Arkiv-Opinion
Narrativa e Beogradit dhe Panair-Pazari
Paul Ricoeur, filozofi i shquar francez dhe teoricieni i rrëfimit, në veprën e tij madhore “Temps et récit”, v.1 (“Koha dhe rrëfimi”) merret gjatë me rrëfimin historik dhe trajton teori nga më të ndryshmet mbi të cilat mbështetet rrëfimi historik.
ISIS-i, Amerika dhe faji
“Le të dalim nga guva jonë,” shkruante Volteri në shekullin e 18-të në esenë Toleranca, “dhe të studiojmë pjesën tjetër të botës. Sulltani qeveris në paqe njëzet milionë njerëz të feve të ndryshme; dyqindmijë grekë jetojnë në siguri të plotë në Kostandinopojë; vetë myftiu i emëron dhe i prezanton perandorit patriarkun grek dhe ata pranojnë gjithashtu një patriark latin… Perandoria është përplot jakobitë, nestorianë dhe monotelitë; ka koptë, të krishterë të Shën Gjonit, hebrenj dhe hindu. Analet turke nuk kanë shënime mbi revolta të nxitura prej asnjë prej këtyre feve.”
Një sugjerim për Hervin Çulin
Dje pashë në Teatrin Kombëtar të Tiranës komedinë noir të Christopher Durang, e cila ka fituar vjet çmimin “Tony” në SHBA. Isha ulur në rradhët e para dhe prisja që spektatorët rreth meje të ishin të vetëdijshëm se po shihnin një pjesë teatrale që përmblidhte në mënyrë moderne katër nga dramat më të mira të Çehovit. Por shumica e tyre dukej se kishin ardhur me mendimin se do të shihin një shfaqje estrade të Cekes së Beratit. Dhe pas çdo fjale, mimike apo veprimi të aktorëve, qeshnin e bërtisnin me të madhe.
Një hap para si nacionalist, dy hapa prapa si profesionist
Në fragmentin Kosovë- Serbi, epoka e re e marrëdhënieve shqiptaro-serbe ka filluar me dialogun në Bruksel midis dy qeverive respektive, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prishtina dhe Beogradi kanë negociuar e po negociojnë si palë me status të barabartë. Nuk ka dyshim se një dialog i këtij lloji dhe formati, që nënkupton njohjen de fakto të Kosovës së pavarur, i është imponuar qeverisë serbe në rrethana specifike.
Nevoja për më shumë dialog
Të enjten e shkuar, Kryeministri dhe Lideri i Opozitës, ishin në mënyrë paralele, në të njëjtën orë, për absurd të lojës së audiencave, ballë për ballë në studiot televizive. Të ndryshëm edhe konkurencialë, kuptohet. Në zbardhjen e nesërme, të lëndës që kumtuan kundërshtarët, ajo që bie në sy është fryma përjashtuese. 100% përjashtuese. Opozita nuk shprehu pëlqim për asgjë që po bën këto 15 muaj qeveria Rama, një qeveri e dominuar nga “banditizmi” dhe arbitrariteti arrogant, simbas Lulëzim Bashës. Tejet agresiv apo luftarak ky i fundit.
Serbia ndihmoi Kosovën për ta eksportuar nacionalizmin në Shqipëri
Rezultat i ndeshjes së futbollit mes Serbisë e Shqipërisë është eksporti i nacionalizmit nga Kosova në Shqipëri me ndihmën e Serbisë.
I ngjashëm me nacionalizmin serb dhe atë kroat, nacionalizmi kosovar është i ndryshëm nga ai shqiptar. Ky dallim daton nga luftërat ballkanike, ndërsa trashet gjatë Luftës II Botërore.
Kur më 1941 gjermanët dhe italianët krijuan „Shqipërinë e Madhe”, atë ndryshe e përjetuan shqiptarët të cilët jetuan jetën e kombit për tri dekada nga ata të cilët deri më atëherë jetuan nën shtetin serb (jugosllav).
Lidershipi de facto i PD
Pavarësisht se mbivendosja e ngjarjeve të fundit nuk ka mundësuar dot që zhvillimet brenda PD të marrin vëmendjen e duhur, megjithatë, mbetet për t’u evidentuar fakti se PD po hyn në një fazë të re të lidershipit të saj. Ky fakt është shumë i rëndësishëm pasi siç dihet, marrja e drejtimit të PD pas dorëheqjes së liderit historik Berisha, e vendosi Bashën përballë dy vështirësive, që shumë mirë mund të konsiderohen edhe faktorë që mundësuan ardhjen e tij. Njëra lidhej me aspektin strukturor, tjetra me aspektin funksional.
Shalli i tragjikes
Jetojmë në kohët, kur politikanët e së majtës vendosin shallin e kuq me tre cepa dhe parakalojnë para portreteve të shokut Enver që e mban lart në krahët e lodhur nga artriti xhaxhi veterani. Kalon në revistë me shallin e lidhur gonxhe Taulant Balla, Pandi Majko, Luan Rama dhe i fundit Ben Blushi. Po ky? Deputet i Elbasanit, ish-student i Dhjetorit, i betuar kundër Babës, gazetar i Frrok Çupit tek “Rilindja Demokratike”.
Vizita e të vërtetave
Kur më 14 tetor, Serbia dhe Shqipëria konsumuan përplasjen e parë publike mes tyre në një stadium futbolli, u duk sikur papritur të dyja palët kishin zbuluar sesa shumë urreheshin mes tyre. Kjo ishte thjesht e pavërtetë. Aq sa ç’është e pavërtetë edhe sot, kur mes dy palëve është vendosur edhe një vizitë problematike e Edi Ramës në Beograd. Serbët nuk na urrejnë më shumë tani që janë konsumuar këto dy faqe të ashpra historie mes nesh. As nuk do të na donin më tepër, nëse sherri në stadium dhe frazat “blasfemike” të Ramës për Kosovën, nuk do të ekzistonin.
Sa pak kontribuojnë shqiptarët për buxhetin e shtetit!
Në vitin 2013, u futën në buxhetin e shtetit shqiptar rreth 3.2 miliardë dollarë. Këto të ardhura buxhetore përbënin vetëm 24% të vlerës së krijuar nga ekonomia shqiptare gjatë vitit (të PBB-së vjetore). Sipas CIA World Factbook, në të njëjtin vit, Kosova futi si të ardhura në buxhetin e shtetit 28% të PBB-së, Maqedonia 30.6% të PBB-së, Mali i Zi 37.2% të PBB-së, Serbia 40% të PBB-së dhe Bosnja 40.8% të PBB-së.