Arkiv-Opinion
Për ata që kruhen edhe pse nuk u djeg
Unë nuk arrij t’i lexoj mirë motivimet, mbi bazën e të cilave janë aktivizuar një numër deputetësh të shumicës për të bërë një komision parlamentar hetimor, njëherazi dhe një kërkesë shkarkimi, në adresë të dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefës e Lulzim Lelçajt. Po, dihet, nuk është sekret tanimë se Rama dhe të vetët kanë arritur në përfundimin që sistemi i drejtësisë është në një gjendje të mjerueshme; e nuk është se e kanë gabim.
Një rikthim tek Kongresi i Vjenës
Dyqind vjet më parë, në 25 shtator 1814, Car Aleksandri I i Rusisë dhe Fridrih Vilhelmi III, Mbret i Prusisë, u përshëndetën tek portat e Vienës prej Perandorit të Austrisë, Franci I. Fillimi i Kongresit të Vienës i parapriu periudhës më të gjatë të paqes, që Europa kishte njohur prej shekujsh. Atëherë, përse është injoruar krejtësisht ky përvjetor?
Hetim penal apo kompromis politik
Prokuroria shqiptare ka habitur shumëkënd dje, kur ka hapur papritur një çështje penale ndaj tre deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në bazë të një materiali filmik të shfaqur orët e fundit, ajo ka kërkuar hetimin penal të dy deputetëve të mazhorancës, për sherrin fizik me deputetin e PD-së, Strazimiri. Në listë është shtuar edhe emri i Astrit Velisë, e kjo e bën edhe më të habitshme këtë listë emërore.
“Pax Albanica” e Mustafa Nanos dhe vizita e Papës
"Pax Albanica”, libri i fundit i Mustafa Nanos flet për marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri. Vizita e Papa Françeskut dhe triumfi i saj kanë shfaqur para nesh një Shqipëri befasuese. Gjithë sa ndodhi çon ujë edhe në mullirin e M. Nanos. Një sërë hipotezash të shfaqura në këtë tekst që ka luajtur me zjarrin pa i fryrë atij u vërtetuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa të tjera jo.
“Rilindja” e Enver Hoxhës në tekstet e historisë
Imazhi viziv më mbresëlënës i vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri qe pa dyshim ekspozimi i figurave të klerikëve të martirizuar përgjatë regjimit komunist. Shqiptarët dhe mediat ndërkombëtare u kujtuan befas për tragjedinë që kishte ndodhur në Shqipëri. Dhe ishin vetëm 40 prej tyre. Në shesh nuk ishin vendosur figurat e klerikëve të tjerë të burgosur dhe të përndjekur, nuk ishin vendosur figurat e shqiptarëve të tjerë besimtarë dhe jo besimtarë të vrarë nga regjimi komunist. Nëse do të bëhej një gjë e tillë, me siguri nuk do të mjaftonin rrugët e Shqipërisë.
Pas paqes fetare, na duhet paqja politike
Bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë fjalët më të përdorura javët e fundit, në vigjilje e sidomos gjatë ditës së vizitës së Papës në Shqipëri.... Që në krye dua të them se ne gabimisht kemi përdorur në të njëjtin kuptim fjalën “tolerancë” me fjalën “bashkëjetesë”. Edhe në qofshim një shoqëri tolerante, duhet të dimë se në këtë rast kjo fjalë nuk është në vendin e saj, pasi “tolerancë” do të thotë që një bashkësi njerëzish ushtron diktatin dhe tjetra e toleron, apo që një individ është më mistrec dhe tjetri e toleron. Pyetja që mund të bëjmë është nëse jemi ne një shoqëri tolerante apo jo?
Kërcënimet e dyfytyrëshve!
Besimtarët nuk kërcënojnë! Ky është parimi themelor i të besuarit. Në secilin religjion botëror kërcënimi është i ndaluar, por jo vetëm kaq.
Në fakt, religjionet me përmasa botërore mësojnë dashurinë, bamirësinë, solidaritetin, afërsinë me njerëzit. Mësimet religjioze nuk përfshijnë dhunën, kërcënimin, shantazhin, poshtërsitë.
“Detaje të padukshme” nga vizita e Papë Françeskut në Tiranë
Vizita e Papë Françeskut në Tiranë ish e natyrës politiko-pastorale, por doli të ishte edhe një operacion i shkëlqyer marketingu. Me fjalë të tjera, Shqipëria doli nga kjo histori me një imazh të përmirësuar në arenën ndërkombëtare. Mediat e botës kish kohë që flisnin për këtë ngjarje, dhe e gjithë kjo vëmendje për mirë, merret vesh, nuk vinte për merita lokale, por vinte prej ndikimit që ushtron Papa i Romës, apo edhe ky Papë në veçanti, në botën e sotme. E vetmja meritë lokale mund të lidhet me suksesin e kësaj vizite. Dhe me sukses kam parasysh që çdo gjë shkoi si në vaj.
Vizita e Papës si katarsis shpirtëror dhe i qytetit
Historia i ka kapur në banalitet administratorët shqiptarë. U desh ardhja në Shqipëri e një pape që një nga sheshet kryesore të Tiranës të çlirohej, të meremetohej, të pastrohej e të kthehej në normalitet. Ironia e historisë është se ka qenë projekti i një italiani, arkitektit Armando Brasini, që u sendërtua në atë bulevard dhe shesh të çliruar dje më 21 shtator me rastin e meshës së shenjtë të mikut të rëndësishëm nga Vatikani.
Një replikë miqësore me Fatos Lubonjën
Fatos Lubonja, në artikullin e tij “Që Papa Françesku të mos keqpërdoret”(Panorama, 18 shtator), shpreh një shqetësim të justifikuar në lidhje me keqpërdorimin e vizitës së Papës. Mënyra se si toleranca dhe bashkëjetesa fetare janë kthyer klishe që përdoren nga elitat është një shqetësim i drejtë i autorit. Aq më tepër kur, siç thotë Lubonja, janë pikërisht këto elita që “fryhen” me tolerancën fetare, të cilat gjithnjë e më tepër kontribuojnë te përçarja dhe intoleranca shoqërore.