Arkiv-Opinion

Mbi manipulimin me “idenë e së mirës”

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 09:49

Mund të përcaktosh dhe tashmë e kanë përcaktuar gjenezën intelektuale të dy prej ideologjemave që kanë përshkuar në këtë shekull pjesën më të madhe të njerëzimit. Megjithatë, ende na kanoset rreziku, a thua se në to, prapëseprapë, paskan gjalluar dofarë idesh të thella e të mëdha, prej të cilave edhe sot të ketë mbetur ndonjë grimcë e vlefshme. Është fjala për komunizmin dhe nazizmin. Praktika tragjike e tyre na la një përvojë të padenjë për respekt. Ata nuk meritojnë më (pavarësisht përpjekjeve për të na i rikthyer) asnjë rehabilitim.

Tradhtimi i Mukjes dhe mosmësimi nga historia

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 04:39

Më duhet ta them që në fillim një opinion të fortë që s’është vetëm i imi: të përkujtosh me festime shtetërore një ditë që për 45 vjet rresht ka qenë dita festive e diktaturës, ditë që në kujtesën e shqiptarëve të burgosur, të pushkatuar, të izoluar, të lënë në injorancë dhe mjerim është e lidhur me glorifikimin e persekutorëve të tyre, është një fyerje. Është një fyerje ndaj të vdekurve dhe ndaj të gjallëve. Është një fyerje ndaj së kaluarës historike gjithashtu, është një fyerje edhe ndaj së ardhmes.

Gjen. Pirro Ahmetaj manifeston injorancë turpëruese

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 12:00

Gjeneral Piro Ahmetaj Këshilltar ushtarak i Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij Bujar Nishanit (Mehmetit), në një artikull të tij të titulluar: Pushtimi pas clirimit, botuar në të përditshmen Panorama manifeston një injorancë të skajshme në përpjekjet e veta të tipit “after Pilafi” për tu hequr si antikomunist. Në shkrim me mendje lehtësi shpaloset një injorancë totale për subjektin për të cilën shkruhet. Po citojmë këtë pasazh nga shkrimi për të kuptuar guximin e gjeneral Pirros për ta shitur injorancën e vet për argument shkencor:

Krimi më i madh i Enverit është kufoma e lirisë në trurin e shqiptarëve

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 05:59

Duhet kritikuar Ilir Hoxha jo se ka dalë në mbrojtje të babait të tij, por se ka dalë në mbrojtje të diktatorit dhe diktaturës. Duhet kritikuar pikëpamja e tij, sepse grish për rikthimin e diktaturës, të cilën e shpall si një sistem më të mirë, pa të metat e gjendjes së sotme, e shpall si liri! Duhet kritikuar, por jo të bëhet të heshtë, sikundër rëndom sugjerohet. Sepse është e rrezikshme për demokracinë dhe lirinë t’i mbyllësh gojën edhe djalit të ish-diktatorit. Por është po aq e rrezikshme, ta lësh pa kritikë një pikëpamje që nuk mund të mos jetë e urryer për këdo që aspiron liri.

Buka e thekur dhe jeta e djegur

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 03:56

Historia e trishtë e vajzës 17 vjeçare që në një fshat të Pukës rrezikon jetën, duke lidhur linjën e paligjshme të korentit, për të thekur bukën e shtëpisë dhe pastaj arrestohet, duhet të shërbejë si një kambanë e fortë  për pasojat që reforma në energjetikë mund të na sjellë. Qeveria ka bërë mirë që ka nisur reformën e thellë në korentin që marrim, por e mësuar për të vjedhur energjinë ka qenë praktikisht e gjithë popullata.

 

Intifada e trishtuar e PD-së

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 03:32

Partia Demokratike duhej të ishte sot subjekti politik më i lumtur për mënyrën sesi po qeveriset Shqipëria. Nëse – ashtu siç teorizon rëndom PD – gjithçka që ajo aspiron nuk është pushteti i vet partiak, por mbrothësia e përgjithshme, atëherë, ajo mund të rrijë e qetë: socialistët në pushtet po sillen pikë për pikë siç do të ëndërronin ata. Vërtet këta po tradhtojnë premtimet e tyre elektorale që kundërmonin blair-izëm dhe rrugëtretizëm në krye të herës. Por, në nivel narrativ, a nuk ishte PD gjatë fushatës kundër premtimeve të PS-së?

E shkuara jonë është kuqezi

Postuar në 30 Nëntor, 2014 06:45

Nuk dua të hyj në simbolikën e ngjyrave, por në qoftë se ka një flamur që e shënjon më mirë se gjithçka tjetër të shkuarën apo historinë e një vendi, ky është flamuri ynë. Nëse e kuqja shënjon pasionin, triumfin, ngadhënjimin dhe e zeza trishtimin, dhembjen, humbjen, tragjizmin, atëherë duhet të mendojmë se fati ka dashur që flamuri ynë të bëhet shenjë e historisë sonë që ka qenë gjithmonë ngadhënjyese dhe tragjike, që ka qenë një fat i ndarë më dysh. Ajo që po ndodh tash sa muaj me narrativën e Luftës Nacionalçlirimtare e përvijon më së miri këtë që sapo thashë.

Për kë votojnë ish-të përndjekurit?

Postuar në 29 Nëntor, 2014 15:17

Sot, në ditën kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pati dy marshime rivale – një i ish të përndjekurve nga regjimi i Enver Hoxhës dhe një i përkrahësve nostalgjikë të këtij të fundit – vlen t’i jepet përgjigje pyetjes “Për kë votojnë ish të përndjekurit?”.

Nga një sondazh kombëtar që zhvillova ditët e fundit, më rezulton se në qershor 2013, 55% e zgjedhësve nga familje ish të perndjekura kanë votuar për partitë e djathta (PD, FRD, LZHK, PR, PDIU etj.), 15% nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje, dhe 30% kanë votuar për partitë e majta (PS, LSI, PBDNJ, etj.).

Çmimet e rëna, gjysmë e vërtetë propagandistike

Postuar në 29 Nëntor, 2014 10:31

Kryeministri Edi Rama publikoi një poster propagandistik në faqen e tij në Facebook duke argumentuar se sipas të dhënave të disponuara prej tij, gjatë qeverisjes së tij është shënuar rënie çmimi në disa produkte bazë. Sipas kryeministrit, ka rënë çmimi i orizit, makaronave, miellit, mishit, qumështit, sheqerit, vajit, zarzavateve, veshjeve, ilaçeve si dhe karburanteve.

Pasojat e sundimit të shoqërisë nga modeli “Bleona”

Postuar në 29 Nëntor, 2014 07:24

Po bëhet një zhurmë mbushullonjëse,kotanake, shtinjake e rraketake rreth ngjarjes pa ngjarje që një e vetëshpallur këngëtare, një showgirl që geni i ka falur mundësinë të jetë shalëgjatë, e quajtur Bleona Qereti, na paskësh dalë thuajse lakuriq, me një veshje-zhveshje në formë rrjete, në një nga spektaklet e kësollojshme në SHBA.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion