Arkiv-Opinion
Rikthim tek ndarja e vjetër territoriale apo modifikim i së resë?
Rreth 9 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 2015-ës, Demokratët janë të bindur se kanë kohë për organizmin e referendumeve lokale, për të rrëzuar ndarjen e re territoriale. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, ka deklaruar se “Demokratët do të jenë në krye të procesit të mbledhjes së firmave të qytetarëve, të cilët do t’i thonë jo hartës së re”. Sipas tij, nëse banorët e disa komunave apo qyteteve votojnë kundër ndarjes së re territoriale, ajo bie poshtë.
Shqipëria do të bëhet kur të bëhemi ne shqiptarët
Kur afro 100 vite më parë Gjergj Fishta thoshte po të njëjtën gjë, kundërshtarët e tij nuk lanë gur pa hedhur për ta denigruar. Por e vërteta duket sikur i ka qëndruar kohës. Sot më shumë se kurrë jam e bindur që Shqipëria nuk mund të bëhet nëse ne shqiptarët nuk qytetërohemi. Me fjalë më të thjeshta; nëse ne shqiptarët nuk do kuptojmë veten tonë dhe standardet e kulturës së një bote të qytetëruar, zor se mund të kemi një Shqipëri ndryshe. Qytetërimin nuk e bën as gjuha e huaj, as ligji e as teknologjia e fundit. Qytetërimin e bën kultura e shndërruar në mënyrë jetese.
Thirret Nexhmia të na tregojë historinë! O turp!
Ja, ka njerëz që dëshirojnë ta dëgjojnë! Për të kënaqur dëshirat e tyre ka gazetarë që e ftojnë fantazmën të flasë. Unë nuk e pëlqej këtë shërbim, por herë Rudina dhe herë Qafoku e thërresin vejushën e zezë dhe ia shtrojnë muhabetit në ato fusha e livadhe ku ka qejf të endet ajo.
Tallava gjuhësore prej teknologjisë!
Tallava gjuhësore moderne. Kohët e fundit gjuha shqipe ka pësuar një frakturë dhe që duket pa kthim. Shkaku i kësaj krisjeje është zhvillimi i teknologjisë moderne si në mbarë botën. Domosdoshmëri apo dembelizmi emocional kumtues? Le të përpiqemi për një qasje.
Ç'është ky pulsion i rrënimit mes e brenda nesh?
Ditë më parë, isha në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Me këtë rast, nën shoqërinë e tingujve të një orkestre e të interpretimit livetë një këngëtari lokal, darkova në restorantin që kish pushtuar të gjithë hapësirën e brendshme të kalasë, nga e cila hapet njëbelvedere që ta kënaq e ngop syrin. Kish shumë njerëz, që me siguri kishin parapëlqyer ta kalonin mbrëmjen në majë të asaj kodre (kjo punë ish gjatë gjithë verës, më thanë) për shkak të pozicionit dominant të saj (prej aty duket e gjithë pjesa e vjetër e Sarandës, Ksamili e Korfuzi).
A kanë gjermanët një Plan Marshall për Shqipërinë?
Një gjerman e ka mbretëruar Shqipërinë në një përkohësi të palumtur, në hyrje të Luftës I Botërore, kur vendi ynë ishte asgjë më shumë se një nocion gjeografik, një frazë që ia atribuojnë kancelarit gjerman Otto von Bismarck, por që në përdorimin e përgjithshëm më shumë ka zbritur si legjendë urbanë pa fusnotë historike.
Eklips qeveritar për “Hëna e Plotë”
“PLOJA” E PRITUR
Cilat janë ofertat zoti President?!
Një ndër fenomenet më konstante të këtij viti të parë të qeverisjes së majtë ka qenë dalja në një panel të përbashkët kundërshtues, e kreut të shtetit me opozitën zyrtare të vendit. PD-ja dhe Nishani kanë bërë bllok pothuajse ndaj të gjitha nismave madhore të qeverisë Rama. Duke refuzuar njëkohësisht të bëjnë publik qëndrimin e tyre, zgjidhjet, tezat dhe propozimet konkrete, për nismat në fjalë. Kemi parë një luftë totale, po s’kemi parë asnjë grimë dialog, asnjë grimë vullnet për të gjetur kompromise dhe pika takimi.
Korrigjimet historike dhe vetëkorrigjimi
Duke filluar që nga çlirimi im Kosovës, te Marrëveshja e Ohrit në Republikën e Maqedonisë dhe deri në sipërmarrjen më të fundit të kancelares Merkel, një sipërmarrje sa politike edhe ekonomike, duket një korrigjim historik, në qëndrimin Perëndimor ndaj Shqipërisë. Njihet kështu de facto një komb shqiptar, që ka vijueshmëri të plotë, pavarësisht copëtimit që sjellin kufijtë shtetërorë, aktualisht ende në këmbë. Shqiptarët e shpërfillur deri në shekullin e kaluar, tanimë perceptohen dhe janë në një nivel dinjiteti dhe partneriteti si kurrë më parë.
Presidenti i Republikës dhe Banka e Shqipërisë
Prej disa kohësh ndonjë zë “autoritar” për çështjet ekonomike në maxhorancën parlamentare, e kam fjalën për dikë që kryeson edhe ndonjë komision parlamentar, po bën gjithçka që të përhapë në opinionin publik një të pavërtetë sikur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është ai që e mbron Guvernatorin Fullani nga shkarkimi. Madje Presidenti fajësohet edhe për atë që nuk ka kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit.