Arkiv-Opinion
Pax albanica: nga vij e ku po shkoj?
Isha i prirur të shkruaja diçka për këtë libër të Mustafa Nanos. Nuk mora pjesë në inaugurimin e librit të tij, me gjithë ftesën miqësore që Nano më kishte drejtuar. Motivi ishte shumë i thjeshtë: vizita e Papës më ka përthithur tërësisht në përgatitjet për të krijuar një ambient sa më të rehatshëm për mediat. Projekti i tij kishte kohë që kishte filluar e mua ma kishte zbuluar në një takim të rastësishëm në Muzeun Kombëtar, gjatë festivalit të librit. Lexova në bocet pjesën më të madhe të librit për ta kompletuar në version përfundimtar të shtypur.
Bordi, Guvernatori dhe “sekreti” i Kules
Plot 30 ditë më parë, në kulmin e irritimit publik me skandalin në BSH, Këshilli Mbikqyrës i dha një votëbesim të fortë Fullanit, duke i quajtur veprimet e tij “në lartësinë e përgjegjësisë së detyrës ”. I njëjti Këshill, para 10 ditesh, e shkarkoi guvernatorin Fullani në një mbledhje që u thirr me urgjencë pas arrestimit të tij. Këshilli konstatoi këtë herë se Fullani kishte “shkelur rëndë etikën në punë dhe kishte dëmtuar rëndë interesat e BSH” (neni 47/2, germa “c”, ligjit 8269 për BSH).
Pse dhe si e duan Enver Hoxhën
Sikur t’i thoshin një kategorie njerëzish, ku bëjnë pjesë jo pak politikanë, deputetë, biznesmenë, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, botues, se do të ngjallet Enver Hoxha dhe do të të marrë vilën duke të akuzuar se je borgjez, që ke pirë gjakun e popullit; se, pas kësaj, do të të kërkojnë të dorëzosh paratë që ke në bankë dhe ato që ke të fshehura dhe se, po nuk i tregove, do të të rrasin në qeli ku do të të torturojnë derisa t’i nxjerrësh të gjitha; se po nuk ndenje urtë edhe pas kësaj do të të rrasin në burg e familjen do të ta internojnë; se nuk do të mund të lëvizësh jo vetëm jashtë v
Berisha, padrinoja që nxorri në pritë Azem Hajdarin?
Sali Berisha ka qenë personi që ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën që i mori jetën? Deri më sot është formuluar si akuzë politike, si dyshim, por edhe si hipotezë e imponuar nga logjika e ngjarjeve që pasuan vrasjen e Hajdarit. Por tashmë ajo po konfirmohet prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt të tij. Më i fundit është Izet Haxhia, ish-kryebadigard i Berishës, që sapo ka pohuar publikisht se, edhe pse e dinte se ç’e priste jashtë “liderin e dhjetorit”, qe dora vetë Berisha, atë natë shtatori të vitit 1998 që i tha Azem Hajdarit, dil! Dhe e nxiti të shkojë drejt vdekjes!
***
Raporte elitare vs raporte militante mes shqiptarëve
Sa herë afrohen fushatat elektorale apo festat kombëtare thirrjet populiste për “bashkim kombëtar” dhe projekte të shpejta nacionaliste na japin idenë e gabuar se
shoqëritë shqiptare, ajo në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të gatshme të marrin përgjegjësitë e një ndryshimi cilësor dhe historik. Nëligjërimin politik thirren në skenë emrat më të njohur të periudhës së Rilindjes Kombëtare apo Periudhës së Pavarësisë dhe kështu, krijohet ideja se elitat gjithnjë e kanë dashur bashkimin, jo si proces mekanik, por si proces mendimi dhe veprimi qytetar dhe evropian.
Bigot
E keqja është që në shqip ne nuk kemi asnjë fjalë me të cilën të përkthejmë termin “bigot”.Unë u përpoqa me “google translate” dhe më doli “fanatik.”Jo, “bigot” nuk është fanatik. Më pranë kuptimi është me fjalën “racist”, por edhe ky nuk është i saktë. Bigot është një njeri që padrejtësisht urren një grup njerëzish të tjerë; ose që nuk pranon si të barabartë pjesëtarët e një ose disa grupeve të caktuara për shkak të racës, fesë, përkatësisë etnike apo krahinore etj.
Për shembull Maks Velo. Maks Velo është shembull i shkëlqyer i një njeriu që mund ta quash me plot gojën BIGOT.
Kujt i shërben racizmi krahinor dhe fetar?
Gjithnjë e më tepër një pjesë e elitës kulturore shqiptare po bëhet zëdhënëse e ndasive krahinore dhe fetare që ekzistojnë në gjirin e shoqërisë shqiptare. Shembulli më bombastik i këtij procesi ishte intervista e Maks Velos, i cili u deklarua antiverior dhe antimysliman. Shembuj të tjerë “më normalë” janë librat e Mustafa Nanos “Unë jam geg” (dhe së fundmi “Pax Albania”). Kemi të bëjmë me një ligjërim që po forcohet jo vetëm ndër qytetarë, por veçanërisht tek elitat ekzistuese.
Në pritje të Gjykatës Kushtetuese
Më 8 qershor 2014, populli i Kosovës votoi paqësisht dhe me qytetari për përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, kanë kaluar tre muaj dhe institucionet themelore të Republikës së Kosovës të mandatuara nga këto zgjedhje, gjegjësisht kuvendi dhe qeveria, nuk po ngrihen dhe nuk po funksionojnë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka shpallur arsyetimin e dy vendimeve të saj për këto çështje të rëndësishme.
Çfarë nuk po i thuhet publikut për Ebolan?
Epidemia e Ebolës që ka rënë në Afrikën Perëndimore ka po aq potencial që të ndryshojë rrjedhën e historisë, sa edhe çdo epidemi murtaje që ka rënë më parë. Janë konstatuar më shumë se 4300 raste dhe kanë ndodhur 2300 raste vdekjeje në gjashtë muajt e kaluar. Javën e shkuar, Organizata Borërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në fillim të tetorit, mund të shfaqen mijëra raste të reja çdo javë në Liberi, Sierra Leone, Guine dhe Nigeri.
Rishkrimi (a) politik i historisë
Pas heshtjes së gjatë që mbështolli misterin se çfarë po bëhej me grupin e punës që do të hartojë historinë e Shqipërisë, më së fundi, në një intervistë të gjatë, në median vizive, prof. Paskal Milo, na shpjegon se cila është puna që do të bëjë komisioni, pjesët që do të rishikohen dhe gjykimi i tij për mënyrën e rishikimit.