Arkiv-Opinion
Patriotizëm europian që të mos gremisemi si nacionalizmi serb!
Ajo që ndodhi në Beograd ishte një disfatë e nacionalizimit serb. Një tjetër provë se nacionalizmi në kohën tonë nuk është një udhërrëfyes i mirë. I pasuar si reaksion zinxhir nga të tjera shpërthime nacionaliste, ai serb ishte shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Nacionalizmi serb është fajtor edhe për shtypjen e Kosovës, masakrave dhe eksodit që tronditi botën.
Vazhdim pa pilot i tensioneve shqiptaro-serbe
Sulmi i teknologjisë së lartë me telekomandë dhe flamur është një risi në stadiumet sportive dhe siç thotë për DW analisti politik-ushtarak, Aleksandar Radiç: "Është e qartë se tek shqiptarët ka një brez të ri, që për qëllime politike mund të shfrytëzojë njohuritë në informatikë, siç është parë në shumë sulme hackerësh në faqet me rëndësi për prestigjin e serbëve dhe të Serbisë. Tani shkohet një hap më tutje dhe përdoret quadcopteri për aksione provokative.
Në Beograd. Të mundësh një “armik” të lig dhe budalla
Pak përpara se të niste zallamahia, atje, në stadiumin « Partizani » të Beogradit, gjeta kohën mes tensionit të asaj ndeshjeje nervëshkatërruese të shkëmbeja batuta me një nga kolegët e mi. Shkak u bë një episod anekdodik, por shumë domethënsës. Në skajin tjetër të fushës, diku aty mbi tunelin nga hynin dhe dilnin lojtarët, një grup ultrasish të skuadrës Serbe, po digjnin një flamur: ishte flamuri i NATO-s. Shiko, shiko, i thashë gazetarit që kisha pranë, edhe sot, 15 vite më pas, këta idiotë duan të na identifikojnë me pahir me NATO-on, duke u vetshpallur njëkohësisht si armiq të saj.
Hetimi parlamentar dhe informacioni i klasifikuar
Nga media kemi mësuar se “Kryeministri aktual, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe një duzinë deputetësh majtas e djathtas janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë periudhës dhjetor 2012-korrik 2014. Raporti i sigluar si “Sekret Shtetëror”, është hartuar nga një grup deputetësh që ushtruan kontrollin në SHISH.
Nuk është vetëm lojë
Nuk është vetëm lojë, ashtu siç Davidi nuk është një copë mermer, kapela Sistine një tavan i lyer me bojë apo Monaliza, një beze e llangosur. Është gati fe, me ndjekësit e tij e si çdo fe ka besimtarët rastësorë, të moderuar, të rregullt dhe fondamentalistë; me tempujt ku më tepër se në kisha e xhami, shkojnë me mijëra; me ritet e tij. Në Itali konkurron kishën, në Angli ndjekësit e tij tejkalojnë ata të fesë zyrtare, në Brazil bën mrekullitë që të çojnë nga favellas në majat e botës. Pëlqehet nga kristianët, myslimanët, budistët, hindutë, hebrenjtë e deri tributë afrikane pagane.
Rekrutimi i errësirës – ISIS dhe realiteti social shqiptar
Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin publik.
Në kërkim të bukurisë së humbur
Nëse do të vështrosh ligjërimin publik në Shqipëri dhe këtu kam parasysh gjithçka që shkruhet apo paraqitet në media, gjithçka që flitet apo shkruhet në sallat politike, gjithçka që shkruhet apo shihet në bisedat e përditshme mes njerëzve, do të vëresh se përmbajtja e këtij ligjërimi është e keqja që zotëron kudo. Të gjithë po bëhen specialistë të hetimit dhe të paraqitjes së asaj që nuk shkon, që nuk ecën. Një sindromë e tillë fataliteti, në një kuptim më të gjerë, karakterizon edhe hapësirën globale për shkak të shumë problemeve dhe plagëve që janë hapur mbi glob këtë shekull.
Të gjithë për një xhami të re më të mirë
U bë një kohë mjaft e gjatë që diskutohet ndërtimi i një xhamie të re, të madhe, në Tiranë, aq sa kjo kohëzgjatje, po të kishte qenë produktive, mund të konsiderohej dinjitoze dhe e mjaftueshme për një projekt shumë serioz. Ka mirëkuptim të gjerë se është i nevojshëm ndërtimi i një objekti kulti dinjitoz në shërbim të besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe gjithë vendit.
Në emër të “kombit”
Janis Butaris vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë ku mori pjesë në inagurimin e “Parkut të Selanikut” të ngritur nga Bashkia e Durrësit në kuadër të binjakëzimit të dy qyteteve.
Përgjimet, një “SHISH” në shpinë të qeverisë?
Pas daljes në media të një liste të përgjuarish nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), çështja më e debatuar është: a janë kryer përgjimet në përputhje me ligjin apo në dhunim të tij? Një debat që ka fituar edhe një nëntekst të fortë politik, jo vetëm se mes të përgjuarve janë politikanë të lartë si Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu zyrtar i opozitës Lulzim Basha dhe një numër deputetësh, por edhe sepse debati integrohet automatikisht me përplasjen e madhe mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me institucionet “e pavarura”.