Arkiv-Opinion

Armët tona kimike

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:18

Italia priti këtë fundjavë, në portin jugor të Gioa Tauros, anijen daneze Ark Futura, e cila mbante në bordin e saj rreth 570 ton agjentë kimikë të marra nga Siria. Fjala është për stokun e famshëm të armëve kimike të regjimit të Asadit, i cili shkaktoi një furtunë jo të vogël politike e sociale në Shqipëri, në vjeshtën e vitit të shkuar. Përkundër reagimit shqiptar, Jugu i Italisë i ka pritur mjaft qetë tonelatat e ipritit dhe sarinës, të cilat do ta zhvendosen nga anija daneze, në bordin e një luftanijeje amerikane, ku do të bëhet edhe zbërthimi i tyre kimik, në ujrat ndërkombëtare.

Humbja e privacisë

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:11

Një prej problemeve të kohës sonë, që (po të nisesh nga çfarë thotë shtypi) ka obsesionuar nga pak të gjithë, është ai i të ashtuquajturës privaci, apo përkthyer disi trashë, mund t’i themi privatësia. E përkufizuar me shumë përzemërsi, nënkupton që çdokush ka të drejtë të jetojë jetën e vet dhe të bëjë punët e tij, pa lejuar që të tjerët, sidomos agjencitë e lidhura me qendrat e pushtetit, të marrin vesh detajet e tua. Dhe ekzistojnë institucione që synojnë t’u garantojnë të gjithëve privatësinë (por fjalën privaci mbajeni në mendje, ndryshe nuk na marrin seriozisht).

Vijat në hartën e shkretëtirës

Postuar në 07 Korrik, 2014 07:01

Vijat e hequra në hartë nga dy diplomatë, njëri francez e tjetri britanik, këtu e një shekull më parë, janë me pak ndryshime Lindja e Mesme e ditëve tona. Marrëveshja Sajks-Piko e 9 majit 1916, që synonte ruajtjen e ndikimit franko-anglez në rajon pas vakumit që po linte shkërrmoqja e perandorisë osmane, solli në jetë Irakun, Jordaninë, Sirinë, Libanin, Palestinën etj.

Protestat në Shkup dhe identitetet fetare

Postuar në 07 Korrik, 2014 04:06

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, IRJM-ja, është vënë në qendër të vëmendjes, ditët e fundit, për shkak të protestave të popullsisë shqiptare në disa zona të Shkupit, të cilat shpërthyen për shkak të pakënaqësisë ndaj dhënies së dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve të vrasjes së pesëfishtë dy vjet më parë. Autoritetet akuzuan si përgjegjës për vrasjen, disa shtetas të IRJM-së, të cilët janë të kombësisë shqiptare. Ata u cilësuan si terroristë, si edhe pjesëmarrës të organizatave radikale islamike në vend.

Teza e burrneshave lesbike, një gjepur e madhe

Postuar në 05 Korrik, 2014 10:15

Për burrneshat tona ka kohë që shkruhet. E prapëseprapë, ato përbëjnë një dukuri që ndjell interes e vëmendje. Të huajt që vijnë për të vizituar Shqipërinë, sidomos ata që vijnë për herë të parë, kanë në mendje qysh pa u nisur planin, apo mundësinë, për të zhbiriluar në botën tepër ekzotike të burrneshave. Dukuri tjetër ekzotike, ose thënë ndryshe dukuri e qëmotshme që i ka mbijetuar modernitetit, apo që e sfidon këtë të fundit, është Kanuni. Dhe brenda Kanunit është zakoni i gjakmarrjes.

Nuk duhet të mbyllet me Kroacinë

Postuar në 02 Korrik, 2014 09:24

Eufori për Europën nuk ka pasur në Kroaci as para hyrjes në BE, e për më tepër tani ka edhe më pak një vit më pas. Arsyet janë të qarta. Një bum ekonomik, punësimi dhe investimesh jo vetëm nuk ka ndodhur që prej anëtarësimit, por vendi është pjesërisht edhe më keq se më parë. Papunësia sot është në nivelin e vendeve problematike si Greqia dhe Spanja, recesioni zgjat prej pesë vjetësh dhe qeveria nuk po e vë dot nën kontroll deficitin buxhetor. Ndryshe nga pas pranimit të Polonisë dhe Sllovenisë në vitin 2004 investimet e huaja pas pranimit të Kroacisë kanë rënë ndjeshëm.

Nuriu i Bagdadit dhe ata të Tiranës

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:52

Nëse lufta për Bagdadin do të ishte mes dy fraksioneve islame, atëherë kjo është diçka që Lindja e Mesme ka shekuj që e ofron. Por së fundmi amerikanët bënë një investim për të sjellë ndryshim në hapësirën që dikur quhej Gjysëm Hëna pjellore, për shkak të tokave të begata, e sot ofron vetëm shkretëtirë dhe revolta. Mijëra amerikanë dhe aleatë të tyre të vrarë, mijëra miliarda të shpenzuara, për të bërë të mundur një Irak demokratik si shembull në rajon. Ndodhi më e keqja.

Pakti i munguar për Shqipërinë Evropiane

Postuar në 01 Korrik, 2014 04:45

Hose Manuel  Barroso u prit me nderime në Tiranë, mbajti fjalim në parlament, mori dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar dhe kudo dha mesazhin: bashkëpunoni për projektin e Shqipërisë në BE. Është mesazhi që çdo delegacion, zyrtar, OJF dhe zë ndërkombëtar i adreson prej vitesh klasës politike në Shqipëri. Dhe jo rastësisht. Në vigjilje të vizitës së tij, për trupin diplomatik, median dhe VIP-ët e imponuar të politikës dhe jetës publike mbërritën tri ftesa me objekt festimin e vendimit të BE-së për Shqipërinë.

Statusi kandidat dhe një mirënjohje për autokratin?!

Postuar në 30 Qershor, 2014 13:14

Lulzim Basha, kreu fals i PD-së, mendoi se i bëri një kompliment Berishës në ceremoninë festive të organizuar për marrjen e statusit. Është një rast shumë i mirë për të kujtuar e nderuar ata që dhanë kontribut të çmuar për ardhjen deri këtu, tha Basha, dhe shtoi se: “Kemi njerëz që meritojnë falënderime të veçanta dhe që kanë një domethënie të pashlyeshme në kujtesën dhe historinë e një shoqërie të tërë, siç është ish-kryeministri Sali Berisha”. Servilizmi i Bashës u mbyt nga duartrokitjet e fanatikëve, ndërkohë që në mimikën e Berishës nuk lëvizi asnjë muskul.

Qeveria e re e Kosovës

Postuar në 30 Qershor, 2014 08:14

Zgjedhjet e Përgjithshme të 8 qershorit në Republikën e Kosovës proceduralisht u zhvilluan shkëlqyeshëm. Qytetarët (si ata që votuan si ata që nuk votuan) qëllimshëm prodhuan një rezultat i cili nuk përcakton fitues të pastër. Me deklarimin shatra-patra të vullnetit të tij populli i Kosovës u ka dërguar skalioneve politike vërejtje serioze se nuk janë duke punuar mirë dhe nëse nuk përmirësohen, shumë shpejt dhe pa paralajmërim, mund të hidhen në koshin e të kaluarës dhe turpit politik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion