Arkiv-Opinion

Mesazhet e Samitit të Berlinit

Postuar në 28 Gusht, 2014 03:13

136 vjet pas Kongresit të Berlinit, ku Fuqitë e Mëdha të kohës përcaktuan hartën e re politike ballkanike, përsëri në Berlin, përsëri me nismën gjermane dhe përsëri me 

Masakra që kullon gjak tash 184 vjet

Postuar në 27 Gusht, 2014 07:25

Pas më shumë se pesëqind viteve, në fillim të shekullit të 19-të, si në rastin e çdo perandorie tjetër që nuk mund të shkëlqejë përjetësisht, rënia zuri t’i rrëzbiste edhe themelet e Perandorisë Osmane. Në njërën anë popuj të shumtë, që ishin pushtuar qoftë me zor qoftë me joshje, dhe në anën tjetër Rusia dhe shtetet europiane, duke ndjerë dobësinë e shkërmoqjes së fuqisë së Stambollit, filluan ta godasin trupin perandorak kudo mundeshin.

Ndërtimi te diga, “jo” Ramës dje, “jo” Bashës sot!

Postuar në 27 Gusht, 2014 07:21

Po të thuash sot se je kundër ndërtimit të disa pallateve shumëkatëshe mu te diga e Liqenit Artificial, padyshim që do të akuzohesh nga opozita se je bërë palë me pozitën kundër opozitës. Sepse është edhe Partia Socialiste që sot kundërshton ndërtimet te diga sipas një projekti, të cilit, i është dhënë drita jeshile nga Bashkia e Tiranës. Prandaj t’u thuash “jo” ndërtimeve në fjalë është si t’i thuash “jo” Bashës dhe “po” Ramës. Pozicionimi politik duket i pashmangshëm. Por vetëm në dukje. Sepse në realitet nuk është fare kështu.

Trashëgimia e refuzuar

Postuar në 26 Gusht, 2014 06:56

Po të duam të studiojmë dinamikën e trashëgimisë, do të thosha se deri më 1945 u krijua fondi i saj. Nga 1945 deri më 1990 u krijua një trashëgimi e re, ajo komuniste, dhe u dëmtua trashëgimia paraardhëse.

Në periudhën 1991 deri në 2014, kemi një tranzicion në luhatje, ku edhe vazhdojnë dëme të rënda ndaj trashëgimisë. Nuk u arrit dot të bëhet rilidhja e plotë me traditën e para 1945-ës. Kemi edhe deformime të rënda, si rasti i aplikimit të Kanunit.

Thaçin s’e shpëton as “Baba”

Postuar në 26 Gusht, 2014 04:31

Nuk është më lajm fakti që kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, është në shërbim të Hashim Thaçit. “Baba” është një figurë publike me epitet, jo rastësisht të një shërbyesi të denjë të pushtetit. Që nga fillimi është ditur, se Enver Hasani nuk “guxon të luajë bisht” kur bëhet fjalë për interesat e PDK-së.

Lejet e Bashkisë - si ka mundësi?!

Postuar në 25 Gusht, 2014 08:59

Bashkia e Tiranës, që për shumicën do të thotë Lulzim Basha, por edhe Partia Demokratike në opozitë, ka dhënë kohët e fundit disa leje ndërtimi që të shastisin me absurditetin e tyre. Dhe ky absurditet nuk është thjesht në letër, në formë projektesh, por po shpaloset në trupin e Tiranës me shpejtësinë e një kanceri galopant.

Siguria Kombëtare, një ligj që Presidenti duhet ta kthejë

Postuar në 25 Gusht, 2014 05:59

Presidenti Nishani ftoi në Presidencë një grup njerëzish të shoqërisë civile për të diskutuar me ta ligjin e Sigurisë Kombëtare, të përgatitur nga qeveria dhe të kaluar tashmë nga Kuvendi. Në një të enjte ku limontia e fundit të verës dhe vapa që ende nuk është thyer, përplasen kokë më kokë, ai takim dukej si paradhoma e përplasjes së re Presidencë-Qeveri.

IMEI, të vërtetat dhe legjendat

Postuar në 24 Gusht, 2014 09:22

Në këto ditë të nxehta vere na është dashur të bombardohemi me akuza e kundër-akuza midis mazhorancës dhe opozitës. Një nga novelat e shumta që na janë ofruar është dhe çështja e regjistrimit të kodit IMEI të aparateve celularë. Nga njëra anë qeveria, përfaqësuar në këtë rast nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Znj. Milena Harito, dhe nga ana tjetër karvani i zëdhënësve të Partisë Demokratike.

Leksioni rumun për hapjen e dosjeve

Postuar në 24 Gusht, 2014 05:23

Ion Ficiroun, ish-komandanti i një kampi pune në Rumani, ku 50 vjet më parë vdiqën 103 të burgosur politikë, përfundoi në gjykatë. Pak rëndësi ka se sa do të dënohet pas këtij procesi. Por bijtë e atyre që humbën jetën, nipërit e mbesat e tyre, por edhe shoqëria rumune, tashmë ka mundësinë të shohë pas hekurave një njeri që të burgosurve që kundërshtonin sistemin u mohonte ushqimin, trajtimin mjekësor, torturimin dhe përballjen me kushtet ekstreme të klimës.

Do ta provojnë edhe gjermanët!

Postuar në 23 Gusht, 2014 11:54

Lajm i mirë. Përtej së majtës dhe së djathtës. Vëmendja gjermane në Shqipëri, është tejet çdo dyshimi pozitive. Deklarata e zv/Kryetarit të Bundestagut, se: ‘Shqipëria është një spirancë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor’, është një thelë e majme në tryezën gjeopolitike shqiptare me këmbë shumë të holla.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion