qe ke shkruar. Pervec kesaj kur une shkruaj dicka, qofte edhe si koment te shkrimit tend, nuk domethene se patjeter ti ke thene te kunderten e asaj. Me fal po ke nevoje ta ftofesh pak koken, se dyti ti nuk ke akoma bythe te me tregosh se c'duhet te bej une, te ve emrin apo te mos e ve, se treti nje keshille nga Plaku e po deshe degjoje, po deshe mos pirdh fare, po nuk u ftofe pak nuk ke per te qullosur gje as me anglisht e as me italisht e as me gje tjeter.

Ik e turfullo dhe shkumezo tashti dhe hajde shkruaj ndonje cudi tjeter, ose me e mira eshte numuro deri ne 100 dhe lene me kaq.

Submitted by mustafa (not verified) on

Shaka kineze kjo. Ky shoku s'dika shqip per vete, ua meson te tjereve. Le pastaj qe edhe angl(e)shten e qaka fare.

Shqipja eshte shume me e pasur dhe e bukur seç e di Dania. Fjalet angleze access dhe approach ne radhe te pare nuk jane edhe aq angleze, por jane prurje neolatine ne gjuhen angleze dhe s'ka aresye te vemi deri ne angli per te sqaruar kuptimin e fjaleve shqipe, qasje, perqasje, afrim, perafrim, leje, lejim, hyrje, leje-hyrje e shume te tjera qe s'po i them se edhe une s'jam ndonje fare gjuhetari i madh.

Fjalet shqipe po te perdoren nga njerez te zgjuar i kane te gjitha ngjyrimet qe duhen per te pershkruar mendimin e duhur ne kohen dhe vendin e duhur. Puna eshte se jemi bere te gjithe shkrimtare dhe kemi harruar te lexojme.

Te fala

Muçua

Submitted by mustafa (not verified) on

Ha shejtaner, ma keni prere komentin. Ju trembi emri i Nolit apo c'fare?

Submitted by Adi (not verified) on

Shoku Muco, une e njoh mjaft mire italishten, per pasoje edhe foljet accedere dhe approcciarsi. Thjesht doja te nenvizoja perdorimin e gabuar te emrit 'perqasje' ne vend te 'qasje. Per te dale ne perfundime per shqipen time, mos u nis nga ndonje gabim shtypi!

Submitted by mustafa (not verified) on

O Dane, s'ke gje ne vije as me shqipen, as me italishten e lere me tutje me anglishten e ku di une se c'fare.

Lexo shume dhe mendo shume para se te shkruash. Dhe bej kujdes c'fare lexon. Zgjidh librat e me te mireve dhe pasuro veten dhe gjuhen qe flet vete.

Ka njerez qe studiojne gjuhen dhe flasin per gjuhen, po ata zakonisht si hyjne ne pune askujt. Ka dhe njerez mendjendritur qe e bejne gjuhen. Me ata ja vlen te merresh. Dil njehere nga lagjia e Naimit, Fishtes, Nolit e Migjenit se mbase meson ndonje gje. Ka dhe plot te tjere ajo lagje po s'po i ze me emer se s'dua te hap debate koti.

Meqe ra llafi, ajo lagje pavaresisht se nuk ua ve veshin njeri prape e nxjerr nga nje mendje me te mencur se ne te tjeret. Merre mundimin e lexo ndonje faqe te shkruar nga nje zonje e re, Falma Fshazi quhet. Mos u mundo te jesh ne nje mendje me te per ato qe shkruan ajo, se ndoshta ke mendime te tjera dhe eshte e drejta jote ti kesh. Kushtoi vemendje sa te pasur a sa te paster e ka ligjerimin shqip ajo vajze.

Te fala

Mucua

Submitted by Adi (not verified) on

Shoku Muco, ajo 'c'fare' shkruhet pa apostrof, pra cfare! Pervec Falmes ka edhe shume te tjera dhe te tjere qe shkruajne dhe flasin per gjuhen. Po pastaj? Te gjithe, brenda mundesive, duhet t'i shprehin shqetesimet dhe sugjerimet e tyre. Them se Nolin, Migjenin, Naimin etj. i kam lexuar shume me pare se ti. Sa per shqipen dhe italishten jam i gatshem te perballem me ty ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Shkruaje emrin dhe mbiemrin e plote dhe flasim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.