Statusi kandidat dhe një mirënjohje për autokratin?!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1536_andrea-stefani-_4.jpg?itok=zeyuewk5)
Lulzim Basha, kreu fals i PD-së, mendoi se i bëri një kompliment Berishës në ceremoninë festive të organizuar për marrjen e statusit. Është një rast shumë i mirë për të kujtuar e nderuar ata që dhanë kontribut të çmuar për ardhjen deri këtu, tha Basha, dhe shtoi se: “Kemi njerëz që meritojnë falënderime të veçanta dhe që kanë një domethënie të pashlyeshme në kujtesën dhe historinë e një shoqërie të tërë, siç është ish-kryeministri Sali Berisha”. Servilizmi i Bashës u mbyt nga duartrokitjet e fanatikëve, ndërkohë që në mimikën e Berishës nuk lëvizi asnjë muskul. Vështirë se i vinte mirë që Basha, pupaci që ai vetë e kish emëruar sa për sy e faqe si kryetar të PD-së, nxitonte të bënte pjesë të historisë. Është herët për të folur për historinë – ka thënë, me siguri, me vete Berisha.

Ndërkaq duhet pranuar. Po, Berisha ka një domethënie të pashlyeshme në historinë e shoqërisë sonë. Sepse është një domethënie e vulosur, jo pak herë, me gjak. Dhe na kujtohen sot tragjeditë që ka hequr Shqipëria në sajë të politikës së këtij burri që hyri në skenën politike si “demokrat”, por mbeti një kriptokomunist që nuk u bë kurrë dot antikomunist. Nëse ky kardiolog, që maste dikur pulsin e udhëheqjes së Bllokut do të kish qenë i dedikuar për Europën, sot Shqipëria, 23 vjet pas rënies së komunizmit, duhet të kishte nja 10 vjet që të kish hapur negociatat për anëtarësim, pra duhet të qe ne prag të anëtarësimit në BE. Por Shqipëria nuk pati fat. Në krye të proceseve doli një lider si Berisha, që nuk përpiqet për liri, por për sundim. Pushteti dhe jo liria ka qenë motoja, gjakimi konstant i politikanit Berisha. Dhe jo çdo lloj pushteti, por pushteti absolut është fiksimi i tij. Pushtet pa kufij si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Në funksion të këtij pushteti aziatik dhe jo europian (se ky i fundit realizohet me rotacion liderësh nëpër parti politike), Berisha shkatërroi që në shpërgaj demokracinë në PD, duke bërë që partia e parë opozitare e komunizmit, të imitojë shumë shpejt kultin e liderit të përjetshëm në PPSH, kultin e Enver Hoxhës, kultin e “Mesias”. Berisha nuk e ka dashur kurrë Europën. Kush gjakon për pushtet absolut nuk mund ta dojë Europën, sepse Europa është bërë e mundur vetëm duke kufizuar pushtetet e mbretërve dhe tiranëve. Ndërsa Berisha e do demokracinë vetëm nëse ajo riciklon pafundësisht në pushtet Berishën, ashtu si riciklohet një para e pisët. Por kjo nuk është demokracia europiane, por “demokracia enveriane. Prandaj, sa herë nga Europa kanë mbërritur kritika për autokratizmin e tij, ai ka dashur t’i kthejë krahët Europës, ta bëjë shtetin e Shqipërisë deri pjesë të botës islamike. Kaq pak është lidhur me Europën ky politikan. Ai e shikon Europën në funksion të pushtetit të tij dhe jo pushtetin në funksion të Europës dhe europianzimit të shqiptarëve. Fatmirësisht për Shqipërinë nuk ia ka dalë!

Rekordet antieuropiane të Berishës janë pa fund. Gjakimi për pushtet pa fund e kufij e shtyri Berishën të bëhet pionieri i manipulimit të zgjedhjeve në maj ’96, një kancer që demokracia shqiptare e vuan edhe sot e kësaj dite. Në funksion të pushtetit, Berisha toleroi piramidat financiare, sepse i voliste entuziazmi naiv i turmave i sintetizuar në parullën berishiane “me ne fitojnë të gjithë!”. Në funksion të pushtetit dhe jo europianizmit, Berisha zhyti vendin në pragluftën civile dhe kaos me një bilanc të përgjakur prej rreth tre mijë të vrarësh dhe që do kish vajtur edhe më keq, po të mos kish ndërhyrë Europa me ushtri. Në funksion të pushtetit, Berisha bëri krimin më të rëndë që mund t’i bëhet një demokracie, bëri grushtin e armatosur të shtetit të 14 shtatorit, si dhe pak më vonë, atë në Komisariatin e Tropojës. Në funksion të pushtetit, Berisha rrënoi sistemin e ndarjes së pushteteve në shtet, duke kapur kryet e institucioneve të pavarura, manipuloi dhe vuri në shërbim të tij gazetarë, media, gjykatës dhe kryeprokurorë. Korruptoi sa mundi në funksion të pushtetit dhe pasurimit. Qindra milionë euro të zhdukura në rrugën Durrës-Kukës dhe shpërthimi tragjik në Gërdec, janë fakte të këtij bilanci të errët. Por këto janë ende pak krahasuar me malin e akteve e krimeve që ka frymëzuar ky autokrat dhe që kulmojnë me vrasjen e katër protestuesve më 21 janar. Krimi më i rëndë që mund të bëjë një qeveri dhe që është i papranueshëm për Europën.

Marrja e statusit është edhe një moment për reflektim, për bilanc. Dhe bilanci i Berishës është, e si mund të jetë ndryshe bilanci i një autokrati, një bilanc i zi antieuropian. Prandaj, sot, mirënjohja për statusin nuk mund të shkojë drejt Berishës. Natyrisht, vendi i tij në kujtesën historike do të jetë i spikatur. Por do të jetë vendi i autokratit që u përpoq për ta mbajtur Shqipërinë sa më larg Europës. Dhe kjo përpjekje sesi ta aziatizojë Shqipërinë në epokën e demokracisë, si ta bëjë Shqipërinë autokratike nën flamuj demokratikë nuk ka shterur! Prandaj Berisha, as qeveria e tij që vrau, nuk mund të ketë asnjë meritë për marrjen e statusit. Të shprehësh mirënjohje ndaj Berishës është një mashtrim, është një gënjeshtër me rreziqe për të ardhmen. Është një e vërtetë e pathënë, pra një helm që mund të toksikojë të ardhmen. Prandaj, është e gabuar të shprehësh, qoftë edhe për etikë, mirënjohje apo falënderim ndaj autokratit për marrjen e statusit. Ndaj atij që ka bërë çka pasur në dorë që statusi të mos merret. Madje edhe ka vrarë. Sepse po falënderove Berishën për statusin, nuk mund t’i falesh gjakut të Faikut, Ziverit, Hekuranit, Aleksit. Të dyja nuk mund t’i bësh. Do bësh o njërën o tjetrën.

Shoh që e miklojnë Berishën. Sillen me të si me një bishë që ia kanë frikën se mos egërsohet. Por e keqja nuk zbutet me ledhe e gënjeshtra. Ashtu ajo mbahet gjallë. E keqja mposhtet. Dhe vetëm e vërteta dhe drejtësia që themelohet mbi të vërtetën e mposht atë. Dhe e keqja berishiste nuk është mposhtur. Ajo po përpiqet të ringrihet. Dhe ka një avantazh. Ashtu si plaga mbetet një avantazh i sëmundjes mbi shërimin. Berisha ka arritur ta përçajë vendin. Shikoni, edhe për statusin pati dy festa! Sepse njëra ishte “festa” e Berishës. Edhe marrjen e statusit e shfrytëzon ky autokrat për të thelluar përçarjen mes shqiptarëve, për divide et impera-n e tij. Misioni i tij për ta mbajtur Shqipërinë larg Europës vazhdon. Statusin e zvarriti për 23 vjet. Tani duhet zvarritur sa të jetë e mundur hapja e negociatave. Dhe ka mjet më efektiv për këtë sesa konflikti politik prushanën e të cilit ai ka treguar se di ta trazojë aq mjeshtërisht me lloj-lloj mashash duke fshehur duart?

Po kujt i shkon mirënjohja për statusin? Të gjithë atyre që, në një formë a në një tjetër, në një masë a në një tjetër, nuk u bënë pjesë e të keqes banale, antieuropiane dhe autokratike në Shqipëri. Por mbi të gjitha, atyre që sakrifikuan edhe jetën në protestë kundër autokratizmit dhe korrupsionit që ai pjell. Duket sikur entuziazmi i statusit fton për harresë. Për harresë duket se ftojnë edhe shirat e dimrave që e lanë gjakun në bulevard, edhe ngjyrat e stinës, edhe hallet e ditës. Një harresë vrasëse deri edhe e meritës më sublime nga e cila na shpëton vetëm mirënjohja ndaj martirëve si Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Po, mirënjohje atyre për statusin. Dhe me gjithë shpirt!
gazeta Shqip
Comments
Te dashur lexues, ky injorant
Te dashur lexues, ky injorant mediatik qe gjithmone flet nga mllefi dhe frustrimi I karakterit te tij te dobet, duhet bojkotuar perfundimisht. [deleted]
Ndonje verjetje konkrete apo

Ndonje verjetje konkrete apo argument te kundert ke apo mjaftoni ta shani e villni vrer ! Thuaj kunderargumentin ,keshtu je i besueshem edhe nese je kunnershtar ne ide me Stefanin .Leri te tjeret te gjykojne Te vertetat e tua me te vertetat e Andrea Stefanit. Ne se ke te drejte me argumenta te kunderta shume do te te kuptojne plotesisht apo pjeserisht .Vreri eshte dobesi dhe shkon ne favor te atij qe ju e kompani e shani .

Vihet re nje turme snajperash informatike qe ruan Stefain sa shkruan nje gje ,dhe fillojne eqellojne nga ferngjite .Nuk i beni do te gje me te shara .Mund te kete gjera qe sjeni dakort apo sjane ne perputhje em realitetin (Ne fakt shume pak hasen te tilla ne shkrimet e tij). Nuk ka etike te shani sa here del dikush e shkruan me gjera qe sju pelqejne .Shkruani te vertetuara pikpamjet tuaja!

Sigurisht qe tere kombet

Sigurisht qe tere kombet Ballkanike kane patur nje figure komplekse (por me shume negative) ne postkomunizmin e tyre. Tuxhman, Miloshevic, Izetbejgovic etj etj. Keto nuk ishin incidente ne historine e Ballkanit, por produkte te parashikueshme qe do te rriteshin ne terrenin ballkanik nga ingredientet e mungeses se kultures, egersise se zakoneve, brutalitetit tradicional te pushtetit politik, historise se nacionalizmave histerike (por qe ne shumicene rasteve demtuan nacionalitetet e tyre) dhe varferise ekonomike. Shqiperia nuk mund te ishte perjashtim dhe z. Berisha eshte nje personazh identik nga personaliteti me shembujt e mesiperm.

Asnje nga ato personazhe nuk e la pushtetin me te mire. Por koha eshte ne favorin e kombeve. Mosha e vjeter do te beje qe gradualisht keta dinosaure te eklipsohen dhe ca nga lodhja e ca nga limitet e jetgjatesise njerezore edhe z. Berisha te hape rrugen per ide te tjera. Te shpresojme se keto faqet e fundit te kesaj tragjikomedie te jene lexuar si duhet nga shqiptaret dhe qe kombi shqiptar te kete nxjerre mesimet e duhura pa i cuar dem keto eksperienca negative.

jam plotesisht dakort ne ate

jam plotesisht dakort ne ate cfare thua per Berishen ne lidhje me pushtetin absolut por po aq autokrat ke dhe Ramen si ne PS ashtu edhe ne qeveri dhe fakt i ketij autokratizmi jane blushret, ben malajt, harasanet, ilir gjonret e sa e sa ish deputete qe kane guxuar te kritikojne liderin qofte dhe ne forume te mbyllura. A ka ndonje ze kunder Rames qe ka mbijetuar apo po bashkejeton politikisht pas jehones se zerit kundra. Perjashto K. Islamin askush tjeter. Qeveria eshte e mbushur me marioneta qe nuk kane guxim ti kundervihen edhe kur Rama laperdhar u komplimenton grate. Mungon gjaku do te thuash ti Stefan. Po ja gjaku i te hedhurve ne ere me tritol apo i Santos vrasesit e te cilit bejne Moto GP ne mes te Tiranes nuk te jep ndonje domethenie? Nese jo, ti qofsh qe ke lindur e do vdesesh vetem per te share Berishen (por vetem pasi ai ra nga fiku ne 97). E sa per zivere e faiker qe na i paraqet per heronj jane vecse ca injorante me 4 klase e me ndergjegje politike zero qe i shiten shpirtin shejtanit per 200 Euro. Kete thelle thelle e di edhe ti Stefan prandaj mos na i paraqit per heronj se ofendon kombin dhe inteligjencen e tij. Dhe se fundmi ke shume te drejte kur flet per 14 shtatorin e 98 si grusht shteti por edhe 21 janari i tille ishte e ndoshta dhe me i ndyre akoma kur rezultat i tij ishin 4 fakire te pajete, Ilir Meta bashkeqeverises dhe rokada ekonomike Fazllic-Koco kalaja e bregdetit.

P.S. Po cmimi yt Andrea kush eshte, pra per sa aspra i je ofruar shejtanit ti o kriptodemokratofil?

Add new comment