Sondazh:Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, interes i ulët për politikën

Postuar në 04 Qershor, 2014 10:39
Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh i kryer nga IDRA për llogari të Zyrës së OKB-së në Tiranë, rezulton se ndër 2000 të anketuar në moshë votimi, që ishin prezent në vend në 23 qershorin e shkuar, plot 88% morën pjesë në zgjedhjet parlamentare (pjesëmarrja ishte praktikisht e barabartë mes meshkujve e femrave). Kjo përqindje është më e lartë se ajo që del nga pjestimi i shifrës së pjesëmarrjes së raportuar nga KQZ (1.75 milion) dhe vlerësimi i INSTAT-it për popullsinë rezidente 18 vjeç e sipër në 31 dhjetor 2013 (2.16 milion). Nga ky pjestim, rezulton pjesmarrja 81% -- edhe kjo shifër goxha e lartë. (Në sondazhin e kryer me 897 të anketuar në moshë votimi nga Instituti Ballkanik i Sondazheve në Kosovë, për llogari të emisionit Opinion të Blendi Fevziut, rezultonte një pjesëmarrje 73%, por kampioni nuk ishte fort përfaqsues, sepse kishte 43% votues të PD-së ndër pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërkohë që PD-ja arriti në ato zgjedhje vetëm kuotën 30.6%).

Me pak fjalë, duket shumë e mundshme që pjesmarrja në zgjedhje e popullsisë rezidente 18 vjeç e sipër të ketë qenë mbi 80%. Një pjesëmarrje kjo që nënkupton një interes shumë të lartë të votuesve për çështjet e politikës dhe qeverisjes. Por paradoksalisht, sondazhi i IDRA-s na tregon të kundërtën -- vetëm 48% janë të interesuar (18% shumë të interesuar dhe 30% deri diku të interesuar; meshkujt 55% të interesuar, femrat vetëm 42%).

Dhe si mund të shpiegohet hendeku gjigand mes pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje dhe interesit të ulët për çështjet e politikës dhe qeverisjes, sidomos te femrat? Në një farë mënyre përgjigjia mund të gjehet në sondazhin e IDRA-s.

Rreth 43% e të anketuarve të IDRA-s kanë deklaruar se janë në dijeni të rasteve kur votat janë premtuar në këmbim të dhuratave/parave/punësimit apo favoreve të tjera. Se sa ka qenë përqindja e votuesve që e kanë dhënë votën vetëm prej joshjes nga favoret e mësipërme nuk përcaktohet në sondazh (është praktikisht e pamundur të gjehet kjo me vetëdeklarim), por hendeku i madh mes pjesmarrjes së lartë në zgjedhje dhe interesit të ulët për çështjet e politikës dhe qeverisjes mund të mbushet njëfarësoj vetëm me abstragimin se votat në këmbim të favoreve kanë qenë të shumta, goxha të shumta... 

Comments

Submitted by LAPRAKSI (not verified) on

<p><span style="font-family: sans-serif;">&nbsp;Qe votat në këmbim të favoreve kanë qenë të shumta, eshte nje gje qe dihej. Pyetja eshte sa sa shume kane qene? Sa per sondazhin e Fevziut, kot qe je lodh qe e ke permend o Zaloshnja - dihet qe ai do kishte sondu shume me teper PD-ista se sa 30-perqindeshi qe ekziston ne realitet.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.