Shqipëria do të bëhet kur të bëhemi ne shqiptarët

Postuar në 03 Shtator, 2014 07:38
Zamira Çavo

Kur afro 100 vite më parë Gjergj Fishta thoshte po të njëjtën gjë, kundërshtarët e tij nuk lanë gur pa hedhur për ta denigruar. Por e vërteta duket sikur i ka qëndruar kohës. Sot më shumë se kurrë jam e bindur që Shqipëria nuk mund të bëhet nëse ne shqiptarët nuk qytetërohemi. Me fjalë më të thjeshta; nëse ne shqiptarët nuk do kuptojmë veten tonë dhe standardet e kulturës së një bote të qytetëruar, zor se mund të kemi një Shqipëri ndryshe. Qytetërimin nuk e bën as gjuha e huaj, as ligji e as teknologjia e fundit. Qytetërimin e bën kultura e shndërruar në mënyrë jetese. Në këtë pikë, ne shqiptarët jemi akoma me vonesë historike. Pse e them këtë:

Qytetaria fillon me gjeste të thjeshta, me ato që në dukje nuk ngrenë peshë, por që mbartin në vetvete një domethënie të madhe. Provoni të ecni në këmbë rrugëve të qyteteve e të mos ndeshni në çdo dhjetë metra dikë që pështyn në rrugë, para teje, në krah apo pas teje. Dikur Zogu pati shkruar në pllakat e trotuareve të Tiranës “Mos pështyni në tokë”… Sa aktuale duket! Po se mos është vetëm kjo. Lexuesit po i le mundësinë të shtojë me dhjetëra “dukuri” shqiptare që lidhen me plehrat, me mbeturinat me urinimet vend e pa vend etj., etj..

Qytetari do të thotë një koncept i drejtë për lirinë. Qytetari e ka të qartë se liria e tij është e limituar nga liria e tjetrit. Ndaj ai di të lëvizë brenda kufijve të tij. Ndërsa ne shqiptarët e konsiderojmë veten të lirë në çdo drejtim. Të lirë të bërtasim, të lirë të vrasim, të lirë të vjedhim, të lirë të fusim hundët në punët e tjetrit… Dikush mund të thotë se për këtë fajin e ka drejtësia, ligji. Sigurisht, por edhe ata që i bëjnë apo i zbatojnë këto ligje shqiptarë janë… Mjafton të shihni zyrtarë të lartë që mbrojnë me thonj e dhëmbë “lirinë” e ndërtimeve pa leje, që mbrojnë me thonj tokat e grabitura, për të kuptuar se sa e gabuar është ndjenja e lirë dhe koncepti mbi të te ne. Kujt nuk i ka ndodhur që të qortojë dikë për shkak të zhurmës që vjen dhe të mos ketë marrë përgjigjen standarde: Jam në shtëpinë time e bëj ç’të më dojë qejfi! Dhe koncepti i gabuar mbi lirinë pa kufij nuk njeh tolerancë, por njeh nënshtrim dhe bindje ndaj të fortit. Sepse liria pa kufi të shndërron në gjendje natyrore. Ndaj shqiptari hesht kur duhet të flasë, gënjen kur duhet të ballafaqohet me të vërtetën, ka frikë nga i pushtetshmi dhe i nënshtrohet të fuqimisht.

Historikisht ky koncept i gabuar për lirinë si liri fizike na ka shtyrë të vlerësojmë forcën fizike mbi atë mendore, pasi forca fizike sillte lirinë natyrore. Ne u kemi kënduar trimave, por jo mendimtarëve tanë!

Ky koncept i gabuar mbi lirinë pa limite ka çuar historikisht në një qëndrim krejtësisht jo qytetar ndaj “publikes”. Ne akoma nuk e kemi në kulturën tonë respektin për publiken. Rendim gjithnjë pas personales. Nën këtë psikologji primitive kemi shkatërruar pyjet, kemi shkatërruar lumenjtë e liqenet, kemi shkatërruar jetën tonë dhe të brezave që vijnë. E gjitha sepse ne nuk e konceptojmë dot “publiken” si pjesën tonë. Politika në 100 vjet na e ka përforcuar edhe më shumë këtë. Edhe periudha e diktaturës, me pronën shoqërore, jo vetëm nuk e zhbëri dot këtë, por e përforcoi edhe më shumë. Ne shqiptarët nuk e kemi në kulturën tonë vullnetarizmin, madje as altruizmin. Dhe kur ndodh që e bëjmë këtë e bëjmë për “t’u dukur”, ose sepse “detyrohemi”. Ndaj politikanët tanë kanë gjetur “shesh e kanë bërë përshesh”, sepse ne të gjithë jemi rehatuar në egoizmin tonë, sepse ne kemi frikë të konfrontohemi me ta, sepse ne nuk veprojmë, por ama flasim… Në mendimin tim ne jemi populli më oral dhe më sipërfaqësor në Europë. Sapo plas një skandal në politikë, ajo pjesë qytetare e shqiptarëve rreket ta bëjë çështje publike. Solidarizimi është i jashtëzakonshëm… por me fjalë… sepse janë shumë të pakët ata që veprojnë. Pse ndodh kështu? Dhe pse më vjen shumë keq ta pranoj, por ne kemi frikë. Nuk duam të prishim qetësinë tonë, për një gjë që nuk lidhet direkt me individin, madje dhe po të lidhej direkt sikundër mund të ishte çështja e dritave apo ujit, apo parave, sërish njerëzit do mundoheshin të justifikoheshin për të mos vepruar. Ne nuk e konceptojmë me psikologjinë qytetare “publiken”, por e shohim atë si një “lopë që milet” nga çdokush që ka mundësi. Nuk ka si shpjegohet ndryshe shprehja e përhapur në administratën publike “po nuk rrodhi do pikojë”, e cila është baza e mendësisë së të rinjve për t’u punësuar në administratën publike. Unë nuk gjej dot një sektor publik ku të mos vidhet e madje ku të mos shpërdorohet me të dyja duart. Publikja për ne është “malli pa zot” dhe “çështja” që i takon kujtdo, por jo mua…

Ne shqiptarët kemi koncept të gabuar edhe për barazinë. Ne nuk e shikojmë barazinë si mundësi, apo si barazi ligjore, por si barazi natyrore. Kjo shpjegon faktin që shqiptarët “japin” mend për çdo gjë e mbi këdo. Madje japin mend për gjëra të cilat as i njohin e as u kanë interesuar kurrë. Mjafton të ndihen të “barabartë” me ata që flasin. Nëse nuk jeni dakord, lexoni komentet në rrjetet sociale, në media, në biseda tavolinash etj., etj., dhe besoj do bindeni. Barazia në konceptin shqiptar “pse çfarë ka ai.. njësoj si unë është” ose “U bo ai”… pa u thelluar aspak në thelbin e ndryshimit. Ky lloj perceptimi për barazinë, që buron nga kuptimi i gabuar mbi të, u përforcua edhe më shumë nga koha e diktaturës, kur barazia u shit edhe për liri. Por një barazi në varfëri… ama një barazi që u vinte për shtat shqiptarëve. Ky koncept ndihet shumë në administratën publike. Miku apo ryshfeti bën të mundur një vend pune dhe pse personi nuk plotëson asnjë kriter të vendosur. Përgjigjja vjen menjëherë: Pse dhe ai një nga të tjerët është!

Ne shqiptarët duhet të qytetërohemi edhe në marrëdhëniet me punën. Ne jemi dembelë dhe pavarësisht se askujt nuk i vjen mirë, ky është një tipar i yni. Ne dëshirojmë më shumë se çdo popull në Europë të fitojmë qyl. Që nga koha e sundimit osman ne jemi rrekur të fitojmë pa u lodhur, por me trimërinë dhe forcën e krahut, por jo të mendjes. Ne nuk “e lodhim mendjen”, sepse e konsiderojmë të kotë. Për shqiptarët “qyli” ka qenë një mënyrë e të jetuarit pa e vrarë mendjen. Kjo ka sjellë më tej ryshfetin, dhe kapitalizmi e mbështolli edhe më fort në atë që ne e quajmë sot “korrupsion”; pra “qyl” duke përdorur postin.

Rendja pas dukjes, pas sipërfaqes dhe aspak pas thelbit ka bërë që ne shqiptarët të shpenzojmë në mënyrë krejt banale për “të rejat e teknologjisë apo modës” pa zgjidhur më parë problemet tona jetike. Ne blejmë makinat më luksoze,(po them në rastin më të mirë blejmë) dhe mezi shtyjmë muajin me para, blejmë celularët e fundit, kur nuk kemi mundësi të kurohemi… Vini re edhe politikën. Është vetëm sipërfaqësore, vetëm dukje, ndërsa thelbi mbetet po njësoj.

Në këtë shkrim doja të prekja majën e ajsbergut të gjërave që duhet të ndryshojmë në sjelljen tonë. Nëse vazhdojmë me të njëjtën kulturë indiferente, me të njëjtën sjellje intolerante, me idenë se ai që është i pushtetshëm ka në dorë jetën dhe fatin tënd, nëse presim që vetëm duke folur do ndryshojmë vetveten, e kemi gabim. Dhe ndoshta nipërit tanë pas 50 vitesh do duhet të rikthejnë me forcë nevojën për t’i bërë shqiptarët.

"SHQIP"

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Rrespekte per shkrimin zonja Çavo. Mese te verteta ato cfare ju parashtroni ne kete shkrim. Pune duhet me kete popull por e veshtire mbetet.

Submitted by Astrit (not verified) on

Huh... mbase eshte me e lehte qe ne nje shkrim-koment ne shtypin e perditshem te trajtosh 100 tema ne kaq faqe, por ti ndjekesh dhe te rradhisesh cfare mund te jete mire dhe jo mire ne to nuk eshte pune e lehte... Sepse ka shume gjera qe autorja u rreshket mbi siperfaqe.

Por une dua te zgjedh pjesen ku autorja flet mbi lirine e opinioneve:

"Kjo shpjegon faktin që shqiptarët “japin” mend për çdo gjë e mbi këdo. Madje japin mend për gjëra të cilat as i njohin e as u kanë interesuar kurrë. Mjafton të ndihen të “barabartë” me ata që flasin. Nëse nuk jeni dakord, lexoni komentet në rrjetet sociale, në media, në biseda tavolinash etj.,"

Une nuk e di a do te me kualifikonte autorja si mendim-shprehes i vlefshem apo jo. Por mua me duket i gabuar opinioni i autores ketu. Se pari se rrjetet sociale e blogjet jane bere tamam per te shprehur opinionin e njerezve. Sigurisht shumica jane te pakualifikuar per shumicen e temave, prandaj nese dikujt nuk i pelqen mendimi i pakualifikuar le te mos ta lexoje. Por nuk ka te drejte ta denigroje. Se dyti, autorja avokaton delegimin e opinionit publik ne dore te "kompetenteve". Opinioni publik mund te mos jete kompetent ne te drejten kushtetuese, por te shprehet per marredheniet e institucioneve ka plotesisht te drejte; ose mund te mos dije mire sa te sakta jane idete keynesiane per ekonomine por i duhet vene shume veshi nese i pelqejne apo jo. Se treti, "kompetentet" fitojne autoritet publik vetem kur i mbushin mendin personave te painformuar. Sepse, per hir te se vertetes, faqet e publicistikes shqip jane mbushir plot budallalleqe "kompetentesh", plot gabime ne ide dhe perkthime te gabuara ne forme, saqe publiku, edhe me injorant, ka te drejte te sfidoje kompetencen e kujtdo (kompetenca eshte nje gje qe duhet demonstruar).

Autorja mund ta kete fjalen qe menyra e shprehjes se opinioneve te pakualifikuara duhet te jete me civile. Por ky komb nuk do te behet ndonjehere duke u thene njerezve "u bere edhe ti te flasesh" , sic i nxjerr une nenteksitn ketij shkrimi. Vetem duke ushtruar te drejten e shprehjes dhe ballafaqimit me mendimet e te tjereve, njerezit do te mesohen te mendojne drejt dhe me koken e vet.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Shkrim i dobet, me tonin dhe permbajtjen e nje edukatoreje kopshti qe u drejtohet femijeve me buze ne gaz mbasi ata kane ngrene mengjezin me buke e reçel. Keto lloj predikimesh me duhet keshtu e duhet ashtu nuk rregullojne kurgje.

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk e di ne do e lexoxh kete koment por kam pershtypjen se keto qe shkruan jane "Qiqrra ne Hell". Ja fut KOT>>>>>>>>

Para 90 nuk kishte Droge,Prostitucion, Korrupsion ishim te varfer (jetonim modestisht ) por NUK kishte  as Arme as Vjedhje, e as as as keto "Vlera Qytetarie" na i Prune nga Perendimi sidomos matan Detit dhe Malit dhe shihi se ku kane Perfunduar kane  Falimentuar si Shtete ........"Kur Am te Percjellin me Lexet "TE genjejne te thone "I will call back"......Pra nje M eshte gjithandej vetem se aty jane me te theksuara......

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk më duket se nga autorja kuptohet thelbi i zhvillimit shoqeror: nje marredhenie dialektike ndermjet botes se shpirtit dhe botes se sendeve. Te jete se zhvillimi eshte kushtezuar vetem nga ndikimi i botes se shpirtit, nuk do te kemi nevoje per institucionet dhe sende te tjera qe nxitin (ose frenojne) ndyshimin.

Shkrimi - nje retorike mjerane e slloganeve qe njerezit i pertypin me nge, kur nuk kane me se te merren. Respublika nuk do duhet te merret me kontribute te tilla.

Submitted by reformer (not verified) on

Nje shkrim i nisur me nje ide te mire, ide e cila fatmirsisht ka filluar te hedhe rrenje ne kete vend: modernizimi dhe qyteterimi jane nje fenomen se pari shoqeror dhe njerzor dhe jo nje fakt i thjeshte material, pra qe ka te beje ekskluzivisht me mireqenien dhe pasurine.

Pra thene thjesht: fajin nuk na e ka toka, por koka! Por me pas artikulli humbet ne degezime pa fund e fillim te idese themelore, me deshiren per ta argumentuar ate, por qe ne fakt nuk paraqetet si lidhje logjike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte nje pershkrim i amullise se mendimeve dhe gjendjes se turbullt shpirterore te nje njeriu qe vuan nga kompleksi i inferioritetit.

Ne shqiptaret qenkemi vulgare, te paedukuar, injorante, mburavece, qylaxhinj, te pa afte etj. Por, me cilin komb te botes na krahason ? Ne cilin vend te botes, ti moj autore e ditur dhe e bredhur, nuk ndodhin ato fenomene "negative" qe permend ti. Ne cilin nga keto vende, shqiptaret qe jetojne aty nga halli, dallojne nga vendasit dhe shfaqin keto fenomene qe permend ti,ndersa vendasit (apo te tjeret) jane model ?

Fjalia me e pa kuptimte : "Qytetërimin nuk e bën as gjuha e huaj, as ligji e as teknologjia e fundit" ??????

Po e mbyll me nja dy shprehje te kulturuara,qe perdoren shpesh e ne cdo vend nga ato kombet e "qyteteruara", drejtuar ty : FUCK YOU dhe VA FA N'CULO

Submitted by Shqipo Tirone (not verified) on

Shkrim tipik shares is vetvetes and nxirje e cdo gjeje shqiptare, sikur e keqja ka lindur ketu  e ketu do vdese. Extrem ne vetqortim dhe jo objektiv. Nje shkrim i tille nuk i vlen askujt ne kete menyre trajtimi. Ka dhe plot te tjere qe shkruajne ne extremin tjeter..... se si ne jemi me te miret e me te zgjuarit e ku ta di une. Po, shume nga keto tipare negative jane prezente ne shoqerine tone por te pergjithesosh nje komb te tere se jane dembel eshte cektesi, per mos te thene ndonje fjale tjeter. Ku e bazoni moj zonje perfundimin tuaj se te gjithe shqipot jane dembele??? Ke ndonje mates objektiv? Po u jap une nje kriter qe perdoret mjaft nga institucionet nderkombetare per te quantifikuar potencialin e rritjes ekonomike ne nje zone, krahine, shtet apo kontinent, quhet "aftesia migratore". E ne shqipot pas 1990 u beme migratore te medhenj dhe konsiderohemi me perqindjet me te larta. Sipas jush, dembelet marrin rruget e botes per nje pune?????? Greket (si dhe italianet me pare) keto tre vjet po quhen nga te gjithe ne Evrope si dembele, hajdute dhe mashtruesa, po sa e vertet eshte? Ata po ashtu (si dhe italianet) jane popull shume migrator. Po gjermanet, apo hollandezet si jane, te gjithe punetor, korrekt dhe te ndershem???? Jo moj zonje. Njehere e njekohe kur ishin ne hall, dhe ata migruan ne mase, sa ne veri e sa ne jug te Amerikes. Tani jane bere "dembele" dhe nuk migrojne me si dikur, por ama varen nga eksporti i prodhimeve te tyre, nga pronat e tyre. Realisht nuk jemi as me te mire e as me te keq se te tjeret. Homo sapiensat cuditerisht jane mjaft te ngjashem. Kemi njelloj plus/minus te gjitha vecorite qe kane fqinjet dhe me tej. Nqs ka nje problem qe aktualisht eshte bere nyja unike e ngecjes sone sociale dhe ekonomike eshte problemi i prones. Nuk po zgjidhet dhe kjo po rrit tiparet negative te njerezve, te cilet nuk gezojne pronen, nuk blejne dot dhe nqs munden, dhe nuk po zhvillohen dot. Nuk perdorin dot idete tyre per tu permiresuar pa frike se nuk marrin apo shesin dot pronen. Zhvillimi social eshte i lidhur ngushte me ate ekonomik. Rritja e prodhimit ne vend do sjell padyshim dhe ndryshimin social. Klima dhe toka na kane rene bixhoz shume i mire. Prona ngelet!!!! ------E keshilloj autoren miqesisht qe me sa te kete mundesi te udhetoj, ne vende te largeta nqs mundet, dhe te observoj te ngashmet qe ne shqipot kemi me mjaft kombe te tjere...... Do u ndryshoj perspektiva!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Koment objektiv dhe me permbajtje. Ideja se ne nuk jemi as me te mire as me te keqinj se te tjeret, per mendimin tim, duhet te behet nje moto e fuqishme per te zgjidhur problemet reale, nje nga te cilet, ndoshta me i rendesishmi, eshte ai i prones.

Krejtesisht dakord me ju Shqipo ne aspektin qe edhe ata qe ua ka zene syte flamuri dhe qe bertasin "O sa mire me qene shqiptar" (asnjehere nuk e kam marre vesh, pse eshte kaq mire me qene shqiptar) dhe as ata, si puna e kesaj zonjes, qe kujtojne se te gjitha te keqijat na vine sepse jemi shqiptare nuk kane per te ndrequr gje, e fillojne me dengla dhe e mbyllin me dokrra.

Submitted by Stefan H (not verified) on

"Sot më shumë se kurrë jam e bindur që Shqipëria nuk mund të bëhet nëse ne shqiptarët nuk qytetërohemi"-ky eshte thelbi i artikullit dhe ma ha mendja qe gjithe komentuesit do te binin dakord me kete thelb-mjafton kjo ide themelore per ta quajtur artikullin serioz.

Mandej autorja e ilustron idene e saj me nen-inde se cfare duhet korregjuar

1. Duhet korregjuar sjellja elementare e gjithsecilit ne raport me te tjeret ne rruge, autobuz, plazh etj -nuk besoj se komentuesit do te ishin kundra ketij mendimi.

2. "Qytetari e ka të qartë se liria e tij është e limituar nga liria e tjetrit"- po te kuptohet drejt kjo fraze ajo permban ne embrion egzistencen e nje shqorerie te civilizuar te bazuar ne respektin reciprok -shembujt qe jep autorja jane kuptimplote-nuk besoj se komentuesit do te jene kundra ketij mendimi

3. "Ne akoma nuk e kemi në kulturën tonë respektin për publiken"- ky qortim i autores perseri, normalisht  nuk besoj se e duhet te gjeje ndonje komentues kundra sidomos kur i drejtohet vlerave te sistemit politik qe ka stimuluar te kunderten. "Ne shqiptarët nuk e kemi në kulturën tonë vullnetarizmin, madje as altruizmin"-vazhdon autorja te godite pameshire te metat e shoqerise shqiptare. A mund te kritikohet autorja per te metat e shoqerise sone?

4. "Ne shqiptarët kemi koncept të gabuar edhe për barazinë"-edhe ketu kemi embrionin per nje analize te kategorive sociale te Shqiperise.

5. "Ne shqiptarët duhet të qytetërohemi edhe në marrëdhëniet me punën"-ky eshte mesimi i pare qe kane marre emigrantet shqiptare ne diten e tyre te pare te punes ne vendet perndimore.

Keto jane shqyllat mbi te cilat mbeshtet artikulli dhe personlisht nuk mund vecse te aprovoj nje artikull te  tille kritik per shoqerine tone

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.