Avokati greke për autorët e marrëveshjes së detit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1631_marreveshja-detare-me-greqine-300x248.jpg?itok=hw2D7J4C)
Është e pakuptueshme dhe natyrisht, e papranueshme në planin diplomatik, që në disa qarqe zyrtare dhe jozyrtare në Athinë po shprehet këto ditë një shqetësim emotiv për fatin juridik të autorëve shqiptarë të marrëveshjes së detit të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të cilën Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli antikushtetuese dhe të pavlefshme në vitin 2010. Një reflektim të këtij shqetësimi e gjejmë edhe në gazetën “Kathimerini”, e cila në datën 7 qershor i kushtoi një vëmendje të posaçme, dhe jo vetëm gazetareske, parashtrimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit në 28 maj, lidhur me pasojat negative që kjo marrëveshje ka shkaktuar në dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe. Ministri i Jashtëm evidentoi faktin se nënshkruesit dhe negociatorët shqiptarë të kësaj marrëveshjeje u kanë krijuar një problem të madh marrëdhënieve dypalëshe, me të cilin po përballet edhe sot e kësaj dite diplomacia jonë. Ai parashtroi një të vërtetë të madhe, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për anulimin e marrëveshjes ka vlerën e një aktakuze për nënshkruesit dhe negociuesit shqiptarë të asaj marrëveshjeje dhe me elokuencë juridike nënvizoi se “vlerësimi i kësaj situate mbetet në kompetencë të prokurorisë”.
Kushdo e di se çështja e marrëveshjes së detit është shndërruar në një patate të nxehtë e marrëdhënieve mes dy shteteve, e cila në disa drejtime dhe periudha ka shkaktuar reagime, veprime dhe qëndrime jo pozitive nga diplomacia greke në drejtim te Shqipërisë. Një logjikë juridike, diplomatike, politike dhe historike kërkon që në çështje të tilla problematike të kërkohet dimensioni i përgjegjësisë së atyre që e kanë nënshkruar dhe që e kanë negociuar atë marrëveshje të padrejtë, e cila gjymtonte integritetin territorial të Shqipërisë me një hapësirë detare prej 350 kilometrash katrore. Pozicioni i lartë politik e shtetëror, që kanë sot nënshkruesit dhe negociuesit e marrëveshjes, të cilët të gjithë pa përjashtim u darovitën me detyra më të larta pas aktit të tyre antikushtetues, nuk mund të jetë alibi për shmangien nga përgjegjësia dhe llogaridhënia për autorësinë e një marrëveshjeje antikushtetuese dhe antikombëtare.
Por në mënyrë të befasishme pas 28 majit u dëgjuan sinjalet e një shqetësimi nga disa qarqe zyrtare dhe jozyrtare në Athinë për fatin juridik të autorëve shqiptarë të marrëveshjes së detit. Nivelin e lartë të emocionit të avokatisë greke për nënshkruesit dhe negociuesit e shprehu edhe gazeta në fjalë, me një gjuhë shumë larg një etike europiane apo fqinjësore. Ja çfarë shkruan ndër të tjera gazeta në fjalë: “Ministri i Jashtëm Bushati urdhëroi hetim në ngarkim të udhëheqësit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për marrëveshjen që nënshkroi për kufijtë detarë me Greqinë në vitin 2009. Fajësoi ish- ministrin e Jashtëm se nuk ka mbrojtur interesat kombëtare, gjatë caktimit të zonave detare me Greqinë. I dorëzoi dmth, armikut territore shqiptare, duke tradhtuar”.
Duke lenë mënjanë të vërtetën elementare juridike se nuk është ministri i Jashtëm, që urdhëron prokurorinë për të bërë hetime, merret në mbrojtje të zjarrtë nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje, që është ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha, i cili është promovuar në kryetar të Partisë Demokratike. Nuk mund të mos lindë pyetja e natyrshme se çfarë është kjo avokati greke për zyrtarin e lartë shqiptar, që nënshkroi atë marrëveshje? Si nënshkruesi, ashtu dhe negociuesit, janë të gjithë qytetarë shqiptarë dhe nuk janë shtetas grekë që të justifikojnë një avokati greke. Duhet kujtuar se referimi i ministrit të Jashtëm në Komisionin e Jashtëm për përgjegjësinë e nënshkruesve dhe të negociuesve të marrëveshjes, referimi i tij ndaj kompetencës së Prokurorisë së Përgjithshme për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe raporti mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri janë çështje ekskluzivisht të brendshme të Shqipërisë. Nuk u takon as disa qarqeve zyrtare dhe as disa qarqeve jozyrtare në Athinë të ndërhyjnë në një çështje ekskluzivisht të brendshme të vendit tonë. Natyrisht, avokatia që vjen nga Greqia për nënshkruesit dhe për negociuesit e marrëveshjes së anuluar të detit, ka shpjegimet e saj. Avokatia greke është rimbursimi për disa zyrtarë shqiptarë, që i dhuruan Greqisë me gjenerozitet një copë të madhe të hapësirës detare të vendit të vet. Pse-ja e avokatisë greke shpjegohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që e shpalli antikushtetuese atë marrëveshje dhe që do të thotë se si nënshkruesit, ashtu dhe negociuesit, kanë dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë.
Ajo që tërheq vëmendjen në rastin e shpërthimit të kësaj avokatie për autorët e marrëveshjes e detit nga disa qarqe zyrtare dhe nga disa qarqe jozyrtare të Athinës është presioni që po kërkohet të ushtrohet mbi diplomacinë dhe mbi Qeverinë shqiptare lidhur me çështjen e statusit të kandidatit në BE. Duket qartë se në Athinë ende mendojnë të shfrytëzojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit me presionin për ta detyruar atë të ripranojë marrëveshjen e anuluar të detit. Pra, statusi i kandidatit tundet si atu për marrëveshjen e pavlefshme të detit. Nuk është rastësi që nga avokatët grekë bëhet një korelacion i drejtpërdrejtë në mes këtyre dy çështjeve, duke i kujtuar Shqipërisë se Greqia i ka vënë shpatullat çështjes së statusit të kandidatit për Shqipërinë. Për hir të së vërtetës dhe për informim të lexuesit, po përmendim se këto ditë i është dërguar një letër zyrtare e përbashkët përfaqësueses së lartë të BE për politikën e jashtme nga 16 ministra të Jashtëm të shteteve anëtare të BE, të cilët kërkojnë që Këshilli Europian i qershorit t’i akordojë Shqipërisë statusin e shtetit kandidat. Në këtë letër mungon pjesëmarrja dhe firma e ministrit të Jashtëm të Greqisë. Por firma e ministrit të Jashtëm të Greqisë mungonte edhe në letrën tjetër të përbashkët të nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të tetë shteteve anëtare të BE, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar iu drejtuan Ketrin Eshtonit me të njëjtën kërkesë, që Shqipërisë t’i akordohet statusi i shtetit kandidat. Ne nuk duam të vëmë në dyshim fjalët e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Venizellos, në konferencë shtypi, se vendi i tij mbështet dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë, por fakti i ftohtë është se firma e tij mungon edhe në letrën e vjetshme, edhe në letrën e sivjetshme të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE për dhënien e statusit të kandidatit..
Është një koncept i gabuar, për të mos thënë feudal, se akordimi i statusit të shtetit kandidat dhe mbështetja për atë status, e futka shtetin aspirant në një borxh të madh ndaj shteteve që japin konsensusin. Aq më keq, po ta cilësosh mbështetjen si dhuratë e shtetit anëtar ndaj shtetit marrës dhe që u dashka shpërblyer me pranimin e marrëveshjes antikushtetuese të detit.
Është e lehtë të merret me mend se çfarë do të kishte ndodhur në Athinë, nëse një ministër i Jashtëm i Greqisë dhe një ekip negociator nga Ministria e Jashtme e Greqisë do t’i kishin dhuruar Turqisë 350 kilometra katrorë nga hapësirat detare greke të Egjeut, për të cilat dy shtetet janë në debat që nga viti 1973. Aq më e lehtë është të merret me mend se si do të kishte reaguar Ministria e Jashtme greke, nëse ambasadori shqiptar në Athinë dhe disa qarqe zyrtare dhe jozyrtare në Tiranë do të kishin marrë në mbrojtje atë ministër të Jashtëm grek dhe atë ekip negociator nga MPJ greke, të cilët do t’i kishin dhuruar Turqisë hapësirat ujore të Greqisë.
Marrëdhëniet mes shteteve fqinje nuk mund të konceptohen në formën e dhuratave dhe borxheve, sepse janë një dhënie e marrje reciproke, për të cilën të dy shtetet kanë nevojë dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke janë reciprokisht të rëndësishme për të dy shtetet dhe jo vetëm për njërin. Në këtë linjë është absurde ta paraqesësh edhe zgjidhjen e çështjes së toponimeve mes dy vendeve si një dhuratë e Athinës, në një kohë kur ajo është rënë dakord reciprokisht të zgjidhet në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe normat që rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve. Nuk po shtyhemi më tej për të rikujtuar gjenezën e çështjes së toponimeve, që nuk ka qenë kurrë problem që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e deri në ditët tona, kur në MPJ të Greqisë dikush e mendoi ta hidhte në tryezë pas anulimit të marrëveshjes së detit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Dhe sa për aspektin etik, kur nga avokatët grekë të autorëve shqiptarë të detit, formulohen cilësime jo etike për shtetin dhe për kombin shqiptar si mosmirënjohës të dhuratave nga Athina, duam të përmendim një proverb shumë të njohur në qarkullim ndërkombëtar, i cili nuk thotë ruhuni nga shqiptarët edhe kur bëjnë dhurata.
G.Shqiptare
Comments
1. "Nuk po shtyhemi më tej

1. "Nuk po shtyhemi më tej për të rikujtuar gjenezën e çështjes së toponimeve, që nuk ka qenë kurrë problem që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e deri në ditët tona, kur në MPJ të Greqisë dikush e mendoi ta hidhte në tryezë pas anulimit të marrëveshjes së detit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë"-me duket se autori ka nje pasaktesi ketu. Problemi egzistonte por kjo ndodhi kur u be liberalizimi i vizave dhe shteti shqiptar filloi te pajise me pashaporta qytetare shqiptare nga zona e thesprotise qe ne zhargonin shqiptar perdoret si Cameri, duke shprehur qartazi pretendime territoriale ne menyre indirekte. dhe kerkesa eGreqise qe diten epare qe shpalli pakeniqesine e saj ndaj kesaj sjelljeje ishte te zbatohen konventat nderkombetare per toponimet, qe autoriteteve shqiptare ju desh 4 vjet per te kuptuar nje gje kaq te thjeshte.

2. Eshte cuditeshme se si nuk e kupton z. Haliti se eshte pikerisht ne periudhen e presidences se se Greqise pritet te ndodhe hapja e negociimeve per kandinat ne Eu, te cilen ajo e ka percaktur si prioritet te saj se bashku me Italine qe pritet te marre presidencen ne gjashtemujorin e ardhshem. Nje metode e kamufluar per te gjetur gjithkund "qendrim armiqesor" te Greqise ! Asnje prej ministrave te jashtem qe kane firmosur nje leter nuk kane pasur ndonjehere priooritet praninmin e shqiperise ne EU.

3. Persa i perket vendimit te ministrise se jashtme per ta derguar ne gjykate nje ceshtje qe ka ndodhur ketu e 5 vjet me pare, mund te themi se shume heret eshte kujtuar PS, kjo eshte vetem nje shfaqje mediatike (ne mos absurde) per nje ceshtje qe eshte folklorizuar sikur i eshte dhene Greqise pjese e detit, kur behet fjale per ndarjen e zonave ekonomike eksluzive pertej kufijve aktuale te detit. Ketu do jemi dhe do te bindemi se marreveshja ne fjale do te firmoset nga qeveria aktuale pa asnje ndryshim, ndonse publikut do ti shitet sikur u mbrojt "deti" nga greket. Nqs qeveria nuk firmos nje marreveshje ne perputhje me legjislacionin nderkombetar te detit, atehere do jemi deshmitare te nje vendnumero te shqiperise ne kuadrin e bisedimeve per antere e EU per hume vite deri sa te rivije basha ne fuqi per ta rifirmosur.

4. Sigurisht Greqia nuk eshte aq naive sa te mos e kuptoje qe Ps u kujtua pas nje viti ta dergoje cheshtjen ne gjykate kushtetuese gati nje vit pasi u frmos, ajo e beri kete nen influencen e Turqise e cila ka interesa direkte qe nje marreveshje e tille te mos jete precedent per marredheniet e detit qe ajo ka me Greqine. Madje ka nje bindje se eshte vete Berisha qe ka perdorur nje manever duke firmosur formalisht marreveshjen ne prag te zgjedhjeve per nje perkrahje te saj nga Greqia mandej nepermjet kanaleve te saj, (ish zv ministra e saj e puneve te jashtme ka qene dhe eshte e lidhur me Turqine) dhe mandej pasi e kishte hedhur lumin inicioi gjykaten kushtetuese nga keto lidhje te padukeshme, duke u paraqitur si nje lojtar tipik ne skaqieren politike te prapaskenave. Ja pse kathimerini e quan shqiperine si akrepin qe e pickoi bretkocen pasi e hodhi lumin.

Megjithe skaqieren e erret te politikes qe ndoqi Berisha me kompani, Greqia e sheh te favoreshme pranimin e shqiperise ne EU sepse ne kete menyre klasa politike do detyrohet te implementoje legjislacionin europian, i ciloi garanton nje fqinjesi te mire e pa probleme per dy popujt fqinje grek e shqiptar.

ja dhe spiuni i dha

ja dhe spiuni i dha shpjegimet e ambasades! bile kercenoi qe ne rast se nuk pranojne kerkesat greke,do preferojne bashen e sales! te mjeret shpresojne te cuni i sales! me largimin e berishes,shqiperise i hapen mundesi te medhaja drejt nje shteti shqiptar ne ballkan. ky shtet ,me vone do te perfshije edhe shqiptaret e greqise(arvanitet) sepse e ashtuquajtura greqi nuk eshte gje tjeter vecse nje cope shqiperi e krishtere. do i vije koha sapo te largohet edhe kanceri tjerer, janullatosi. mbaroi koha kur talleshit me shqiptaret. shteti artificial grek i ngritur nga fuqite e medha per interesat e tyre,ne dem te banoreve vendas shqiptare po shkon drejt fundit.

Diskutimet ne blogje jane per

Diskutimet ne blogje jane per ata qe kane dy pare mend ne koke e jo per te shprehur emocione, te cilat keshtu si paraqiten deshmojne se u takojne specieve me intelekt mjaft ulet nga normalja. Te pakten nje hapje fjalorin mbase do bente qe specie te tilla te kuptojne se cdmth termi spiun!

anonim ky nuk është spiun i

anonim

ky nuk është spiun i ambasadës!!

është thejshtë ambasada!!

sa për atë që thotë se do të ketë "vëndnumëro për statusin"!?

në të sëmës shkoftë ky stefo me venizellos bashkë!!

ne frikën ja kemi këtyre ndyrësirave tona dhe jo gërkut që jep dhurata!!kët mund të na tradhëtojnë!!të shpresojmë të kundërtën!

nëse europa na pranon brënda me kusht që të përfundojmë një kacidhe,më mirë le të rrijë europa jashtë shqipërisë!!nuk po i ha palla kujt!!

shnet qirjo stefan harrami!!

Une nuk kam ndermend te

Une nuk kam ndermend te diskutoj me gjithe personat qe nuk kane objekt pikepamjet e mia te shfaqura haptazi por bejne hipoteza bajate se cfare mund te jete ky qe ka keto pikepamje. Dhe keto hipoteza si duket i kane ne baze te eksperiences se tyre personale, sepse futen jo per te dialoguar (dmth te shfaqen nepermjet forces se fjales) por, me falni per shprehjen, per te "pshu..". Te supozosh se nje lloj ambasade shkruan apo paguan njerez per te shkruar ne blogje eshte mendim foshnjarak. Dhe nga ky supozim qesharak rrjedh termi po aq qesharak kur nje mendim logjik i nje personi me mijera km larg ambasadave ne Shqiperi quhet "kercenim" dhe i atribohet se rrjedh nga ndonje lloj ambasade! Atehere duhet supozuar se edhe personi "anonim" e "cenzurues" ne fjale perfaqeson instanca qeveritare (qe ne fakt nuk e besoj, se politika e shteteve nuk behet nepermjet "kapaciteteteve" te tilla boshe).

Dhe cili eshte thelbi i asaj qe ju ka ngele ne fyt ketyre "mendimtareve": qe nqs Shqiperia nuk implementon legjislacionin europian (duke perfshire dhe marreveshjen per detin si dhe parimet e nje fqinjesie te mire), ajo do beje ne-vend numuro, deri sa te rivijne ne fuqi forca politike qe ta nxjerrin ate nga kjo situate. Por kete nuk e them une, ka nje komision qe jep progres-raportet per cdo vend kandidat dhe jane ata qe e kane vene kete kriter e jo une qe bej nje konstatim. Sa me shpejt te implementohet legjislacioni europian, aq me mire do jete per qytetarin shqiptar ne rradhe te pare, dhe cdo vonese eshte ne disfavor te tij ! Po te supozojme se qeveria e sotme do ti qendroje ngercit te krijuar psh per marreveshjen e detit, do krijoje ngerc edhe per kandinaturen e shqiperise si vend antar i EU dhe natyrsisht nje elektorat i tradhetuar, do te dije te shprehet kur ti vije rradha e votes. Gjithe sa ftillova jane ne baze te nje llogjike parashikuese dhe jo "kercenuese".

Se fundi te pshuresh mbi cdo emer politikani grek nga pozitat e anonimitetit, dhe sidomos kur ata jane protagoniste pozitive per pranimin e shqiperise ne EU nuk eshte as trimeri as mencuri. Por tek e fundit, secili le te beje e thote ate qe ndjen, ashtu si ne natyre ka breshka, zvaranike e minj, edhe ketu gjenden shembelltyra te tilla. Kjo eshte larmia e natyres... Por siqofte kjo larmi, u duhet ne rradhe te pare shqiptareve qe te mendojne si europiane dhe jo te "asgjesojne" kedo qe mendon ndryshe. Persa kohe nuk ja arrijme nje gjeje te tille, nuk ka cna duhet Europa, mire jemi ne zhunglo-stan.

ik o daku , se ti je i

ik o daku , se ti je i ndergjegjshem per ''eren ''qe leshon me komentet e tua. vetem ne qofte se mendon qe meqe politika shqiptare e sotme eshte inferiore dhe hajdute,te tille jane edhe shqiptaret. fshati qe duket sdo kallauz themi ne shqiptaret.

ti ke dy mundesi te jesh- ose cirak i rendomte i lobit grek qe mendon se me komentet e tua perpiqesh te atrofizosh pjesen ''lubonjiste'' te shqiptareve,ose e ke detyrim te komentosh te temat greqi,janullatos,epiri i veriut,sepse te presin korromanen. sido qe te jete je shume demode. me mire dil hapur.

Add new comment