Arkiv-Opinion
Vendimi i drejtë i Suedisë për shtetin e Palestinës
Janë të pakta shtetet, të cilat në themel të politikës së tyre të jashtme dhe në marrëdhëniet me shtetet e tjera vendosin parimin e së drejtës dhe të së vërtetës. Ndër
Çmimi progresiv dhe taksa progresive
Çmimi dyshkallësh i energjisë elektrike (deri në 300 KW dhe mbi 300 KW në muaj), i zbatuar nga qeveria Berisha qysh në vitin 2007, është një çmim progresiv, sepse familjet me të ardhura të ulta e paguajnë energjinë me çmim mesatar më të ulët (këto familje mundohen të konsumojnë sa më pak energji mbi kufirin 300 KW në muaj) dhe familjet me te ardhura të larta e paguajnë me çmim mesatar më të lartë (këto familje harxhojnë zakonisht shumë më tepër energji se 300 KW në muaj).
Shteti sipas shqiptarëve
Edi Rama, në krye të qeverisë së koalicionit të majtë që erdhi në pushtet më 23 qershor 2013, ka ndërmarrë një sërë aksionesh që kanë prekur modelin e shtetit dhe të qeverisjes në Shqipëri.
Libri, shansi i humbur i ministres Nikolla
“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një bibliotekë?”. Henry Ward Beecher, një nga sociologët e njohur amerikanë, i cili u kushtoi jetën teorive mbi edukimin, e shihte standardin e një shkolle nga biblioteka që kishte. Në SHBA-në e pas viteve 1850 ku Beecher zhvilloi hulumtimin e tij mbi rolin e leximit, sigurisht që literatura shkencore, studimore apo letrare nuk ishte e sasisë që një bibliotekë shkolle mund të mbajë sot.
Disa sinjale shqetësuese kanë zënë të vijnë .... nga maxhoranca
Mazhoranca është duke i dhënë gaz makinës së qeverisjes, dhe kjo nuk është një gjë e keqe, përkundrazi. Por puna është se po provon të ecë edhe në rrugë pa krye, dhe me këtë gjë po krijon një si rupture me mënyrën se si ajo është sjellë deri në këtë moment. Kanë zënë të shfaqen pra ca sinjale shqetësuese.
Nacionalizmi i drone-it
Raporti me fqinjët është temë që në kontekstin ballkanik nuk është e lehtë për t’u trajtuar, së paku jo pa një dozë mbarsjeje emocionale. Historikisht raportet mes fqinjëve ne ballkan kanë qenë të tensionuara dhe, siç e dimë të gjithë, shpesh herë këto raporte kanë degraduar në luftë. Fatkeqësisht edhe modelet e përdoruara për zgjidhjen e këtyre tensioneve nuk kanë dhënë çdo herë rezultate pozitive. Edhe atëherë kur është shpresuar që më në fund ballkani do të paqësohet, ka mjaftuar vetëm një ekces banal për të konstatuar të kundërtën. Shembulli më tipik është ekcesi i fundit me drone-in.
Nata e shoqërive të dëmtuara
Nën grimasat hipnotike të europianizimit zyrtar, një luftë po mban akoma peng historinë. Lufta që nacionalizmi ua bën shoqërive tona nuk është vetëm mesjetare, ajo është totale. Nacionalizmi mbyll çdo por për emancipim kolektiv dhe hedh individin në katarsisin e imagjinatave për gjërat e mëdha fantazmike. Ai mbetet sërish i vogël, kolektiviteti tërhiqet, koha ngel pa asnjë kuptim.
Shteti autoritar dhe autoriteti i shtetit
Në librin e tij të famshëm: “Të kesh apo të jesh”, Eric Fromm shkruan edhe për diferencën midis: “të kesh autoritet” dhe “të jesh autoritet”. Shkurt, sipas tij, “të kesh autoritet” do të thotë ta kesh “marrë” atë me forcë dhe ta ushtrosh kryesisht nëpërmjet frikës që ngjall te të tjerët. Të “jesh autoritet” do të thotë të fitosh respektin e të tjerëve nëpërmjet veprave të mira; çka bën që njerëzit të ta dëgjojnë fjalën edhe pa qenë nevoja e ushtrimit të forcës dhe frikës ndaj tyre.
A mund të importohet sistemi i drejtësisë
Dështimet e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë dhe korrupsioni i pandalshëm që shtyp gjithçka me arrogancën e pushtetit mund të themi se janë shënjuesit kryesorë të “demokracive” shqiptare në Shqipëri e në Kosovë. Të vendosur para këtij fakti, jo pak analistë drejtësidashës kanë përfunduar në një pozicion të pafuqisë, thuajse esencialisht. Sipas tyre, shqiptarët nuk e zotërojnë traditën, kriterin kulturor të Perëndimit, e për pasojë janë të paaftë për të bërë drejtësi të vërtetë. Shqiptarët, sipas tyre, janë fëmijë sa i përket kësaj sfere, madje fëmijë me tendenca rrugaçërore.
A e ka gjithnjë gabim Edi Rama?
Nëse pyet krerët e opozitës së sotme. Po, sigurisht! Edi Rama e ka gjithnjë gabim. Çdo iniciativë që ndërmerr, çdo hap që hedh, çdo germë që shkruan e çdo fjalë që shqipton kritikohet në kohë rekord nga njëri prej drejtuesve të PD-së, qoftë ky në podiumin e caktuar për demaskim, në rrjetet sociale apo në media.