Kolaboracionistët e Enverit

Postuar në 26 Maj, 2014 12:30
Alfred Lela

Mustafa Nano, një koleg, ka ngulur në mishin e thatë të një paradoksi një kamë që duhej të nxirrte gjak nëse keqkuptimi i së majtës shqiptare me trashëgiminë e vet nuk do të ish një kafshë tashmë e balsamosur. Duke hequr një paralele mes komunistëve dhe kolaboracionistëve, Nano ‘mrekullohet’ me atë se si Enver Hoxhës i mbahet me të madh fakti ‘se ka bërë luftën’, ndërkohë që i harrohen qind të zezat që i punoi mbi shpinë këtij vendi. Kundërshtarëve të tij politikë, nacionalistëve të shndërruar në kolaboracionistë, u përmendet vetëm njolla e bashkëpunimit, por u harrohen njëqind të mirat e bëra për kombin deri atëkohë.

A jemi në gjendjen e amnezisë historike apo të një përllogaritjeje ideologjike të llojit ‘tanët’ dhe ‘tjerët’? Ardian Vehbiu, një ligjërues i rrafshit të majtë në diskurin publik në një intervistë të paradokohshme te MAPO e fundjavës identifikonte pikërisht ngathtësinë (apo mosdëshirën?) për t’u larguar nga identifikimi me figurën e Enver Hoxhës si një të metë të së majtës në Shqipëri.

Edi Rama një linçues publik, i dikurshëm, i allishverisheve ideore dhe estetike me socrealizma, një cinik me një të papërmbajtur shfrim ndaj demodesë së socrealistes në art e mendim, ia ka lënë vendin te vetja një shpërfilljeje, në rastin më të mirë, të njëfarë Kavaleria enveriana. Më saktë një varianti shqiptar të stalinizmit. Shefi i së majtës sigurisht e mvesh me fanolizëm majtizmin e tij të rigjetur duke e formatuar internacionalisht dhe me clintonism dhe blairism, por, së fundmi, duket i kapur në limonti sa i takon një përpjekjeje groteske dhe të rrezikshme për të rikthyer Enverin dhe enverizmin mes nesh. Për t’i bërë një remix atij refrenit kapitullues Enver Hoxha tungjatjeta!

Çka ndodhur gjatë muajit maj, në harkun kohor të tri javëve, që fillon më 5 e fundoset në 24, del e tepron për të kuptuar një kthim të një fantazme që po e kërcënon Shqipërinë: enverizmi. Nuk bëhet fjalë sigurisht për rrezikun e riinstalimit të një forme të pushtetit të tij, apo rikthim të monizmit, se sa një zyrtarizim të diktaturës së shfajësuar, të krimit komunist të përligjur. Njëfarë administrimi të idesë se Enveri ynë i mbijetoi ethes së tranzicionit dhe doli matanë i lënduar, por historik dhe i shpëtuar.

Dy data në maj, 5 e dëshmorëve dhe 24 e Kongresit të Përmetit, si dhe ‘përurimi’ në ‘Gjirokastrën e Enverit’ të veprës së Rexhep Qosjes, janë përpjekje për të nxjerrë nga formalina diktatorin komunist.

Në mënyrë kaq shqiptare jemi gati t’i falim njëqind të zeza për një ‘të mirë’ dhe të harrojmë njëqind të mira për një ‘të zezë’. Duhet një gradë e lartë tradhtie kundër Atdheut për t’u bërë me Enver Hoxhën. I patë me 5 dhe 24. Në Tiranë, Gjirokastër dhe Berat. Ata, Kolaboracionistët e Enverit.

Nuk ke nga ia mban: mes zhganit qesharak të tyre dhe atyre burrave Iluminati të Nëntë-qind-e-dyzetës, je i detyruar të zgjedhësh Mustafa Krujën, Lumo Skëndon dhe Ernest Koliqin me shokë.

Gazeta MAPO

Comments

Submitted by martin (not verified) on

""Nuk ke nga ia mban: mes zhganit qesharak të tyre dhe atyre burrave Iluminati të Nëntë-qind-e-dyzetës, je i detyruar të zgjedhësh Mustafa Krujën, Lumo Skëndon dhe Ernest Koliqin me shokë.""

zgjidhi o Lejla dhe te befshin mire, i ngjashmi zgjedh te ngjashmin, plasi fashizmi sheshit me ne fund...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

....se mos eshte me i mire qelbi komunist qe ka plasur qysh nga 1944 e s'po zhduket dot?.......hale njeri, qenef tjetri.....

Submitted by Janines ci pane SITE (not verified) on

"ka ngulur në mishin e thatë të një paradoksi një kamë që duhej të nxirrte gjak nëse keqkuptimi i së majtës shqiptare me trashëgiminë e vet nuk do të ish një kafshë tashmë e balsamosur." thote Lela

Shprehje lapidare e nje mendje te mprehte qe gjallon deri ne ekstrem me shperthime impulsive qe  arrin nivelin e presionit te yjeve qe prodhojne ARIN nen nje lekure koke qe nuk i ka ngelur jo lesh por asnje qime floku.

Po ku ndodh ky fenomen ? Ne Tiranen e vogel provinciale qe me shume pershtypje ben berja e nje pordhe se prodhimi i arit.

DUCJA kishte hapesise per idete e tija, LELA nuk ka.

Na ngelen vetem dy  mundesi ose te pushtojme shtete te tjere ose LELA te gjeje nje atdhe me te madh.

Ne te kunderten, ahaa shkoi per lesh edhe LELA,u dogj, por jo per mungese aftesie,por per mungese hapesire jetike

Submitted by himara (not verified) on

Si nuk "ke nga ja mban"? Mund të mos zgjedhësh asnjë prej tyre o inteligjenti i timit

Submitted by RP (not verified) on

Mishi i thate,kama e ngulur qe duhej te nxirrte gjak(ne mish te thate!!!),keqkuptimi i te majtes me trashegimine e vet nuk do te ishte kafshe e balsamosur!!!!!!!!!....Nuk me pelqen te shpik kritizerin,por me krijohet pershtypja qe keto gjera aluçinante i ka shkruar ndonjeri ne diten e dhjete te greves se urise,kur qielli i ngjan si ekran me miza.Te zgjedhesh eshte nje forme e konformizmit,ndaj shkon me mire te krahasosh te dhenat historike e te japesh gjykimin tend.Kolaboracionistet pranuan pushtimin e vendit dhe kountribuan per mbarevajtjen e atij pushtimi,ne dem te nje pjese te madhe te popullsise.Se çfare ke per te zgjedhur ne kete drejtim nje zot e merr vesh.

Submitted by Dardan (not verified) on

Koke e madhe do jete ky Lejla, idete e tij jane shume te sperdredhura tamam si arvensis convolvulus!!!

Submitted by Dardan (not verified) on

Koke e madhe do jete ky Lejla, idete e tij jane shume te sperdredhura tamam si arvensis convolvulus!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.