Votues të pakënaqur, si majtas edhe djathtas

Postuar në 22 Prill, 2014 06:46
Eduard Zaloshnja

Në Barometrin e DEBAT+, që prezantova të premten në Vizion Plus, nga 62% e të anketuarve urbanë që kishin opinion pozitiv për Ramën dhe/ose për Metën, vetëm 55% ishin gati të votonin përsëri sot për partitë e koalicionit qeverisës. Ndërkohë, 58% e tyre kishin votuar për mazhorancën në 23 qershor. ( http://respublica.al/opinion/2014/04/19/si-do-te-votonin-sot-votuesit-e-23-qershorit-55-majtas-35-djathtas )

Por kjo rënie me 3 pikë e mazhorancës a përkthehet në rritje të opozitës? Fatkeqsisht, jo. Nga 40% e të anketuarve urbanë që kishin votuar për koalicionin e djathtë dhe që aktualisht kishin opinion pozitiv për Bashën, vetëm 35% ishin gati të votonin sot për të njëjtin koalicion.

Por si u përgjigjën 10% e të anketuarve që nuk votonin për asnjërin nga dy koalicionet kryesore? 1.5% e tyre votonin sot për FRD-në (nga 2% që kishin votuar në 23 qershor), 4.5% nuk donin të votonin fare dhe 4 nuk dinin për cilën parti të votonin.

Dhe si shpiegohet kjo rënie e kuotave të të dyja palëve njëherësh? Le të fillojmë me mazhorancën.

Nga 58% e të anketuarve urbanë që kishin votuar për koalicionin e majtë në 23 qershor, vetëm 46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë. Ata kanë dëgjuar shumë në këta 10 muaj për paketa të reja stimuluese dhe ndihme për ekonominë (nga FMN, BB etj.), por siç duket, nuk po shohin rezultate të prekshme në jetën e tyre të përditshme. Kështu, për shembull, nga të dhënat e Thesarit të Shtetit rezulton se, ndërkohë që të ardhurat e tremujrit të parë janë rritur me 60 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë, shpenzimet për investimet publike janë 100 milionë dollarë më pak se një vit më parë.  Dhe investimet publike janë injeksioni më i shpejtë për ekonominë – japin efekt pothuaj dyfish në PBB, e për rrjedhojë edhe në punësim e konsum.

Nga 58% e të anketuarve që kishin votuar për koalicionin e majtë në 23 qershor, ata që mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, përkatësisht , janë vetëm 45% e 46%. Sepse, siç duket, reformat e trumbetuara për ditë në këta muajt e fundit, ende nuk kanë prekur një masë të madhe qytetarësh.

Nga 58% e të anketuarve që kishin votuar për koalicionin e majtë në 23 qershor, ata që mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e energjitikës dhe rendit, përkatësisht , janë vetëm 54% e 55%. Sepse, siç duket, shpërthimet e tritolit në këta muajt e fundit e kanë ulur besimin e qytetarëve tek Ministria e Brendshme, ndërsa zërat për rritjen e çmimit të energjisë elektrike kanë frikësuar qytetarët që e paguajnë atë rregullisht.

Le t’i kthehemi tani opozitës. Deri më sot opozita është mjaftuar me rolin e saj kritikues, pa ofruar ndonjë alterantivë në nismat e saj legjislative. Edhe amendamentet që ka propozuar në Kuvend kanë qenë më tepër një shou për të vënë në dukje premtimet e pambajtura të mazhorancës, se sa inisiativa të mirfillta legjislative. Për më tepër, rolin kritikues ndaj mazhorancës (për të mos thënë sharës) e kanë luajtur kryesisht ish-kryeministri dhe ministra e zv-ministra të PD-së, të cilët janë përgjegjësit kryesorë që e çuan partinë e tyre në kuotën më të ulët historike – 30.6%

Gjithashtu, një rënie të ndjeshme nga 23 qershori kanë edhe partitë e vogla satelite të PD-së (nga 9% në 6%), ndoshta si rezultat i qëndrimit të tyre të dyzuar në parlament, apo si rezultat i mosrealizimit të pritshmërive të votuesve të tyre për përfitime nga deputetët e zgjedhur.

Dhe së fundi, dy fjalë për FRD-në. Rënia e kuotave të të dyja koalicioneve, por sidomos atij të djathtë, do duhej të kanalizohej në rritjen e FRD-së, e cila është në mes. Por nga 2% të anketuar që kishin votuar për FRD-në në 23 qershor, vetëm 1.5% janë të gatshëm të votojnë për të sot. Gjë që tregon se ajo nuk ka mbajtur dot votuesit e saj, e jo më të frymëzojë votuesit e pakënaqur të partive të tjera.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Eshte e natyrshme qe do kete si majtas dhe djathtas te pakenaqur. Puna eshte e thjeshte n.q.s do kishte apo do kete edhe do te kete vullnet politik duke i lene intsitucionet te punojne ne menyre te pavarur dhe ne punen e tyre&nbsp; dhe nq.s do kishte pasur vullnet qe te respeketonte vendin ( jo ta donte se ngjan folklorike ) gjithe&nbsp; kjo situate e sotme do ishte thjesht nje enderr....Po autori kryesor i gjithe kesaj ka vetem nje emer Sali Berisha dhe me pas vijne te tjeret.... Sali Berisha ka deshmuar se jo vetem ka qene i paafte por e ka urryer kete vend deri ne asgjesim te tij..........sa&nbsp; aq&nbsp; e pamundur eshte tani ta futesh ne shina .........</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Driton bakija G... (not verified) on

<p>Shkrim shume i mire.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.