Arkiv-Opinion
Mbi takimin Rama-Vuçiç
Nuk është e lehtë të japësh një mendim objektiv për takimin Rama-Vuçiç në Beograd, kryesisht për shkak se mediat e gazetarët shqiptarë që kanë asistuar atje i gjej tejet të njëanshëm; po ashtu nuk kam mundësi të lexoj edhe ato që shkruan shtypi serb për të kundërbalancuar; ndërkaq, ai ndërkombëtar, paradoksalisht, ka qenë shumë më pak i interesuar sesa me rastin e ndeshjes. Por, nga sa kam ndjekur deri tani, mendoj se e kam një gjykim pak a shumë të konsoliduar përsa i përket pyetjes se përse shkoi Rama në Beograd.
Muri dhe fuksi
Njëzetë e pesë vjet më parë binte Muri i Berlinit. Sot, kjo ngjarje mund të duket si e denjë për rubrikat dossier në televizione. Megjithëse, në atë kohë televizioni punonte me ngjyra, tash pas një çerek shekulli, na duket sikur ai Mur i përkiste kohëve të vjetra sa mesjeta. Në fakt, në histori 25 vjet janë shumë pak, në politikë ndoshta shumë.
Kapitali më i madh politik i Ramës: Berisha
“Përse Rama u mor me 4 të vrarët e Berishës para Kryeministrisë dhe me 26 të vrarët e birit të Berishës në Gërdec, kur i duhej të fliste për 4 të vrarët e birit të Luiza Xhuvanit?” – më pyeti në mënyrë retorike një mik i im tek po diskutonim për deklaratat që bënë Rama e Xhuvani në hollin e Kryeministrisë ditën e vrasjes së katërfishtë për të cilën akuzohet biri i kësaj të fundit. “Sepse kapitali më i madh politik i Ramës është Berisha - ripërmendja e hërëpashershme e bëmave të tij e rifreskon këtë kapital,” iu përgjigja mikut tim dhe i bëra pak a shumë shpiegimin e mëposhtëm.
Një vizitë ku nuk lejohen shkarje
Të jesh i pari Kryeministër shqiptar që viziton Beogradin pas rreth 70 vjetësh, nuk është një mision diplomatik si të tjerët. Nëse i shton kësaj edhe një ndeshje futbolli mes dy vendeve, të luajtur rreth një muaj më parë, e cila ka ndezur gjakrat në dy anët e kufirit, çështja bëhet edhe më e komplikuar. Megjithatë ka një lehtësi e shtensionim të dukshëm, në mënyrën sesi pala shqiptare, kryesisht Kryeministri, duket se po e pret 10 nëntorin.
7 shenja se komunizmin duan ta rikthejnë
Mehmet Shehu, burrë shteti?
Pse u dashka të kemi empati për kundravajtësit?
Ndërhyrja e qeverisë, me ligje të reja apo me një zell të ri për të zbatuar ligje të vjetra, kundër paligjshmërisë ka provokuar një diskutim të madh, në të cilin opinioni publik shihet i ndarë në dy pjesë. Njëra është në mbështetje të aksionit kundër paligjshmërisë, dhe tjetra është në mbrojtje, ndonjëherë në mbështetje, të atyre që në rrethana të tilla janë viktima të operacioneve policore (ata që kanë bërë ndërtime pa leje, ata që kanë zaptuar troje që s’janë të tyret, ata që s’pyesin për rregullat e trafikut rrugor, e atyre që e vjedhin, apo nuk e paguajnë, energjinë elektrike, etj).
Fëmijët e korrupsionit
Fëmijët e të gjitha formave tëkorrupsionit ose të prindërve të korruptuar po vendosin standardin etik të shoqërisë sonë vetë mënyrën e sjelljes. Ata po shndërrohen në model për bashkëmoshatarët e tyre duke trazuar familjen tradicionale shqiptare dhe raportin etër-bijë. Simboli i krizës morale që na ka përfshirë janë pikërisht fëmijët e disa njerëzve me pushtet politik e ekonomik, që në harkun e 24 viteve liri, sipas një perceptimi popullor, janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.
Të jesh apo të mos jesh me Edi Ramën
Në vorbullën e thashethemeve, por edhe të qëndrimeve të ndryshme ndaj veprimeve të qeverisjes “Rama”, ndjek me vëmendje qarkullimin e shpejtë të perceptimit popullor, por edhe intelektual. Çfarë po ndodh realisht në qeverisje që e bën kaq të fortë dyshimin e shprehur në titullin e këtij shkrimi? A duhet besuar, e për rrjedhojë dhe ndjekur e punuar për Edi Ramën, apo dukja çon në qasje demagogjie dhe i jep udhë perceptimit se “Rama po na çon drejt një krize të përgjithshme?”. Në rastin e dytë, do duhet të ndalemi e të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar.
Vjelja e pemës ekonomike nga buxheti i shtetit ndër vite
Sa herë kanë paraqitur projekt-buxhetin e shtetit, qeveritë shqiptare janë mburrur se të ardhurat buxhetore të parashikuara shënojnë një rekord historik ne vlere nominale. Përjashtim nga kjo mburrje nuk bën as qeveria aktuale, e cila ka parashikuar në projekt-buxhetin e 2015-ës të ardhura buxhetore rreth 4.1 miliard dollarë – rreth 450 milion dollarë më shumë se sivjet ose rreth 870 milion dollarë më shumë se vjet.
Tragjedia e vrasjes dhe dështimi i katarsisit
Pas vrasjes së Artan Santos, kryeqyteti përjetoi këto ditë një ngjarje tjetër me fuqi të lartë tronditëse. Një djalë i ri, bir artistësh, që ka thuajse të njëjtën moshë me sistemin që kemi ndërtuar pas rënies së komunizmit, vrau katër veta, duke shënuar një pikë kulminante të jetës së tij midis krimit, burgut dhe drogës. Ngjarja është tronditëse më shumë se të tjerat jo vetëm nga numri i të vrarëve, por edhe pasi, për nga konteksti i moshës dhe origjinës së autorit, ka më shumë forcë për të na bërë që ta shohim veten në pasqyrë.
Familja dhe shoqëria