Arkiv-Opinion

LETER PUBLIKE PËR PRESIDENTIN NISHANI

Postuar në 06 Nëntor, 2014 03:52

 I nderuari  Z.President Nishani,

Ne datën  08.05.2014 Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë Dega Shkodër ju është drejtuar me një leter të dërguar me postë,  në të cilën  paraqitej kërkesa  për të rishikuar dhe per te anulluar vendimin tuaj  te dates 17 Prill 2014  që i jepte titullin më të lartë moral ; ‘Nderi i Kombit’ , gjeneralit komunist në pension Rrahman Parrlaku.

Procedura e zgjedhjes së guvernatorit të ri

Postuar në 06 Nëntor, 2014 02:54

Zgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është një e drejtë kushtetuese dhe ekskluzive e Presidentit të Republikës, ndaj dhe negociatat në këtë proces janë të panevojshme”, u shpreh këto ditë një ndër zërat influentë të një prej partive politike në vend. Duket e pabesueshme, madje e pakonceptueshme të dëgjosh një pohim të tillë, që i sugjeron presidentit të mos negociojë me kryeministrin për përzgjedhjen e kandidaturës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Një Vrasje dhe një Vetëvrasje

Postuar në 05 Nëntor, 2014 05:53

Luiza Xhuvanin e njoh prej shumë e shumë vitesh. Që kur mbante mbiemrin Papathanasi dhe studionte për aktore në Akademinë e Arteve.

E talentuar, ambicioze dhe serioze. Nuk e kuptova asnjëherë përse ajo, i hyri politikës, ndërkohë që, e martuar me Gjergj Xhuvanin, regjisor i talentuar edhe ai, krijonin, sëpaku gjykuar së jashtmi, një familje të suksesshme.

Po çfarë krenarie zoti Rama?

Postuar në 05 Nëntor, 2014 05:29

Kryeministri Rama mund të kishte shprehur dje gjithfarë sentimentesh: indinjatë për masakrën e ndodhur, dhimbje për viktimat e shkaktuara, shqetësim për gjendjen e rendit dhe pasigurinë e qytetarëve të tij, mëri për deputeten e PS-së që me statusin e deputetes apo forma të tjera korruptive kishte ndikuar vendimet e Gjyqësorit, përgjegjësi për faktin që një gjykatës i vendit që ai qeveris kishte dënuar me dy vjet burg një të akuzuar për vrasje, i cili, pasi del nga burgu gjendet i akuzuar si shkaktar i katër vrasjeve të tjera… Vetëm krenari nuk duhej të kishte shprehur.

Presidenti, kryeministri dhe mënyrat se si mund të lexohet kushtetuta

Postuar në 04 Nëntor, 2014 16:13

Në një intervistë dhënë së përditshmesPanorama, i pyetur lidhur me emrin e guvernatorit të ardhshëm të Bankës së Shqipërisë e me ndonjë marrëveshje të hamendësuar mes tij e Kryeministrit të vendit për këtë emër, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u përgjigj: “…Duhet të mos teprohet me spekulime; nuk ka përcaktim ligjor që kandidati për guvernator të sugjerohet nga Kryeministri; këtë kandidat e propozon Presidenti dhe është Parlamenti që e miraton”.

Përse po paguhen dritat, morali apo frika nga ligji?

Postuar në 04 Nëntor, 2014 05:29

Sapo qeveria “Rama” frymëzoi dhe nxiti një operacion të vendosur për ndëshkimin, sipas ligjit, deri me burg të kujtdo që vjedh energjinë elektrike apo nuk e paguan atë, në sportelet e operatorit të shpërndarjes u dyndën, dukuri e paparë në këto vite, masa qytetarësh (biznesmenë dhe familjarë) që kërkonin të paguanin deri edhe milionat e prapambetura për vite me radhë. Ka një debat këto ditë mbi sa po ndodh lidhur me energjinë elektrike.

Tirana- Si u zhdukën lulishtet e një qyteti?

Postuar në 04 Nëntor, 2014 04:04

Kushtetuta, nevoja për ndryshim

Postuar në 03 Nëntor, 2014 14:55

Në varësi të aktualitetit dhe krizave kushtetuese të momentit, vala e debateve mbi nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, këto vite mund të ketë pësuar ulje ose ngritje, por ajo asnjëherë nuk është shuar. Vetë bashkëautori i ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, kryeministri i sotëm Edi Rama, është shprehur së ato ndryshime ishin të nxituara dhe nuk duheshin bërë.

O Jerusalem, izraelitët të kanë harruar

Postuar në 03 Nëntor, 2014 06:22

Mua nuk më pëlqen Jerusalemi. Në fakt, unë e urrej atë. Përpiqem të shkoj atje sa më rrallë e të iki sa më parë. Në pjesën më të madhe të tij, ai është një qytet i shëmtuar dhe i egërsuar.

Pjesa çifute ka ca vende tërheqëse, që të gjitha në lagjet e vjetra. Qyteti i Vjetër, i cili është në pjesën palestineze, është sigurisht spektakolar për nga bukuria dhe historia e tij. Gjithçka tjetër: shëmti!   

Rikthehet në skenë komisioni i përçarësve

Postuar në 03 Nëntor, 2014 05:35

Lindita Nikollën, ministren tonë të Arsimit, në vazhdimësi e kam ndjekur me simpati në rritje për disa gjëra të thjeshta që ia ka dalë t’ia transmetojë publikut. Ajo nuk të lë shijen se është e dërguara e Zotit mbi tokë, por një njeri normal që ecën me këmbë për tokë. Flet thjeshtë dhe pa gjeste miklimi ndaj kamerave. Fjalimet e saj nuk janë struktura mërzie pafund ku fjalët e çudshme të shpojnë timpanin e veshit. S’ka mundur të bëjë gjëra të mëdha, por ka filluar të bëjë disa gjëra.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion