Arkiv-Opinion
Harta e re territoriale nuk ndikon në llogaritë elektorale
Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale, e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se gjysmën e votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë.
Pakti i Ilir Metës
Mbas kaq kohësh u ktheva për një raund debati dhe analizë politike tek emisioni i kolegut Sokol Balla. Emision luksoz, televizion luksoz, studio luksoze, fotografi luksoze, profesionalizëm. U munduam bashkë me Nanon, Minxhozin dhe Vasjarin të bënim një analizë të vitit politik 2014, i cili po mbyllet, ashtu si po mbyllet. Me majat dhe me gropat e veta. Mbasi u morëm disi gjatë me Opozitën dhe Bashën, u ulëm këmbëkryq te Rama dhe te dilemat e qeverisë që ai tashmë drejton prej pothuajse 16 muajsh.
Edukimi i munguar dhe reforma
Dy ditë më parë, z. Ndriçim Kulla shtjelloi në të përditshmen MAPO idetë e tij për një “revolucionim” të edukimit në vend të revolucionimit vetëm të “mësimdhënies”. Mendoj si ai, për përmirësimin e thellë të cilësisë në arsim, por, nuk ndaj të njëjtin mendim me të, për mjaft prej ideve të tjera që ai ofron, ide bazale këto për reformimin e arsimit.
Loja statistikore me të punësuarit në bujqësi
Në praktikën botërore të statistikave ekonomike, të punësuarit në sektorin bujqësor nuk raportohen e analizohen në periudha afatshkurtra, sepse nuk ndryshojnë shumë në afate të tilla. Punësimi në bujqësi është i lidhur ngushtë me sipërfaqen e punueshme të tokës, e cila, në afate të shkurtra, ndryshon pak ose aspak.
Krimi komunist dhe dekoratat
Krimi komunist vazhdoi panderprerje që pas Konferencës së Mukjes e deri në vetëkapitullimin e sistemit diktatorial. Unë së bashku me shumë të tjerë, patëm fatkeqësinë të jemi deshmitarë të gjallë të atij kobi, që si rrufe ra në familjet tona. Brenda një nate, më 27 shkurt 1951 (jo në kohë lufte dhe revolucioni, por në periudhë paqeje dhe nën një pushtet të konsoliduar), hijet e zeza eleminuan 22 intelektualë nacionalistë, pa zhvilluar proçes gjyqësor dhe pa provuar asnjë lidhje me akuzën, vetëm e vetëm për terror, si kurban per servilizëm ndaj baba Stalinit.
Investimet e huaja private bien, të brendshmet ngrihen
Top Channel raportoi sot se të dhënat paraprake nga Banka e Shqipërisë tregojnë që, deri në fund të shtatorit, kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare 590 milionë euro, ose 117 milionë euro më pak se periudha janar-shtator e vitit të kaluar.
Tetë dhjetor 2014: Përroi im i ndërgjegjes
Kur afrohet 8 dhjetori, mua më kap një gjendje që është mes “oi-oi-oi”-së dhe “ha-ha-ha”-së, ose thënë ndryshe mes ankthit e gazit, gazit në kuptimin: gallatës; është më saktë edhe ankth, edhe gaz, dhe mos më thoni që nuk është kështu, pasi është mjaft të shihni atë që ndodh në raste të tilla, dua të them se janë të njëjtët personazhe, sidomos ai që e ka privatizuar ngjarjen, d.m.th ai të cilin njerëzit jo trushkulur të këtij vendi e mendojnë ose si një koqe kandari, ose si një psikopat delinkuent, ose si një shkërdhatë të korruptuar, e të vjen çudi se si nuk ua kap kaplloqja, që ai nuk ësh
BAROMETER: 290 mijë votues të qershorit 2013, s'janë gati të votojnë sot
Në qoftë se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot në Shqipëri, rreth 290,000 pjesëmarrës të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, nuk do të ishin të gatshëm të votonin për ndonjë nga partitë aktuale. Ky rezultat bazohet në sondazhin e serisë BAROMETER, të cilin e paraqita dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Një pyetje pas zgjedhjeve në PD
Ata që kanë komentuar zgjedhjet e reja në PD, duke ngritur pyetjen nëse po ndryshon apo jo kjo parti me udhëheqjen e re, më së shumti e kanë fokusuar debatin në pyetjen nëse ka mbetur kjo parti ende nën sundimin e Berishës apo të rinjtë, me në krye Bashën, e kanë marrë atë në dorë për t’i dhënë një frymë të re. Duke u nisur nga ky kriter: pra ku ndryshimi barazohet me heqjen e Berishës, kritikët thonë se kjo parti nuk ka ndryshuar pasi ajo vazhdon të udhëhiqet nga Berisha, se ajo nuk ka bërë asnjë analizë për përgjegjësitë që ka për të kaluarën (duke nënkuptuar me këtë dënimin e Berishës).
Nëpër burgje më shumë hyjnë, se sa dalin
Ky është një fakt, që prej vitesh është bërë prezent në Shqipëri. Shtimi i kapaciteteve penitenciare me donacione nga organizma ndërkombëtare, sidomos të Evropës, si edhe të shteteve të veçanta të kontinentit tonë, nuk mund të thuhet që e ka nxitur dyndjen e ndëshkimeve ekstreme, as që të mos jetë e nevojshme të aplikohen dënimeve të llojeve të tjera.