Arkiv-Opinion

Fundi i trishtë i Pranverës Egjiptiane

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:26

Kandidatët për diktatorë duhet të frekuentojnë pak bibliotekat dhe të lexojnë disa vepra të shkruara shumë kohë më parë, që flasin për ta. Pushteti absolut është trajtuar gjithashtu gjerë e gjatë nga dramaturgjia, e po ashtu nga mendimtarët. Mund t’i ofrohej Abdel Fatah al Sisit, presidenti i ri i Egjiptit, një përkthim i “Ubu roi”, një shkrim i Alfred Jarry-së (1896) ose një reportazh edhe më i afërt mbi kurorëzimin si perandor të Bokasës. Por ja që pushteti, përveçse e bën të çmendur dhe mizor, e mbulon edhe me budallallëk atë që e ushtron.

Faleminderit

Postuar në 10 Qershor, 2014 04:34

"Ky djalë ka talent!"- tha Ali Podrimja dhe ngriti gotën e tij të  verës për ta cakërruar me gotat tona.  Valët zanore të tringëllimës së qelqeve u davaritën në muzikën e tingujve natyror të kopshtit të pijetores gjermane në qytezën e Gerlingenit. Komplimenti për Beqë Cufajn, autor i një libri me vjersha ("Balada budallaqe", Rilindja, Prishtinë, 1994),shkaktoi në fytyrën e shkrimtarit të ri një skuqje të përzier me modesti dhe druajtje. Ishte mesi i 1990-tave.

Qeveria çeke si përmbaruese e kompanisë CEZ

Postuar në 10 Qershor, 2014 02:52

Ditët para dhe pas prezantimit të opinionit të Komisionit Europian për statusin, u shoqëruan me një reagim të faktorit diplomatik në Tiranë. Në 29 maj, pak ditë para vizitës së Komisionerit Fyle në Tiranë, i cili deklaroi edhe qëndrimin e komisionit për të rekomanduar sërish dhënien e statusit, ambasadorët e disa vendeve, si Italisë, Polonisë dhe Çekisë, ishin të të njëjtit qëndrim ndërsa kritikuan klimën e ashpër politike në vend, si në rrugë, me dy greva të stisura urie, ashtu dhe në parlament. 

Ismail Kadare takon Dorian Grejin e vet

Postuar në 09 Qershor, 2014 09:20

Mjegullat e Tiranës e ka titullin romani i fundit i Ismail Kadaresë. Që në fakt është i pari. I tillë në të gjitha kuptimet, siç e pranon edhe autori në intervistën paraprirëse të librit. Aq shumë i pari, pra i thjeshtë, nxitimtar sa, nëse ta japin në dorë vetëm si tekst pa shenja shpjeguese, do të thotë pa emër autori e të tjera, nuk do t’i bije kurrë në të se i përket studios së Kadaresë.

Nuk ka aty kurrfarë kadareizmi, duke patur megjithatë. Por, para se të shkohet te shenjat letrare, në këtë rast pa ndonjë interes, është e rëndësishme të shpalohen ca shenja të tjera.

Avokati greke për autorët e marrëveshjes së detit

Postuar në 09 Qershor, 2014 08:11

Është e pakuptueshme dhe natyrisht, e papranueshme në planin diplomatik, që në disa qarqe zyrtare dhe jozyrtare në Athinë po shprehet këto ditë një shqetësim emotiv për fatin juridik të autorëve shqiptarë të marrëveshjes së detit të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të cilën Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli antikushtetuese dhe të pavlefshme në vitin 2010.

Nuk ka as Europë kristiane dhe as Shqipëri myslimane

Postuar në 09 Qershor, 2014 04:31

Më bëri përshtypje fakti që në një artikull të para disa ditëve të Financial Times (FT) mbi marrjen e rekomandimit për statusin kandidat, Republika e Shqipërisë cilësohej si “shtet i varfër kryesisht mysliman”. Që jemi shtet i varfër i dimë po “kryesisht mysliman” është një kualifikim absurd. E dimë që, sipas Censusit të vitit 2011, rreth 56% e shtetasve i përkasin besimit mysliman, ndërsa pjesa tjetër besimit bektashi si dhe atij të krishterë të ndarë në katolikë dhe ortodoksë. Por kjo shumicë myslimane nuk e bën shtetin “kryesisht mysliman”.

Nga Fan Noli te Anastasios Janullatosi

Postuar në 07 Qershor, 2014 14:01

Vura re se shumë vetëve u ka tingëlluar mjaft provokativ shkrimi im i fundit mbi tollovinë që shkaktoi patriarku i kishës ortodokse serbe, Irinej, në Tiranë. U ka tingëlluar provokativ në mënyrë të veçantë një lloj paraleleje mes kishës ortodokse shqiptare e kishave të tjera në Ballkan për sa i takon orientimit nacionalist të tyre. Mirëpo, janë provokuar për shkak të padijes së tyre.

Televizion, së paku teknikisht

Postuar në 05 Qershor, 2014 04:24

Edhe pse ka patur dhe vijon të ketë një numër të madh programesh, në një numër të madh ekranesh televizivë në Shqipëri, shpesh e gjej veten me ndjesinë se nuk ka asgjë për të parë në televizor. E megjithatë, ato pak gjëra të mira që ndodhin në botën televizive, i marr vesh sepse në mos unë, të tjerë po shohin, sepse televizioni ende i magjeps shqiptarët, dhe ajo që është e bukur dhe veçantë, e re dhe krijuese, del në pah.

Irenej pështjellon dynjanë; edhe median

Postuar në 04 Qershor, 2014 18:35

U futa në Youtube.com për të ndjekur intervistën e patriarkut të kishës ortodokse serbe, Irenej, por nuk u kapa në befasi nga qëndrimet e tij. I njihja këto qëndrime. Madje, opinionet e veta, duke qenë se ish në Tiranë, i kish nakatosur edhe me ndonjë frazë korrekte e elegante, si “shqiptarët e serbët kanë jetuar mirë bashkë gjatë qindra vjetëve”, etj. Në Serbi e për serbët, ai ka përdorur e përdor një gjuhë më virulente.

Sondazh:Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, interes i ulët për politikën

Postuar në 04 Qershor, 2014 10:39

Nga një sondazh i kryer nga IDRA për llogari të Zyrës së OKB-së në Tiranë, rezulton se ndër 2000 të anketuar në moshë votimi, që ishin prezent në vend në 23 qershorin e shkuar, plot 88% morën pjesë në zgjedhjet parlamentare (pjesëmarrja ishte praktikisht e barabartë mes meshkujve e femrave). Kjo përqindje është më e lartë se ajo që del nga pjestimi i shifrës së pjesëmarrjes së raportuar nga KQZ (1.75 milion) dhe vlerësimi i INSTAT-it për popullsinë rezidente 18 vjeç e sipër në 31 dhjetor 2013 (2.16 milion). Nga ky pjestim, rezulton pjesmarrja 81% -- edhe kjo shifër goxha e lartë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion