Arkiv-Opinion

Dy probleme demografike të PD-së

Postuar në 28 Prill, 2014 07:19

Tkurrja elektorale e PD-së nga 40.2% në 2009-ën, në 30.6% në 2013-ën, ka brenda saj dy probleme demografike për të ardhmen elektorale të kësaj partie – një problem me votuesit e rinj urbanë dhe një tjetër me votuesit ruralë në përgjithësi.

Nga shtatë sondazhet BAROMETËR që kam zhvilluar me votues urbanë qysh nga tetori, rezulton se në grupmoshën 18-29 vjeç, epërsia e votuesve të dyshes PS-LSI ndaj atyre të PD-së ishte në 23 qershor dhe mbetet deri sot në raportin mesatar 2-1. Ndërkohë, epërsia për votuesit urbanë të të gjitha moshave ishte dhe mbetet mesatarisht 1.75-1.

Rikthimi i TVSH-së që do të fundoste median e pavarur

Postuar në 28 Prill, 2014 03:00

Papritur Ministria e Financave ka prezantuar një projektligj që mes shumë çudirave rifut TVSH-në për reklamat në media. Kjo do të thotë t’u heqësh gazetave, televizioneve dhe faqeve web 20 përqind neto të të ardhurave të tyre. Mediat ishin futur në kategorinë e të përjashtuarve, si formë ndihme në dhjetor 2005, si një nga vendimet e para të kryeministrit të ri Sali Berisha: Një vendim edhe atëherë i beftë pasi lideri i PD-së nuk kishte treguar ndonjëherë simpati  të veçantë për gazetarë dhe media.

Opozita e droguar dhe SHISH-i si “spacciatore“

Postuar në 27 Prill, 2014 04:03

Tani nuk ka më asnjë shpresë, tani ky vend që po rikthehet me shpejtësi në fazën primitive të mendimit dhe të ligjërimit dhe po ngjan gjithnjë e më shumë me rrëfimet surreale si të Kadaresë ashtu dhe të Markezit. Këtë javë marrim vesh se SHISH-i paska hartuar një shkresë dhe në të thotë se në Gjadër, por edhe në disa vende të tjera, janë parë avionë të vegjël, të cilët mund të kenë transportuar drogë. Madje, në një rast, në Gjadër, këtij avioni i është afruar një furgon “IVECO” me targa të Vlorës, i cili ka shkarkuar drogë në avion.

Sa turp: 10 burra në Muze!

Postuar në 26 Prill, 2014 09:16

Në një festival letersie e artesh pamore, ose secili më vete, ështëgjithmonë lajm i mire, mund të biem dakord sh umë prej nesh. Që zëvëndësimi i kazmës ose pushkës me librin veçse emancipim e zhvillim s'mund të prodhojë gjë tjetër (mënjanë respektit për kazmën si “bukëprodhuese” e heronjtë kombëtarë që luftuan për çlirimin e atdheut) mund të biem sërish dakord shumë prej nesh.

Shqipëria, nuk është vend për të sëmurët

Postuar në 25 Prill, 2014 06:42

Një i huaj i ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i mirë për të jetuar deri kur sëmuresh. Atëherë bëhet anormal, i pajetueshëm, një territor i Botës së tretë.

Shumëkush që ka patur të bëjë me sistemin shëndetësor shqiptar, (klinikat, spitalet shtetërore dhe private apo qoftë edhe farmacitë), me siguri që mund të thotë: po, kjo e shpjegon edhe ndjesinë time.

Minidoracak i debatit parlamentar

Postuar në 24 Prill, 2014 04:59

Në shtator të vitit 1922, pas një sërë shtyrjesh për shkak të situatës së rrezikshme, në Tiranë më në fund rimblidhet Parlamenti. Viti 1922 është nga vitet më të trazuara në historinë e re të Shqipërisë. Në pranverën e këtij viti, grupe kryengritësish të udhëhequra nga Bajram Curri në Veri dhe Elez Isufi në Lindje dhe në Shqipërinë e Mesme tentuan të rrëzojnë qeverinë. Ahmet Zogu, asokohe ministër i Brendshëm, e shtypi me dorë të hekurt revoltën. Dënimet, madje edhe ato kolektive, vazhduan për disa muaj, pa mbledhjen e Parlamentit.

“Shpëtimtarët” e historisë

Postuar në 24 Prill, 2014 02:57

Prof. Dr. ANA LALAJ

Gjykatat, një veladon “pavarësie” si mburojë për korrupsionin?

Postuar në 23 Prill, 2014 04:08

Edhe pse ka një shqetësim publik në rritje për shkallën e lartë të korruptimit të pushtetit gjyqësor dhe për rrjedhojë, edhe për një luftë aspak efikase nga ana e tij kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta të shtetit, në vetë komunitetin e gjyqtarëve po shfaqet një farë solidariteti, që sikur tenton të ruajë të paprekur këtë gjendje të kalbur nën pretekstin e ruajtjes së “pavarësisë së gjyqësorit”. Kjo u duk edhe në një deklaratë të fundit të bërë publike nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Pavarësi e gjyqësorit dhe besim publik tek ai? Po ku janë ato?

***

Kafeneja me emrin “Zdravko”

Postuar në 23 Prill, 2014 03:34

Keni dëgjuar për “Orkestrën për dasma dhe varrime”? Është me famë ndërkombëtare. Luajnë me nota ballkanike. Themelues dhe kumbar i tij është miku ynë, Goran Bregoviç, i cili ka një histori të gjatë prej këngëtarit të kafeneve striptiz, bareve dhe deri te studenti italian i muzikës, i cili pastaj u zhvillua në kompozitor, autor tekstesh e shumëçka tjetër që ka, por edhe që nuk ka të bëjë me muzikën. Arriti edhe sukses ndërkombëtar! Ai ka pasuri, sidomos shtëpi nëpër botë. Zakonisht i përmend ato në Sarajevë, Beograd dhe Zagreb. Për simbolikë dhe për emocione.

Piktorë, trinitet, supermarket

Postuar në 23 Prill, 2014 02:53

Natasha Lako 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion