Arkiv-Opinion
Duke lexuar Georg von Hahn-in
Në mes të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1854, Johan Georg Von Hahn, konsulli për Greqinë Lindore, botoi veprën e gjerë “Studime shqiptare”, e cila u vendos në tavolinat e dijetarëve dhe historianëve europianë për të mësuar dhe për të kuptuar se çfarë janë shqiptarët, ç’është gjuha shqipe, çfarë zakonesh kanë ata, cila është prejardhja e tyre, cilët kanë qenë pararendësit e tyre e plot argumente të tjera.
Demokraci vs stabilitet?
Më 1991 kur Tirana u mbush me flamuj dhe thirrje pro amerikane Sekretari i Shtetit Xh.Bejker mbajti një fjalim zhgënjyes për elitën e vjetër politike, por frymëzues për brezat e rinj të Shqipërisë. Mesazhi i fjalimit ishte: “Liria punon. Më në fund jeni të lirë të mendoni atë që doni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.
Shans i humbur dhe vizion i realizuar
Më 21 gusht 1984, politikani legjendar gjerman Franz Joseph Straus bëri vizitën e tij të parë të bujshme në Shqipëri, e cila u pasua dhe nga dy të tjera, përpara se ai të ndërronte jetë në tetor të vitit 1988. Ende janë të shumta mendimet dhe analizat lidhur me "misterin" e këtyre vizitave të pazakonta të ish-Kryeministrit legjendar të Bavarisë në vendin tonë në mesin e viteve '80.
Ca këshilla për shqipëtarët
Tani që të huajtë e mësuan udhën e Shqipëries edhè nisnë t'a vështrojnë vendin t'onë, është mirë bashkatdhetarët t'anë të dinë si të sillen me 'ta. Se udhëtari heq udhëtarin, dhe në qoftë se, si kam shpresë, numëri i tyre vete duké u shtuar, nuk është nevoja të dëftoj rëndësien që do të kétë për famën e Shqipëries mënyra me të cilën atà të huaj do të kénë qenë pritur në vent t'onë. Se udhëtari vjen dhe shkon, po fjalët dhe gjykimet që shpie jashtë përhapen dhe mbeten.
Sulltani i Turqisë
Triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Rexhep Tayyip Erdogan, e ka quajtur “trofe të natës për demokraci”. Kjo është një mënyrë për t’i përshkruar gjërat. Por, ajo tjetra është se Erdogan po e përdor suksesin e tij në vendvotime për ta lëvizur vendin e tij kah politika joliberale, që do ta shkatërrojë demokracinë.
Fullani është fajtor? E ç’rëndësi ka? Ai është i mbrojtur
Ardian Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në ambientet (e nga nëpunësit) e së cilës janë vjedhur disa miliona euro, kish dhënë dje një intervistë. E vërteta është se, për të ruajtur profilin e një guvernatori (guvernatorët e bankave nacionale nuk para shquhen për protagonizëm mediatik; i vetmi guvernator që shfaqet shpesh në mediat e sotme është Mario Draghi, por ky është guvernatori i Bankës Qendrore Europiane, që do të thotë se është një guvernator atipik), mund të mos e jepte këtë intervistë.
A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale?
Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë.
Vetëm hetimi të mos dëmtohet! (Intervistë imagjinare guvernatorit të Bankës Kombëtare)
- Zoti Fullani Njerëzit kërkojnë që ju të ikni nga ajo detyrë. Përse qëndroni?
- Unë qëndroj që të zbardhet çështja e vjedhjes, që ne të bankës e kapëm vetë.
- Ju lumtë! Jeni vërtet i dëshiruar për zbardhje?
- Po aq sa jeni ju i dëshiruar për nxirje.
- Çfarë do të thotë fjala “guvernator”?
- Vjen nga fjala guvernim që do të thotë qeverisje.
- Pra ju qeverisët në mënyrë të tillë, sa u vodhën shtatë miliardë lekë kollaj-kollaj! Nuk janë ca si shumë?
Heroi që nuk deshëm ta “identifikojmë”
Kjo që do të lexoni më poshtë, është një histori e pazakontë, që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë në kryeqytetin tonë. Është e pazakontë për nga akti i protagonistit, por edhe për kombinimin e çuditshëm mes heroizmit, thjeshtësisë, përulësisë, nga njëra anë, dhe indiferencës, shpërfilljes dhe harresës nga ana tjetër. Heroi – në të gjitha kuptimet – i kësaj historie quhej Pandi Toçe, 55-vjeçar, i martuar, baba i dy fëmijëve.
Shitja e Shkupit
Brenda një muaji dy ngjarje i trazuan shqiptarët në dy prej zonave më të nxehta etnike në trojet tona. Në Mitrovicë, qytetarët u përballën me policinë e EULEX-it, duke protestuar për rivendosjen e barrierës serbe mbi urën e lumit Ibër, që ndan Mitrovicën në dy pjesë, ndërsa në Shkup protestat kaluan në përleshje me policinë maqedonase, ku si pasojë, pati dhunë dhe të lënduar.