Çfarë nuk po i thuhet publikut për Ebolan?

Postuar në 12 Shtator, 2014 11:36
Michael T. Osterholm

Epidemia e Ebolës që ka rënë në Afrikën Perëndimore ka po aq potencial që të ndryshojë rrjedhën e historisë, sa edhe çdo epidemi murtaje që ka rënë më parë. Janë konstatuar më shumë se 4300 raste dhe kanë ndodhur 2300 raste vdekjeje në gjashtë muajt e kaluar. Javën e shkuar, Organizata Borërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në fillim të tetorit, mund të shfaqen mijëra raste të reja çdo javë në Liberi, Sierra Leone, Guine dhe Nigeri. Ajo çfarë nuk po thuhet publikisht, pavarësisht informimeve udhëzuese dhe diskutimeve në rrethet e brendshme të botës së agjencive publike të shëndetit, është fakti se ne po ecim në ujëra krejtësisht të panjohura dhe se kësaj radhe, Nëna Natyrë është e vetmja forcë përgjegjëse për krizën.

Ekziston mundësia që në të ardhmen të zhvillohen dy skenarë  të cilët duhet të na lënë pa gjumë:

Mundësia e parë është që virusi i Ebolës të përhapet në Afrikën Perëndimore drejt megaqyteteve në rajone të tjera të botës në zhvillim. Ky shpërthim është shumë i ndryshëm nga 19 rastet e tjera që kanë ndodhur në Afrikë në 40 vitet e shkuara. Është shumë më e lehtë që të kontrollosh infeksionet e Ebolës në fshatrat të izoluar. Por në Afrikë ka patur një rritje popullsie prej 300% në katër dekadat e kaluara, shumica e përqendruar në lagjet e varfra të qyteteve të mëdha.  Çfarë ndodh kur një person i infektuar që së shpejti do të jetë një i sëmurë udhëton me avion drejt Lagos, Nairobit, Kinshasas apo Mogadishos, ose edhe deri në Karaçii, Xhakarta, Meksiko Siti apo Dhaka?

Mundësia e dytë është ajo për të cilën virologët ngurojnë që të diskutojnë publikisht dhe hapur, por që privatisht po e marrin në konsideratë seriozisht: pra që virusi i Ebolës mund të ndryshojë përmes një mutacioni dhe të bëhet i transmetueshëm përmes ajrit. Aktualisht virusi mund të merret vetëm përmes kontaktit direkt me lëngjet trupore.  Por viruse si Ebola janë të njohur për paqëndrueshmërinë(!) në riprodhim, që do të thotë se virusi që hyn në trupin e një njeriu mund të jetë genetikisht i ndryshëm nga virusi që hyn në trupin e një tjetri. Hiperevolucioni i virusit të tanishëm të Ebolas është i paprecedentë; në katër muajt e shkuar ka patur më shumë transmetime të virusit nga njeriu te njeriu sesa mund të kenë ndodhur në 500-1000 vitet e fundit. Çdo infeksion i ri përfaqëson triliona mundësi në hedhjen e zarit genetik.  

Meqë disa mutacione kanë ndodhur, kjo do të thotë se vetëm duke marrë frymë, dikush mund të rrezikohet që të marrë virusin e Ebolas. Infeksionet mund të përhapen shpejt në çdo pjesë të globit, njësoj si virusi i gripit H1N1 në vitin 2009, pas lindjes së tij në Meksikë.

Pse tremben pra zyrtarët që të diskutojnë këto gjëra?

Sepse ata nuk duan që të akuzohen se po bërtasin “Zjarr-Zjarr” në një teatër të mbushur plot e përplot – sikurse jam i sigurtë se disa do të më akuzojnë mua se po bëj pikërisht këtë gjë. Por rreziku është real dhe derisa se do ta marrim në konsideratë atë, bota nuk do të jetë e përgatitur të bëjë çfarë duhet që t’i japë fund epidemisë.

Në vitin 2012, një ekip kërkuesisht kanadezë provuan se Ebola (e) Zaire(së), i njëjti virus me atë të Afrikës Perëndimore, mund të transmetohej përmes rrugëve të frymëmarrjes nga derri te majmuni, mushkëritë e  të cilëve janë shumë të ngjashme me ato të njeriut. Bestselleri i vitit 1994 i Richard Preston “The Hot Zone”, tregon me hollësi shpërthimin e një tjetër varianti të virusit, atij të Ebola Reston, që preku majmunët në një karantinë afër Washingtonit. Virusi transmetohej  përmes frymëmarrjes dhe shpërthimi i tij përfundoi vetëm kur të gjithë majmunët u eliminuan(euthanized). Duhet të marrim në konsideratë se transmetime të këtilla të virusit mund të ndodhin edhe midis njerëzve, nëse virusi ndryshon genetikisht.

Pra, çfarë duhet të bëjmë që nuk po e bëjmë akoma?

Së pari, ne kemi nevojë për dikë që të mbulojë pozicionin e “komandës dhe të kontrollit”. OKB-ja është e vetmja organizatë ndërkombëtare  që mund të menaxhojë sasinë e stërmadhe të medikamenteve, shëndetit publik dhe të ndihmës humanitare që duhet të vijë nga shumë vende të ndryshme dhe nga grupe joqeveritare për t’i dhënë fund kësaj epidemie. Deri më tani ajo ka luajtur në rastin më të mirë një rol bashkëpunues dhe me të gjithë në drejtim, i bie që askush nuk është përgjegjës.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit mund t’i jepte OKB-së përgjegjësi totale për të kontroluar shpërthimin e virusit, ndërkohë që do të respektonte sovrantitetin e vendeve të Afrikës Perëndimore sa më shumë që të jetë e mundur. OKB-ja mundet p.sh të sigurojë avionë dhe të drejta për uljen e tyre. Shumë linja private po refuzojnë të realizojnë fluturime në vendet e prekura, duke e bërë shumë të vështirë furnizimin me materiale të domosdoshme dhe dërgimin e personelit. Grupi i ndihmës ajrore dhe mbështetjes tokësore të 7 vendeve duhet të përfshihet në mënyrë që të sigurohet zinxhiri furnizues për medikamentet dhe produktet e kontrollit të infeksionit, sikurse për ushqimin dhe ujin, për zonat e vëna në karantinë.

OKB-ja duhet të sigurojë numrin e shtretërve që nevojitet, sado qoftë ai; Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar 1 500, por ne mund të kemi nevojë për mijëra të tjerë. Duhet të koordinojë gjithashtu rekrutimin dhe trajnimin në të gjithë botën të personelit mjekësor dhe atij infermier, veçanërisht ata që janë rezidentë në zonat e infektuara, që i kanë mbijetuar Ebolas dhe nuk kanë më rrezik infektimi. Shumë vende po premtojnë të japin burime mjekësore, por donacionet nuk do të çojnë në një sistem trajtimi efektiv nëse nuk do të ketë një grup të vetëm që i koordinon ato.

Së fundmi, ne duhet të mbajmë parasysh se Ebola nuk është problem vetëm i Afrikës Perëndimore. Dhjetëra mijëra vdesin aty çdo vit nga sëmundje të tilla si SIDA, malaria dhe tuberkulozi. Liberia, Sierra Leone dhe Guinea janë ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë të nënave të reja në botë. Për shkak se tani njerëzit  janë shumë të frikësuar se mos bien në kontakt me Ebolan kur shkojnë në spital, shumë pak prej tyre po marrin trajtimin mjekësor bazë. Kësaj i do shtuar edhe fakti se shumë punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Ebola dhe më shumë se 120 prej tyre kanë vdekur. Në Liberi kanë mbetur vetëm 250 doktorë për një popullsi që shkon në 4 milionë banorë.

Këtu bëhet fjalë për humanitarizëm dhe për interesin tonë. Nëse presim vaksinat dhe ilaçet e reja që t’i japin fund epidemisë së Ebolas, në vend që të ndërmarrim veprime më aktive tani, ne rrezikojmë që sëmundaj të arrijë nga Afrika Perëndimore në dyert tona.

* Michael T. Osterholm është drejtor i Qendrës së Kërkimeve dhe Politikës për Sëmundjet Infektive në Universitetin e Minesotës.

Titulli origjinal: “What We’re Afraid to Say About Ebola”

“New York Times” 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po ikni ore legena se e dime shume mire qe eshte hedhur me qellim per te shitur helme per te fituar para. Mos ngjallni panik kot.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Amani ore mos na e beni kete gje te keqe se na moret kalamajte me qafe. Te jemi vete shendoshe dhe mire, por dhe kalamajte ti leme nikoqire!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.