Arkiv-Opinion

Zhurma për largimet, si faktor frenimi

Postuar në 15 Prill, 2014 07:50

Ka filluar nga puna me një ushtri kamerash nga prapa, komisioni hetimor për largimet nga rradhët e policisë pas 23 qershorit.  Opozita protestoi kur ministri i brendshëm Tahiri po e niste fjalën e tij në komision, pa praninë e mediave. Ky detaj tregon se rreth temës në fjalë, opozita dëshëron të ndalet gjatë dhe me insistim. Krejt normale në parim, por kur i hyn më pas rasteve konkrete, çeshtja duket diçka më komplekse. 

Blushi ka kujt i shkruan

Postuar në 15 Prill, 2014 05:28

Duhet të ishim mësuar tashmë: Sa herë Ben Blushi “nuk i ka mirë punët” në zanatin e tij të parë, në politikë, deputeti-shkrimtar vjen me një libër. Në fakt, unë nuk kam ndonjë informacion nëse ai është ftohur sërish apo ka ndonjë fërkim me kryeministrin Rama, përtej mospëlqimit që dha hapur për dy kandidatura ambasadorësh; por seç kam një ndjesi se edhe çështja e këtyre të dyve (Ardian Ndrecës dhe Ermir Gjinishit) mund ta ketë nxitur të shkruajë, apo më saktë të përfundojë përmbledhjen dhe rishikimin e atyre 19 eseve që përbëjnë librin e tij të ri “Hëna e Shqipërisë”.

Sa perëndimore është Gjermania?

Postuar në 15 Prill, 2014 03:50

E vetmja arsye përse gjyshi im gjerman mbijetoi si i burgosur lufte në Rusi është se ai kishte një zë shumë të bukur për të kënduar. Ishte regjistruar në milicinë e Volksstrum në vitin 1944, gjatë fazës finale të luftës, në të cilën partia naziste rekrutonte meshkujt më të bëshëm në forcat e armatosura, pavarësisht moshës së tyre. Rusët e kapën gjatë rrethimit të Breslaut dhe e dërguan në një kamp pune të detyruar, ku punoi si sharrtar.

Amnistia fiskale, një histori që duhet të marrë fund

Postuar në 15 Prill, 2014 03:47

Komisioni i Ekonomisë i Kuvendit miratoi më në fund projektligjin e deklaruar një muaj më parë, sipas të cilit amnistohen mbi 4 mijë gjoba tatimore të vendosura ndaj bizneseve në periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013, d.m.th gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 dhe trancizionit të pushtetit në duart e mazhorancës së majtë. Në themel të relacionit përkatës dhe argumentimit të projektligjit nga qeveria, qëndronte përcaktimi i këtyre gjobave “en block” si “abuzive dhe të motivuara politikisht”.

E shkuara, një tekst i shkruar keq

Postuar në 14 Prill, 2014 09:30

Brenda një jave ndodhin shumë pak ngjarje që mund të kenë ndikim të vërtetë mbi jetën publike të këtij vendi. Nëse vështron ligjërimin politik, shpesh ai nuk vërtitet rreth problematikave të reformës që po ndërmerr qeveria. Opozita në Shqipëri e përfill veten si pronarja e vetme e kritikës dhe e kundërshtimit apo refuzimit të punëve që bën qeveria. Mirëpo opozita jonë vijon të veprojë me strategjinë komuniste të konspiracionit. Ish-ministri i Mbrojtjes deklaron në Kuvendin e Shqipërisë, se Forcat e Armatosura të Shqipërisë merren me trafik droge.

Djali ynë në dorë të fqinjit

Postuar në 14 Prill, 2014 03:03

Sa më shumë që dalin në sipërfaqe detaje nga jeta e Ilia Karelit, aq më shumë ai person fillon e merr para nesh trajta njerëzore. Në fillimi ishte shqiptari kriminel që vrau një polic. Pastaj ishte shqiptari që nuk e lanë të takonte nënën, pastaj doli letra e tij, dhe shpërpjestimi i ndëshkimit me krimet që kishte bërë, pastaj detajet fatale, torturat si të Gestapos. Ai që ishte një kriminel, në fund, nuk paskësh qenë tjetër veç një nga djemtë tanë në tokën e fqinjit, që na vjen që andej në kuti. 

Miti i kriminelit si simbol kombëtar, është antishqiptarizëm

Postuar në 14 Prill, 2014 02:28

Ka një përpjekje të dytë për të bërë politikë në Shqipëri me një rast mizor torturash ndaj një krimineli shqiptar në Greqi. Një grup qytetarësh, të indinjuar nga ajo që i ka ndodhur një bashkëkombësi tonë në qelitë e një burgu në Greqi, vendosën të protestojnë para ambasadës greke në Tiranë.

Teknika e vjetër e manipulimit të zgjedhjeve

Postuar në 14 Prill, 2014 02:15

Në vitin 1812, një gazetë amerikane, Boston Gazette, iu vu punës për t’i treguar lexuesve se çfarë kishte ndodhur me zgjedhjet për senatin e shtetit të Masaçusetsit. Gazeta përdori termin Gerrimander (Gerrymander), një përmbledhje e fjalëve Gerry (emri i guvernatorit) dhe Salamandër, forma që kishte marrë harta elektorale e shtetit. Autori që krijoi nofkën për këtë formë të manipulimit elektoral nuk dihet dhe ka gjasa që nuk do të mësohet kurrë.

Gazetaria është një biznes që po vdes

Postuar në 13 Prill, 2014 03:52

Në një intervistë për të përjavshmen gjermane, Der Spiegel, Kryeredaktori i The Wall Street Journal, Gerard Baker flet për valën e miliarderëve që “hidhen me kokë” në biznesin e gazetarisë si dhe evolucionin e gazetës së tij pas shtatë vitesh në pronësi të Rupert Murdoch.

Z. Baker, ju keni pesë vajza. A do i këshillonit sot që “t’i hynin” gazetarisë?

Po, do ta bëja. Nuk ka shumë profesione që mund të joshin më shumë. Gazetaria ka një të ardhme të madhe dhe një vlerë të pabesueshme për shoqërinë.

Abetare e ekonomisë të mediave

Postuar në 12 Prill, 2014 04:58

Për të kuptuar funksionimin ekonomik të mediave në kushtet e sotme, dhe mbi të gjitha për të njohur vështirësitë dhe kufizimet e tregut të informacionit masiv, si edhe për të gjetur mundësi drejt përpunimit të standardeve të reja të praktikave menaxheriale, janë përpunuar edhe modele që na i mundësojnë këto analiza. Modelet teorike në fjalë qarkullojnë në literaturën e sotme duke u përpjekur nga njëra anë të na paraqesin thelbin e gjendjes aktuale dhe nga ana tjetër të hapin horizonte përpunimesh të mëtejshme konceptuale dhe praktike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion