Arkiv-Opinion

Unë jam qytetari, unë jam protesta!

Postuar në 21 Nëntor, 2014 05:43

Jetojmë në një Shqipëri politikanësh që kur janë në opozitë e derisa fitojnë pushtetin, premtojnë se do të hapin themelet e Shqipërisë së re. Por kur vijnë në pushtet shkatërrojnë ç’kanë bërë pararendësit, mohojnë çdo gjë të së shkuarës dhe hapin gropat e themeleve të Shqipërisë së re. Shqipërinë e re nuk e ndërtojnë kurrë sepse hapja e gropave u zë gjithë kohën e mandatit a mandateve. E gropat shtohen. Ndaj nuk kemi as Shqipëri të re, e as cikle zhvillimi. Kemi vetëm gropa themelesh që humbasin lejen e vlerën kur ndërrohen pushtetet, e kemi edhe cikle vetëhamëse.

Letër e hapur për Michel Platini

Postuar në 20 Nëntor, 2014 08:05

I dashur Michel,

Kandili i kritikës, a shuhet?

Postuar në 20 Nëntor, 2014 04:23

17 nëntori, përveçse datë e Çlirimit të Tiranës dhe ish-emri i sport-klubit bardheblu të kryeqytetit shqiptar, bart edhe një kuptim ndërkombëtar. Është dita ndërkombëtare e studentëve.

Kjo ditë i ka dy shfaqje. Në njërën anë është përkujtim i thundrës naziste mbi Universitetin e Pragës, ditë kur u pushkatuan disa studentë e pedagogë antifashistë, të cilët iu kundërvunë pushtimit gjerman.

Konferenca e Bujanit dhe kthimi i Kosovës nën Serbi

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:40

Viti 1945, në tërësi është koha kur u hodhën themelet e rikthimit të Kosovës në Jugosllavi, rikthim që u krye në rrethanat e turbullta politike, sociale, ekonomike dhe ushtarake të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ky rikthim u mundësua para së gjithash nga fakti që forca kryesore fitimtare politike në Shqipëri, FNÇSH, drejtuar nga Enver Hoxha dhe PKSH, veproi në të njëjtën linjë politike dhe ushtarake me UNÇJ të drejtuar nga Tito.

Partizanët nuk i lanë të luftonin për liri

Postuar në 19 Nëntor, 2014 04:05

“Se luftojnë për liri shokët partizanë” – buçiste , te “Partizani i Panjohur”, kënga me rastin e ceremonisë në përvjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë. Po dje, në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, një figurë e respektuar e Luftës Nacionalçlirimtare, Rahman Parllaku, do të deklaronte, në thelb, se vërtet partizanët nuk sollën dot demokracinë, por lirinë e sollën ama! Po si mund të pretendohet se partizanët, të udhëhequr nga komunistët sollën lirinë, kur dihet se ndërsa pushtuesit largoheshin të mundur në Shqipëri po hidheshin themelet e diktaturës komuniste?!

Sa kanë ndikuar e sa do të ndikojnë shpenzimet buxhetore në ekonominë shqiptare?

Postuar në 18 Nëntor, 2014 11:38

Buxheti i vitit 2015 parashikohet të jetë sa 31.8% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Por efekti i tij në këtë produkt natyrisht që do të jetë më i madh. Sepse disa shpenzime buxhetore (si ato për investime, mirëmbajtje, shlyerje të detyrimeve të parapambetura infrastrukturore etj.) kanë edhe efekte të tërthorta, përveç efektit të drejtpërdrejtë.

Diskutimi: A ka pasur luftë civile në Shqipëri?

Postuar në 18 Nëntor, 2014 09:50

Organizimi i një ceremonie përkujtimore nga shoqata “Labëria” u shfrytëzua nga disa historianë zyrtarë të regjimit komunist për t’i bërë hyjnizimin e radhës luftës “nacional-clirimtare”, në kohën që mbrojtën tezën sipas të cilës ajo nuk ka qenë aspak luftë civile.

Zoti kryeministër, një polici për ëndrrat tona!

Postuar në 18 Nëntor, 2014 05:53

Është njerëzor, i pashmangshëm, por edhe shumë tinzar, ai mekanizmi psikologjik, të cilin psikologët e quajnë “shifting baselines”. I përkthyer lirisht, shifting baselines nënkupton një ndryshim gradual, pa vënë re prej nesh, të pikave të referimit që na kanë shërbyer për të vlerësuar një person apo një fenomen. Shifting baselines është produkt i aftësisë sonë të jashtëzakonshme për t’u përshtatur. Spostimi i vazhdueshëm i kufirit të normalitetit na ruan nga dëshpërimi.

Brenda (mos)marrëveshjes së Mukjes

Postuar në 17 Nëntor, 2014 16:53

Zotërinj Elton Koka dhe Paskal Milo, në krye fare, ju falenderoj për vëmendjen ndaj shkrimit tim.

Nuk e di, zoti Koka se sa u takon juve të përgjigjeni për një frazë në faqen e parë të gazetës DITA, dt. 15 nëntor, ku, edhepse miqësisht thuhet se “nëse zotit Kulla nuk i pëlqejnë ‘enveristët’ nuk ka përse t’i pëlqejnë ‘kuislingët’!..

Nuk kam thënë kurrë as mbyllur, as fshehur, që më pëlqejnë kuislingët! Gazeta Dita dhe gazetarët e saj, që edhe unë i vlerësoj mjaft si miq, le të mos mundohen të marrin me mend se ç’pëlqej unë dhe le të më lenë t’i them vetë preferencat.

“Arti” i gënjimit të vetvetes

Postuar në 17 Nëntor, 2014 07:25

Të gjithëve na ka ndodhur të shohim veten duke u rrotulluar para pasqyrës derisa të ndalemi në atë pamje ku na duket vetja më i/e hijshme. Është kjo pamja që ruajmë zakonisht në perceptimin që kemi për veten tonë fizike. E njëjta gjë ndodh edhe kur shikojmë një numër fotografish tonat, veçanërisht tani që kemi aparatet dixhitale: i fshijmë ato ku “kemi dalë keq” dhe ruajmë ato ku dukemi më mirë. Më së shumti ato pamjet që fshijmë i neglizhojmë, ose nuk i quajmë tonat, ose i konsiderojmë aksidentale.  Vendosim në facebook ato që na duken më të mirat; më tonat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion