Miti i kriminelit si simbol kombëtar, është antishqiptarizëm

Postuar në 14 Prill, 2014 02:28
Mero Baze

Ka një përpjekje të dytë për të bërë politikë në Shqipëri me një rast mizor torturash ndaj një krimineli shqiptar në Greqi. Një grup qytetarësh, të indinjuar nga ajo që i ka ndodhur një bashkëkombësi tonë në qelitë e një burgu në Greqi, vendosën të protestojnë para ambasadës greke në Tiranë.

Në të vërtetë Shqipëria ka nevojë të ketë një shoqëri të gjallë dhe reaguese ndaj çdo fenomeni, por në rastin në fjalë, nëse policia nuk do ta kishte tejkaluar me ushtrimin e dhunës, protesta do të viktimizonte qytetarët e keqpërdorur. Kësisoj ajo u nis si një protestë ndaj shtetit grek, por në fakt po bëhet popullore si një protestë ndaj shtetit shqiptar dhe policisë së tij. Si e tillë, mendoj se ia ka arritur qëllimit. Por si një protestë ndaj shtetit grek, është e dështuar.

Është e dështuar pasi shteti grek nuk ka shfaqur asnjë hezitim për të dënuar dhe gjykuar ngjarjet. Të gjithë ne që bëjmë sikur eksitohemi si nacionalistë, në fakt jemi duke parë atë çfarë na servir shteti grek, media greke, drejtësia greke dhe qytetarët grekë. Skenat janë me të vërtetë brutale dhe tregojnë anën e errët të një sistemi të kalbur burgjesh, dominuar nga racizimi dhe paligjshmëria, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë shkakun e këtij reagimi. Heroi ynë në këtë rast është thjesht një kriminel, që meritonte të dënohej nga ligji dhe jo nga vetëgjyqësia.

Por vetë ai i mori jetën me vetëgjyqësi një gardiani, dhe pak muaj më parë theri me xham një çift për t’i vjedhur 100 euro. Kjo gjë nxit në Greqi urrejtje ndaj shqiptarëve, shumë herë më tepër se sa eksitimi turbofolk në Rrugën e Kavajës.

Nëse një grek në Shqipëri do kishte bërë atë që viktima jonë ka bërë në Greqi, gardianët tanë, jam i sigurt se do silleshin më keq, por ne gazetarët dhe politikanët akoma dhe më keq. Ne do heshtnim, pasi ai ishte krimi ynë.

Greqia nuk po hesht, dhe në këtë kuptim, nuk gjej motiv real për të shkuar para ambasadës greke.

Rruga më normale për një protestë që bëhet në Shqipëri është të protestohet para qeverisë shqiptare. Nëse qeveria shqiptare ka përgjegjësi për vdekjen e Karelit, duhet protestuar atje. Para një ambasade të huaj mund të shkohet në raste ekstreme, kur shteti në fjalë ka bërë gjeste në emër të tij kundër shoqërisë sonë. Në rastin konkret nuk kemi asnjë gjest antishqiptar nga shteti grek, dhe motivi për të ngritur një kauzë nacionaliste mbi fatin e një krimineli, është një mënyrë e ndyrë për të diskredituar patriotizmin shqiptar.

Nacionalizmi është vërtet një strehë horrash, por në rastin konkret është dhe një kult kriminal. Nëse ka një mënyrë se si mund të diskreditohet patriotizmi shqiptar, është që media greke të botojë viktimën tonë me flamurin kombëtar dhe disa pseudonacionalistë me flamuj kombëtarë, që mbajnë lart nderin e një njeriu, që nuk e nderon asnjë sekondë Shqipërinë, as me jetën dhe as me vdekjen e tij.

Kësisoj protesta e sotme kishte kuptim si protestë politike kundër qeverisë shqiptare. Por meqë kur nisi nuk pati shumë motive, u gjet gjatë rrugës teprimi i dhunës nga policia shqiptare, e cila duhet të zhdukë nga mentaliteti i saj idenë, që kur ke një shkop në dorë, duhet ta përdorësh patjetër. Ajo ka dhunuar mes të tjerësh dhe gazetarë dhe e ka tepruar pa nevojë me ata dhjetëra vetë për t’i shpërndarë me forcë. Por policia jonë ka bërë dhe më keq, kur kujtojmë 21 Janarin, ndërsa manipulatorët e patriotizmit shqiptar kanë bërë gjënë më të keqe të mundshme duke identifikuar patriotizmin shqiptar me një kauzë fyese për të.

Dhe në fund dua të them se kjo lojë vulgare nuk mbron as shqiptarët në Greqi dhe as dinjitetin e shtetit tonë. Kjo nuk është as lëvizje spontane dhe as qytetare. Ky është një instrumentalizim i shoqërisë përmes një krimi, nga disa pseudonacionalistë që mendojnë se duke u bërë antipodët e ca idiotëve grekë, do të bëhen popullorë në Shqipëri.

Kjo vetëm sa forcon idenë në Greqi se “modeli Kareli” është një mit në Shqipëri dhe kjo institucionalizon krimet e tij si pjesë e identitetit tonë. Dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë më antishqiptare se kjo.

(Tema)

Comments

Submitted by tirana (not verified) on

Antishqiptar jeni ju z. Baze!

Per asnje moment nuk duhet lene protesta per kete krim makaber ndaj nje shqiptari dhe ndaj dhunes se policise shqiptare ndaj protestuesve paqesore. Ju zoti Baze flisni si militant i PS dhe shkruani i ulur rehat tek karrigia juaj prej lekure.  Mos beni kot paragjykime per nje person qe as nuk e njihni fare. Ne asnje menyre nuk justifikohet dhuna ndaj Karelit!  Rrofte Shqiperia, Poshte Mafia!

Submitted by Bard (not verified) on

Nuk jeni i sakte kur thoni qe Mero eshte antishqiptar. Mero nuk eshte kunder asgjeje, mjafton qe te paguhet, ose edhe me e sakte, ai eshte pro çdo kauze, dhe di ti mbroje mjaft mire po ta paguash si duhet. Fakti qe tek-tuk del kunder kesaj apo asaj çeshtjeje, apo kunder filan apo fistek politikani, ka te beje thjesht me vonesat apo mungesat e pagesave. Po nuk e pagove, Mero behet prokuror, po e pagove, ai behet avokat. Eshte e thjeshte, ka kaq vite qe e ben.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk ma merr mendja qe Mero Baze te paguhet nga Greket per te shkruajtur. Gjithsesi, une do e paguaja me kenaqesi Meron qe te shkruante sa me shume per idiotesite qe mbart toka Shqiptare dhe nje pjese e mire e Shqiptareve.

Kritikat e Meros jane PERLA!!! Nacionalismi eshte semundje e keqe dhe i ka kthyer Shqiptaret ne zombie.

Te kenaqet shpirti kur lexon artikuj te tille. Germat e Meros jane shigjeta per INJORANCEN TUAJ

Submitted by Ben (not verified) on

Eshte e habitshme te shohesh Bazen ne kete analize.

Sa poshte ka rrene ky njeri.

Fakti i urrejtjes se pafund ndaj pushtetit te meparshem,e ka bere kaq shume servile ndaj pushtetit te tanishem.

Kisha nje pershtypje tjeter,por ja qe po provohet ajo cka thone kudo gazetaret e vjeter.

"Mero ishte servil dhe mik i Berishes.

Ne momentin qe ai e hodhi tej,Mero filloj te hakmerrej.

Mero nuk eshte i pavarur,Ai eshte i varur nga qesja me para"

Keshtu thone dhe ka gjasa te jete e vertete.

Submitted by Individi, me i ... (not verified) on

Hiqi te gjithe emrat

emrin e Greqise qe qenka sjelle mire, dhe te gardianeve te burgjeve te saj, qe sipas tyre, pothuaj te gjithe, jane sjelle barbarisht,

po deshe, hiqe edhe emrin e Shqiperise (meqe na u dashka ta dorezojme "nacionalizmin" si memedhetarizem apo patriotizem, qe e kemi pasur dikur), pra hiqi te gjitha gjerat qe kane lidhje me shtetet ballkanike; Me tej, le t'i mbyllim syte ndaj te Majtes apo te Djathtes shqiptare dhe, se paku ne kete rast, te mos anojme nga ndonjera prej tyre...

Po per Njeriun, a duhet te heshtim per te?!

Le te supozojme sikur ai djali ishte i provuar ne krimin e kryer (gje qe ne nuk e themi dot me bindje e siguri te plote, aq me shume kur se paku sipas gojes se tyre, drejtesia e burgjet e gardianet greke po duket si sillen, sadizem te tille zor se mund ta justifikosh, Dhe, nese nuk eshte ushtruar vetem ndaj shqiptareve, por ndaj te gjitheve, kjo eshte edhe me keq, apo jo?).

Edhe sikur te jete kriminel sic e pershkruan kronika e midiste, me nje pasion qe nuk ka shkaqe as brenda shkrimit ne fjale, pra edhe sikur ...ky individ te ishte monster...gje qe do ta rrezonte korespodenca me nene e tij, se paku...

Pra, gjithesesi, nje individ larg syve te botes, aq me shume ne burgjet e europes, do duhet mbrojtur, qofte edhe pas vdekjes se tille makabre, pa asnje medyshje duhet te ndjehet i mbrojtur...

Se, Njeriu eshte qenie e gabueshme, i ndodh te behet edhe deputet, edhe gazetar edhe kryeminister, edhe vjedhes, madje edhe kriminel i ndodh te behet...me apo pa shkak...

Por ne cdo rast, duhet mbrojtur, deri ne nje, deri ne fund, dhe kete mbrojtje e ka per detyre te pare ta bej shteti, secili shtet...aq me pak nje shtet ne Europe, dhe kurren e kurrres te ndodhin krime te tilla ne zyrat/burgjet/anekset e ketij shteti.

Nese individi edhe mund te behet i papergjegjshem, dhe pa medyshje duhet te pergjigjet perpara ligjit, qyteterimi sotem po ben sa mund, maksimumin po perpiqet te bej, qe Shteti te privohet nga perdorja e dhunes , sidomos dhunes se tepruar...

Nese ndodh qe edhe shteti nuk permbahet dot, atehere ne radhe te pare individi, s'duhet te ndjehet i vetmuar, duhet te ndjehet i perkrahur, nga secili qytetar i botes, pra edhe nga bashkekombasit e tij, nese jo si bashkekombas, te drojtur se mos quhen nacionaliste!

Submitted by Stefan H (not verified) on

Artikuj te tille si ky qe lexuam vendos ne njefare menyre dinjitetin e shqiptareve te rrezuar pertoke nga hyminizimi i nje krimineli. Nuk ka me turp sesa te mbeshtjellesh me flamur arkivolin e nje njeriu qe nuk i ka sjelle ndonje nder shqiperise, as me jeten e as me vdekjen sic e thote sakte Baze. Edhe ne periudhen e monizmit nuk te lejonin te mbuloje arkivolin kur personi i vdekur e kishte provokuar ate ne menyre te denushme (psh vetvrasje)

Submitted by Ben (not verified) on

Mero gjithnje eshte nje inteligjent dhe patriot i perkryer.

Shqiperia ka nevoje per me shume Mero Baze.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.