Arkiv-Opinion

Shteti ‘islamik’ i Kalifit të Tmerrit dhe ç’përgjigje kanë shqiptarët

Postuar në 28 Korrik, 2014 10:11

Nuk është mbushur ende muaji që, në hartën politike të Lindjes së Mesme, është shtuar  një “shtet” i ri. Në ato troje ku, më shumë se në çdo pjesë tjetër të botës, historikisht janë ndërruar zotërimet, pushtetet, perandoritë, mbretëritë, i vetëquajturi “Shtet Islamik i Irakut dhe i Levantes” (ISIS) shtrihet në një pjesë të mirë të Sirisë lindore e të Irakut verior, një tregues i qartë i degradimit të atyre regjimeve që dikur ishin “kështjellat” e socializmit arab.

Edhe për aleatin strategjik ka një vijë të kuqe

Postuar në 28 Korrik, 2014 06:09

Ndërhyrja e hapur e ministrit të Jashtëm të Greqisë, E.Venizellos, në punët e brendshme të Shqipërisë në 23 korrik, me rastin e hartës së ndarjes territoriale të Shqipërisë, hap një çështje shumë të madhe parimore për marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve fqinj. Kjo çështje parimore ka të bëjë me konceptin e partneritetit strategjik, që ka hyrë në platformën e politikës së jashtme të të gjitha qeverive shqiptare, që nga viti 2001, për marrëdhëniet me fqinjin e jugut.

Është bukur të mos jesh derr në fermën tonë të kafshëve

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:20

Në shkrimin e fundit të publikuar në ‘Shqip’, në atë me titull ‘Policia mes show-t e suksesit’, nënvizoja me tone përshëndetëse, mes të tjerash, disa përpjekje që po bëhen nga policia shqiptare për trajtimin e “derrave” në mënyrë të barabartë me “kafshët” e tjera, duke krijuar kështu një thyerje apo ndarje me një praktikë të moçme, sipas së cilës, derrat, d.m.th. njerëzit e nomenklaturës sunduese, kanë qenë gjithnjë më të barabartë se kafshët e tjera, d.m.th. vegjëlia e sunduar.

A e dёmton muaji i bekuar i Ramazanit turizmin e vapёs?

Postuar në 26 Korrik, 2014 12:48

(Si ta transformojmё njё shkodrane safi nё turiste italiane???)

E pёrsёrim prej vitesh se industria e turizmit mund tё ishte njё sektor i rёndёsishёm i ekonomisё kombёtare.

Unё nuk e di se ccfarё fshihet pas kёtij konstatimi verbal. Njё analizё e vёrtetё e mundёsive qё ka turizmi nё vendin tonё duke ditur se kemi dy dete qё na lagin, liqene, rёrё, diell?

Se mos ёshtё njё zhargon qё pёrdoret kur njeriu kёrkon tё jetё pak optimist pёr tё ardhmen e tij materiale?

Makiaveli i Kremlinit e ka çuar Rusinë drejt katastrofës

Postuar në 25 Korrik, 2014 02:12

Vetëm pak muaj më parë, njerëzit e gjenin të pranueshme të vlerësonin Vladimir Putinin për gjeninë e tij strategjik. Të djathtët në Amerikë, përballë vendosmërisë së shfaqur prej tij, vinin për kontrast dobësinë e presidentit të tyre. Në një editorial me titull “Obama përballë Putinit. Mospërputhja…”, Charles Krauthammer argumentonte: “Me këtë president, Rusia e ka sjellë vërdallë për hunde Amerikën”. Rudy Giuliani, ish kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut vlerësonte vendosmërinë e Putinit dhe deklaronte: “Ai po, që është një lider”.

Policia mes show-t e suksesit

Postuar në 24 Korrik, 2014 15:27

Dje u zhvillua një veprimtari e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë bilancin e 300 ditëve punë. Mbledhje të tilla me rastin e 300 ditëve janë një shpikje e kësaj mazhorance. Kishim dëgjuar të bëhej, në stilin Roosevelt-ian, një bilanc i 100 ditëve, apo në stilin klasik, një bilanc vjetor, por bilanc të 300 ditëve nuk kishim dëgjuar. Mirëpo Rama nuk lë asgjë pa shfrytëzuar kur ia do puna që të nxjerrë në dritë sukseset e veta, apo të shesë për suksese edhe shtërzime dosido të qeverisë.

24 korriku dhe tradita presidenciale

Postuar në 24 Korrik, 2014 04:25

Më 24 korrik 1997, në Kuvendin e Shqipërisë u betua Presidenti i ri i Republikës, Rexhep Meidani. Pesë vjet më vonë, në të njëjtën orë e datë u betua Presidenti Alfred Moisiu dhe kështu me rrallë, në të njëjtën datë dhe orë edhe Presidenti Bamir Topi dhe Presidenti Bujar Nishani. Në këtë mënyrë, nga shtatë presidentë shqiptarë në 100 vjet, një është zgjedhur/betuar në janar (Ahmet Zogu), dy në muajin prill (Ramiz Alia dhe Sali Berisha, ky i fundit në mars 1997 me mandat të dytë) dhe katër të tjerët, Meidani, Moisiu, Topi e Nishani janë betuar me 24 korrik.

Nevoja për reforma nuk ka se si të jetë alibi për të shkelur ligjet

Postuar në 22 Korrik, 2014 16:36

Pati një numër reagimesh ndaj shkrimit tim të mëparshëm lidhur me “KLD-në që ish, KLD-në që është e sistemin që mbetet” që më cysin ta vijoj diskutimin e nisur, i cili është, në të vërtetë, një diskutim që s’ka të sosur. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: kriza e sistemit të drejtësisë është e thellë, shumë e thellë; prandaj, edhe shumë e dukshme. Ne mund të mos biem dakord mbi shumë gjëra, mes të cilave edhe mbi mënyrën se si mund të dilet nga kjo krizë, por që sistemi i drejtësisë është në një krizë të rëndë, për këtë nuk ka dyshime.

Jeni vetëm…

Postuar në 22 Korrik, 2014 05:35

Pasanikë dhe të marrë

Vazhdimisht shoh një njeri që flet me vete me zë të lartë rrugëve të Tiranës. Një, që nuk e kisha parë më parë. Janë dy kategori që shtohen me shpejtësi në kohë krizash, të pasurit brenda natës dhe ata që dalin mendsh. Ky i fundit, bërtiste me të madhe si të ishte duke dhënë një edicion lajmesh. “Çfarë përshypjesh keni për Lazaratin” pyeste veten. Dhe, po vetë përgjigjej. M’u duk një metaforë e qëlluar për gjendjen e Shqipërisë. Dhe për gazetarinë e Shqipërisë. Dhe për propagandën e Shqipërisë, merreni si të doni.

Dinosauri sovjetik që ushqehet me tragjedi

Postuar në 22 Korrik, 2014 03:13

 

Putini nuk e ka vrarë dinosaurin kur duhej dhe Kievi ka thirrur “fitore!” shumë shpejt. E nëse ambiciet dhe tendencat ushtarake nuk i marrin parasysh tragjeditë, kjo ndodh sepse me tragjeditë ushqehen

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion