Pax albanica: nga vij e ku po shkoj?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1263_domgjergj_0.jpg?itok=0ZzICkoi)
Isha i prirur të shkruaja diçka për këtë libër të Mustafa Nanos. Nuk mora pjesë në inaugurimin e librit të tij, me gjithë ftesën miqësore që Nano më kishte drejtuar. Motivi ishte shumë i thjeshtë: vizita e Papës më ka përthithur tërësisht në përgatitjet për të krijuar një ambient sa më të rehatshëm për mediat. Projekti i tij kishte kohë që kishte filluar e mua ma kishte zbuluar në një takim të rastësishëm në Muzeun Kombëtar, gjatë festivalit të librit. Lexova në bocet pjesën më të madhe të librit për ta kompletuar në version përfundimtar të shtypur. Në përgjithësi librat i shkruajnë o shkrimtarët (roman, poezi, novela), o studjuesit. Në kohët e fundit janë shtuar edhe gazetarët e ky është një fenomen tashmë planetar. Po! Sepse gazetarët janë një specie e ndryshme, qoftë nga studjuesit e qoftë nga shkrimtarët. Gazetarët shkruajnë për konsum të përditshëm. Ata shkruajnë opinione (përveç rasteve kur merren me kronikë). Fjala ‘opinion’ ka të bëjë me diçka mjaft personale, një mendim personal e si i tillë i diskutueshëm. Letërsia shijohet dhe shijet nuk diskutohen. Shkenca studjohet dhe bazohet mbi parimet e falsifikimit apo verifikimit. Ndërsa opinioni thjesht diskutohet. Të pëlqen e merr, s’të pëlqen e hedh. Por ndyshe nga nga të tjerët gazetarët i kanë duart në brum çdo ditë, dhe e jetojnë realitetin me gjithë egërsinë e tij. Në rastin e librit të Mustafa Nanos bie në sy diçka e ndërmjetme. Mustafai është bir i kohës së vet. Në fund ai nuk del me një përfundim, pasi përfundimet nuk i përkasin opinionit. Në fund ai nuk e di se çfarë është fetarisht, por edhe kur orvatet të hyjë thellë, nuk mund të shkojë përtej kohës së tij aty ku është tani. Sot askush nuk mund ta dijë kush është. Nuk është koha e identiteteve të forta. Por është koha e kërkimit të identitetit. Të kërkosh një identitet do të thotë të kërkosh vetveten, pikërisht atë që është identik me ty. Është një lloj hiperurani antropologjik, modeli i përsosur i vetvetes tw cilin e kwrkon pambarimisht. Koha jonë është kohë e identiteve të pështjelluara, së paku ajo perëndimore. Unë nuk e gjykoj as keq e as mirë. Është kështu. Thjesht konstatoj. Mustafai ka një emër me origjinë arabe, vishet trendy dhe i pëlqejnë ngjyrat në të veshur, arsyeton si një perëndimor, nervozohet në studjot televizive si një shqiptar dhe e shikon çështjen e fesë si një fëmijë. Po pikërisht si një fëmijë. Ai thjesht hedh vështrimin mbi gjërat, i konstaton, mundohet t’i prekë e t’u japë një emër, por kalon, ecën, rritet. Nuk e din ku do ta çojë ky rrugëtim. Në fund të fundit është i sinqertë me vetveten dhe e jeton realitetin hap pas hapi. Të lexosh këtë libër të Nanos do të thotë për pak momente të vesh dorën në plagën e supersticionit (ja unë e quajta plagë), të shohësh se harmonia fetare në Shqipëri është vlerë kur ti gjen disa shembuj që e paraqesin të tillë, por ka po aq shembuj që nuk të lënë vend për mendime të tilla e kwshtu me radhw. Mustafai nuk e ka me asnjë. Ai është i lirë edhe nga skemat e vetvetes ato ia dorëzon lexuesit. T’i gjykojë ai. Libri i Nanos është një sfidë që autori më së pari ia shtron vetvetes e më pas lexuesit. A e di unë se nga vjen emri im? Gjergj do të thotë bujk, por Gjergj e kishte emrin gjyshi im. Por unë nuk jam as bujk e as gjyshi im. Unë jam sot këtu i ndryshëm nga bujku e i ndryshëm nga gjyshi im, por njëkohësisht unë jam diçka prej atyre të dyve. Libri nis me Mustafain dhe mbaron me Muçin. Ai nuk pretendon të japë leksione e as dogma, por vetëm doksa nga greqishtja do të thotë opinion. Edhe unë tani nuk mund t’ju them as lexojeni as mos e lexoni librin e Nanos, por ama një gjë nuk mund ta shmangni, as unë e as ju qëpo lexoni, që si Muçi të pyesni: nga vij (origjina) e ku po shkoj (horizonti sigurisht i pambyllur)?
Comments
Nuk e kam lexuar akoma kete

Nuk e kam lexuar akoma kete liber por nuk e di pse por edhe pse nuk e kam lexuar kam krijuar nje opini0n mbi ate liber. Veshtiresite per te trajtuar te kaluaren, origjinen dhe per te bere nje liber jane me te vertete gllaberuese dhe torturuese (nuk gjej fjale te tjera per momentin). Kjo edhe nga eksperienca personale... Nuk ka qene me gllaberuese per mua sesa teksa mundohesha te nxirrja ne pah origjinen dhe humbja fillin kur perballesha me gjera qe nuk deshirojme kurre ti lexojme duke kaluar nga e pergjitheshmja tek personalja, ne kete pike dukesh si nje kokerrize rere ne shkretetire i manipuluar nga librat. Torturuese kur lexon nje shkrim te Bocaccio-s sesi i pershkruan paradhesit tane. E pra qofte Bocaccio qofte Dante apo Petrarca na njihnin mire. Ne fund te fundit siç thote edhe Dom Meta, pak rendesi ka kush ishim, por kush jemi e nga po shkojme.

Libri i Nanos është një sfidë

Libri i Nanos është një sfidë që autori më së pari ia shtron vetvetes e më pas lexuesit. A e di unë se nga vjen emri im? Gjergj do të thotë bujk, por Gjergj e kishte emrin gjyshi im.

Ne cfare gjuhe emri 'Gjergj' do te thote 'bujk'? Per Mustafain dom Gjergji thote se e paska emrin arab, kurse vete dom Gjergji nuk na e thote se nga i vjen emri, vetem na tregon se ka kuptimin 'bujk'. Emri i Mustafait eshte i huaj, kurse emri Gjergj thjesht perkthehet 'bujk', po nuk eshte i huaj. Po te ishte i huaj do ta shenonte dom Gjergji, si ia shenoi Mustafait.

Gjergj .... bujk nga

Gjergj .... bujk nga greqishtja ...Tri gjuhe jane ne origjine te gjuheve indoeuropiane , pellazgjishtja, greqishtja dhe latinishtja...!

Pellazgjishtja eshte n je

Pellazgjishtja eshte n je gjuhe per te cilen duk dihet asgje e sakte, hipotetike

e lexova librin brenda dy tre

e lexova librin brenda dy tre ditësh

përshtypja? ph...

grumbull copash historie më së tepërmi dhe opinine ca këtu e ca atje, ca të tijat e ca të të tjerëve. asgjë të re në librin e tij, por për ata që nuk lexojnë vetëm se të tilla libra sdo ishte keq ta lexonin, thjesht per të parë se gjërat nuk janë bardhë e zi.

Add new comment