Arkiv-Opinion

A mund të shkruhet tani një histori objektive për Shqipërinë?

Postuar në 20 Shtator, 2014 08:08

Përse në parim nuk mund të shkruhet një histori objektive tani, aq më pak administrative? Përtej humorit dhe seriozisht...

Pak Papë do ta kemi. Po Zotin?!

Postuar në 20 Shtator, 2014 06:47

Ndoshta ndodh kudo kështu. Në vendet e vogla dhe në vendet me histori zymtake si e jona. Vizita e një Pape, apo e një Merkeli nesër, apo e Bushit ca kohë më parë, apo e Hrushovit dhe e Cu En Lait, në shekullin e kaluar, përjetohet si një emocion tronditës. Dhe ndërmerren gjithkund masa drithëruese, mbarëkombëtare.

Sot në Shqipëri, nga ateizmi kemi brofur në papizëm. Porse vende-vende edhe nga enverizmi, në jihadizëm. Por ja, nuk ka dyshim. Shqipëria do të zgjohet dhe do të jetojë ca ditë e “papizuar”.

Spiropali vs. Shehaj

Postuar në 20 Shtator, 2014 06:20

Administrata Doganore (e drejtuar nga Elisa Spiropali) dhe Drejtoria e Tatimeve (e drejtuar nga Briseida Shehaj) janë diskutuar këto ditë në debatin publik, pas rishikimit të buxhetit të shetit të propozuar nga qeveria. Shkak për këtë ishte rishikimi me ulje i të ardhurave të parashikuara nga akcizat (që mblidhen nga Administrata Doganore) dhe i të ardhurave nga tatim-fitimi (që mblidhen nga Drejtoria e Tatimeve).

Mos na shisni si popull intolerant!

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:21

Nuk u bë kurrë e qartë se prej cilit burim, ndonjë diplomati të huaj apo një vëzhguesi vendas që ruante lidhje klandestine me Perëndimin, por përtej kufijve fakti ra në duart e një televizioni: gjatë ceremonisë funebre të përcjelljes së Enver Hoxhës në Tiranë, mes turmës së madhe që po shprehte pikëllimin për vdekjen e tij, ishte parë një plakë, e cila në atë përmortje kishte belbëzuar një lutje duke bërë kryqin.

Respektimi i “Habeas Corpus Act” në Shqipërinë 2014

Postuar në 19 Shtator, 2014 10:20

Për më shumë se dy dekada gjatë tranzicionit Shqipëria përjetoi një deformim të paimagjinueshëm të ligjit, së drejtës: liria u konceptua si e drejtë e pakufizuar e individit për të bërë gjithçka, pa u druajtur për kufizimin e ligjit dhe të drejtave të të tretëve, dhe ligji nuk u respektua në një linjë piramidale, që vinte e pasqyrohej në një formë progresive në të gjithë administratën e shoqërinë shqiptare.

Problemet me tekstet shkollore

Postuar në 19 Shtator, 2014 05:30

Natyrshëm, disa shqetësime me tekstet shkollore në qarkullim kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Këto probleme ishin të pritshme. Me gjithë vullnetin e mirë të MAS-it për të përmirësuar me reforma të ngutshme situatën e krijuar prej degradimit tërësor të ALTERTEKSTIT, degradimi është në një shkallë të tillë që kërkon ndërhyrje kapitale.

Që Papa Françesku të mos keqpërdoret

Postuar në 18 Shtator, 2014 07:21

Letër e hapur Kryeipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Rrok Mirdita

I nderuar Kryeipeshkëv Rrok Mirdita!

Pararoja Skoci

Postuar në 18 Shtator, 2014 03:25

Duke qenë se mendoj që skocezët janë njerëz të arsyeshëm, besoj se ata do të votojnë “JO” sot për pavarësinë. Por sido që të shkojë votimi, rritja spektakolare e nacionalizmit, në Skoci dhe në vende të tjerë në Europë, është simptomë e sëmundjes së politikës.

Reflektim për një ripërtëritje shpirtërore

Postuar në 17 Shtator, 2014 07:21

Në këtë prag vizite të Papës ka shumë përpjekje zyrtare dhe jozyrtare për të dëshmuar mikpritjen shqiptare. Ka një mobilizim që dëshmon për anën materiale të gjërave, ndaj të cilave vetë Papa nuk ka treguar ndonjë entuziazëm të madh që në fillim të pontifikatit të tij. Shumë diskutojnë se çfarë dhurate mund t’i jepet Papës etj. Në të gjithë këtë angazhim nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, suksesi i vizitës është edhe lartësimi ynë.

Disfata e ekonomistëve

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:32

Javën që kaloi mora pjesë në një konferencë të organizuar nga “Rethinking Economics”, një grup i menaxhuar nga studentë që fton të rishikosh ekonominë. Dhe një Zot e di se sa shumë duhet që të rishikohet ekonomia, në dritën e krizës shkatërrimtare, që as nuk është parashikuar dhe as nuk është ndaluar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion